bodrum escort bayanizmir escorthttps://diaafootball.com/www.dennistx.comgaslampdm.comCanlı Casino Siteleri - Sahabet, Casino ve Sahabet Girişwww.apvolleyball.comankara escortkadıköy escortpendik escortbostancı escortgaziantep escortgaziantep escortankara bayan escortataşehir escortfeelingbet casinoMrXbet casinoGoodman casinoAzur casinoMebbistrendyol indirim koduCasibomAvcılar Escortslot siteleri https://en-iyi-10-slot-siteleri.comstarzbet adamsah.netcasibomtipobet7slotsgrandbettingtruvabetbahiscasinotarafbetbahiscommariobetbetistmarkajbetbetinematadornetcasibombelugabahisbetebet1xbetasyabahiscasinovalediscountcasinoelexbetfavoribahisbahiscombahiscombelugabahisbelugabahisbetistbetistceltabetceltabetklasbahisklasbahismariobetmariobetrestbetrestbettarafbettarafbettipobettipobetcasibomcasibomcasibomcasibomstarzbetsahnebetlimanbetredwinmatadorbetmatadorbetbetkombetkomcasibomcasibomcasibomcasibom7slotsbahigobahis1000bahisalbaymavibaywinbetexperbetkanyonbetkolikbetkombetlikebetmatikbetnisbetonredbetorspinbetparkbetperbetroadbetsatbettiltbetturkeybetvole24wincratosslotelitbahisfavorisenfunbahisgorabethilbetikimisliimajbetintobetjasminbetjetbahiskralbetligobetlordbahismarsbahismeritkingmilanobetmobilbahismostbetmrbahisneyinenoktabetnorabahisoleybetonbahisonwinorisbetparmabetperabetpiabetpinuppokerbetapusulabetredwinrexbetromabetsahabetsavoybettingbetkombahis siteleriblackjack siteleriCasinoBonanzacasino bonanzadeneme bonusurulet sitelerisweet bonanzacasino sitelericasino sitelericasino sitelerisupertotobettulipbettumbetpadisahbetvdcasinovenusbetwinxbet7slotsasyabahisbahis1000bahisalbahsegelbaywinbetebetbetexperbetkolikbetmatikbetonredbetorspinbetroadbettiltbetturkeybetvolecasibomcratosslotdumanbetelitbahisextrabetfunbahisgorabetgrandpashabethilbetimajbetjasminbetkalebetkralbetlimanbetmaltcasinomarkajbetmatbetmilanobetmobilbahismostbetgirisneyinenorabahisonwinpalacebetparmabetperabetpokerbetaredwinrexbetrokubetsahabetsavoybettingtarafbettruvabettumbetxslotartemisbitbaymavibetebetbetkolikbetkombetperbettiltceltabetimajbetklasbahisligobetlimanbetmariobetmatbetneyinesahabetbodrum escortbetpasrestbetklasbahisbetebetbelugabahistarafbetbetkombetistmarkajbetparibahisbetinegobahisbettiltbetnisbetsatbetorspinligobetbetkanyonbaywinrokubetcratosslotgorabetelexbetfunbahisartemisbetbetparkbetmatikoleybetbetlikekralbetperabetlimanbetsavoybettingintobetdiscount casinobahsegelmostbetbetroadjasminbethilbetvenüsbetasyabahisredwinbetkolikdinamobetmilanobetelitbahisorisbetpusulabetaresbetpolobetdumanbetmatbetpalacebetmrbahistulipbetnorabahismilosbetbetvoleonbahisbetexperbetperbahigopokerbetalordbahiscasinovalebetonredbahis1000baymaviakcebetnoktabetneyinefavorisenbetgitbetcupstarzbethiltonbetsetrabetmelbetbetnanokazandrapokerklasmaltcasinoeskişehir halı yıkamaistanbul escort bayanmarsbahisbodrum escort bayanizmir escorthttps://diaafootball.com/www.dennistx.comgaslampdm.comCanlı Casino Siteleri - Sahabet, Casino ve Sahabet Girişwww.apvolleyball.comankara escortkadıköy escortpendik escortbostancı escortgaziantep escortgaziantep escortankara bayan escortataşehir escortfeelingbet casinoMrXbet casinoGoodman casinoAzur casinoMebbistrendyol indirim koduCasibomAvcılar Escortslot siteleri https://en-iyi-10-slot-siteleri.comstarzbet adamsah.netcasibomtipobet7slotsgrandbettingtruvabetbahiscasinotarafbetbahiscommariobetbetistmarkajbetbetinematadornetcasibombelugabahisbetebet1xbetasyabahiscasinovalediscountcasinoelexbetfavoribahisbahiscombahiscombelugabahisbelugabahisbetistbetistceltabetceltabetklasbahisklasbahismariobetmariobetrestbetrestbettarafbettarafbettipobettipobetcasibomcasibomcasibomcasibomstarzbetsahnebetlimanbetredwinmatadorbetmatadorbetbetkombetkomcasibomcasibomcasibomcasibom7slotsbahigobahis1000bahisalbaymavibaywinbetexperbetkanyonbetkolikbetkombetlikebetmatikbetnisbetonredbetorspinbetparkbetperbetroadbetsatbettiltbetturkeybetvole24wincratosslotelitbahisfavorisenfunbahisgorabethilbetikimisliimajbetintobetjasminbetjetbahiskralbetligobetlordbahismarsbahismeritkingmilanobetmobilbahismostbetmrbahisneyinenoktabetnorabahisoleybetonbahisonwinorisbetparmabetperabetpiabetpinuppokerbetapusulabetredwinrexbetromabetsahabetsavoybettingbetkombahis siteleriblackjack siteleriCasinoBonanzacasino bonanzadeneme bonusurulet sitelerisweet bonanzacasino sitelericasino sitelericasino sitelerisupertotobettulipbettumbetpadisahbetvdcasinovenusbetwinxbet7slotsasyabahisbahis1000bahisalbahsegelbaywinbetebetbetexperbetkolikbetmatikbetonredbetorspinbetroadbettiltbetturkeybetvolecasibomcratosslotdumanbetelitbahisextrabetfunbahisgorabetgrandpashabethilbetimajbetjasminbetkalebetkralbetlimanbetmaltcasinomarkajbetmatbetmilanobetmobilbahismostbetgirisneyinenorabahisonwinpalacebetparmabetperabetpokerbetaredwinrexbetrokubetsahabetsavoybettingtarafbettruvabettumbetxslotartemisbitbaymavibetebetbetkolikbetkombetperbettiltceltabetimajbetklasbahisligobetlimanbetmariobetmatbetneyinesahabetbodrum escortbetpasrestbetklasbahisbetebetbelugabahistarafbetbetkombetistmarkajbetparibahisbetinegobahisbettiltbetnisbetsatbetorspinligobetbetkanyonbaywinrokubetcratosslotgorabetelexbetfunbahisartemisbetbetparkbetmatikoleybetbetlikekralbetperabetlimanbetsavoybettingintobetdiscount casinobahsegelmostbetbetroadjasminbethilbetvenüsbetasyabahisredwinbetkolikdinamobetmilanobetelitbahisorisbetpusulabetaresbetpolobetdumanbetmatbetpalacebetmrbahistulipbetnorabahismilosbetbetvoleonbahisbetexperbetperbahigopokerbetalordbahiscasinovalebetonredbahis1000baymaviakcebetnoktabetneyinefavorisenbetgitbetcupstarzbethiltonbetsetrabetmelbetbetnanokazandrapokerklasmaltcasinoeskişehir halı yıkamaistanbul escort bayanmarsbahis Kadi el Bejdaviu

