https://diaafootball.com/kadıköy escortpendik escortbostancı escortankara bayan escortataşehir escortfeelingbet casinoMrXbet casinoGoodman casinoAzur casinotipobet7slotsistanbul escort bayanescort bayan ankaragrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethacklinkonwin güncel girişdeneme bonusucasibommatadorbetMatbetholiganbet girişextrabetmatbetSlotbarGrandpashabetjojobet girişistanbul escortdeneme bonusucasibomjojobet girişmegabahis girişgaziantep escortgaziantep escortporno izlekavbetCASİBOMbetkom girişmeritkingonwinonwinGrandpashabetgalabetgalabetmatadorbetbizbetlevant casinoBetriyal girişcasibomcasibom girişcasibombetciojojobet girişcasibomjojobet girişCasinopluslunabet girişmarsbahis girişselçuksportssupertotobetlunabetbets10jojobet güncel girişjojobet girişmarsbahisjojobet güncel girişmatbet güncel girişmarsbahis güncel girişsekabet güncel girişmeritking güncel girişsekabet güncel girişsahabet girişcasibom güncel girişmarsbahis güncel girişjojobet güncel girişcasibommarsbahismarsbahismarsbahismarsbahisKavbetcasinomaxicasibom güncel girişcasibomparibahisfixbet casibom girişbahsegel girişladesbetcasibombetkom girişmatadorbet twitterBetebet Girişcasibomcasibom güncel girişşişli escortbeylikdüzü escortmarsbahiscasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişmarsbahis güncel girişmarsbahis güncel girişimajbet güncel girişmarsbahis güncel girişmatbet güncel girişholiganbet güncel girişsekabet güncel girişdumanbetnakitbahis güncel girişmatbet güncel girişbetkanyon güncel girişmeritking güncel girişbahsegel güncel girişdumanbet güncel girişmeritking güncel girişmatadorbet güncel girişmatadorbet güncel girişgrandpashabet güncel girişmatadorbet güncel girişgrandpashabet güncel girişjojobetbahsegel güncel girişmarsbahis güncel girişholiganbetsekabet güncel girişonwin güncel girişbetebet güncel girişcratosslot güncel girişmeritking güncel girişmatadorbet güncel girişmatadorbet güncel girişmatbet güncel girişmatbet güncel girişbahsegel güncel girişmatadorbet güncel girişonwin güncel girişmatadorbet güncel girişsekabet güncel girişmatadorbet güncel girişsahabet güncel girişnakitbahis güncel girişmeritking güncel girişsahabet güncel girişcratosslot güncel girişGrandpashabet Güncel GirişGrandpashabet Güncel Girişcasibom girişGrandpashabet Güncel Girişjojobet girişAsyabahis girişdumanbet güncel girişcratosslot güncel girişcasibomcasibomcasibomcasibomsekabet girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibom güncelmarsbahisPusulabetbetebet giriş mariobetmarsbahis girişcasibomjojobetcasibompadişahbet güncel girişpadişahbet girişimajbetimajbetmatadorbetbetcio girişbetcio güncel girişbaywinbetmarino girişjojobet girişonwinbets10 girişmatbet güncel girişPusulabetKavbetPusulabettambetholiganbet girişmeritking güncel girişmatadorbet girişmariobetcasibomCasiBomCasiboMcasibom güncel girişimajbet güncel girişbettiltCasibom Giriştipobet girişmarsbahisGrandpashabetcasibom girişcasibom güncel girişgüncel jojobetjojobet girişBetwoonGrandpashabetGrandpashabetmarsbahisdumanbet güncel girişbetciomatadorbet girişonwinizmir escort bayancasibomgalabetjojobet girişholiganbet imajbetmatbetholiganbetsekabetonwinsahabetnakitbahismeritkingdumanbetbetebetmatadorbetjojobetjojobetcasibom girişCasibom Girişjojobet Tefsiri juridik

Tefsiri nëpër shekuj

Tefsiri juridik

 

Tefsiret e fukahenjve-

Tefsiret mbi baza të shkollave juridike islame

Gjatë kohës sa ishte gjallë i Dërguari i Allahut, për çdo problem që paraqitej tek as’habët lidhur me kuptimin e drejtë të ndonjë ajeti mbi baza juridike, ata menjëherë i drejtoheshin atij, dhe i Dërguari i Allahut i udhëzonte dhe ua sqaronte, gjithnjë duke u bazuar në atë që i shpallej nga Kur’ani, kështu që keqinterpretimet e mundshme eventuale të ndonjë çështjeje të fikhut zhdukeshin që në nismë. Por kjo gjë ndryshoi pas vdekjes së Resulullahut s.a.v.s., kështu që kur as’habët ballafaqoheshin me ndonjë problem paksa më të ndërlikuar, u ktheheshin ajeteve kuranore dhe Synetit të Resulullahut dhe bënin analogji racionale nga ana e tyre. Edhe pse as’habët, të shumtën e rasteve ishin unikë rreth këtyre çështjeve, megjithatë ndonjëherë ndodhte që të mos pajtoheshin lidhur me ndonjë çështje, sepse secili prej tyre e kuptonte ajetin ose hadithin e Pejgamberit a.s. nga këndvështrimi i tij personal. Një mospajtim të tillë e hasim ndërmjet Omer ibnul Hattabit dhe Aliut r.a. rreth kohës së pritjes (iddetit), të gruas shtatzënë së cilës i ka vdekur burri. Përderisa Omeri r.a. thoshte se “iddeti” i saj përfundon me lindjen e fëmijës, Aliu r.a. ishte i mendimit se “iddeti” në këtë rast zgjat edhe katër muaj e dhjetë ditë të tjera pas lindjes së fëmijës. Shkak i mospajtimit të tyre ishin dy tekste kuranore të përgjithësuara[1]:

وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنْكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا ...

 “E ata që vdesin dhe lënë gra pas vetes, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë...” - (El-Bekare, 234), dhe

وَأُوْلَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَنْ يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ

“Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin” - (Et-Talak, 4)

Në këtë kontekst duhet të sqarohet se Allahu xh.sh. përcaktoi që “iddeti” i shtatzënës së shkurorëzuar të jetë lindja (lirimi nga barra), kurse “iddeti” i asaj që i vdes burri, është katër muaj e dhjetë ditë, pa i detajuar më hollësisht këto çështje.

Nga kjo shihet se Aliu r.a. mori për bazë kuptimin e dy ajeteve bashkërisht, kurse Omeri r.a. mendonte se ajeti i shkurorëzimit është i posaçëm dhe nuk është i kushtëzuar me ajetin e vdekjes. Omeri r.a. me plot të drejtë, mendimin e vet e mbështeste edhe në faktin se gjatë kohës së Pejgamberit a.s. një gruaje të quajtur Subej’ate bintul Harith el Eslemije, i kishte vdekur burri, dhe njëzetë e pesë ditë pas vdekjes së bashkëshortit ajo kishte lindur. Pejgamberi a.s. menjëherë pas lindjes e kishte lënë të lirë për martesë, pa pritur fare “iddetin” pas vdekjes së bashkëshortit.

Në këtë kontekst, duhet theksuar se mendimi i Omerit r.a. është më i drejtë dhe më i pranueshëm ndër dijetarët, anipse edhe mendimi i Aliu r.a. nuk hudhet poshtë kategorikisht nga ata.

Një mospajtim të tillë në mes as’habëve e hasim edhe ndërmjet Ibni Abasit dhe Zejd bin Harithit rreth ajetit 11 të sures En-Nisaë:

فَإِنْ لَمْ يَكُنْ لَهُ وَلَدٌ وَوَرِثَهُ أَبَوَاهُ فَلِأُمِّهِ الثُّلُثُ

 “...E  në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë dhe atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta...” në të cilin bëhet fjalë për mënyrën e ndarjes së trashëgimisë së të vdekurit që ka lënë bashkëshort dhe të dy prindërit. Gjersa Ibni Abasi ka dhënë fetva se bashkëshortit trashëgimtar i takon nga pasuria 1/2, nënës 1/3, dhe pjesa tjetër i takon babait për shkak të afërsisë së gjakut - “ta’siben”, duke u mbështetur në kuptimin sipërfaqësor të ajetit të sipërtheksuar, Zejdi r.a. dhe sahabët e tjerë kanë dhënë fetva se bashkëshortes i takon 1/3 e pjesës që ka mbetur pasi të ketë marrë bashkëshorti pjesën që i takon sipas dispozitave të përcaktuara me Kur’an -”furud”, sepse babai dhe nëna e trashëgojnë vetëm nga një anë, duke u mbështetur po ashtu në pjesën tjetër të ajetit 11 të sures En-Nisaë:

يُوصِيكُمْ اللَّهُ فِي أَوْلَادِكُمْ لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الْأُنثَيَيْنِ

“...Allahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra...”[2]

Me gjithë këto mospajtime, zemërgjerësia që mbretëronte ndër sahabët, bënte që pas një kohe ai që formonte bindjen se mendimi i tjetrit është më i drejtë, ose e shihte se nuk kishte përkrahës për mendimin e tij, mendim që pos të tjerash, ishte i bazuar edhe në ixhtihadin e tij personal, t’i bashkohej mendimit të tjetrit dhe ta përkrahte me përkushtim.

 

Tefsiri juridik deri në paraqitjen e medhhebeve

(shkollave juridike islame), dhe pas tyre

Gjendja e tefsirit juridik mbeti në suazat që përmendëm, si në kohën e tabiinjve, ashtu edhe në të tebei-tabiinjve deri në paraqitjen e shkollave juridike islame (medhhebeve).

