|
TEFSIRI I KURANIT NĖ KOHĖN E RESULULLAHUT
S.A.V.S.
Allahu xh.sh. i zbriti Muhammedit a.s. Librin e
shenjtė-Kuranin, si mrekulli tė patejkalueshme deri
nė momentet e fundit tė jetės mbi kėtė tokė, sepse
ky ėshtė libėr qė thėrret pėr besimin e vėrtetė,
duke u bazuar nė studime, analiza dhe hulumtime nė
proceset natyrore tė kėsaj ekzistence. Pa dyshim,
ishte kjo dhurata mė e madhe hyjnore pėr mbarė
njerėzimin.
Kurani ėshtė vula e tėrė revelatave hyjnore,
tė cilin i Dėrguari i Allahut u urdhėrua tia
proklamonte njerėzimit. Ky mision i shenjtė nuk
nėnkuptonte vetėm pėrcjelljen e tij tek njerėzit,
por edhe sqarimin e tij ashtu siē na bėn me dije ajeti
kuranor:
Ty ta zbritėm kėtė Kuran, tua
shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre,
me shpresė se do ta studiojnė (En-Nahl, 44).
Ky mision i shenjtė i Muhammedit a.s. zgjati rreth
23 vjet, deri nė plotėsimin e tė gjitha dispozitave
tė Sheriatit, me zbritjen e ajetit tė fundit kuranor,
disa ditė para vdekjes sė tij. I Dėrguari a.s. e kreu
me nder dhe pėrgjegjėsi tė plotė kėtė detyrė dhe
barrė kaq tė rėndė, me tė cilėn ishte ngarkuar. Ai
nė asnjė moment nuk u tėrhoq e as u zbraps nga
pėrgjegjėsia qė kishte marrė mbi supe, sepse qysh
nė fillim tė Shpalljes ishte betuar: Pasha Allahun,
edhe po tė ma sillni Diellin nė anėn time tė
djathtė e Hėnėn nė tė majtėn, nuk do ta lė kėtė
mision derisa Allahu ta bėjė ngadhėnjimtare (kėtė
fe) ose unė tė flijohem pėr tė
Por qė ky mision tė kishte suksesin e dėshiruar,
ishte e nevojshme njė parapėrgatitje shpirtėrore nga
ana e Allahut xh.sh. pėr tė Dėrguarin e Tij, nė
mėnyrė qė ai gjatė komunikimit tė kėsaj shpalljeje
tė mos haste nė ndonjė vėshtirėsi a paqartėsi
rreth asaj qė i zbriste. Nga dėshira e flaktė qė
menjėherė tė zinte pėrmendsh atė qė i shpallej,
Muhammedi a.s. ngutej duke pėrsėritur fjalėt pas
Xhibrilit
, siē na dėshmojnė kėto ajete kuranore:
Ti (Muhammed) mos e shqipto atė (Kur'anin) me
gjuhėn tėnde pėr ta nxėnė atė me tė shpejtė!
Sepse Ne e kemi pėr detyrė tubimin dhe leximin e tij!
E kur tė ta lexojnė atė ty, pėrcille (me tė
dėgjuar) leximin e tij. Dhe pastaj ėshtė obligim yni
qė ta shkoqisim atė. (El-Kijame, 16-19)
Gjatė komentimit tė kėtyre ajeteve, Fahru Rraziu
thotė: Ajetet nė fjalė argumentojnė se i
Dėrguari i Allahut e pėrsėriste me tė shpejtė atė
qė ia lexonte Xhibrili a.s. dhe gjatė diktimit tė
Xhibrilit e pyeste atė pėr disa paqartėsi dhe kuptime,
nė mėnyrė qė tė mos i ikte ndonjė gjė, qė pastaj
ato tua pėrcillte ashabėve. Por i Gjithėfuqishmi
ia tėrhoqi vėrejtjen duke e qetėsuar atė tė mos
ngutej tė lexonte e tė pėrsėriste pas Xhibrilit, kur
i tha: Ti (Muhammed) mos e shqipto atė (Kur'anin) me
gjuhėn tėnde pėr ta nxėnė atė me tė shpejtė!