Koloset e tefsirit

Kadi el Bejdaviu

Kadi el Bejdaviu

dhe tefsiri i tij

“ENVARU-T-TENZILI VE ESRARU-T-TE'VILI”

 

Biografia e tij

Emri i tij i plotë është Abdullah ibn Umer ibn Muhamed ibn Ali ebu Seid Ebul Hajr Nasiru-d-din el Bejdavi esh-Shirazi. U lind në El-Bejda’ë në afërsi të Shirazit, në Iranin e sotëm, por nuk ka të dhëna të sakta për vitin e lindjes së tij.

Rrjedh nga një familje me tradita islame, familje e cila gjeneratë pas gjenerate kishte nxjerrë nga gjiri i saj dijetarë të nderuar. Ky ambient familjar bëri që Bejdaviu, mësimet e para t’i merrte mu prej babait të tij, i cili po ashtu kishte një diapazon të gjerë të dijes në shkencat islame.

Babai i tij për vite me radhë kishte kryer detyrën e kadiut-gjykatësit në provincës Fars me seli në Shiraz, kështu, që pas vdekjes së tij më 673 h., këtë detyrë të re do ta merrte Bejdaviu, të cilën do ta kryente me plot përgjegjësi. Nga kjo kohë mori edhe ofiqin “Kadi”-“Gjykatës”, me të cilin njihet më së shpeshti në qarqet shkencore. Pas disa viteve të qëndrimit të tij në Shiraz, u shpërngul në Tibriz ku e gjeti vdekja, në vitin 685/1286. Ibn Subkij për datë të vdekjes së tij merr vitin 691 h.[1]

Bejdaviu qysh në rininë e tij të hershme dha shenja të një pjekurie, dhe bëri me dije se ky djalosh do të bëhej një dijetar me nam. U shqua në shumë disiplina fetare, sidomos në fikh, tefsir, hadith, usuli fikh, ilmul kelam, gramatikë, histori dhe logjikë. Mu për këtë arsye edhe në të gjallë të tij e quajtën “Al-lame”- “Dijetar i gjithanshëm”. Më vonë mori ofiqin “Nasiru-d-din”-“Ndihmëtar i fesë”.