Në kohën e imamëve të mëdhenj-Ebu Hanifes, Shafiut, Hanbeliut, Malikiut, e të tjerëve, muslimanët, tashmë të shtrirë në territore më të gjera, ballafaqoheshin me çështje të ndryshme të ndërlikuara në jetën e përditshme, kështu që ishte e nevojshme që dikush t’i udhëzonte se në ç’mënyrë të vepronin në situatat që shtroheshin para tyre. Kjo bëri që secili prej imamëve të mëdhenj në kohën e tij, këto gjëra të reja t’i analizonte në dritën e dispozitave kuranore dhe të Synetit, në institucionin e Ixhmait dhe të Kijasit, e aty-këtu edhe në argumentet racionale të bazuara në ixhtihadin personal, e vetëm atëherë të merrte vendimin për dhënien e fetvasë apo gjykimit rreth një çështjeje. Jo rrallë, imamët nuk ishin të pajtimit lidhur me ndonjë çështje të caktuar, sepse secili prej tyre e kundronte atë në prizmin e argumenteve të tij, për të cilat mendonte se ishin më bindëse. Megjithatë, tek asnjëri prej katër imamëve nuk është hetuar, madje as që kishte fare ndonjë fanatizëm medhhebor, por secili, në bazë të ixhtihadit, përpiqej të sillte një zgjidhje sa më fatlume, natyrisht, duke u mbështetur në argumente të Sheriatit. Janë të shpeshta rastet që ndonjëri prej imamëve të hiqte dorë prej mendimit të vet dhe të pranonte gjykimin e tjetrit pa kurrfarë xhelozie a smire, sepse qëllimi i tyre ishte i sinqertë, - gjetja e gjykimit më të drejtë dhe të vërtetë.

Historia shënon fjalët e imam Shafiut të ketë  thënë për Ebu Hanifen: “Njerëzit janë të nevojshëm për Fikhun e Ebu Hanifes”; po ashtu shënohet t’i ketë thënë imam Ahmed ibn Hanbelit, tek i cili e mësonte fikhun: “Nëse ju vlerësoni  një hadith si të vërtetë, atëherë ma ofro edhe mua (më bëj ta njoh atë)”;  ceket të ketë thënë edhe: “Kur të flitet për hadithin, atëherë Maliku (imam Maliku) është si ylli që ndriçon”.[3]

Çfarë madhështie dhe çfarë modestie e një dijetari të devotshëm! Kjo më së miri tregon për respektin dhe mirësjelljen e ndërsjellë që kishin imamët e shkollave juridike në mes tyre. Këtu duhet të sqarojmë edhe një fakt, se mospajtimet e imamëve përgjithësisht kanë të bëjnë vetëm me gjërat dytësore apo ato të dorës së tretë, kurse për ato parësore ata të gjithë janë unikë dhe të një mendimi.

Pas katër imamëve të famshëm, erdhën pasardhësit e tyre (halefi), tek të cilët mbretëroi më shumë fryma e “taklidit”- pasimit, të shumtën e rasteve “taklidit” në baza të fanatizmit medhhebist, i cili nuk njihte pardon-tolerancë (tesamuh) dhe as që linte ndonjë mundësi për bashkëpunim a kooperim të ndërsjellë rreth ndonjë çështjeje të caktuar.

Madje disa mukal-lidë - imitues, shkuan aq larg, saqë fjalët e imamëve i konsideronin si tekste ligjdhënëse, kështu që tërë potencialin e tyre shkencor e përqendruan në ngadhënjimin e medhhebit të cilit i takonin, dhe në përpjekjen për zhvlerësimin dhe kritikën e argumenteve të medhhebit rival.

Kjo mospërfillje e ndërsjellë e dijetarëve të shkollave juridike do të sjellë efekte negative, pasojat e të cilave do të hetohen më vonë edhe në disa tefsire të sendërtuara mbi baza juridike islame. Por, megjithatë, nuk ishin të gjithë dijetarët mukal-lidë të mbushur me fanatizëm në çështjet e fikhut, sepse disa prej tyre, kur analizonin dhe komentonin ajetet kuranore, ishin të paanshëm dhe nuk anonin as nga njëri dhe as nga tjetri medhheb, edhe pse i përkisnin ndonjërit prej tyre.

Është edhe një karakteristikë tjetër se me shfaqjen në skenë të fraksioneve-tarikateve islame, filluan të komentohen të ashtuquajturat ajete dispozita në frymën e parimeve të fraksionit që i takonin, gjë që në Islam është plotësisht e papranueshme, siç bënë havarixhët, shiinjtë e të tjerë.

Ndërsa tefsiri juridik bashkëkohor karakterizohet nga një tolerancë e jashtëzakonshme; në të vështirë të mund të gjesh një grimë fanatizmi medhhebist, sepse qëllimi i mufessirëve bashkëkohorë është që të ofrohen mendimet, të qiten në shesh argumentet, të krahasohen, dhe kështu mendimi që është më i drejti të përkrahet prej shumicës. Në këtë aspekt një kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë dijetarët bashkëkohorë, si Muhamed Ali Sajsi, Muhamed Ali Sabuni dhe Mennaul Kattani, të cilët nga “kopshtet me lule dhe aroma të llojllojshme volën dhe na i ofruan ato më të mirat”, për ç’gjë lusim Allahun t’i shpërblejë me mirësitë e Tij të pakufishme.

 

Tefsiret më të njohura juridike

medhhebin hanefi tefsiret më të njohura konsiderohen:

- “Ahkamul Kur’an” nga Ebu Bekr er-Rrazi, i njohur si El-Xhessas, i botuar diku në tri e diku në pesë vëllime dhe i përhapur në qarqet shkencore.

- “Tefsiratul ahmedije fi bejanil ajati-sh-sher’ije” nga Ahmed bin Seidi, i njohur si Mulla Xhejjuni, i botuar në tri vëllime në Indi, gjithashtu i përhapur në qarqet shkencore.

medhhebin shafii:

- “Kitab ahkamil Kur’an” nga Ebul Hasen et Taberi, i njohur më shumë si Kija el Herrasi, i botuar në katër vëllime dhe i përhapur në qarqet shkencore.

- “Ahkamul kitabil mubin” nga Abdullah Mahmud esh-Shenfekij (dorëshkrim).

- “El Iklil fi istinbati-t-tenziil” nga Xhelaluddin es-Sujutiu (dorëshkrim).

medhhebin maliki:

- “Ahkamul Kur’an” nga Ebu Bekr ibnul Arebi, tefsir i botuar diku në 2 vëllime të mëdha e diku në 4 vëllime dhe i përhapur në qarqet shkencore.

- “El Xhamiu li ahkamil Kur’an” - nga Ebu Abdullah el Kurtubi, që është padyshim ndër tefsiret më madhështore të shkruara ndonjëherë në lëmin e tefsirit në përgjithësi, e të fikhut maliki në veçanti.

Prej tefsireve bashkëkohore në këtë lëmë, do të veçonim:

- “Tefsir ajatil ahkam” - nga Muhammed Ali Sajsi.

- “Revaiul bejan fi tefsiri ajatil ahkam minel Kur’an” - nga Muhamed Ali es-Sabuni

- “Tefsir ajatil ahkam” - nga Mennaul Kattan.[4]

Tefsire të sferës juridike islame kanë bërë edhe fraksionet “el imamije ithna asherije” si p.sh tefsiri: “Kenzul irfan fi fikhil Kur’an” nga Mikdad es-Sejjuri dhe ata të “zejdinjve”: “Themeratul janiah ve ahkamul vadihatul katiah” nga Shemsuddin eth-Thul-lai, pët të cilin kemi folur gjatë shtjellimit të temës për fraksionin e zejdinjve.

 

“Ahkamul Kur’an”

nga Xhessasi (305 h.-370 h.)

Autori i këtij tefsiri është Ebu Bekr Ahmed bin Ali er-Rrazi i njohur si El Xhessas. U lind në Bagdad në vitin 305 h. Në kohën e tij ka qenë imam i hanefinjve. Mësime mori nga dijetarët më të mëdhenj të kohës, kështu që edhe vetë u pajis me njohuri të shumta fetare e sidomos në sferën e fikhut. Veprat e tij janë shumë: “Tefsir ajatil ahkam”, “Sherh muhtesar el Kurhi”, “Sherh muhtesar et Tahavi”, “Sherh el Xhamiul kebir li imam Muhamed esh Shejbani”, “Kitab Usuli fikh”, “Kitab fi edebil kadaë”, “Sherhul Esmaul Husna” etj.[5]

Biografët dhe dijetarët e kohës pajtohen që të gjithë se ai ka qenë pa dyshim njëri ndër dijetarët më të mëdhenj të kohës dhe këtij i japin meritat më të mëdha për forcimin e medhhebit hanefi, me argumente të forta, të logjikshme dhe të qëndrueshme.

Tefsiri i Xhessasit konsiderohet prej veprave më të rëndësishme në sferën e tefsireve mbi baza juridike islame, sidomos tek hanefinjtë, sepse ai u përqendrua kryesisht në mbrojtjen e parimeve të Ebu Hanifes. Xhessasi, edhe pse i komenton suret e Kur’anit përgjithësisht, megjithatë ndalet dhe thellohet në sqarime e komentime  vetëm të ajeteve që kanë të bëjnë me dispozita juridike.

Xhessasi në këtë tefsir i ka radhitur temat në kapituj me se i ngjason radhitjes së një libri të Fikhut.

