kadıköy escortpendik escortbostancı escortataşehir escortfeelingbet casinoMrXbet casinoGoodman casinoAzur casinotipobet7slotsistanbul escort bayandeneme bonusuistanbul escortdeneme bonusuistanbul escortbeylikdüzü escortbets10 güncel girişcasibomİzmir escortCasibomEscort bayan izmirİzmir escort bayanEscort izmirankara escortGrandpashabetbetwoonspincoGrandpashabetistanbul escortJojobetcasibom girişcasibomholiganbetvaycasinomatadorbetcasibomcasibom girişcasibombettilt girişjojobet girişMatadorbet girişselcuksportsbetcio girişcasibom girişjojobet girişsupertotobet yeni girissupertotobet guncel girisotobet kayitjojobetdeneme bonusu veren sitelercasibom girişcasibom girişbetwooncasibomÇekmeköy Escort - Çekmeköy Escort Bayancasibom casibom giriş betciocasinolevantbettiltultrabetonwinonwin girişgalabetasyabahisasyabahisgoldenbahisnakitbahis güncel girişdumanbet güncel girişbetebet girişkralbet güncel girişbetnanobetparkjojobet güncel girişholiganbet güncel girişcasibom girişcasibom güncel girişjojobet güncel girişcasinomaxi güncel girişmobilbahis güncel girişholiganbet güncel girişholiganbet güncel girişmatadorbet güncel girişmarsbahis giriş güncelonwin güncel girişsahabet güncel girişjojobet güncel girişsekabet güncel girişmatbet güncel girişjojobetjojobetkingroyal güncel girişmeritbet güncel girişsuperbetinvevobahisbetparkbetparkmostbet güncel girişgrandpashabet güncel girişbetparkgalabetjojobetdinamobet güncel girişbetkanyon güncel girişmeritking girişultrabet güncel girişvaycasino güncel girişpusulabet güncel girişpusulabet güncel giriştipobet güncel girişfixbet girişotobet güncel girişbetturkey güncel girişbahiscom güncel girişcasibommadridbet güncel girişparibahisfixbet güncel girişbetturkey güncel girişbetpuancasibomcasibom güncel girişgalabetdumanbetartemisbetcasibomimajbetextrabet girişcasibom girişbaywinimajbet girişselçuksportsmarsbahis girişmarsbahispusulabetbetturkeyonwinmatadorbetjojobetonwincasinolevantcasinolevantcasinolevantmatbetimajbetistanbul escortCasibom güncel girişmatbetCasibom İletişim Mcasibomcanlı casino sitelerigrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetbetwooncasibom güncel girişCasibomcasibombetcio güncel girişmeritbet güncel girişjojobet girişjojobet girişgrandpashabet güncel girişimajbet güncel girişmostbet güncel girişsekabet güncel girişmatadorbet güncel girişmatbet güncel girişimajbet güncel girişmatadorbet güncel girişpusulabetbetinebetineasyabahispusulabetmariobetbetwoonbetparktarafbetmariobetjojobet girişcasibomtempobethiltonbettarafbetmariobetMeritkingCasibom Casino Siteleribağcılar escortcasibomcasibomzlotİmajbetimajbetjojobetcasibomvdcasinosonbahisaras kargo takipcasibomcasibomCasibomjokerbetcasibom girişcasibomsahabetjojobetcasibom girişmarsbahis giriş günceljojobet girişbetpasjustin tvmeriitkingimajbetjojobetmariobet girişkumar sitelericasibom girişcasibom ile kazanCasibom Kampanyalarcanlı bahisdeneme bonusubetwoonparibahiscasibom girişselçuksportscasibom girişcasibom mobil girişcasibom yeni giriş Imam Xhelaluddin Es-Sujuti

Koloset e tefsirit

Imam Xhelaluddin Es-Sujuti

Imam Xhelaluddin Es-Sujuti

(849 h./1445 - 911 h./1505)

dhe tefsiri i tij

“Ed-Durrul menthur fi-t-tefsiri bil me’thur”

 

Biografi e shkurtër

Emri i plotë i Imam Sujutiut është Abdurrahman ibn Ebu Bekr ibn Muhammed ibn Sabikud-din el Hudajri Xhelaluddin Es-Sujuti – Ebul Fadl. U lind në muajin Rexhep të vitit 849 h./1445 e.r. në Kajro. Familja e tij ishte me prejardhje nga qyteti Asjut i Egjiptit, kështu që dijetarët e quajtën me emrin e këtij qyteti, që në një trajtë të shkurtuar shqiptohet edhe Sujut. I pari prej tyre që e quajti me emrin Es-Sujuti, ishte mësuesi i tij Izzuddin Ahmed ibn Ibrahim el Kinani.