Sepse Ne e kemi pėr detyrė tubimin dhe leximin e tij!,
kurse pėr pyetjet qė ai i bėnte Xhibrilit, Allahu i
tha: Dhe pastaj ėshtė obligim Yni qė ta shkoqisim
atė., do tė thotė Ne e kemi obligim tė ti
sqarojmė ty detajet dhe kuptimet[1]
Me kėtė mendim pajtohet edhe Zimahsheriu, i cili
gjatė komentimit tė kėtyre ajeteve, thotė: Siē
duket, i Dėrguari a.s. ngutej tė pėrsėriste atė qė
i shpallej, por Allahu xh.sh. e qetėsoi zemrėn e tij
duke i thėnė se nuk kishte nevojė tė ngutej, sepse
Ne tė garantojmė nxėnien pėrmendsh tė tij (Kuranit)
dhe pastaj sqarimin e asaj qė kishte nevojė pėr
sqarim mė detal, pėr se flet edhe ajeti tjetėr
kuranor:
Ti mos nxito me Kur'anin para se tė pėrfundojė
shpallja e tij tek ti, dhe thuaj: Zoti im, mė shto
dituri! (Ta-Ha, 114)[2]
Ebu Suudi, nė lidhje me ajetin: Dhe pastaj
ėshtė obligim Yni qė ta shkoqisim atė., thotė:
Kėtu bėhet fjalė pėr sqarimin e ajeteve nė tė
cilat kishte kuptime alegorike dhe dispozita[3]
Tė njėjtin mendim me Ebu Suudin e mbėshtet edhe
Alusiu[4], kurse Shevkaniu, nė lidhje me kėtė ajet,
thotė: Me kėtė ajet synohet sqarimi apo komentimi
i hallallit e haramit, dhe i ajeteve qė kishin nevojė
pėr sqarime mė tė thukėta.[5]
Allahu Fuqiplotė deshi qė ky mision i fundit dhe
kjo shpallje hyjnore, tė pėrmbyllte tė gjitha
shpalljet e mėparshme. Dhe vėrtet Kurani, si libri
i fundit hyjnor ishte mrekullia me tė cilėn Allahu
forcoi zemrėn dhe misionin e tė dėrguarit tė Tij,
duke sfiduar mendjet njerėzore nė ēdo kohė. Ishte
urtėsia hyjnore qė ky Kuran tė mbetet mrekulli
deri nė Ditėn e Gjykimit, dhe nga ajetet e tij, ēdo
brez njerėzor tė nxjerrė thesaret e urtisė, tė
cilat do tė jenė argumente tė pakontestueshme se Kurani
ėshtė fjalė e Allahut, dhe si tė tillė i Dėrguari
a.s. ua pėrcolli ashabėve tė tij, tė cilėt do tė
ishin bartės tė kėtij amaneti dhe pėrcjellės
besnikė tė tij tek gjeneratat e ardhshme.
A e komentoi Muhammedi a.s. krejt Kuranin Pas Kuranit
si burim i parė dhe i pakontestueshėm, i cili nė
vetė esencėn e tij pėrmban shumė ajete, qė
sqarojnė njėri-tjetrin, vjen Syneti (Hadithi) i tė
Dėrguarit tė Allahut, si burim i dytė i. Pra, ēdo
gjė qė vjen nga i Dėrguari i Allahut, nėse ėshtė
transmetuar paraprakisht me sened (varg transmetuesish)
tė saktė e tė besueshėm, pranohet pa kurrfarė
hezitimi, sepse i Dėrguari i Allahut nuk ka folur nė
ēėshtje tė fesė dhe tė Kuranit, pa qenė i
frymėzuar nga ana e Allahut xh.sh., pėr se dėshmon
edhe ajeti kuranor:
Dhe
ai nuk flet nga dėshira (hamendja) e tij. Ai (Kur'ani)
nuk ėshtė tjetėr pos shpallje qė i shpallet. (En-Nexhm,
3-4)
Ndėrsa nė lidhje me Synetin (Hadithin) Resulullahu
s.a.v.s. thotė: Mua mė ėshtė dhėnė Libri, e me
tė edhe po aq sa ai (Syneti)
[6]
Mirėpo se a e komentoi Muhammedi a.s. tėrė Kuranin
apo pjesėrisht, tek dijetarėt ekzistojnė dallime.