Xhessasi në këtë tefsir, gjatë komentimit të ndonjë ajeti muhkem (dispozitë), sqaron në detaje se ç’mund të përfitohet prej ajetit, pastaj cek edhe mospajtimet e dijetarëve rreth një çështjeje, kështu që libri i tij nganjëherë i gjason më tepër një libri të sferës “Fikhul Mukaren” - Fikhut krahasimtar.[6]

Xhessasi e fillon tefsirin e tij me fjalët dhe dispozitat rreth besmeles; a është besmelja ajet i Kur’anit, a është ajet i Fatihasë, të lexuarit me zë a pa zë të bismilahit në namaz, hukmi i të lexuarit të Fatihasë në namaz etj, dhe në fund sjell argumentet e Ebu Hanifes në lidhje me këtë çështje, dhe të cilat i mbron e i përkrah fuqishëm.[7]

Në tefsirin e Xhessasit mund të vërehet aty-këtu një anim, ndoshta pak i tepruar, në përkrahjen e mendimeve dhe qëndrimeve të Ebu Hanifes. Një anim të tillë e shohim tek e shfaq gjatë komentimit të ajetit 187 të kaptinës El Bekare:

ثُمَّ أَتِمُّوا الصِّيَامَ إِلَى اللَّيْلِ

“... e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje...”, ku sjell argumente dhe transmetime të shumta se ai që e fillon agjërimin vullnetar (tetavvu’) , atë patjetër edhe duhet ta plotësojë, duke u mbështetur në mendimin e Ebu Hanifes lidhur me këtë çështje.[8]

Se Xhessasi ishte dijetar i madh, këtë e shohim nga komentimi që ai i bën ajetit 6 të kaptinës En-Nisaë:

وَابْتَلُوا الْيَتَامَى حَتَّى إِذَا بَلَغُوا النِّكَاحَ فَإِنْ آنَسْتُمْ مِنْهُمْ رُشْدًا فَادْفَعُوا إِلَيْهِمْ أَمْوَالَهُمْ

 “...Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzojuani pasurinë e tyre...”

kur gjatë sqarimit të dispozitave juridike në lidhje me dorëzimin e pasurisë së jetimit, shfaq tërë afinitetin e tij prej një dijetari.

Xhessasi për fjalët e Allahut  “Provoni bonjakët…”, pasi që cek mendimet e Hasanit, Muxhahidit, Katades dhe të Suddiut se domethënia e këtyre fjalëve është: “provoni aftësitë e tyre logjike” ndër të tjera shton: “Dakordohem me mendimin e këtyre dijetarëve, sepse edhe ajeti dëfton një gjë të tillë, d.t.th., provoni jetimët se a janë të aftë për të logjikuar, meqë të riut që ende nuk e ka arritur pjekurinë (bulugun), por që di të rezonojë drejt dhe ka aftësi për ta ruajtur pasurinë ose për të tregtuar, nuk prish punë t’i dorëzohet pasuria… Prandaj mendimi i Ebu Hanifes se kufizimi i fundit kur jetimit patjetër duhet dorëzuar pasuria është mosha 25 vjeç është plotësisht me vend, sepse 25 vjeçari megjithatë në këtë moshë është serioz dhe është mjaft i pjekur…”[9]

Nga ky koment i Xhessasit, nuk besoj se mund të hetohet kurrfarë fanatizmi medhhebist siç përpiqet ta paraqesë këtë tefsirologu bashkëkohor Dr. Dhehebiu kur bëri analizën e këtij komenti. (Shih: “Et Tefsir vel mufessirune”, vëll. II, fq. 423). Mendoj se këto fjalë të Dhehebiut janë tendencioze dhe nuk përkojnë me realitetin. Ajo që mund të dëshmohet për Xhessasin, është se ky vërtet kishte aftësi të mëdha logjike dhe haptazi shprehte mendimet e tij, të cilat edhe dinte t’i mbrone. Ajo që nuk mund të mohohet në këtë aspekt është se dukuria e fanatizmit medhhebist, diku më pak e diku më tepër, ka qenë prezentë jo vetëm te Xhessasi, por edhe te të gjithë dijetarët e mëhershëm, të cilët shkruan tefsire në këtë sferë.

Biografët që u morën me jetën e mufessirëve (komentatorëve të Kur’anit), në shënimet e tyre, për Xhessasin shkruan se në disa raste ai megjithatë ka qenë mjaft i ashpër ndaj atyre që nuk pajtoheshin me mendimin e tij.

Ajo çka mund të vërehet në këtë tefsir është se për mendimet e imam Shafiut, disa herë flet fjalë që ndoshta nuk përkojnë me etikën e një dijetari të kalibrit të Xhessasit., si f.v., kur i sqaron dispozitat e ajetit 23 në kaptinën En-Nisaë, rreth ndalesave të martesës:

حُرِّمَتْ عَلَيْكُمْ أُمَّهَاتُكُمْ وَبَنَاتُكُمْ وَأَخَوَاتُكُمْ وَعَمَّاتُكُمْ وَخَالَاتُكُمْ وَبَنَاتُ الْأَخِ وَبَنَاتُ الْأُخْتِ وَأُمَّهَاتُكُمْ اللَّاتِي أَرْضَعْنَكُمْ وَأَخَوَاتُكُمْ مِنْ الرَّضَاعَةِ وَأُمَّهَاتُ نِسَائِكُمْ وَرَبَائِبُكُمْ اللَّاتِي فِي حُجُورِكُمْ مِنْ نِسَائِكُمْ اللَّاتِي دَخَلْتُمْ بِهِنَّ فَإِنْ لَمْ تَكُونُوا دَخَلْتُمْ بِهِنَّ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ وَحَلَائِلُ أَبْنَائِكُمْ الَّذِينَ مِنْ أَصْلَابِكُمْ وَأَنْ تَجْمَعُوا بَيْنَ الْأُخْتَيْنِ إِلَّا مَا قَدْ سَلَفَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ غَفُورًا رَحِيمًا

“U janë ndaluar juve (të martoheni me) nënat tuaja bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vëllaut, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk keni pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s’ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijve të adoptuar), dhe të bashkoni (përnjëherësh në një kurorë) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtet Allahu falë shumë, është mëshirues i madh.”

shohim tek paraqet mospajtimet ndërmjet medhhebit hanefi dhe atij shafii rreth hukmit (gjykimit) nëse i lejohet një burri martesa me bijën e gruas me të cilën ka bërë zina. Xhessasi në këtë kontekst cek edhe polemikat e shumta të imam Shafiut me disa njerëz rreth kësaj çështjeje, të cilat më në fund i hedh poshtë dhe thotë: “U pa qartë se ajo që ka thënë Shafiu dhe pasuesit e tij, janë fjalë pa peshë, dhe nuk kanë ndonjë kuptim të vlefshëm.”[10]

 

Qëndrimi i Xhessasit ndaj mendimeve të mu’teziles

Nga shfletimi i tefsirit të Xhessasit, shohim se ai kishte simpati të hapëta ndaj mësimeve të mu’teziles dhe i përkrah ato në shumë raste kur shtjellon disa çështje akaidologjike., si p.sh. gjatë komentimit të ajetit 102 të sures El-Bekare:

وَاتَّبَعُوا مَا تَتْلُو الشَّيَاطِينُ عَلَى مُلْكِ سُلَيْمَانَ وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ وَلَكِنَّ الشَّيَاطِينَ كَفَرُوا يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ

(Çifutët e hodhën librin e Allahut) e ndoqën atë që thoshin djajtë në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajtë ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë...”

kur flet rreth sihrit ndër të tjera, thotë: ”Sihri është diçka që nuk ka realitet, që nuk ekziston dhe as që mund të argumentohet ekzistimi i tij”.!!! (Ndërsa dihet se qëndrimi i Ehli Synetit lidhur me sihrin është krejtësisht i kundërt-S.B)

Ai po ashtu refuzon me ngulm hadithin në Sahihun e Buhariut rreth magjisë që është bërë ndaj Resulullahut s.a.v.s. nga ana e çifutit Lebide bin A’sam. Xhessasi është i mendimit se këtë hadith e kanë trilluar të pafetë, për të futur huti në vërtetësinë e thënieve të Pejgamberit a.s.[11]

Xhessasi përkrah po ashtu mendimin e muëteziles se Allahu nuk mund të shihet me shqisat tona as në këtë botë dhe as në Ahiret, kur komenton ajetin 103 të sures El En’amë:

لَا تُدْرِكُهُ الْأَبْصَارُ وَهُوَ يُدْرِكُ الْأَبْصَارَ

“Atë nuk e arrijnë (shqisat e) të pamit (të njerëzve)”,

thotë: “Kjo do të thotë: nuk e shohin sytë (shqisat e të pamit tonë), e me këtë argumentohet se mundësia e të pamit të Tij është e pamundshme. Atë çka Allahu i mohon vetvetes, atëherë përpjekja e argumentimit të së kundërtës është e papëlqyeshme dhe e papranueshme dhe konsiderohet mangësi, e përshkrimi i mangësisë për Allahun është gjë e palejueshme si f.v. për fjalët e Allahut

لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ

“Atë (Allahun) nuk e kap as kotja e as gjumi”.

Nga kjo kuptojmë se meqenëse Allahu ka pohuar se Atë nuk mund ta shohë syri (të pamit), atëherë është e papranueshme përpjekja e disave për argumentimin e të kundërtës.”

Ndërsa sa i përket ajeteve 22-23 të kaptinës El-Kijame:

وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاضِرَةٌ إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ

“Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara) që Zotin e tyre e shikojnë” , them se fjala “Nedhare” mund të ketë shumë kuptime, e prej tyre: ”Intidhar eth-thevab” – “Pritja e shpërblimit”, ashtu siç është transmetuar nga një grup dijetarsh të mëhershëm, e pasi që kjo fjalë i nënshtrohet shumanshmërisë kuptimore, nuk bën që e njëjta të kushtëzohet vetëm me të pamë (shikim), sepse sipas disa rivajeteve qëllimi i fjalës “ru’jetu” është për “dituri” , dhe kjo është gjë e njohur në aspektin gjuhësor.”[12]

 

“AHKAMUL  KUR’AN”

nga Kija el Herrasi (450 h. -504 h.)