Në provincën ku jetonte Bejdaviu, jetonin më shumë suninj që u takonin drejtimeve juridike të shafiinjve dhe hanefinjve, por kishte një pjesë edhe të shiinjve, me të cilët ishte vazhdimisht në konflikt ideologjik. Prandaj nuk është fare e çuditshme që Bejdaviu kritikonte ashpër qëndrimet e shiinjve si dhe ato të mu’teziles.

Në fikh i takonte drejtimit juridik të shafiinjve, kurse në aspektin e akaidit mbronte parimet esh’arite të Ehli Synetit.

Dijetarët anekënd Botës Islame kanë folur fjalë miradije për dijen dhe devotshmërinë e Bejdaviut. Dijetari Subkiu për të thotë: “Ai ishte një dijetar i madh islam, jashtëzakonisht i mprehtë, i sinqertë dhe shumë i devotshëm.”

Ibn Kadi Shehbe për të ka thënë: “Ai është autor i shumë veprave, ishte njëri ndër dijetarët më të shquar dhe më autoritativë të Azarbejxhanit.”, ndërsa Ibn Hubejb, lidhur me veprat e tij, thotë: “Të gjithë dijetarët islamë shprehin konsiderata të larta për veprat e tij. Edhe po të mos kishte shkruar më asnjë vepër tjetër përveç “Minhaxhit” do t’i mjaftonte!”

Kur flasin për aftësitë intelektuale të Bejdaviut, dijetarët cekin gjithnjë një ngjarje që kishte rastisur të ndodhte mu në Tibriz, ditën kur Bejdaviu kishte shkelur në atë qytet. Një prej fisnikëve të Tibrizit kishte organizuar një ndenjje me dijetarë të shumtë. Bejdaviu u ndodh rastësisht në atë mexhlis, diku nga fundi i sallës. Ndërkohë një prej dijetarëve që hiqej si më i dituri, u kishte drejtuar të pranishmëve një pyetje të vështirë, që vetëm ta analizonin, i bindur plotësisht se asnjëri prej të pranishmëve nuk do të mund të jepte përgjigjen e duhur.

Dhe, kur vërtet asnjë prej dijetarëve të pranishëm nuk arriti t’i përgjigjej asaj pyetjeje, nga fundi i sallës u ngrit Bejdaviu, i cili tha se ishte i gatshëm t’i përgjigjej asaj pyetjeje. Dijetari që kishte parashtruar pyetjen, deshi ta nënçmonte Bejdaviun, të cilin në atë qytet nuk e njihte askush, duke i thënë nëse së pari e kishte kuptuar pyetjen, për se Bejdaviu iu përgjigj: “A dëshironi t’jua përsëris pyetjen tuaj fjalë për fjalë, apo vetëm sipas kuptimit?” Atëherë dijetari u step dhe i tha: “Thuaje fjalë për fjalë.” Dhe Bejdaviu e përsëriti atë të tërën dhe iu përgjigj në mënyrë të përpiktë madje duke i bërë me dije atij dijetari se në parashtrimin e asaj pyetjeje kishte disa mangësi. Pastaj Bejdaviu i parashtroi atij një pyetje së cilës ai nuk arriti t’i përgjigjej. Fisniku që kishte organizuar ndenjjen kur pa epërsinë e Bejdaviut ndaj dijetarit, e ngriti Bejdaviun nga vendi ku ishte, e nderoi dhe i bëri me dije se ishte i gatshëm t’i ofronte ndihmë për motivin pse kishte ardhur në Tibriz. Që prej asaj dite emri i Bejdaviut mori dhenë…”[2]

 

Veprat e Bejdaviut

Bejdaviu ishte një dijetar i gjithanshëm, prandaj ishte e natyrshme që pas vetes të linte shumë vepra të mëdha e të çmueshme, të cilat sot e kësaj dite botohen dhe ribotohen vazhdimisht, dhe shërbejnë si literaturë bazë në shumë fakultete e institucione të larta islame kudo në botë.

Bejdaviu, kryesisht veprat e tij i shkroi në gjuhën arabe, kurse në gjuhën e tij amtare-persisht shkroi vetëm një vepër historike.

Ndër veprat e tij më kryesore mund të veçojmë:

“Envarut-tenzili ve esrarut-te'vili” – tefsiri i tij i mirënjohur, për të cilin do të bëjmë fjalë më gjerësisht.

“El-Minhaxhu” – është një vepër shumë e çmuar në shkencën e Usuli-fikhut. Kësaj vepre të tij shumë prej dijetarëve i kanë bërë komentime të gjera.

“El-Gajetul-kusva fi dirajetil-fetva” – vepër e shkruar në shkencën e Fikhut, sipas parimeve të shkollës juridike shafiite.

“Sherhul-Muntehab” – vepër në Usuli fikh.

“Sherhul Kafije” – vepër në shkencën e logjikës.

“Sherhul Metali’u” – vepër në shkencën e logjikës.

“Et-Tavali'ë” – vepër në shkencën e Ilmul Kelamit.