Imam Sujutiu ka disa ofiqe, ndër to “Hafidh”, sepse ishte muhaddith i njohur, madje në të gjallë të tij askush nuk mund të krahasohej me të në lëmin e shkencave të hadithit. Ai vetë në një prononcim të tij kishte thënë se dinte përmendsh dyqind mijë hadithe të Resulullahut s.a.v.s, dhe thoshte se, po të dëgjonte se ka edhe hadithe të tjera, patjetër që do t’i mësonte edhe ato përmendsh. E quanin edhe Xhelalud-din, ashtu siç kishte pasur dëshirë ta quante babai i tij, sepse ky qysh i vogël kishte treguar shenja zgjuarsie se do të bëhej një dijetar me nam.

Imam Sujutiu u rrit si jetim, meqenëse babai i tij vdiq kur ky ishte vetëm pesë vjeç. Në rininë e hershme të tij udhëtoi në shumë vende islame, si në Sham, Hixhaz, Jemen, në vendet e Magrebit arab, madje edhe deri në Indi. Pa dyshim është dijetari më produktiv islam i të gjitha kohëve për shkrimin e veprave të mëdha. Gjatë jetës së tij shkroi mbi 500 vepra të mëdha, të cilat e bënë të pavdekshëm emrin e tij prej dijetari.

Dijetarët e kohës, duke parë aftësitë e tij të mëdha në shumë shkenca fetare, i dhanë diploma-ixhazetname, me anë të të cilave ai kishte të drejtë t’i mësonte të tjerët. Qysh prej moshës 17 vjeç ishte mësues i shumë gjeneratave, nga të cilat shumë prej tyre shndritën në dituri të shumta.

Fatkeqësisht, ashtu siç ndodh shpesh në mesin e dijetarëve, nga disa sish të gjeneratës së tij, plasi xhelozia kundër Sujutiut. Ndër më të zëshmit në këto kritika ndaj Sujutiut ishte bashkëkohësi i tij Sehaviu, i cili as për së afërmi nuk mund të krahasohej me Sujutiun në asnjë disiplinë shkencore. Sehaviu ishte vazhdimisht në shoqërinë e sundimtarëve dhe u bënte lajka atyre, përderisa Sujutiu kishte refuzuar çdo herë të ishte nën ndikimin e tyre. Zaten ky ishte shkaku që shumë dijetarë ta kishin smirë Sujutiun për këtë qëndrim të tij dinjitoz, i cili jetoi një jetë askete qysh prej moshës dyzet vjeç, madje ai u izolua tërësisht nga shoqëria po edhe nga familja e tij, duke iu përkushtuar shkrimit të veprave të shumta.

Ja si e shpreh Sujutiu gjendjen në kohën që jetoi: “Po jetoj në një kohë kur Allahu xh.sh. i ka mbushur zemrat e njerëzve me smirë e xhelozi… Ka njerëz që të shastisur pas pozitave kanë shtrembëruar edhe mësimet e Sheriatit… Të tillët dëshirojnë që me çdo kusht të shkojnë përpara, por Allahu edhe më i kthen prapa, dëshirojnë namin po jo edhe diturinë e vërtetë, kështu që s’kanë as përkrahës e as ndihmëtarë”[1]

Vdiq në Kajro në vitin 911 h./1505 e.r. në shtëpinë e tij modeste buzë Nilit, në kuartin “Revdatul Mikjas”.[2]

 

Mësuesit e tij

Nxënësi i tij më i njohur Hafidh Shemsuddin Ed-Davudi, i numëron me emra të plotë 51 mësues të Sujutiut, por nxënësi tjetër i tij, Sha’rani, citon Sujutiun të kishte thënë se kishte marrë mësim prej më shumë se 600 mësuesve.