Autor i këtij tefsiri është Imaduddin ebul Hasen Ali bin Muhammed bin Ali et Taberi, i njohur si Kija el Herrasi. Me prejardhje ishte nga Horasani, pastaj u shpërngul në Nisabur, ku mori mësimet e fikhut nga Imamul Haremejni - El Xhuvejni. Pas një qëndrimi të shkurtër në Bejhek, u vendos në Irak, ku mori postin e përgjegjësit në Medresenë e famshme “En Nidhamije” të Bagdadit në të cilën detyrë qëndroi deri në vdekje. Vdiq në Bagdad në vitin 504 h.[13]

Dijetari i famshëm Ibni Halekan në veprën e tij “Vefijatul aëjan”, vëll. II, fq. 590, ndër të tjera për Herrasin shënoi se ky shquhej për aftësi të larta të të shprehurit, pastaj se ishte muhaddith i shquar, që dinte të përdorte hadithet si argumente të pakontestueshme gjatë diskutimeve dhe ligjëratave që mbante, filolog me nam etj.

Autori i veprës “Sijeru A’lamu en Nubela”, citon fjalët e Selefiut të ketë thënë: “I kam dëgjuar fukahenjtë duke thënë: Imamul Haremejnin (Xhuvejnin) kur e pyetnin për nxënësit e tij, përgjigjej: “Për vërtetim të çështjeve është Havvafi, për zgjidhje të shpejtë të tyre është Gazali (Imam Gazali), kurse për sqarime të thukta është Herrasi”.[14]

Tefsiri i Herrasit konsiderohet ndër tefsiret më të rëndësishme juridike të shkollës juridike shafiite.

Nga vlerësimet e dijetarëve për këtë tefsir mund të konstatohet se Herrasi ishte mjaft fanatik në fikhun shafii, kështu që ajetet që kanë të bëjnë me dispozita juridike, i ka komentuar vetëm sipas rregullave të fikhut të shafiinjve.

Këto opinione Herrasi i shpreh qysh në parathënien e tefsirit të tij, ku ndër të tjera thotë: “Medhhebi i Shafiut është mbizotërues mbi medhhebet e tjera, është më i drejti dhe më udhëzuesi... Shafiu e ka bazuar medhhebin e tij në Librin e Allahut dhe atij i është dhënë urtësia e aftësia për t’u zhytur në thellësitë e detit të Kur’anit dhe për të nxjerrë nga ai dobitë dhe dispozitat etj...” [15]

 

Qëndrimi i Herrasit ndaj  përfaqësuesve të shkollave juridike islame

e sidomos ndaj Xhessasit

Herrasi duket të ketë qenë pak më i përmbajtur se Xhessasi në fjalët ndaj Imamëve të mëdhenj të medhhebeve. Megjithatë ajo që hetohet, madje dukshëm, në këtë tefsir, është qëndrimi i tij tepër i ashpër e agresiv ndaj Xhessasit, sidomos në rastet kur Xhessasi kritikon mendimin e Shafiut. Herrasi çdo kritike të Xhessasit i kundërvihet me kundërkritikë, duke e sulmuar atë pothuajse me të njëjtat shprehje që ai i bën imamit dhe pasuesve të medhhebit shafii si p.sh. gjatë komentimit të ajetit 23 të sures En-Nisaë:

حُرِّمَتْ عَلَيْكُمْ أُمَّهَاتُكُمْ وَبَنَاتُكُمْ وَأَخَوَاتُكُمْ وَعَمَّاتُكُمْ وَخَالَاتُكُمْ وَبَنَاتُ الْأَخِ وَبَنَاتُ الْأُخْتِ وَأُمَّهَاتُكُمْ اللَّاتِي أَرْضَعْنَكُمْ وَأَخَوَاتُكُمْ مِنْ الرَّضَاعَةِ وَأُمَّهَاتُ نِسَائِكُمْ وَرَبَائِبُكُمْ اللَّاتِي فِي حُجُورِكُمْ مِنْ نِسَائِكُمْ اللَّاتِي دَخَلْتُمْ بِهِنَّ فَإِنْ لَمْ تَكُونُوا دَخَلْتُمْ بِهِنَّ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ وَحَلَائِلُ أَبْنَائِكُمْ الَّذِينَ مِنْ أَصْلَابِكُمْ وَأَنْ تَجْمَعُوا بَيْنَ الْأُخْتَيْنِ إِلَّا مَا قَدْ سَلَفَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ غَفُورًا رَحِيمًا

“U janë ndaluar juve (të martoheni me) nënat tuaja bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vëllaut, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk keni pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s’ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijve të adoptuar), dhe të bashkoni (përnjëherësh në një kurorë) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtet Allahu falë shumë, është mëshirues i madh.”

shohim tek i kundërvihet Xhessasit lidhur me mendimin e tij rreth çështjes së martesës me bijën e lavires etj., kur, ndër të tjera, thotë: “Shihet se Xhessasi nuk i ka kuptuar fjalët e Shafiut r.a. dhe nuk ka arritur të bëjë madje as dallimin midis disa fjalëve  të ngjashme në mes tyre, e për t’i kuptuar fjalët e librit të Allahut, kërkohen burra dhe dijetarë, kurse Xhessasi nuk ishte prej tyre.” [16]

Kundër Xhessasit shprehet edhe me një rast, kur thotë : “Si ka pasur guxim ky njeri, me një dije kaq të cekët, të përpilojë një libër në fe,... Edhe sikur ky (Xhessasi) të jetonte jetën e Nuhut a.s., nuk do të udhëzohej në të vërtetën. E lusim Allahun që ta ketë udhëzuar...” !!!

Nga këto fjalë të Herrasit shohim rivalitetin jo korrekt ndërmjet këtyre dijetarëve, të shprehur me fjalë që nuk shprehin realitetin faktik, por më tepër mosdurimin dhe mostolerancën në mes tyre, sepse megjithatë, Xhessasi ka qenë një dijetar, madje prej më të mëdhenjve, për ç’gjë dëshmojnë biografët dhe dijetarët e kohës.

Ky tefsir është i botuar në 4 vëllime, nga “Darul kutub el Ilmije” në Bejrut, kurse nga një kopje e tij në dorëshkrim njëra ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Egjiptit, kurse tjetra në Bibliotekën e Az’harit në Kajro me numrin rendor 398, numri i signaturës 7866.[17]

 

“AHKAMUL KUR’AN”

nga Ibnul Arebiu (468 h. - 543 h.)

Autor i këtij tefsiri është El Kadi Ebu Bekr Muhammed bin Abdullah bin Ahmed el Endelusi, el Ishbili, i njohur si Ibnul Arebi, njëri ndër imamët dhe dijetarët më të famshëm të Andaluzisë. U lind në Ishbile në vitin 468 h.. Pas mësimeve fillestare në vendlindje shkoi në Egjipt, Sham, Bagdad dhe Mekë. Prej dijetarëve të këtyre vendeve përfitoi njohuri të thella rreth fikhut dhe usuli fikhut, hadithit, tefsirit, poezisë arabe dhe në vendlindje u kthye me famën e një dijetari të madh.[18]

Shkroi në lëmenj të ndryshëm dhe la një trashëgimi të pasur të fjalës së shkruar islame. Tefsiri i tij, për të cilin do të bëjmë fjalë, është bazë burimore në drejtimin e shkollës juridike malikite. Ndër veprat e tij më të njohura konsiderohen tefsiri “Ahkamul Kur’an”, “El avasimi minel kavasimi”, “Kitabul mesalik fi sherh muvettaë Malik”, “Nasih vel Mensuh” , “Envarul fexhri fi tefsiril Kur’an”, vepër që nuk e pa dritën e botimit, të cilën autori e përpiloi për 20 vjetë dhe kishte mbi 80 mijë fletë. Ky tefsir pjesë-pjesë është i shkapërderdhur në mesin e njerëzve dhe të dijetarëve.[19]. Pastaj shkroi veprat “Muhtesar en Nirejn”, “Ed Devahi ven Nevahi”, “Kitabul mahsul fi usulil fikh”, e shumë vepra të tjera.[20] Vdiq në vitin 543 h. dhe u varros në qytetin Fes.

Dijetarët e kohës vlerësuan lart kontributin e Ibnul Arebiut në ripërtëritjen dhe zhvillimin e shkencave islame. Dijetari Siddik Hasen, në veprën e tij “Et-Taxhul mukelel” fq. 280-308, për të thotë: “Ka qenë dijetar i madh në shkencën e fikhut dhe të usuli fikhut, në atë të tefsirit, hadithit, të historisë, të shkencave gjuhësore etj. Shkroi në lëmenj të ndryshëm fetarë dhe ishte i vendosur në urdhërimet për të mirë dhe në ndalimet nga e keqja, për ç’gjë pati pasoja dhe konsekuenca nga paria e kohës ngase qëndrimet i kishte të paluhatshme e dinjitoze”.[21]

Me të njëjtin pietet për të flasin edhe dijetarët Ahmed bin Muhammed i njohur si El Mekarri, pastaj El Kadi Ajad, Ibnul Halekan, Ibni Ferihun,[22], Dhehebiu.[23]

 

Qëndrimi i Ibnul Arebiut ndaj imamëve të medhhebeve

dhe ndaj atyre që nuk ishin të një mendimi me të

Tefsiri i Ibnul Arebiut konsiderohet ndër librat bazë në medhhebin maliki. Në këtë tefsir, Ibnul Arebiu përshkoi me komentim të gjitha suret e Kur’anit, por më tepër u ndal dhe u thellua në komentimin e sureve që përmbajnë ajete dispozita. Ibnul Arebiu, pasi përmend  suren përkatëse, cek edhe ajetet dispozita që gjenden në të, duke i komentuar ato një nga një dhe prej secilit nxjerr nga disa mesele (çështje).

Ai në këtë tefsir në shumë vende shfaq fanatizmin e tij medhhebist duke i refuzuar në disa raste mendimet e imamëve të medhhebeve të tjera, madje në disa raste shprehet me mjaft ashpërsi ndaj disa dijetarëve të hanefinjve e të shafiinjve.