Disa dijetarė, me Ibn Tejmijen nė krye, janė tė
mendimit se Pejgamberi a.s. ashabėve tė tij ua sqaroi
tėrė kuptimet e Kuranit.[7] Por, megjithatė
shumica e dijetarėve islamė janė tė mendimit se i
Dėrguari i Allahut nuk e ka komentuar Kuranin nė
tėrėsi, por vetėm disa ajete qė kishin tė bėnin me
dispozita tė caktuara, dhe disa ajete tė tjera pėr
tė cilat e pyetnin ashabėt e tij kohė pas kohe. Kėto
ajete kryesisht ishin tė natyrės sė gajbijateve (gjėrave
tė fshehta), ose ajete qė nė shikim tė parė ishin
paksa tė komplikuara dhe kėrkonin sqarime mė tė
hollėsishme. Tė kėtij mendimi janė El-Huvejbi dhe
Es-Sujutiu.[8] Kėtė mendim tė tyre nė njė mėnyrė
e pėrkrahin edhe shumė prej dijetarėve bashkėkohorė,
tė cilėt megjithatė mendojnė se ajetet e komentuara
nga Muhammedi a.s. nuk ishin aq pak, siē pretendon
Sujutiu, por ishin me njė numėr mė tė madh dhe u
mjaftonin ashabėve qė tė kuptonin se pėr se
obligoheshin.[9]
Argumentet e grupit tė parė qė thonė se i
Dėrguari i Allahut ua sqaroi ashabėve tė gjitha
kuptimet e Kuranit
- Argumenti i parė i Ibn Tejmijes nė lidhje me
kėtė, ėshtė fjala e tij: Duhet tė dimė se i
Dėrguari i Allahut ua sqaroi ashabėve kuptimet e Kuranit
ashtu siē ua sqaroi edhe shprehjet (fjalėt) e tij,
sepse ajeti kuranor:
Ty ta zbritėm kėtė Kuran, tua shpjegosh
njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė
se do ta studiojnė. (En-Nahl, 44), pėrfshin kėto
dy nocione.
- Argumenti i dytė, sipas tij, janė edhe fjalėt e
disa ashabėve tė mėdhenj, si tė Othmanit r.a., tė
Abdullah ibn Mesudit e tė tjerė, tė cilat i
transmeton tabiiu i njohur Ebi Abdurrahman Es-Selemi, se
ashabėt e Muhamedit a.s., kur i mėsonin dhjetė ajete
tė Kuranit, nuk fillonin mėsimin e tė tjerave pa i
studiuar mirė e hollėsisht dispozitat e ajeteve tė
mėparshme. Madje ėshtė e njohur thėnia e tyre: E
mėsonim Kuranin e sė bashku me tė mėsonim edhe
dijen edhe mėnyrėn e tė vepruarit me ato ajete.
Ndodhte qė shumė ashabė tė ndaleshin nė nxėnien
pėrmendsh tė njė sureje pėr njė kohė tė gjatė,
siē ishte rasti i Ibn Omerit, tė cilit iu deshėn disa
vjet pėr ta mėsuar e studiuar nė tėrėsi kaptinėn
El-Bekare. Andaj disa prej tyre jo vetėm qė e
mėsonin pėrmendsh (Kuranin), por ndaleshin dhe e
studionin nė hollėsi ēdo ajet.
Sipas Ibn Tejmijes, ajeti
kuranor:
Ne e zbritėm atė
Kur'an arabisht, ashtu qė ta kuptoni. (Jusuf , 2),
dėshmon qartė se ky Kuran ėshtė shpallur nė
gjuhėn arabe qė njerėzit ta kuptojnė. Logjika e
shėndoshė nuk e pranon faktin qė f.v. njė popull ta
lexojė njė libėr nė ndonjė prej disiplinave
shkencore, si p.sh. nė mjekėsi, matematikė, e tė mos
e shtjellojnė (komentojnė) detajisht, e po atėherė
ēmund tė thuhet pėr Kuranin si fjalė e Allahut,
qė ėshtė udhėrrėfyes, shpėtim dhe lumturi e tyre,
nėpėrmjet tė cilit ngrenė fenė dhe jetėn e tyre.,
- thotė nė fund Ibn Tejmije[10]
- Argumenti i tretė, sipas tij, ėshtė ajo qė e
transmetojnė Imam Ahmedi dhe Ibn Maxhe nga Omeri r.a.,
i cili ka thėnė: Ajeti i kamatės ėshtė ndėr tė
fundit qė ka zbritur nga Kurani, por i Dėrguari a.s.
vdiq pa e komentuar atė.