“Lubbu-l-lubab fi 'ilmil-i'rab” – vepër në shkencat e gjuhës dhe gramatikës arabe.

“Risale fi mevdu'atil-ulumi ve te'arifiha” – kjo vepër gjendet ende dorëshkrim.

“Nidhamut-Tevarih” – vepër në shkencën e historisë (e shkruar në gjuhën perse).

“Muntehel-Muna” – vepër ende dorëshkrim.

“Sherhut-Tenbih”

“Sherhul-Mahsul” – koment i veprës së Rraziut.

“Mirsadul-efham fi mebadi'il-ahkam”, etj.[3]

 

Tefsiri i Kadi El Bejdaviut

“ENVARU-T-TENZILI VE ESRARU-T-TE'VILI”

Vepra më e madhe e Bejdaviut, pa dyshim konsiderohet tefsiri i mirënjohur “Envaru-t-tenzili ve esraru-t-te’vili” – “Dritat e Shpalljes (zbritjes) dhe të fshehtat e komentimit”, e cila deri në ditët e sotme ka pasur disa qindra botime, dhe konsiderohet ndër tefsiret më të njohura me metodën e komentimit racional, pas tefsirit të Rraziut. Është botuar në formate të ndryshme të shtypit. Në të kaluarën është botuar në një vëllim të madh, më pastaj në dy vëllime, kurse në botimet e reja zakonisht botohet në pesë vëllime mesatare, sikur ky që kemi marrë në shqyrtim, i botuar në vitin 1996 nga “Darul fikri” në Bejrut, kurse komentet që i janë bërë këtij tefsiri, janë të botuara diku në 8 vëllime, si ai i Shejh Zades, i botuar në vitin 1303 h. në Stamboll (Konstaninopojë), diku edhe në 10 vëllime mesatare.

Është me rëndësi të theksohet se tefsiri i Bejdaviut, qoftë origjinali, qoftë komentimet e tij si ai i Shejh Zades, kanë qenë vepra të pashmangshme në bibliotekat e shumicës së hoxhallarëve të trojeve shqiptare, sidomos në Kosovë.

 

Vlerësimet e dijetarëve për tefsirin e Kadi Bejdaviut

Dijetari i madh Xhelaluddin es Sujutiu këtij tefsiri i ka bërë një komentim të shkëlqyeshëm, të cilin e ka quajtur “Nevahidul-ebkar ve shevahidul-efkar”, ku, përveç tjerash, thotë: “Kadi Nasiruddin el-Bejdaviu në mënyrë të mahnitshme ka bërë versionin e shkurtuar të “Kesh-shafit” të Zemahsheriut, duke përfshirë në të të gjitha ato që i konsideronte si të vlefshme, dhe duke lënë qëndrimet e dyshimta që kishin të bënin me parimet e Mu’teziles. Në këtë mënyrë, duke bërë një punë kaq të madhe, ai nxori në dritë një vepër e cila shkëlqeu me shkëlqimin e arit të pastër dhe e cila u shfaq para masës sikur dielli kur shfaqet dhe është i dukshëm në një ditë të kthjellët. Për këtë punë kaq madhore i shprehën ndjenja miradije të gjithë ata që ishin të etshëm për dituri, në veçanti dijetarët që morën mësim se si i duhet qasur punës në hulumtimin e thesarit islam…” [4]

Mustafa ibn Abdil-lah, autori i veprës së mirënjohur “Keshfu-dh-Dhunun” për tefsirin e Bejdaviut, ndër të tjera, thotë: “Tefsiri i tij është një vepër jashtëzakonisht e vlefshme, për të cilën nuk ka nevojë të flasim shumë fjalë. Ai në këtë tefsir - prej “Kesh-shafit” në version të shkurtuar mori gjërat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjuhën arabe dhe stilin e lartë gjuhësor; prej tefsirit të Rraziut mori atë më të rëndësishmet që kishin të bënin me Ilmul Kelamin dhe filozofinë, kurse nga tefsiri i Ragib Isfihanit mori ato elemente që kishin të bënin me nxjerrjen e porosive dhe mësimeve, me mendimet e thella dhe aludimet e shkëlqyeshme… Vërtet, i Madhi Allah kishte përcaktuar që kjo vepër e Bejdaviut të pritej shumë mirë nga shumica e dijetarëve të shquar, të cilët i kushtuan kësaj vepre një interesim të jashtëzakonshëm, të cilët madje filluan t’i bënin edhe komente të shumta. Disa i bënë komentimin e një sureje, disa të disa xhuzeve, kurse ca të tjerë komentimin në tërësi”.[5]

Numri i komenteve të tefsirit të Bejdaviut ka kaluar mbi 40, por si më të rëndësishmet mund të numërojmë tri komentimet më të njohura që janë: Komentimi i Kadi Shejh Zades, ai i Shihab el-Hafaxhit dhe ai i Kuneviut.[6]