P.sh., kur e komenton ajetin 3 të kaptinës En-Nisaë:

فَإِنْ خِفْتُمْ أَلَّا تَعْدِلُوا فَوَاحِدَةً أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ ذَلِكَ أَدْنَى أَلَّا تَعُولُوا

“...E nëse i frikësoheni padrejtësisë (ndaj tyre-grave) atëherë (merrni për grua) vetëm një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (kufizim) është më afër që të mos gaboni”.

ndalet tek pjesa e fundit e ajetit:

ذَلِكَ أَدْنَى أَلَّا تَعُولُوا

Ky (kufizim) është më afër që të mos gaboni”, dhe përmend mendimet e dijetarëve dhe mospajtimet lidhur me kuptimin e fjalës “el-la teuulu”, rreth së cilës ata kanë dhënë tri mendime:

  1. Shafiu thotë: “…që të mos shumohen (shtohen) fëmijët”;
  2. Muxhahidi: “…që të mos humbni (shkatërroheni)”; kurse
  3. Ibn Abasi dhe të tjerët: “…që të mos anoni”.

Në lidhje me këtë Ibnul Arebiu thotë: “Shokët e Imam Shafiut kanë qenë të mahnitur nga aftësitë e tij, duke thënë se ai ishte një autoritet i pakontestueshëm, saqë Imamul Haremejni - El Xhuvejni ka thënë për të: “Shafiu është njeriu që e njeh më së miri gjuhën e “Dadit” – d.m.th., gjuhën arabe”. Është çudi vazhdon Ibnul Arebiu, se si ka mundur të thotë Shafiu një koment të tillë: “Martonie vetëm një grua nëse frikësoheni prej fëmijëve të shumtë !!!” 

Ibnul Arebiu flet me cinizëm për imam Shafiun edhe me një rast tjetër kur thotë: “Çdo gjë që e ka thënë Shafiu, ose është thënë për të, ose është cilësuar për diçka, ajo e tëra është vetëm një pjesë e imam Malikut dhe, në krahasim me të, Shafiu është vetëm si një pikë ujë në detin e tij. Maliku është më i kuptueshëm, më gjuhëtar, më argumentues, etj...”[24]

Këto fjalë të Ibnul Arebiut ndaj Shafiut, janë pasojë e vrazhdësisë, e vetëbesimit dhe e fanatizmit të tepruar të tij. Në lidhje me këto akuza ndaj Shafiut, më vonë do të shohim se Kurtubiu, i cili i takonte po ashtu medhhebit maliki, e kritikon ashpër Ibnul Arebiun duke thënë se Imam Shafiu ka dhënë mendimin e tij, i cili assesi nuk mund të hidhet poshtë, sepse në aspektin gjuhësor ka baza të mjaftueshme shkencore.

Megjithatë, ka disa raste kur në mendimet  e Ibnul Arebiut mbretëron arsyeja, butësia dhe paanshmëria, d.t.th. shfaqet modestia e tij shkencore, kur në mënyrë të kulturuar shfaq mendimin e tij racional, duke cekur pavlefshmërinë e argumenteve të të tjerëve, por butësisht dhe pa ndonjë fanatizëm, si p.sh. kur e komenton ajetin 187 të kaptinës El-Bekare:

أُحِلَّ لَكُمْ لَيْلَةَ الصِّيَامِ الرَّفَثُ إِلَى نِسَائِكُمْ

“Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja...”, ai ndër të tjera, thotë: “Çështja (meselja) e 16-të rreth fjalëve të Allahut:

وَلَا تُبَاشِرُوهُنَّ وَأَنْتُمْ عَاكِفُونَ فِي الْمَسَاجِدِ

“...E kur jeni në I’tikaf në xhami, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie intime)...” është se fjala “I’tikaf” në aspektin gjuhësor do të thotë qëndrim -“lebethe”, dhe nuk ka kohë të përcaktuar tek shafiinjtë. Koha më e shkurtër e tij është “çasti”, po nuk ka kufizim për sa do të zgjasë. Ndërsa Maliku dhe Ebu Hanifja janë të mendimit se “I’tikafi” është një ditë dhe një natë, sepse agjërimi duke qenë në “I’tikaf”, është kusht i domosdoshëm për këta dy imamë. Argumenti i tyre bazohet në faktin se Allahu xh.sh. u është drejtuar agjëruesve…, por kjo, vazhdon Ibnul Arebiu, nuk ka kushtëzim për dy aspekte:

  1. Kushtëzimi për të qenë “mu’tekifi” agjërueshëm, nuk kuptohet as nga kuptimi i jashtëm e as nga i brendshmi i ajetit, sepse kjo gjendje është vetvetiu realitet dhe fare nuk është e kushtëzuar;
  2. Përkufizimi i “I’tikafit” me një ditë dhe një natë, sepse agjërimi është kusht i tij, është mendim i dobët, sepse ibadeti (adhurimi) nuk përkufizohet me kushtet e tij. A nuk e shihni se pastërtia është kusht për namaz, namazi kryhet (përfundon) por pastërtia mbetet...”[25]

Nga kjo shihet se Ibnul Arebiu nuk i sulmon këto argumente të imamëve, por vetëm thotë se ato janë të paqëndrueshme, dhe vërehet qartë se këtu ai përdor vetëm mendjen e tij të lirë, kështu që në këtë rast nuk kurseu as imam Malikun, themeluesin e medhhebit të cilit i takon!.

Ibnul Arebiu, në anën tjetër, i urrente rrëfimet israiliate[26] dhe u shmangej atyre në çdo bisedë, sepse e kuptonte mirë se këto rrëfime të shumtën e rasteve ishin të trilluara me qëllime të këqija dhe tendencioze, sa për të vënë në huti e lajthitje muslimanët.

Po ashtu ai ishte shumë i vëmendshëm lidhur me hadithet e dobëta, kështu që në tefsirin e tij shumë rrallë mund të hasësh në hadithe të tilla. Është e njohur thënia e tij: ”Ju kam bërë me dije porosinë time, mos u preokuponi me hadithe, senedi i të cilëve nuk është i qartë dhe i logjikshëm.” [27]

Ky libër në dy vëllime, sot gjendet në duart e lexuesve dhe studiohet nga dijetarë anekënd Botës Islame.

 

“EL XHAMIU LI AHKAMIL KUR’AN

VEL MUBEJJINU LEMA TEDAMMENUHU MINE-S-SUNNETI

VE AJI-L-FURKAN”

nga Kurtubiu

Autor i këtij tefsiri është imam Ebu Abdullah Muhammed bin Ahmed bin Ebi Bekër ibni Ferha, el Ensarij, el Hazrexhij, el Endelusij, el Kurtubij.[28]

Të gjithë dijetarët janë kompaktë për faktin se Kurtubiu ishte njëri ndër mufessirët më të mëdhenj që pati ndonjëherë Bota Islame. Ishte dijetar i devotshëm dhe modest. Ai një pjesë të kohës e kalonte në ibadet ndaj Krijuesit, kurse pjesën tjetër duke shkruar vepra (libra) të vlefshme e të dobishme. Tefsiri “El Xhamiu li ahkamil Kur’an”, për të cilin do të bëjmë fjalë është ndër veprat më të njohura të tij.

Prej veprave të tjera të tij do të veçonim: “Sherh esmaul husna”, “El kitabul esna fi sherhi esmaullahi-l-husna”, “Et-tedhkiretu fi efdali-l-edhkari”, “Et-tedhkiretu fi ahvali-l-mevta ve umuril ahireti”, “Sherhu-t-tekassi”, “Kam’ul hirsi bi-zuhdi vel kanaati”.

Tefsiri i Kurtubiut është vlerësuar shumë lart, si nga dijetarët e mëhershëm, ashtu edhe nga ata të vonshmit.

Ibni Ferihuni për këtë tefsir ka thënë: “Ky është ndër tefsirët më madhështorë dhe ndër më të vlefshmit. Ai nuk e ka rënduar këtë tefsir me ngjarje e ndodhi historike, por në të ka sqaruar në mënyrë të përpiktë dispozitat kuranore, kiraetet, aspektet gjuhësore, ajetet nasih dhe mensuh, pastaj shkaqet e zbritjes etj.”[29]

Vëtë Kurtubiu qysh në fillim të tefsirit të tij na bën me dije se ç’e kishte shtyrë atë që t’i qasej komentimit të Librit të Allahut kur thotë: “Meqenëse Libri i Allahut është gjithëpërfshirës i të gjitha shkencave (diturive), libër të cilin besniku i qiellit (Xhibrili a.s.) ia përcolli besnikut të Tokës (Muhamedit a.s.), e pashë të arsyeshme që tërë jetën time të preokupohem me të, duke iu përkushtuar kësaj pune me tërë fuqinë time. Vendosa që në këtë tefsir të sqaroj shkurtimisht disa aspekte gramatikore (sintaksore dhe morfologjike), kiraetet, demaskimin e mohuesve dhe të të humburve, shkaqet e zbritjes, dispozitat ligjore juridike etj.... Kushti që i kam vënë vetvetes si detyrim është që t’i bashkoj, t’i sjell dhe t’i sqaroj thëniet deri te burimi i parë (deri tek ai që i ka thënë), dhe hadithet deri tek ai që i ka transmetuar dhe tubuar (klasifikuar). Shpeshherë, nëpër librat e fikhut dhe të tefsirit, kemi hasur hadithe të panjohura, të cilat nuk dihet se kush i transmeton dhe kush i ka klasifikuar, gjë që lexuesin e sjell në huti dhe lajthitje, kështu që ai nuk është në gjendje të bëjë dallimin ndërmjet hadithit të dobët e të papranueshëm dhe atij të vërtetë (sahih), e qitja në dritë e këtyre gjërave për mua është shkenca më madhore... Në këtë tefsir jam përqendruar në sqarimin e ajeteve dispozita duke nxjerrë urtësitë prej secilit ajet, e duke u shtuar këtyre komentimeve çështje që kanë të bëjnë me shkaqet e zbritjes etj., dhe kështu deri në fund të librit që e quajta “El Xhamiu li ahkamil Kur’an vel mubejjinu lema tedammenehu mines sunneti ve ajil Furkan”.[30]

Dhe vërtet, me sa vërehet nga fletët e këtij tefsiri, shihet se Kurtubiu i plotësoi këto kushte, dhe në trashëgiminë e thesarit islam na ka lënë një visar tepër të çmueshëm, nga i cili duhet të përfitojmë ne dhe gjeneratat e ardhshme islame.