Më të njohurit prej këtyre mësuesve kanë qenë:

Hafidh Ibn Haxher el Askelani - muhaddithi i njohur islam, pastaj

Shemsuddin Muhammed es Sirami,

Salih ibn Umer Alemuddin el Bulkini,

Jahja ibn Sa’duddin Sherefuddin El Menavi,

Ebul Abbas Tekijjuddin esh-Shem’uni,

Muhjiddin ebu Abdullah er-Rrumi el Kafixhi, dhe

Abdulkadir ibn ebil Kasim El Ensari el Mekki.

 

Nxënësit e tij

Meqenëse emri i Sujutiut kishte marrë dhenë në provincat islame, ishte e natyrshme që edhe të kishte shumë nxënës. Prej tyre më të njohurit kanë qenë:

hafidh Shemsuddin Ed-Davudi, i cili është autor i një biografie të madhe të mufessirëve, pastaj

hafidh Muhammed ibn Jusuf esh-Shami es Salihi ed-Dimeshki,

Muhammed ibn Ali ed-Dimeshki-Ibn Tuluni,

Abdulkadir ibn Muhammed esh-Shadhli,

Shemsuddin Muhammed ibn Abdurrahman el Alkami dhe

Ebu Muhammed Ahmed ibn Ijas, etj.

 

Pozita e tij në dije

Dijetarët që u morën me studimin e jetës dhe të veprave të Imam Sujutiut, ishin të mahnitur nga aftësitë e tij intelektuale si dhe nga opusi i tij i madh krijues i veprave kapitale. Madje, shumë prej tyre, e konsiderojnë si njërin prej dijetarëve që Allahu xh.sh. e kishte dërguar në shekullin IX hixhri, për të ripërtëritur mësimet e fesë islame.

Dijetari Ibnul Imad el Hanbeli ka thënë: “Në kohën e tij, Sujutiu ishte njohësi më i madh i hadithit dhe i disiplinave të tij, ishte transmetuesi i haditheve të rralla, dhe kishte aftësi të nxirrte dispozita të Sheriatit nga ato hadithe, si një muxhtehid i madh.”

Autori i veprës “Shedheratu-dh-Dheheb”, ndër të tjera, cek se dikush prej njerëzve të devotshëm të kohës së tij e kishte parë ëndërr të Dërguarin a.s. dhe para tij tek rrinte ulur imam Sujutiu duke e pyetur të Dërguarin a.s. për Synetin. Pas një kohe këtë ru’ja (ëndërr) e kishte parë edhe vetë imam Sujutiu tek rrinte ulur para të Dërguarit a.s., e ai i thoshte: “O hoxhë, sill çfarë ke (di) prej haditheve.”[3]

Për aftësinë e tij të madhe në të shkruarit e veprave, nxënësi i tij Davudi, thotë: “Kam qenë pranë mësuesit tim (d.t.th., Sujutiut) kur për një ditë shkroi me dorë të vet tri fletore të mëdha me shënime autoriale.”[4]

 

Veprat e tij

Imam Sujjutiu ka shkruar shumë vepra, të cilat sot e kësaj dite janë burime bazë për shkencat e tefsirit dhe të hadithit. Ne këtu do të numërojmë vetëm disa prej tyre:

  1. “Ed-Durrur menthur fi tefsiri bil me’thur” – tefsiri i tij i mirënjohur, për karakeristikat kryesore të të cilit, do të flasim në vazhdim.
  2. “Tefsirul Xhelalejn” – Tefsir racional - bashkautor me dijetarin Xhelaluddin el Mehal-li. Në fakt këtë tefsir e kishte filluar Xhelaluddin el Mehal-li, pikërisht nga surja “El-Kehf” e deri në fund të asaj “En-Nas”, pastaj i qe kthyer kaptinës “El-Fatiha”, të cilën e kishte përfunduar pak para se ta arrinte vdekja. Disa vjet pas vdekjes së tij, dhe me insistimin e disa dijetarëve, Imam Sujutiu kishte pranuar ta plotësonte këtë tefsir, sipas metodës që kishte ndjekur el Mehal-li, dhe kishte filluar nga surja “El-Bekare” për ta përfunduar me suren “El-Isra’ë”. Imam Sujutiu këtë e shpreh edhe vetë në fund të komentimit të sures “El-Isra’ë”, kur thotë: “Kjo (sure e komentuar) është e fundit që e plotësova nga tefsiri i Kur’anit fisnik, të cilin e ka shkruar i nderuari imam Xhelaluddin el Mehal-li…”[5]
  3. “Terxhumanul Kur’an” – Tefsir tradicional i Kur’anit, në të cilin gjenden vetëm transmetimet nga i Dërguari i Allahut. Zaten, tefsiri i tij i mirënjohur “Ed-Durrul Menthur…” është një version i shkurtuar i këtij tefsiri, që është botuar në Egjipt.
  4. “Mexhmeul bahrejni ve matlaul bedrejni” – Tefsir, të cilin, sipas të gjitha gjasëve, nuk kishte arritur ta përfundonte. Në lidhje me këtë tefsir, të cilin kishte menduar ta përpilonte në atë mënyrë që përveç komentimeve tradicionale, ta plotësonte edhe me ato racionale, pastaj me sqarime gjuhësore, sqarime të dispozitave juridike etj., vetë imam Sujutiu në fund të veprës së tij “El Itkan fi ulumil Kur’an” thotë: “Kam vendosur t’i hyj përpilimit të një tefsiri të përgjithshëm e të gjithanshëm…dhe e kam emërtuar “Mexhmeul bahrejni ve matlaul bedrejni”, dhe këtë vepër (d.m.th. “El Itkan fi ulumil Kur’an”) e kam bërë si parathënie (pararendëse) të tij, dhe e lus Allahun e Plotfuqishëm që të më ndihmojë për përfundimin e tij”[6]
  5. “Lubabu-n-nukul fi esbabi-n-nuzul” – Është një vepër madhështore në shkencat kuranore, që flet për shkaqet e zbritjes. Sidoqoftë, meqenëse ky libër përmban transmetime autentike, konsiderohet po ashtu si një lloj tefsiri tradicional. Është botuar dhe ribotohet sot e kësaj dite zakonisht si shtojcë e “Tefsirul Xhelalejn”.
  6. “Nevahidul ebkar ve shevahidul efkar” – tefsir, është një komentim i gjerë i tefsirit të Kadi el Bejdaviut, dhe është prej komentimeve më të njohura në tefsir.[7]
  7. “El Itkan fi Ulumil Kur’an” - Ky libër në shkencat e Kur’anit, sot e kësaj dite është i patejkalueshëm, sepse dijetarët që u morën dhe merren me këtë lëmë, e kanë përherë si burim të parë. Është libër pothuaj obligativ në të gjitha katedrat e tefsirit kudo në universitetet e Botës Islame.
  8. “Tedribu-rr-Rravi” - Vepër e shkruar në shkencat e Hadithit. Pothuaj është identike për nga vlera me “Itkanin”, veçse tashti në shkencat e Hadithit, dhe është material obligativ në katedrat e Hadithit kudo në Botën Islame.
  9. “Tertib suveril Kur’an” – Libër që flet për përmbajtjet e shkurtra të kaptinave të Kur’anit dhe për mënyrën e radhitjes së tyre në Mushaf.
  10. “Rijadu-t-Talibin” (libër në Ilmul Kelam)
  11. “Sherh Elfijetu Ibn Malik”
  12. “Zadul Mesir fil fihristi-s-Sagir”
  13. “Ilmul Kira’at”
  14. “Mesalikul Hunefa’ë”
  15. “El-Eshbah ven-nedhair” – në gramatikë
  16. “Hem’ul hevami’ë sherh xhem’ul xhevami’ë”
  17. “Xhem’ul xhevami’ë” ose “El-Xhamiul Kebir” në Hadith
  18. “Durru-s-sahabeh fi men dehale Misre mines-sahabeh”
  19. “Takribul garib”
  20. “Esmaul mudel-lisin”
  21. “Zevaidu-rrixhal ala et-tehdhibil kemal”
  22. “Tabekatul Huffadh” - Libër që flet mbi hadithologët dhe biografitë e tyre.
  23. “Tabekatul mufessirin” - Libër bazë që flet rreth biografive të tefsirologëve më eminentë që prej shekujve të parë të Islamit e deri tek gjenerata e tij.-d.m.th. Sujutiut.
  24. “Tuhfetun-nabih bi telhis el muteshabih”
  25. “Lubbu-l-lubab fi tahriril ensab”
  26. “Terxhemetu lil Imam en-Nevevij”
  27. “Tuhfetul muhtedin bi esmail muxheddidin”, etj.[8]

 

Metoda që ndoqi Sujutiu në tefsirin e tij

“Ed-Durrul menthur fi tefsiri bil me’thur”