Sipas Ibn Tejmijes dhe bashkėmendimtarėve tė tij,
del se i Dėrguari i Allahut ua kishte sqaruar ashabėve
gjithmonė ajetet qė i kishin zbritur, pėrveē kėtij
tė kamatės, meqenėse nuk kishte arritur, sepse e
kishte kapluar sėmundja e vdekjes.
Argumentet e grupit tė dytė qė thonė se i
Dėrguari i Allahut nuk ua sqaroi ashabėve tė gjitha
kuptimet e Kuranit
- Argumenti i parė i kėtij grupi qė thonė se i
Dėrguari a.s. nuk ua sqaroi ashabėve tė gjitha
kuptimet e ajeteve kuranore, pėrveē disave, pak nga
numri, ėshtė thėnia e Aishes r.a., tė cilėn e
transmeton Bezzari, e cila citohet tė ketė thėnė:
I Dėrguari i Allahut nuk bėnte ndonjė komentim tė
Kuranit, pėrveē disa ajeteve tė pakta, tė cilat
ia mėsonte atij Xhibrili a.s..
- Argumenti i dytė, sipas tyre, ėshtė se i
Dėrguari i Allahut me qėllim tė caktuar nuk ua sqaroi
ashabėve tė gjitha kuptimet e Kuranit, sepse
muslimanėt janė tė obliguar nė ēdo kohė ti
studiojnė e ti hulumtojnė ajetet kuranore, nė
mėnyrė qė tė forcojnė bindjen se Allahu xh.sh.
ėshtė Krijuesi i vėrtetė i kėsaj gjithėsie, pėr
se flasin edhe shumė ajete kuranore.
- Argumenti i tretė sipas tyre, ėshtė se, nėse i
Dėrguari i Allahut do tua kishte sqaruar ashabėve
tė gjitha kuptimet e Kuranit, atėherė ēdomethėnie
do tė kishte duaja e tij qė e kishte bėrė pėr Ibn
Abbasin, kur ishte lutur pėr tė: O Zot, bėje tė
dijshėm nė ēėshtjet e fesė dhe mėsoja komentimin.[11]
Sipas kėtij grupi tė dijetarėve, nėse i Dėrguari
a.s. do ta kishte sqaruar krejt Kuranin, atėherė
pėrse do ta veēonte me kėtė dua Ibn Abbasin
Mendimi i dijetarėve bashkėkohorė rreth
argumenteve tė kėtyre grupeve Pas analizės dhe
studimit tė argumenteve tė tė dyja grupeve, edhe
dijetarėt bashkėkohorė kanė dhėnė mendimin e tyre
nė lidhje me kėtė ēėshtje. Ajo qė ėshtė me
rėndėsi tė ceket nė kėtė rast, ėshtė fakti se
tė gjithė dijetarėt bashkėkohorė janė bashkuar nė
ēėshtjen se pėr tė Dėrguarin e Allahut nuk kishte
ndonjė paqartėsi rreth kuptimeve tė Kuranit, sepse
ato ia mėsonte Allahu xh.sh. nėpėrmjet vahjit. Nė
anėn tjetėr edhe pse ashabėt i kuptonin
pėrgjithėsisht nga aspekti gjuhėsor tekstet kuranore,
megjithatė rreth disa ēėshtjeve tė fshehta, ishin
tė pafuqishėm tė gjenin ndonjė pėrgjigje. Mirėpo,
fatmirėsisht, nė mesin e tyre gjendej i Dėrguari i
Allahut, i cili aty pėr aty ua sqaronte atė qė nuk e
kishin tė qartė, sepse pėr njė gjė tė tillė edhe
urdhėrohej nga i Plotfuqishmi..
Ndėrsa, sa i pėrket qėndrimit tė dijetarėve
bashkėkohorė ndaj argumenteve tė tė dyja grupeve,
mund tė themi se kėta tė fundit kanė marrė njė
qėndrim tė mesėm, duke u ikur dy skajshmėrive tė
theksuara dhe duke u munduar tė gjejnė njė mesatare
dhe pajtueshmėri mes kėtyre mendimeve, gjė qė deri
diku edhe e kanė arritur.