 

Maturia e Kurtubiut dhe mosfanatizmi i tij në medhheb

Mufessirët bashkëkohorë flasin me admirim dhe pietet për Kurtubiun, dhe theksojnë mosshfaqjen e fanatizmit dhe mosanimin e tij për medhhebin malikij, të cilit i takon. Përkundrazi, maturia dhe paanshmëria e tij i bëri emër dhe nam, si në mesin e dijetarëve, ashtu edhe në masën e gjerë.

Këtë paanshmëri të tij e shohim gjatë sqarimit të çështjes (meseles) së 16-të prej ajetit  43 të sures El-Bekare:

وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَارْكَعُوا مَعَ الرَّاكِعِينَ

“Faleni namazin e jepeni zeqatin dhe faluni me ata që falen (bini në rukuë me ata që bien)”.

kur bën fjalë rreth mundësisë së daljes si imam të fëmijës 6-7 vjeç.

Ky, pasi cek mendimet e dijetarëve rreth lejimit a moslejimit të këtij veprimi, potencon se imam Maliku është kundër asaj që i vogli të dalë si imam edhe në qoftë se di të këndojë mirë Kur’an. Por Kurtubiu në këtë rast nuk pajtohet me imamin e medhhebit të tij, sepse ky kishte gjetur argument se një gjë e tillë mgjithatë, në raste të domosdoshme, lejohet, dhe thotë se fëmija mund të dalë si imam nëse lexon Kur’an rrjedhshëm sipas rregullave të texhvidit. Për ta vërtetuar këtë mendim të tij sjell një transmetim që bën Buhariu në Sahihun e tij nga Omer bin Seleme kur ky si fëmijë 6-7 vjeç kishte dalë imam i fisit të tij, pasi e dinte Kur’anin më së miri prej tyre, atëherë kur shumë fise arabe kishin pranuar Islamin në fillet e para pas çlirimit të Mekës. Atëbotë i Dërguari i All-llahut kishte dërguar misionarë të shumtë nëpër fiset arabe që t’ua shpjegonin fenë islame dhe mënyrën e faljes së namazit. Njëri prej atyre mësuesve fetarë i kishte porositur fisin e Omerit që, kur të falej namazi, të thirrej ezani dhe imam të dalë ai që di më së shumti nga Kur’ani...”.[31]

Ose kur e komenton ajetin 187 të sures El-Bekare:

أُحِلَّ لَكُمْ لَيْلَةَ الصِّيَامِ الرَّفَثُ إِلَى نِسَائِكُمْ

“Natën e Agjërimit ju është lejuar afrimi te gratë tuaja...”

Në çështjen e 12, prej dispozitave të këtij ajeti cek mospajtimet e dijetarëve rreth dispozitës së atij që ha nga harresa në ndonjë prej ditëve të Ramazanit.

Pasi cek mendimin e Malikut se ai që ha nga harresa kur është agjërueshëm, patjetër duhet ta kompensojë atë ditë, Kurtubiu nuk pajtohet me këtë mendim të tij dhe thotë: “Imamët e tjerë pos Malikut kanë thënë se ai që ha nga harresa, nuk e ka prishur agjërimin. Vërtet kjo është më e saktë, sepse këtë mendim e kanë edhe xhumhuri, të cilët kanë thënë se agjërimi i atij që ha nga harresa, është i plotë dhe nuk ka “kaza” (kompensim)”, duke u mbështetur në një hadith që e transmeton Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nëse agjëruesi ha dhe pi nga harresa, atëherë ky është rrisk (ngopje dhe shuarje e etjes) për të nga ana e Allahut, dhe nuk ka nevojë për kompensim...”[32]

Kur është fjala për qëndrimin e Kurtubiut ndaj imamëve të tjerë, vërehet se ndaj tyre ky mban një qëndrim vërtet dinjitoz që i ka hije një dijetari. Ai në të shumtën e rasteve e sulmon Ibnul Arebiun për fjalët e tij të ashpra e të pakontrolluara kundër dijetarëve të tjerë të jurisprudencës islame.

Ky është tefsiri i Kurtubiut në pika të shkurtra. Në të ai pa paragjykime bëri hulumtimet dhe komentimet kuranore, posedonte një kulturë të shkëlqyer prej dijetari kur bënte ndonjë kritikë, si f.v. ndaj mu’tezilëve, kaderinjve, rrafidinjve, filozofëve, sufinjve ekstremë etj., përmbahej nga fjalët e vrazhda gjatë dialogëve-polemikave me ta, pastaj ishte njohës i madh i tefsirit pothuajse në çdo aspekt, dhe i shkathët në çdo lëmë për të cilën bën fjalë.[33]

Allahu e mëshiroftë!

 

Tefsiri juridik bashkëkohor

Ashtu si në të kaluarën, po ashtu edhe në ditët e sotme, ka mjaft dijetarë që janë marrë me tefsirin-komentimin e ajeteve dispozita. Mund të themi se tek dijetarët bashkëkohorë, nuk vërehet ndonjë fanatiëm i theksuar në animin kah ndonjëri medh’heb, por përpjekjet shkojnë në atë drejtim që të paraqiten para lexuesit mendimet e drejtuesve të shkollave juridike, e pastaj secili le t’i përmbahet, medh’hebit që i takon.

Ne para jush, do të paraqesim dy mufessirët ë mëdhenj të shekullit XX-të, Muhamed Ali Sajsi dhe Muhamed Ali es-Sabuni.

 “TEFSIR AJATIL AHKAM”

nga Muhamed Ali Sajsi

Rreth autorësisë së këtij tefsiri të mirënjohur ka shumë fjalë, por siç duket këtë mister më së miri e ka zbërthyer redaktori (recensenti) i këtij botimi, Hasen es Semahi, i cili në parathënie thotë: “Ky libër në fakt është përmbledhje shënimesh, që kanë ligjëruar profesorët e tefsirit në Fakultetin e Sheriatit të Universitetit të Az’harit në Kajro, e pastaj këto shënime i kanë tubuar disa prej nxënësve dhe i kanë mbledhur në libër.

Kjo vepër deri më sot ka pasur tri botime në Egjipt. Botimi i parë është shtypur në shtypshkronjën “Esh sherk el Islamije” në vitin 1939, dhe në të nuk ka kurrfarë shënimesh rreth autorësisë, madje as kush e ka redaktuar dhe kush e ka tubuar. Edhe pse i tillë, ky botim është më i vëllimshmi dhe më i sakti. Botimi i dytë është bërë nga shtypshkronja “Hixhazi” në vitin 1948 dhe në parathënie ceket se mbikëqyrjen rreth tubimit dhe redakimit të tij e kanë bërë Abdulatif es Sebeki nga Shoqata e Ulemave të Egjiptit, dhe Muhammed Ibrahim Kersun – vekil i Fakultetit të Sheriatit. Ndërsa botimi i tretë e pa dritën në vitin 1953 në shtypshkronjën “Sabih”. Ky është botimi më i njohur. Në kopertinë shkruan se materialin e ka mbledhur dhe redaktuar Muhammed Ali Sajsi”[34]

E botimi që e kemi ne në dorë dhe materialet e të cilit po i shtjellojmë, përfshin këta tre emra të dijetarëve të mëdhenj, kurse redaktor i tij është Hasen es Semahi, i cili e lehtësoi dukshëm të kuptuarit e këtij libri me vlerë me disa plotësime të dobishme të natyrës teknike.

Ky tefsir madhështor dy vëllimor me katër pjesë është libër që ka hyrë në programet shkollore pothuaj në shumicën e fakulteteve dhe në shkollat e larta islame në lëmin e fikhut, në mbarë Botën Islame, meqë përpilimi i këtij tefsiri në këtë formë ka lehtësuar dukshëm studimin e thukët të kësaj lënde.

 

Mënyra e komentimit në këtë tefsir

Në këtë tefsir, Sajsi gjatë komentimit të ajeteve dispozita ndjek radhitjen e sureve që përmbajnë këto ajete, sipas metodës tradicionale, do të thotë së pari kaptinën “El-Fatiha” pastaj ajetet në kaptinën “El-Bekare”, pas saj në “Ali Imran” e kështu me radhë deri në fund të Kur’anit.

Ai në çdo ajet që shtjellon, së pari sqaron fjalët e veçanta nga aspekti gramatikor, sjell shkakun e zbritjes, nëse ekziston, dhe pastaj jep mendimet e dijetarëve të mëdhenj të fikhut rreth çështjes së cituar, pastaj cek se cilat hukme–dispozita dalin prej ajetit etj.

Nga mënyra e komentimit, shumë lehtë vërehet se Sajsi nuk pretendon të ngrejë mendimin e njërit imam ndaj tjetrit, veçse sjell mendimet e të gjithëve duke bërë krahasimin e argumenteve të secilit dhe në fund, të shumtën e rasteve, jep edhe mendimin e vet personal, të cilin po ashtu e mbështet në argumente kuranore dhe të synetit.

Ai ka bërë një punë shumë të frytshme duke përmendur shkurtimisht se në cilën pikë dijetarët kanë shprehur mospajtimet e tyre, gjë që për studiuesit e mëvonshëm është një ndihmesë tepër e madhe.