Imam Sujutiu në fund të veprës së tij madhështore “El-Itkan fi Ulumil Kur’an” ka shënuar: “Kam tubuar një libër në të cilin kam cituar komentimet e Resulullahut s.a.v.s dhe të ashabëve. Përmban mbi dhjetë mijë hadithe, duke filluar që prej haditheve të gradës “merfu’ë” e deri tek ato “mevkuf”. Me ndihmën e Allahut e përfundova këtë vepër në 4 vëllime të mëdha dhe e quajta “Terxhumanul Kur’an”. Gjatë shkrimit të këtij libri e pashë në ëndërr të Dërguarin e Allahut, dhe në këtë ëndërr kishte një paralajmërim-parashenjë përgëzuese për mua.”[9] Ndërsa në parathënien e tefsirit “Ed-Durrul Menthur..”, Sujutiu, ndër të tjera, thotë: “Kur e shkrova librin “Terxhumanul Kur’an”, i cili është një tefsir i vëllimshëm që përmban transmetime nga i Dërguari i Allahut dhe nga ashabët e tij, kam cekur shumë transmetime me isnade nga rrugë të ndryshme. Por, duke parë se gjetja e këtyre isnadeve nëpër libra do të mund të shkaktonte lodhje e monotoni tek lexuesit, vendosa t’i shkurtoja këto isnade, duke lënë vetëm “metnin” e hadithit por duke dhënë shenjë për burimin e tyre se në cilat libra mund të gjenden, dhe këtë tefsir e quajta “Ed-Durrul menthur fi tefsiri bil me’thur”.[10]

- Ky tefsir “Ed-Durrul menthur fi-t-tefsiri bil me’thur” është i vetmi prej tefsireve, emërtimi i të cilit përputhet plotësisht me materien që shtjellon. Arsyeja qëndron në faktin se në këtë tefsir, përveç transmetimeve tradicionale, nuk mund të haset asnjë gjë tjetër, si f.v. ndonjë analizë gramatikore e fjalëve të ndonjë ajeti, apo shpjegimi i ndonjë dispozite juridike a akaidologjike dhe as vlerësimi i ndonjë transmetimi ndaj një tjetri. Kjo dukuri nuk është e pranishme tek tefsiret e tjera të metodës tradicionale të komentimit, si f.v. tek Taberiu, Ibn Kethiri e të tjerët.[11]

- Sujutiu në këtë tefsir ndoqi rrugën e tradicionalistëve, duke sjellë shumë transmetime nga “selefi salih”. Në këtë rast Sujutiu, duke dashur të bëjë shkurtimin e isnadeve, u mjaftua vetëm me shkurtimin e tyre dhe duke dhënë shenjë se në cilat libra mund të gjenden ato transmetime. Megjithatë, dobësia e Sujutiut në këtë rast është se këtyre transmetimeve nuk u dha ndonjë vlerësim, se cili prej tyre mund të jetë i shëndoshë, e cili jo. Transmetime të tilla transmetoi pothuaj nga të gjithë, si Buhariu, Muslimi, Nesaiu, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Imam Ahmedi, Ibn Xheriri, Ibn Ebi Hatimi, Ubejde bin Hamidi, Ibn Ebi Dunja e të tjerë. Natyrisht, në mesin e këtyre transmetimeve, siç theksuam, ka edhe transmetime të dobëta, për se është një detyrë e dijetarëve që të punojnë në ndarjen, klasifikimin dhe mënjanimin e atyre të dobëtave.

Sa për ilustrim të këtij fakti, do të shohim se f.v. imam Sujutiu gjatë komentimit të kaptinës “El-Bekare”, sjell shumë transmetime të ndryshme, disa prej të cilave flasin për vendin e zbritjes (Medinë), disa të tjera për vlerën e kësaj sureje, disa për vlerën e ajetiti 255 (ajetul kursijj), disa për vlerën e ajeteve të fundit të kësaj sureje etj.

Sujutiu në fillim të kaptinës “El-Bekare” cek se kjo sure ka gjithsej 286 ajete, është kaptinë medinase përveç ajetit 281, i cili ka zbritur në “haxhin lamtumirës.”[12]

Se kjo sure ka zbritur në Medinë, Sujutiu e ilustron me transmetime të shumta, kurse ne do t’i cekim vetëm tri sosh:

- “Transmetojnë Ibn Durejsi në “Fedail”, Ebu Xha’fer en-Nuhasi në “Nasih dhe Mensuh”, Ibn Merdevije si dhe Bejhekiu në “Delailu-n-Nubuvveti” nëpërmjet rrugëve të ndryshme të transmetimit nga Ibn Abbasi të ketë thënë se kjo sure ka zbritur në Medinë.”