Mendimet e tyre rreth argumenteve tė grupit tė
parė - Dijetarėt bashkėkohorė, si kundėrpėrgjigje
ndaj argumentit tė parė tė grupit qė thonė se i
Dėrguari i Allahut ua ka sqaruar ashabėve tė gjitha
kuptimet e ajeteve kuranore, thonė: Sa i pėrket
argumentit tė parė tė Ibn Tejmijes dhe tė atyre qė
e pėrkrahin atė nė lidhje me kuptimin e ajetit: li
tubejjine lin-nasi ma nuzzile ilejhin- qė tua
shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre,
mund tė konstatojmė se nuk ėshtė argumentim me vend,
sepse kjo urdhėresė nga Allahu xh.sh. pėr Pejgamberin
a.s., qė tua shpjegonte njerėzve atė qė u ėshtė
zbritur, nėnkupton nė radhė tė parė sqarimin e
atyre ajeteve, qė ashabėt i kuptonin mė me
vėshtirėsi, e kėto ishin ajetet dispozita dhe ato mutashabih-
tė cilat kėrkonin edhe disa sqarime shtesė, por jo
edhe ajetet qė ishin tė pakapshme pėr mendjet e asaj
kohe, e ajete tė tilla nė Kuran ka shumė.
- Nė lidhje me argumentin e tyre tė dytė,
dijetarėt bashkėkohorė kanė kėtė kundėrpėrgjigje:
Sa i pėrket asaj qė ėshtė transmetuar nga Othmani
dhe Ibn Mesudi r.a., se nuk kalonin nė ajetet e
tjera pa i mėsuar ato dhjetė tė parat, as kjo nuk
argumenton se i Dėrguari a.s. u kishte sqaruar atyre
tė gjitha kuptimet e Kuranit. Nė thėnien e dy
ashabėve tė mėdhenj, vėrehet se ata ishin tė
vėmendshėm qė tė mos kalonin nė ajetet e tjera pa i
mėsuar me pėrpikėri dispozitat me tė cilat ishin
ngarkuar nga i Plotfuqishmi nė ajetet paraprake, nė
mėnyrė qė ta pėrsosnin edhe mė pėrkushtimin dhe
devotshmėrinė e tyre.
- Kurse, sa i pėrket argumentit tė tyre tė tretė,
se vetėm ajeti i kamatės kishte mbetur pa u sqaruar
nė detaje nga i Dėrguari i Allahut, dijetarėt
bashkėkohorė edhe kėtė e refuzojnė, sepse kjo nė
asnjė mėnyrė nuk nėnkupton faktin se Resulullahu
s.a.v.s. i kishte sqaruar tė gjitha ajetet kuranore, me
pėrjashtim tė ajeteve dispozita, siē thamė mė parė,
tė cilat kishin nevojė tė sqaroheshin pak mė
hollėsisht.
Se i Dėrguari a.s. nuk ua komentoi ashabėve krejt
ajetet kuranore, na flet edhe fakti tjetėr, se, pas
vdekjes sė Resulullahut s.a.v.s., nė mesin e ashabėve
aty-kėtu kishte mendime tė ndryshme rreth kuptimit tė
ndonjė ajeti tė caktuar. Natyrisht, po tė kishin
pasur ndonjė tekst tė cituar nga i Dėrguari i Allahut
rreth atij ajeti, sigurisht qė nuk do tė lindnin
mospajtime pas vdekjes sė tij.[12]
Mendimet e tyre rreth argumenteve tė grupit tė
dytė Sa u pėrket argumenteve tė grupit tė dytė, tė
cilėt thonė se Pejgamberi a.s. nuk ua ka sqaruar
ashabėve tė gjitha kuptimet e ajeteve kuranore
pėrveē njė numri tė vogėl tė tyre, dijetarėt
bashkėkohorė, argumentin e parė tė tyre e
konsiderojnė si tė pabazė, sepse hadithi i cituar
sipas tyre, ėshtė i klasifikuar nga dijetarėt si hadith
i papranueshėm dhe i panjohur, pėr arsye se ėshtė
transmetuar nga Muhammed bin Xhafer Ez-Zubejri, i
cili nuk ėshtė i besueshėm nga dijetarėt e hadithit.
