Poezi
Nata e varrit
Dheu i zi kur të mbulon
Lamtumirën t’gjithë ta thonë
Sonte, vetëm vepra jote
Në vetmi të shoqëron.
Nëse je ti vepërmirë
Mos ke frikë as shqetësim
Dy melaqe me plot dritë
Ta largojnë çdo dëshpërim.
Varri yt të zbukurohet
Kopsht Xhenneti plot hijeshi
Vepra jote shumë lart çmohet
Besimtar, i lumi ti!
Nëse je ti vepërkeq
Do të jesh gjithmonë fatkeq
Dritë pranë teje s’do të kesh
Vetëm zjarr aty do t’gjesh.
Ky është fundi i qafirit
Zotin Një që s’e besoi
Ky është fati i çdo katili
Zjarri do ta përcëllojë.
(Sabri Bajgora)
Prishtinë, 11.03.2003