- Transmeton Ibn Merdevije nga Abdullah ibn Zubejri të ketë thënë: “Ka zbritur surja “El-Bekare” në Medinë.”

- Transmeton Ebu Davudi në “Nasih dhe Mensuh” nga Ikrime të ketë thënë: “Kaptina e parë që ka zbritur në Medinë, është ajo “El-Bekare.”[13]

Në lidhje me vlerën e kësaj sureje, Sujutiu sjell po ashtu disa transmetime, ndër të cilat veçojmë:

- Transmetojnë Ebu Ubejdi, Ahmedi, Ibn Durejsi, Ibn Hibbani, Taberaniu, Ebu Dherr el Herevi në “Fedail” si dhe Hakemi e Bejhekiu në sunenët e tyre nga Ebi Emamete el Bahilij të ketë thënë: “E kam dëgjuar Resulullahun s.a.v.s. duke thënë: “Lexoni Kur’an, sepse ai vjen si ndërmjetësues në Ditën e Kiametit për atë që e ka lexuar, dhe lexoni dy “zehravejnët”, suren “El-Bekare” dhe “Ali Imran”, sepse këto dy sure në Ditën e Kiametit vijnë në formë të dy reve të bardha, dy hijeve ose dy tufa zogjsh të cilat do të jenë argument mbrojtës për ata që i kanë lexuar ato.”[14]

- Transmeton Darimiu nga Ibn Mes’udi se një njeri në praninë e tij kishte lexuar kaptinat “El-Bekare” dhe “Ali Imran”, dhe ky i kishte thënë: “I ke lexuar dy kaptina në të cilat gjendet emri më i madh i Allahut, me të cilin, po të lutesh, do të të pranohet çdo lutje, dhe po t’i kërkosh Allahut diçka, do të të japë.”[15]

- Transmetojnë Ahmedi, Muslimi dhe Tirmidhiu nga Ebu Hurejre të ketë thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: “Mos i bëni (shndërroni) shtëpitë tuaja varre. Dijeni se shejtani largohet nga ajo shtëpi në të cilën lexohet surja “El-Bekare.” Tirmidhiu transmeton nga rrugë të tjera përmbajtjen e këtij hadithi me fjalë pak a shumë të ngjashme, që i Dërguari i Allahut të ketë thënë: “Shejtani nuk hyn në atë shtëpi në të cilën lexohet surja “El-Bekare.”

Në lidhje me vlerën e madhe të ajetul kursisë (ajetit 255 të kaptinës “El-Bekare”) dhe ajeteve të fundit të kësaj kaptine (ajetet 284-286), Sujutiu po ashtu sjell shumë transmetime prej të cilave veçojmë:

- Transmetojnë Vekiu, Harith ibn Ebi Usame, Muhammed bin Nas dhe Ibn Durejsi me sened (varg transmetimi) të vërtetë nga Hasani të ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: “Pjesa më e vlefshme e Kur’anit është kaptina “El-Bekare”, kurse ajeti më madhështor i kësaj sureje është ajetul kursijj.”

- Transmeton Begaviu në “Mu’xhemu-s-Sahabeh”, Ibn Asakiri në “Tarih” nga Rebiate el Hareshi të ketë thënë: “Është pyetur i Dërguari i Allahut se cila sure është më e vlefshmja nga Kur’ani, për se i Dërguari a.s. kishte thënë: “Surja më e vlefshme nga Kur’ani është ajo “El-Bekare”. Është pyetur prapë, po cilat ajete nga kjo sure janë më të vlefshmet? I Dërguari a.s. ishte përgjigjur: “Ajetul Kursijj dhe fundi i kësaj sureje (d.t.th. ajetet 284-286), të cilat kanë zbritur drejt nga Arshi.”[16]

* * *

Këto ishin disa nga transmetimet që i veçuam nga ky tefsir, sa për të ilustruar se Sujutiu gjatë gjithë tefsirit të tij ndjek këtë vijë dhe këtë metodë, pa bërë ndonjë koment personal, ose duke mos vlerësuar a mbivlerësuar ndonjë transmetim nga tjetri.