Mënyra e komentimit të Sajsit është mjaft tërheqëse, e lehtë për t’u kuptuar. Sa për ilustrim, do të sjellim komentimin që i bën ajetit 22 të kaptinës El-Bekare:

الَّذِي جَعَلَ لَكُمْ الْأَرْضَ فِرَاشًا وَالسَّمَاءَ بِنَاءً

“Ai, i Cili për ju e bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm...”.

ku thotë: “Allahu e ka filluar suren “El-Bekare” me përmendjen e librit të tij, për të cilin nuk ka dyshim (rreth vërtetësisë së tij), e pastaj lajmëron se ç‘ndjenja dhe ç‘afërsi ndaj këtij libri ndiejnë të udhëzuarit me të (besimtarët), e ç’ndjenja pabesimtarët që kanë humbur gatishmërinë e tyre për udhëzim, dhe munafikët e luhatshëm ndërmjet besimit dhe kufrit.

Pas kësaj parahyrjeje, vjen ajeti në fjalë i 22, si dhe 4 ajetet e tjera që pasojnë pas tij, që sqarojnë se kjo thirrje për udhëzim në fenë e vërtetë të Allahut u është drejtuar tërë njerëzisë, duke potencuar saktësisht bazat dhe kornizat themelore, që janë:

  1. Njëshmëria e besimit në të vetmin Zot, i Cili nuk ka shok as rival.
  2. Kur’ani përmban ajete (fjalë të Allahut) dhe si i tillë ai nuk mund të pësojë kurrfarë ndryshimi a shtrembërimi.
  3. Misioni i pejgamberisë së Muhamedit a.s., i dërguar tek njerëzimi me këtë Kur’an.
  4. Shpërblim i pabesimtarëve për mosbesimin e tyre duhet të jetë zjarri, kurse i besimtarëve do të jetë Xhenneti.

Këto ajete, fund e krye bëjnë thirrje për të menduarit me logjikë, për studim dhe hulumtim mbi argumentet e pakontestueshme të njëshmërisë–tevhidit. Prandaj nuk përkon me natyrën e njeriut si krijesa më e përsosur në këtë gjithësi, që për të gjitha këto mirësi dhe kënaqësi që përjeton dhe i ndien në këtë botë, të mohojë burimin e vërtetë dhe Krijuesin e këtyre të mirave–Allahun xh.sh.”[35]

Ky është tefsiri i Muhammed Ali Sajsit, apo tefsiri që e mblodhi Sajsi me kolegët e tij nga ligjëratat e profesorëve të tyre gjatë studimeve, i cili për shumë kohë do të mbetet ndër burimet kryesore të tefsirit që ka të bëjë ekskluzivisht me çështjet e ajeteve dispozita

.

“REVAIUL BEJAN FI TEFSIRI AJATIL AHKAMI

 MINEL KUR’AN”

nga Muhammed Ali Sabuni

S’ka dyshim se Muhammed Ali Sabuni i takon plejadës së dijetarëve më eminentë bashkëkohorë, të cilët mbi supet e veta me plot besnikëri po e mbajnë të pafikur flakadanin e dritës islame, prej së cilës dritë muslimanët kudo që gjenden, gjejnë rrugët e udhëzimit të tyre.

Sabuniu konsiderohet njëri ndër dijetarët më të njohur bashkëkohorë të tefsirit dhe të Ulumul Kuranit.

Veprat e tij më të njohura janë: “Min kunuzi es Sunneti”, “Et-tibjan fi ulumil Kur’ani”, “En-nubevvetu vel enbijaë”, “Shubuhat ve ebatil havle teaddud zevxhati-n-nebijj”, tefsiri i mirënjohur “Safvetu-t-tefasir”, pastaj “Muhtesar tefsir Ibni Kethir”, “Muhtesar tefsir et-Taberi”, “Muhtesar tefsir Ruhul bejan”, “El Munteki el muhtar fi kitabil edhkar”, “I’xhazil bejan fi suveril Kur’an” dhe në fund tefsiri për të cilin po flasim “Revaiul bejan fi tefsiri ajatil ahkam”.

Në lidhje me këtë tefsir, hatibi i Qabesë, Abdullah Abdulgani Hajjat në parathënien e këtij tefsisri do të konstatojë: “Dijetarët e hershëm kontribuan shumë në shkencën e tefsirit, veçan në komentimin e ajeteve dispozita, duke ua lehtësuar punën dhe studimet kërkimore dijetarëve dhe studiuesve të mëvonshëm, kurse dijetarët bashkëkohorë, me punën e tyre të frytshme e të palodhshme, bënë që çdo pengesë terminologjike, çdo zgjatje e tepërt e studimit të shkurtohet, në mënyrë që para vetes të kemi një kombinim të shkëlqyer të trashëgimisë së kaluar dhe asaj së sotmes”.[36]

Sabuniu qysh në fillim të parathënies së tij autoriale citon një thënie arabe: “Shëmbëlleni (imitoni) të paktën ata (njerëzit fisnikë dhe dijetarët autoritativë), nëse nuk mund të arrini gradën e tyre, sepse shëmbëllimi me fisnikët është ngadhënjim (shpëtim)”, dhe lutet që Allahu t’ia pranojë këtë vepër, të cilën e ka sistemuar sipas metodës së të parëve me disa lehtësime profesionale dhe teknike.

Sa i përket tefsirit të Sabuniut, ky është i shtypur dhe i botuar në dy vëllime dhe është i përpiluar në formë  të ligjëratave shkencore.

Në këtë tefsir Sabuniu ka përfshirë 70 ligjërata, 40 prej tyre në vëllimin e parë kurse 30 në të dytin. Natyrisht, ligjëratat kanë të bëjnë ekskluzivisht me ajetet dispozita (ajatul ahkam), të cilat i komenton dhe i shtjellon duke u mbështetur në dhjetë metoda studimore:

  1. Sqarim i thukët gjuhësor për se sjell si argumente sqaruese fjalët e mufessirëve më të njohur, si dhe fjalët e filologëve më të famshëm islamë.
  2. Përmbledh kuptimin e përgjithshëm të ajeteve dispozita.
  3. Sjell shkakun e zbritjes së ajeteve dispozita, nëse ekziston shkaku i zbritjes.
  4. Bën lidhshmërinë dhe përputhshmërinë në mes ajeteve të shtjelluara dhe të ajeteve që pasojnë.
  5. Sjell mënyrat e leximit të kiraeteve mutevatir (të përcjellura-transmetuara).
  6. Studion fjalët në ajet nga aspekti gramatikor, sintaksor dhe morfologjik.
  7. Sjell urtësitë e komentimit, të cilat nënkuptojnë fshehtësitë stilistike, anën metaforike të shprehjeve dhe të vërtetat shkencore.
  8. Sjell dispozitat ligjore–të Sheriatit, argumentet e fukahenjve dhe i krahason se cili prej tyre është më i pranueshmi.
  9. Shkurtimisht flet rreth asaj se ç’synojnë ajetet përkatëse dispozita.
  10. Dhe në fund sjell fjalën përfundimtare, e cila përfshin urtësinë e hukmit dispozitiv të ajeteve përkatëse rreth çështjes së caktuar.

Me gjithë këtë punë të frytshme e madhore, Sabuniu është tepër modest, kur thotë: “Nuk pretendoj se tërë materia që gjendet në këtë vepër, është vetëm fryt i angazhimit dhe përpjekjeve të mia. Jo, tërë ajo që kam bërë, është mbledhja e mendimeve të dijetarëve më të njohur të tefsirit e të fikhut rreth një çështjeje... Unë veten e krahasoj me një njeri që ka parë xhevahirë, smeraldë e gurë të tjerë të çmueshëm, por të shkapërderdhur andej e këtej, dhe pastaj i kam mbledhur ata gurë të çmueshëm në një vend, ose sikur një njeri që hyn në një kopsht të gjelbëruar e të zbukuruar me lloj-lloj lulesh aromatike, të cilat magjepsin sytë tanë, dhe po ky njeri zgjat dorën dhe prej të gjitha këtyre luleve i mbledh ato më të mirat dhe i vendos në një vazo. Kur t’i shikosh ashtu të tubuara, të gëzohet zemra e të kënaqen sytë”.[37]

Qasja e Sabuniut ndaj ajeteve dispozitive është mjaft tërheqëse, e lehtë për t’u kuptuar dhe, çka është më me rëndësi është në nivel të lartë profesional. Në këtë tefsir nuk mund të hasësh frazeologji të gjata si tek dijetarët e hershëm, të cilët në masë të konsiderueshme ndërlikonin të kuptuarit e çështjeve të ndryshme.

Në vëllimin e parë Sabuniu bën komentimin e Fatihasë, me komentime paraprake të Istiadhes dhe Besmeles, duke sjellë shkurtimisht mendimet e dijetarëve, dhe pastaj në fund e zgjedh mendimin më të arsyeshëm dhe më të qëndrueshëm (Shiko faqet 13-62 të këtij vëllimi).

Temë tjetër interesante është shtjellimi i temës mbi Sihrin, në të cilën shpjegon në hollësi se ç’është sihri, mendimet e dijetarëve se a është sihri realitet a jo, dhe ndikimi negativ i tij në psikën e njeriut labil. (Shiko fq. 63-88).

Në ligjëratat e tjera flet mbi “Ajetet rreth agjërimit” (fq. 187-216), mbi “Kushtet e luftës në Islam” (fq. 219-236), rreth “Haxhit” (fq. 237-256) dhe (405-415), pastaj për “Etapat e ndalimit të alkoolit” (267-281) etj.

Ne këtu do të ndalemi pak tek ligjërata e tij e 21-të, vëll I, ku flet mbi kamatën.