Muhammed Abduladhim ez-Zerkani për këtë tefsir thotë: “Tefsiri i Bejdaviut është një vepër madhështore dhe e përpiktë. Në këtë tefsir ai ka tubuar tefsirin tradicional dhe atë racional, duke iu përmbajtur me kujdes edhe rregullave të gjuhës arabe. Në këtë tefsir, Bejdaviu i ka përkrahur fuqishëm mendimet dhe qëndrimet e Ehli-Synetit…”[7]

Në fund vlen të përmendet edhe konstatimi dhe vlerësimi i tefsirologut bashkëkohor Dr. Muhammed Husejn Edh-Dhehebiut, i cili vlerësimin për tefsirin e Bejdaviut e përfundon me fjalët: “Kjo vepër hyn në radhën e tefsireve më të mëdha dhe më komplete. Si literaturë bazë është e pashmangshme për secilin që dëshiron t’i kuptojë fjalët e Allahut të Madhërishëm, dhe që dëshiron t’i zbulojë fshehtësitë që bartin me vete këto fjalë hyjnore”[8]

 

Metoda e komentimit që ndoqi Bejdaviu në tefsirin e tij

Bejdaviu në hyrjen (parathënien) e tij të këtij tefsiri, pasi falënderon Allahun e Madhërishëm dhe dërgon salavate mbi të Dërguarin e Tij, flet mbi vlerën e madhe të tefsirit si shkencë, duke thënë se ajo është një prej diturive-shkencave më të dobishme.[9] Pastaj konstaton se me komentimin e Librit të Allahut mund të merret vetëm ai që ka njohuri të thella në të gjitha shkencat e nevojshme islame, të cilat doemos duhet t’i dijë kushdo që dëshiron ta komentojë Kur’anin sipas metodës racionaliste.

Në këtë parathënie, Bejdaviu tregon se, para se të fillonte këtë tefsir (komentim), i kishte falur dy rekate namaz të “istihares” dhe pastaj kishte vendosur t’i hynte kësaj pune të madhe. Ai, ndër të tjera, për këtë tefsir thotë: “Ky tefsir do të përmbajë fjalët më të zgjedhura, të cilat kanë arritur deri tek unë nga ashabët më të njohur, pastaj nga tabiinjtë më të dijshëm dhe nga dijetarët e devotshëm para meje.

Në këtë tefsir do të radhiten po ashtu konkluzione (porosi) të shkëlqyeshme, në të cilat kemi arritur unë dhe dijetarët para meje”.[10]

Ndërsa në fund të këtij tefsiri, pasi kishte përfunduar punën e tij të frytshme, e shohim të thotë: ”Kjo vepër përmban porosi të rralla të njerëzve më mendjendritur të këtij Ymeti në lidhje me komentimet rreth Kur’anit, sqarimin e termave të vështirë me një stil përmbajtësor dhe konciz, i cili nuk del nga drejtimi i duhur dhe i kërkuar”.[11]

Dhe, Bejdaviu, vërtet ia kishte dalë mbanë që ta mbante fjalën e dhënë, sepse ky tefsir vërtet është i një stili të lartë, me pak fjalë shprehte domethënie të shumta. Mu për këtë arsye edhe i janë bërë komentime të shumta.

Tefsiri i Bejdaviut llogaritet ndër tefsiret racionale, të lejuara-të pëlqyeshme, për arsye se në këtë vepër ka qasje dhe karakteristika mjaft pozitive. Kjo gjë i ka shtyrë shumë dijetarë të merren me studimin e tij edhe sot e kësaj dite. Siç theksuam më lart tefsiri i Bejdaviut ka qenë shumë i përhapur edhe në trevat shqiptare, dhe hoxhallarët tanë të mëhershëm e kanë pasur si një nga literaturat bazë.

Ajo që e bën këtë tefsir të dashur dhe të mirëpritur për dijetarët, është se gjatë komentimit të shumë ajeteve kuranore, ai ka marrë si argument edhe ajete të tjera (komentimi i Kur’anit me Kur’an) si dhe shumë hadithe autentike, dhe kjo ka bërë që edhe tradicionalistët të kenë mendime pozitive rreth këtij tefsiri.

Bejdaviu konsiderohet se i ka bërë një shërbim të mrekullueshëm Ehli-Synetit në shumë raste, duke i sulmuar parimet e mu’teziles në lidhje me disa çështje të shtruara prej tyre, me të cilat ishin në kundërshtim me Ehli-Synetin.