 

Fjala përfundimtare rreth këtij tefsiri

Ky tefsir është pa dyshim një prej tefsireve më madhështore të shkruara ndonjëherë në lëmin e tefsirit tradicional. Është një vepër për të cilën ka nevojë çdo musliman, që dëshiron të dijë për komentimin e Librit të Allahut sipas metodës tradicionaliste.

Është i botuar në 8 vëllime të mëdha, dhe është objekt shqyrtimi e studimi nga katedrat e tefsirit anekënd Botës Islame.

 ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

[1] Imam Sujutiu “El Itkan fi ulumil Kur’an”, vël II, fq. 454, Bejrut 1987.

[2] Abdul Hajj Ibnul Imad el Hanbeli, “Shedheratu-dh-Dheheb”, vëll. VIII, fq. 51, Kajro 1350 h

[3] Dr. Xhemal Mustafa Abdulhamid Nexhar “Menahixh tefsirijjeh”, fq. 254, Kajro 2000.

[4] Po aty fq. 253.

[5] Shih “Tefsirul Xhelalejni”, dhe fundin e komentimit të sures “El-Isra’ë”, fq. 379, Bejrut 1402 h.; Për hollësi të tjera shih edhe Dr. Muhammed Husejn Edh-Dhehebi “Et-Tefsir vel mufessirune” vëll. I, fq. 316-317, Kajro 1985.

[6] “El Itkan fi ulumil Kur’an”, vëll. II, fq. 183; Shih edhe “Et-Tefsir vel mufessirune” vëll. I, fq. 244.

[7] Dr. Hasen Junus Hasen Abidu “Dirasat ve mebahith fi tarihi-t-tefsir ve menahixhi-l mufessirin”, fq. 97, Kajro 1992.

[8] Imam Sujutiu “Tedribu-rr-Rravi”, vëll. I, fq. 10-29, Kajro 1966. (Shënimet për shumicën e veprave të shkruara nga imam Sujutiu u nxorën nga parathënia e veprës së cituar, shkruar nga dijetari Abdul Vehab Abdul Latif. Ai që dëshiron të mësojë më tepër për veprat e Sujutiut, të cilat nuk i cekëm këtu në mungesë të hapësirës, le të lexojë me vëmendje këtë parathënie, sepse siç theksuam më parë, numri i veprave të shkruara të tij arrin shifrën 500-600 vepra të mëdha e të vlefshme).

[9] “El Itkan fi ulumil Kur’an”, vël II, fq. 183.

[10] Imam Sujutiu “Ed-Durrul Menthur fi tefsir bil me’thur” vëll I, fq. 9, Bejrut 1993.

[11] “Menahixh tefsirijjeh”, fq. 256.

[12] Ndonëse ky ajet ka zbritur në haxhin lamtumirës, d.m.th., në afërsi të Mekës, dijetarët megjithatë e konsiderojnë zbritje medinase, sepse është i periudhës pas hixhretit, - (vërejtja jonë - S.B.).

[13] “Ed-Durrul Menthur fi tefsir bil me’thur” vëll. I, fq. 46.

[14] Po aty, vëll. I, fq. 47

[15] Po aty, vëll. I, fq. 48.

[16] Po aty, vëll. I, fq. 51.

Kryesia e BIRK - ut

Bislame.net

Dituria Islame

Tanzil.net

Online

Kemi 5 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kalendari

الخميس 10 جمادى الثانية 1446
E enjte Jumada al-Thanni 10 1446
E mërkurë Dhjetor 11 2024

Koloset e tefsirit

IMAGE Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h)
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h) dhe tefsiri i tij  “RUHUL MEANI FI TEFSIRIL KUR’ANI-L ADHIM VE-S-SEB’IL METHANI”    ... Read More...
IMAGE Muhammed Reshid Rida
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Muhammed Reshid Rida dhe tefsiri i tij TEFSIRUL KUR’ANIL HAKIM i njohur si “TEFSIRU-L-MENAR”   Muhammed Reshid Ridaja i takon plejadës së... Read More...
IMAGE Kadi el Bejdaviu
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Kadi el Bejdaviu dhe tefsiri i tij “ENVARU-T-TENZILI VE ESRARU-T-TE'VILI”   Biografia e tij Emri i tij i plotë është Abdullah ibn Umer ibn... Read More...

Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011