- Kurse, sa u pėrket dy argumenteve tė tjera tė
kėtij grupi, edhe dijetarėt bashkėkohorė mendojnė
se janė mė tė fuqishėm nė argumentim sesa
argumentet e grupit tė parė, dhe i pranojnė pa
ndonjė hezitim. Kurse nė fjalėn e tyre pėrfundimtare
lidhur me faktin nėse i Dėrguari i Allahut e ka
komentuar tėrė Kuranin apo vetėm disa ajete,
thonė: I Dėrguari i Allahut megjithatė nuk e ka
sqaruar Kuranin nė tėrėsi, por i ka sqaruar
shumicėn e ajeteve dispozita, dhe shumė ajete tė
tjera, pėr tė cilat ashabėt bėnin vazhdimisht pyetje.
Ėshtė fakt se pėr disa ajete, as i Dėrguari i
Allahut nuk kishte njohuri tė fliste, siē ishin ajetet
rreth momentit tė Kiametit, ajeti rreth shpirtit dhe
tė disa gajbijateve tė tjera.[13]
Dijetarėt bashkėkohorė kėtė konstatim tė tyre e
mbėshtetin edhe nė njė thėnie nga Ibn Abbasi, i cili
ka thėnė: Tefsiri ėshtė katėr llojesh: Njė prej
tyre ėshtė qė arabėt e njohin prej vetė
fjalėve-sinonimeve tė tyre, tjetri ėshtė ai tė
cilin e kuptojnė njerėzit nga vetė natyra dhe
inteligjenca e tyre e lindur (fitreja), pastaj ėshtė
tefsiri, qė e kuptojnė dhe e zbėrthejnė vetėm
dijetarėt, dhe tefsiri qė nuk e di askush tjetėr
pėrveē Allahut.[14]
Nė anėn tjetėr, njė grup dijetarėsh
bashkėkohorė me Dr. Xhemal Mustafa Abdulhamid en-Nexh-xhar
nė krye, vihen nė mbrojtje tė Ibn Tejmijes, duke
thėnė se fjalėt e kėtij dijetari tė madh janė
keqkuptuar nga Imam Sujutiu dhe nga Dr. Dhehebiu, sepse
nga fjalėt e Ibn Tejmijes, nuk mund tė kuptohet assesi
qė ai ishte ithtar i mendimit se i Dėrguari i Allahut
ua ka sqaruar ashabėve tė tij tė gjitha kuptimet e
Kuranit.
Si argument pėr kėtė konstatim tė tij, dr. Xhemal
en-Nexh-xhari sjell vetė mendimin e Ibn Tejmijes rreth
burimeve tė tefsirit tradicional kur thotė:
Nėse
nė Kuran dhe Synet nuk gjejmė komentim nė lidhje
me ndonjė ēėshtje, atėherė kthehemi tek fjalėt e
ashabėve, sepse kėta, pas dy burimeve tė para, ishin
njohėsit mė tė mirė tė Librit tė Allahut, sidomos
dijetarėt dhe mė tė mėdhenjtė prej tyre.[15]
Dr. Nexhari thotė se sikur Ibn Tejmije tė
insistonte me ngulm nė pohimin se i Dėrguari a.s. e ka
komentuar tėrė Kuranin, atėherė nuk do ta sillte
kėtė mendim nė lidhje me komentimet e ashabėve[16],
dhe nė fund sjell kėtė konstatim: Duke i bashkuar
fjalėt dhe mendimet e Ibn Tejmijes nė lidhje me kėtė
ēėshtje, e jo duke i ndarė ato me pėrzgjedhje, mund
tė pėrfundojmė se mendimi pėrfundimtar i Ibn
Tejmijes ėshtė se i Dėrguari i Allahut nuk e ka
komentuar tėrė Kuranin prej fillimit e deri nė
fund, fjalė pėr fjalė, madje as shumicėn e tij, dhe
jo ashtu siē i kanė kuptuar fjalėt e tij Imam Sujutiu
dhe dr. Dhehebiu si dhe ata qė i pėrcollėn fjalėt e
kėtyre dy dijetarėve pas tyre. Allahu i mėshiroftė
dijetarėt tanė tė mėhershėm, kėta tė sotmit dhe
ata qė do tė vijnė pas nesh. Ska dyshim se secili
prej tyre do tė shpėrblehet nė bazė tė nijetit dhe
pėrpjekjeve tė tij.[17]
Pėr ēarsye Muhammedi a.s.nuk e komentoi Kuranin
nė tėrėsi ?