 

Qëndrimi i tij ndaj Mu’teziles

Bejdaviu edhe pse përdori në një masë të konsiderueshme tefsirin e Zemahsheriut, në shumë vende i kundërshtoi mendimet e tij dhe të Mu’teziles, duke i hedhur poshtë si të pabaza. Kështu shohim se kur është fjala për nocionet “Ihbat dhe Tekfir”, ai sulmon ashpër qëndrimin e ngurtë të Zemahsheriut, i cili në lidhje me “ihbatin” dhe “tekfirin” thotë se veprat e mira do të shkatërrohen me kryerjen e mëkateve të mëdha dhe me kufër, se Allahu është i obliguar që ta falë njeriun në rast se ky ndalet dhe largohet nga kryerja e mëkateve të mëdha etj. Bejdaviu, pasi paraqet tezat e Zemahsheriut në lidhje me “ihbatin dhe tekfirin”, thotë se koncepti i “Ihbatit” mund të vlejë vetëm për njeriun i cili më nuk është musliman (d.m.th. ka dalë nga Islami dhe është bërë murted-renegat), ndërsa për “tekfirin” thotë se nuk është obligative-e detyrueshme për Allahun që ta falë atë që pushon së kryeri vepra të këqija që konsiderohen mëkate të mëdha, sepse falja varet kryesisht nga Vullneti i Allahut.[12] Këto komente shohim tek i bën gjatë komentimeve që i bën ajetit 31 të kaptinës En-Nisa’ë

إِنْ تَجْتَنِبُوا كَبَائِرَ مَا تُنْهَوْنَ عَنْهُ نُكَفِّرْ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَنُدْخِلْكُمْ مُدْخَلًا كَرِيمًا

“Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndaluara, ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.”

 

Ndikimi i mendimeve të Rraziut në tefsirin e Bejdaviut

Shihet qartë se Bejdaviu në tefsirin e tij ka shfrytëzuar edhe Tefsirin e Rraziut, sepse, kur flet rreth ajeteve që kanë të bëjnë me gjithësinë dhe planetët, ai sjell disa komente, nga të cilat mund të konkludohet se janë ndikime të drejtpërdrejta nga mendimet e Rraziut. Një rast të tillë kemi kur komenton kuptimin e fjalës “Shihab” në ajetin 10 të sures “Es-Safat”

إِلَّا مَنْ خَطِفَ الْخَطْفَةَ فَأَتْبَعَهُ شِهَابٌ ثَاقِبٌ

“...Po atë e ndjek ylli që e djeg”

kur thotë: “Fjala “Shihab” është diçka që neve na duket sikur të jetë shkëputur ndonjë pjesë prej ndonjë planeti. Dikush ka thënë se “shihab” mund të jetë lloj avulli që ngrihet deri në sferat qiellore dhe pastaj ndizet, por kjo është vetëm një supozim. Megjithatë, mund të themi se çdo shkëndijë e zjarrtë që ndodh në shtresat e larta qiellore, ajo për banorët e tokës është ndriçues, dhe stoli e qiellit…”[13]

Përveç këtij tefsiri “Mefatihul Gajbi” të Fahrudin Rraziut dhe “Kesh-shafit” të Zemahsheriut, mund të vërehet se Bejdaviu në një masë më të vogël ka shfrytëzuar edhe një tefsir tjetër, atë të Ragib el Isfihaniut, por megjithatë mund të themi se Bejdaviu, megjithëkëtë mbetet origjinal, sepse, krahas mendimeve të tyre, në fund sjell edhe mendimin e vet personal, në të cilin ka arritur në bazë të ixhtihadit të tij personal.

 

Interesimi i tij për analizën gjuhësore të fjalëve

Bejdaviu në tefsirin e tij nganjëherë thellohet edhe në analizën gjuhësore të fjalëve të caktuara, por gjithnjë me një maturi dhe pa ndonjë stërzgjatim të theksuar.

 

Animi i tij nga medhhebi juridik i shafiinjve rreth ajeteve dispozita

Në anën tjetër, kur vjen në komentimin e disa ajeteve dispozita, vërehet një anim nga medhhebi shafii, shkollës juridike të të cilit i takonte, por fatmirësisht pa hyrë në debate dhe zgjatje të tepruara.

Një shembull të tillë kemi kur komenton ajetin 228 të kaptinës El-Bekare:

وَالْمُطَلَّقَاتُ يَتَرَبَّëنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلَاثَةَ قُرُوءٍ

“E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tri menstruacione (tri cikle-pastrime mujore)...”

ku ai sjell mendimet e dy dijetarëve Shafiut dhe Hanefiut rreth kohës së pritjes së asaj që është shkurorëzuar, dhe në fund jep vlerësimin e tij se mendimi i Shafiut në këtë rast megjithatë është më i drejtë, kurse i Hanefiut është i gabuar.[14]

 

Njohuritë e tij rreth Ilmul Kelamit-Akaidit

Duke marrë parasysh faktin se Bejdaviu ishte dijetar i madh i Ehli Synetit, ai në shumë vende gjatë komentimit të ajeteve të ndryshme akaidologjike, sjell qëndrimet e Ehli Synetit dhe të ndonjë sekti a fraksioni, duke argumentuar bindshëm se qëndrimet e Ehli Synetit janë të drejta dhe të qëndrueshme.

Kështu shohim qëndrimin e tij dinjitoz në mbrojtjen e parimeve të Ehli Synetit gjatë komentimit të ajeteve 1-4 të kaptinës El-Bekare:

ال. ذَلِكَ الْكِتَابُ لَا رَيْبَ فِيهِ هُدًى لِلْمُتَّقِينَ. الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ وَيُقِيمُونَ الëلَاةَ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَ. وَالَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ وَمَا أُنْزِلَ مِنْ قَبْلِكَ وَبِالْآخِرَةِ هُمْ يُوقِنُونَ.