Ai, pasi sqaron ajetet rreth kamatës, sjell shkakun e zbritjes, urtësinë e ndalimit të kamatës nëpër 4 etapa kohore, e pastaj u qaset dispozitave ligjore të këtyre ajeteve me një profesionalizëm të vërtetë.

Në kapitullin mbi urtësinë e dispozitave të këtyre ajeteve ndalet tek dëmet e kamatës dhe, ndër të tjera, thotë: “Dëmet dhe pasojat e kamatës mund t’i përkufizojmë në tri kategori:

  1. Dëmet e kamatës në aspektin shpirtëror;
  2. Dëmet e kamatës në aspektin shoqëror;
  3. Dëmet e kamatës në aspektin ekonomik.

Sa i përket kategorisë së parë, kamata në shpirtin e njeriut mbjell egoizmin dhe mosdurimin ndaj tjetrit. Kamatëmarrësi nuk sheh asgjë para vetes përpos interesit të tij personal, duke lënë tërësisht anash vetëflijmin dhe vetëmohimin. Tek ai zhduket dashuria ndaj individëve dhe ndaj mbarë shoqërisë. Shpirti i tij dëshiron vetëm të kënaqet në kurriz të të tjerëve. Ai që e ha kamatën, shndërrohet në “egërsirë” dhe preokupim i tij bëhet vetëm grumbullimi i pasurisë. Kështu, në shpirtin e tij zhduken kuptimet e mirësisë e të bujarisë, dhe në vend të tyre shfaqen gllabërimi dhe pangopshmëria materiale.

Sa i përket kategorisë së dytë, kamata shkakton armiqësi dhe urrejtje në mes të pjesëtarëve të një shoqërie, duke larguar çdo ndjenjë të dhembsurisë, bashkëpunimit reciprok dhe mirësisë ndaj njëri-tjetrit. Ajo fut zili e përçarje dhe shkatërron vlerat morale e vëllazërore.

Për kategorinë e tretë, mund të themi se kamata pashmangshmërisht i ndan njerëzit në klasa; në klasën e të pasurve, që janë kredhur në mirëqenie, luks dhe jetë të stilit të lartë, duke shfrytëzuar pa mëshirë djersën e tjetërkujt,-dhe në klasën e të mjerëve, të varfërve dhe nevojtarëve, të cilëve u mungojnë edhe gjërat më elementare për një jetë modeste. Njerëzit e kësaj klase, me dashje a pa të, bien viktimë e kësaj padrejtësie duke u shndërruar në robër të vërtetë.

S’ka dyshim se kamata është ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në çrregullimin e kësaj barazpeshe dhe është shkaktare e drejtpërdrejtë e humbjes dhe e degradimit të individëve, popujve dhe shoqërive.”[38]

Në vëllimin e dytë Sabuniu  shtjellon po ashtu tema të rëndësishme e tërheqëse. Pa dyshim, njëra nga ato që zgjon më së tepërmi vëmendjen e lexuesit, është ligjërata e tij tematike e 14 lidhur me “Urtësinë dhe motivet e martesave të Resulullahut s.a.v.s.”, një  temë e konsideruar shpesh si temë tabu edhe në mesin e muslimanëve (shiko fq. 298-338).

Pastaj tema interesante janë edhe “Shpifja ndaj grave të ndershme” (fq. 55-56), “Mbulesa në Islam” (fq. 373-389), “Qëndrimi i Islamit ndaj skulpturave” (fq. 390-421), “Adoptimi i fëmijëve në kohën e injorancës dhe në Islam” (fq. 249-270) etj.

Në fund, të shtojmë edhe këtë se kontributi i Sabuniut në lëmin e Tefsirit ende është i madh dhe i vazhdueshëm, andaj e lusim Allahun e Plotfuqishëm që pena e tij e të kontribuojë edhe më në të mirë të Islamit dhe të muslimanëve.

 

*          *          *

Këto ishin disa nga librat e tefsirit juridik, apo librave të tefsirit që kryesisht trajtojnë ajetet dispozita duke veçuar këtu tefsirin e Kurtubiut, i cili është një tefsir më i vëllimshëm nga të gjithë tefsiret e tjera juridike, i cili pos shtjellimit të çështjeve juridike, është një tefsir i gjithanshëm, duke i komentuar të gjitha suret e Kur’anit edhe nga aspekte të tjera, e jo vetëm juridike.

Në këtë temë, nuk e pamë të udhës të ndalemi në shqyrtimin e tefsireve juridike të “Imaminjve ithna asherije”, meqenëse dihet se në to mund të hasësh vetëm sqarime të papranueshme të dispozitave kuranore, ashtu siç u konvenon parimeve të këtyre fraksioneve. Fatmirësisht, shumica prej këtyre tefsireve juridike të fraksioneve islame sot e kësaj dite kanë ngelur vetëm dorëshkrime dhe ruhen nëpër bibliotekat islame.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

[1]Dr. Muhammed Husejn Edh-Dhehebi “Et-Tefsir vel mufessirun”, vëll. II.fq. 414, Kajro 1985; Mennaul Kattan, “Mebahith fi Ulumil Kur’an”, fq. 387, Kajro 1995

[2] Po aty, fq. 415

[3] Po aty, fq. 416

[4] “Mebahith fi Ulumil Kur’an”, fq. 388

[5] Hafidh Shemsuddin ed Davudij, “Tabekatul mufessirine”, vëll. I, fq. 55, Kajro 1994

[6] “Mebahith fi Ulumil Kur’an” fq. 388;  “Et-Tefsir vel mufessirun”, vël.II. fq. 421.

[7] El Xhessas, “Ahkamul Kur’an” vëll. I, fq. 5-28, Bejrut 1985

[8] Po aty, vëll. I. fq. 279-301.

[9] Po aty, vëll. II. fq. 356-359

[10] Po aty, vëll. III. Fq. 58

[11]  Po aty, vëll.I, fq. 50-72, (kapitulli mbi sihrin).

[12]  Po aty, vëll. IV, fq. 169-170

[13]  “Et-Tefsir vel mufessirune” vëll. II. Fq. 426

[14] El Imam Shemsuddin Muhammed bin Ahmed Uthman edh-Dhehebi “Sijeru a’ëlamu en-nubela” , vëll. XIX, fq. 350-352, Bejrut, 1993.

[15] Ilkija el Herrasi “Ahkamul Kur’an” vëll. I. fq. 2; Shih edhe “Et-Tefsir vel mufessirun”, vëll. II, fq. 426

[16]  Po aty, vëll.I, fq. 313; Shih edhe “Et-Tefsir vel mufessirun”, vëll.II, fq. 428

[17] “Et-Tefsir vel mufessirun”, vëll. II, fq. 429

[18] “Tabekatul mufessirin”, vëll. II, fq. 162-164

[19]  Po aty, fq. 165

[20] Ibnul Arebi, “El Avasimi minel kavasimi”, fq. 7-28, Kajro 1991

[21] Po aty fq. 13

[22] “Tabekatul mufessirin”, vëll. II. Fq. 165-166

[23] “Sijeru a’ëlamu en-nubela”, vëll. XX, fq. 197-204.

[24]  Ibnul Arebi, “Ahkamul Kur’an”, vëll. II. fq. 131; krahaso “Et-Tefsir vel mufessirun”, vëll. II, fq. 435

[25]  Po aty, vëll. I, fq. 40; Krahaso “Et-Tefsir vel mufessirun”, vëll. II, fq. 435.

[26] “Mebahith fi Ulumil Kur’an”, fq. 390

[27] “Et-Tefsir vel mufessirun”, vëll. II, fq. 437.

[28]  Hafidh Shemsuddin ed-Davudi “Tabekatu-l-mufesirin”, vëll. II, fq. 65.

[29] “Ed Dibaxhul Mudhehheb”, fq. 317, - fusnotë e cituar nga “Tabekatul mufessirin” vëll. II, fq. 66

[30]  Kurtubiu, vëll. I. fq. 2-3, “Et-Tefsir vel mufessirune”, vëll. II fq 445

[31] Dr. Muhammed Husejn edh-Dhehebi, “Et tefsir vel mufessirune”, vëll II, fq. 446, Kajro 1985; Tefsiri i Kurtubiut, vëll. I, fq. 303.

[32]  Po aty, vëll. II. Fq. 312

[33]  “Et-tefsir vel mufessirune”, vëll. II, fq. 447

[34]  Muhammed Ali Sajsi, “Tefsir ajatil ahkam” vëll. I, fq. 4, Bejrut-Damask 1996

[35]  Po aty, vëll. I, fq. 40

[36] Muhammed Ali Sabuni “Revaiul bejan…”, vëll. I, fq. 6, botuar në Kajro nga “Daru es Sabuni”, 1986.

[37] Po aty vëll. I, fq. 12, (nga parathënia autoriale).

[38] Po aty, vëll. I, fq. 395-396.

Kryesia e BIRK - ut

Bislame.net

Dituria Islame

Tanzil.net

Online

Kemi 8 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kalendari

الخميس 29 ربيع الأوّل 1446
E enjte Rabbi al-Awwal 29 1446
E enjte Tetor 03 2024

Koloset e tefsirit

IMAGE Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h)
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h) dhe tefsiri i tij  “RUHUL MEANI FI TEFSIRIL KUR’ANI-L ADHIM VE-S-SEB’IL METHANI”    ... Read More...
IMAGE Muhammed Reshid Rida
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Muhammed Reshid Rida dhe tefsiri i tij TEFSIRUL KUR’ANIL HAKIM i njohur si “TEFSIRU-L-MENAR”   Muhammed Reshid Ridaja i takon plejadës së... Read More...
IMAGE Kadi el Bejdaviu
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Kadi el Bejdaviu dhe tefsiri i tij “ENVARU-T-TENZILI VE ESRARU-T-TE'VILI”   Biografia e tij Emri i tij i plotë është Abdullah ibn Umer ibn... Read More...

Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011