“Elif, Lam, Mim. Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim (sepse është prej Allahut), është udhëzues për ata që janë të devotshëm. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zekat, sadaka etj.) Dhe ata që besojnë në atë që t’u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme) botën tjetër (Ahiretin).”,

ai shpjegon esencën e imanit (besimit) dhe të nifakut (hipokrizisë), sipas Ehli Synetit, mu’teziles dhe havarixhëve, dhe në fund, pasi analizon mirë qëndrimet e tyre, thotë se qëndrimi i Ehli Synetit është më i pranueshmi dhe më i qëndrueshmi, kurse dy mendimet e tjera i hedh poshtë si të pabaza, duke konkluduar: “Në lidhje me esencën e imanit mendimet ndryshojnë, por sigurisht mendimi më i shëndoshë dhe më i plotë është i Ehli Synetit, që imani përfshin tri komponente: Bindjen me zemër, shqiptimin me gjuhë dhe vërtetimin  praktik me vepra”.[15]

 

Qëndrimi i tij ndaj israiliateve

Një karakteristikë tjetër pozitive e tefsirit të Bejdaviut, është se në të përmenden shumë pak israiliatet, rrëfimet me motive hebraike dhe të krishtera. Është i njohur fakti se shumë mufesirë nuk mundën t’i rezistonin futjes së israiliateve nëpër tefsiret e tyre, madje nganjëherë edhe pa kontroll, por tek Bejdaviu fatmirësisht hasim të kundërtën. Ai, edhe pse shumë rrallë, përmend diku-diku ndonjë rrëfim të tillë, fillon me fjalët: “është thënë…” ose: “është përcjellë”, ose “kanë thënë…”, me se jep shenjë se duhet pasur kujdes ndaj këtyre rrëfimeve, të cilat nuk kanë bazë në ajetet kuranore dhe as në hadithet e Resulullahut s.a.v.s. Një rast të tillë e kemi kur përmend një tregim mbi mbretëreshën Belkize gjatë komentimit të ajetit 22 të kaptinës En-Neml:

فَمَكَثَ غَيْرَ بَعِيدٍ فَقَالَ أَحَطتُ بِمَا لَمْ تُحِطْ بِهِ وَجِئْتُكَ مِنْ سَبَإٍ بِنَبَإٍ يَقِينٍ

“Ajo (pupëza) nuk e zgjati shumë e tha: Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei (mbretëria e Sabës) me një lajm të sigurt”

kur përmend disa detaje të dialogut të pupëzës me Sulejmanin a.s. kur pupëza i tregon, ndër të tjera se si kishte zbuluar një mbretëri të largët të Sabës, se ata e adhuronin Diellin në vend të Allahut etj.. Ç’është me rëndësi, në këtë rast Bejdaviu këtë tregim e fillon me fjalët “Është përcjellë…”, gjë që lë të kuptosh se fjala është për një tregim, në të cilin mbase mund të ketë edhe disa detaje të hiperbolizuara, të cilat i kishin sajuar hebrenjtë në lidhje me këtë ngjarje, e cila në fakt jo në detaje, po shkurtimisht është cekur edhe në Kur’anin famëlartë.[16]

 

Disa nga kritikat e pakta të dijetarëve në adresë të Bejdaviut

Ajo për të cilën i bëhen pak fjalë Bejdaviut në formë kritike, janë dy gjëra:

E para, se ai nuk arriti të eliminonte plotësisht mendimet mu’tezilase të Zemahsheriut, të cilat ai i kishte paraqitur në Keshafin e tij , kështu që në raste të caktuara ai edhe i përdor ato. Një rast të tillë e kemi kur komenton ajetin rreth kamatës:

الَّذِينَ يَأْكُلُونَ الرِّبَا لَا يَقُومُونَ إِلَّا كَمَا يَقُومُ الَّذِي يَتَخَبَّطُهُ الشَّيْطَانُ مِنْ الْمَسِّ

“Ata që e marrin kamatën do të ngrihen ashtu siç ngrihet ai që e ka prekur shejtani” (El-Bekare, 275)

Bejdaviu në këtë komentim ndjek vijën e mendimeve mu’tezilase duke pohuar se shejtani mund të ndikojë tek njeriu vetëm nëpërmjet vesveseve e assesi ndryshe, fjala vjen nëpërmjet ndonjë kontakti fizik[17], kurse

E dyta kritikë që shkon në adresë të Bejdaviut, është se ai gjatë përfundimit të komentimit komplet të kaptinës, kur flet për vlerën e akëcilës sure, sjell disa hadithe të trilluara në lidhje me vlerën e sureve. Hadithet e tilla, ose janë të dobëta, ose të trilluara dhe nuk do të ishte e udhës që as ai t’i përdorte. Pra, edhe nga kjo shihet se ai ishte i ndikuar shumë nga Zemahsheriu, i cili hadithet e tilla i ka përdorur me të madhe në “Keshafin” e tij. Sa u përket këtyre haditheve që flasin për vlerën e sureve, shumica prej tyre janë trilluar nga Nuh bin Ebi Merjemi, i cili një gjë të tillë e kishte pranuar vetë botërisht, duke thënë se këtë e kishte bërë me qëllim të mirë, meqë ishte frikësuar se mos njerëzit do ta linin leximin e Kur’anit pasi që atëbotë ishin dhënë së tepërmi pas Fikhut të Ebu Hanifes dhe historisë së Ibn Ishakut.[18]

Në lidhje me këtë Dr. Dhehebiu thotë: “Disa janë munduar ta arsyetojnë këtë veprim të Bejdaviut duke thënë se hadithet e tilla nuk kanë të bëjnë me dispozitat e Sheriatit, por me anë të tyre vetëmse nxitet të mësuarit dhe studimi i Kur’anit dhe hyjnë në kategorinë e “tergib-it”, që nxit për kryerjen e veprave të mira etj., por ne megjithatë nuk e arsyetojmë këtë veprim të Bejdaviut, sepse kjo thjesht nuk përkon me reputacionin e madh të tij prej dijetari, i cili në shkencat islame ka emër dhe nam”.[19]

Allahu e shpërbleftë Kadi el Bejdaviun për kontributin e tij kaq të madh në lartësimin e fjalës së Allahut nëpërmjet këtij tefsiri (komentimi), si dhe nëpërmjet veprave të tjera të mëdha të tij!

 ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

[1] El Hafidh Shemsuddin Ed-Davudi “Tabekatul mufessirin” vëll. I fq. 243, Kajro, 1994.

[2] Po aty, fq. 242.

[3] Po aty, fq. 242; Shih edhe  Dr. Muhammed Husejn Edh-Dhehebi “Et-Tefsir vel mufessirune”, vël I. fq. 282.

[4] Po aty, vëll. I, fq. 286

[5] “Keshfu-dh-dhununi an esami-l-kutubi ve-l- fununi”, vëll. I, fq. 127-128, Bejrut 1992

[6] Dr. Hasen Junus Hasen Abidu, “Dirasat ve mebahith fi tarih et-tefsir ve menahixh el mufessirin”, fq. 128, Kajro 1992.

[7] Muhammed Abduladhim ez-Zerkani “Menahilul irfan fi ulumil Kur’an”, vqll. II, fq. 67, Kajro 1980.

[8] “Et-Tefsir vel mufessirune”, vëll. I, fq. 288.

[9] El-Bejdaviu, “Envaru-tenzili ve esraru-t-te’ëvili”, vëll. I, fq. 10, Bejrut 1996

[10] Po aty, fq 11

[11] Shih “Et-Tefsir vel mufessirune”, vëll I. fq. 286

[12] El-Bejdaviu, “Envaru-tenzili ve esraru-t-te’ëvili”, vëll. I, fq. 199

[13] El-Bejdaviu, “Envaru-tenzili ve esraru-t-te’ëvili”, vëll. V, fq. 6

[14] El-Bejdaviu, “Envaru-tenzili ve esraru-t-te’ëvili”, vëll. I, fq. 240

[15] El-Bejdaviu, “Envaru-tenzili ve esraru-t-te’ëvili”, vëll. I, fq.53-59

[16] El-Bejdaviu, “Envaru-tenzili ve esraru-t-te’ëvili”, vëll. IV, fq.115.

[17] El-Bejdaviu, “Envaru-tenzili ve esraru-t-te’ëvili”, vëll. I, fq.267.

[18] Dr. Xhum’ah Ali Abdulkadir “Zadu-rr-rragibin fi menahixh el mufessirin”, fq. 80.

[19] “Et-Tefsir vel mufessirune”, vëll I, fq. 283.

Kryesia e BIRK - ut

Bislame.net

Dituria Islame

Tanzil.net

Online

Kemi 4 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kalendari

الخميس 9 شوّال 1445
E enjte Shawwal 9 1445
E enjte Prill 18 2024

Koloset e tefsirit

IMAGE Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h)
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h) dhe tefsiri i tij  “RUHUL MEANI FI TEFSIRIL KUR’ANI-L ADHIM VE-S-SEB’IL METHANI”    ... Read More...
IMAGE Muhammed Reshid Rida
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Muhammed Reshid Rida dhe tefsiri i tij TEFSIRUL KUR’ANIL HAKIM i njohur si “TEFSIRU-L-MENAR”   Muhammed Reshid Ridaja i takon plejadës së... Read More...
IMAGE Kadi el Bejdaviu
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Kadi el Bejdaviu dhe tefsiri i tij “ENVARU-T-TENZILI VE ESRARU-T-TE'VILI”   Biografia e tij Emri i tij i plotë është Abdullah ibn Umer ibn... Read More...

Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011