Po tė donte Allahu xh.sh. qė kėtė Kuran ta
komentonte dikush prej njerėzve, me njė komentim
pėrfundimtar, pas tė cilit tė mos kishte nevojė pėr
ndonjė komentim shtesė, sigurisht qė kjo meritė dhe
ky nder do ti takonte tė Dėrguarit tė fundit tė
Allahut, Muhammedit a.s.. Kjo megjithatė nuk ndodhi,
sepse i Dėrguari i Allahut, ashabėve u komentoi, sipas
nevojės, vetėm disa pjesė kuranore. Nė kėto
komentime-sqarime tė Pejgamberit a.s. bėjnė pjesė
ajetet dispozita, me tė cilat obligoheshin besimtarėt,
dhe disa nga ajetet qė kishin tė bėnin me urdhėresat
dhe ndalesat hyjnore etj. Mund tė shtrohet pyetja: Pėr
ēarsye i Dėrguari i Allahut nuk e ka
sqaruar-komentuar tėrė Kuranin nė tė gjallė tė
tij?
Nė lidhje me kėtė ēėshtje, dijetarėt kanė
dhėnė mendime tė ndryshme. Dijetari mė i njohur
bashkėkohor, Muhammed Mutevel-li Sharavi, jep kėtė
pėrgjigje: Aftėsitė mendore-logjike tė njerėzve
nė kohėn e zbritjes sė Shpalljes nuk ishin nė
gjendje tė absorbonin kuptimet e tė gjitha mistereve
qė pėrmbajnė fjalėt e Allahut, dhe pėr kėtė arsye
ai nuk i rėndoi ashabėt me gjėra qė nuk
pėrputheshin me realitetin e kohės dhe me aftėsinė e
tyre mendore. Ishte kjo njė prej urtėsive mė tė
mėdha hyjnore, sepse Allahu i Madhėrishėm deshi qė
ēdo gjeneratė tė shuajė etjen nė detin e pafund tė
ėmbėlsisė kuranore.[18]
Pra, Allahu xh.sh. deshi qė nė fjalėn e Tij tė
fundit tė zbritur pėr mbarė njerėzimin nė Kuran,
tė pėrfshinte njė thesar tė tėrė urtėsish e
sekretesh tė Universit, tė cilat do tė mund ti
kuptonin e deshifronin vetėm gjeneratat e mėvonshme,
tė cilave do tua mundėsojė kėtė nėpėrmjet
zbulimeve tė mirėfillta shkencore, nė mėnyrė qė
tė gjithė tė binden se ky Kuran vėrtet ėshtė
fjalė e Allahut dhe mrekulli deri nė ditėn kur do tė
dalim para Madhėrisė sė Tij. Ja se ēthotė Allahu
xh.sh.:
Ne do t'u bėjmė atyre tė mundshme qė tė
shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e
tyre deri sa t'u bėhet e qartė se ai (Kur'ani) ėshtė
i vėrtetė. A nuk mjafton qė Zoti yt ėshtė
dėshmitar pėr ēdo gjė (Fussilet, 53)
Nė Kuran ka shumė ajete qė flasin pėr disa
mrekulli shkencore qė janė zbuluar vetėm nė kėta dy
shekujt e fundit. Natyrisht qė gjeneratat e mėhershme
nuk kanė qenė nė gjendje ti deshifronin kėto
ajete, por me kalimin e kohės ato u bėnė realitet i
dukshėm. Sa pėr ilustrim, po cekim vetėm shkurtimisht
se nė Kuran flitet pėr formėn eliptike tė Tokės
(shih ajetet: El-Hixhr, 19, dhe En-Naziat, 30); pėr
lėvizjen e Tokės rreth boshtit tė vet dhe rreth
Diellit (shih ajetin En-Neml, 88); pėr lėvizjet e
planeteve rreth orbitave tė pėrcaktuara (shih: Jasin,
38-40); pastaj flitet rreth gravitacionit tė planetėve
(shih: Er-Rrad, 2). Nė anėn tjetėr Kurani flet
edhe rreth etapave zhvillimore nėpėr tė cilat kalon
embrioni nė barkun e nėnės (shih ajetet: El-Muminun,
12-14) dhe nė shumė ajete tė tjera bėhet fjalė pėr
gjėra tė tilla, para tė cilave shkenca dhe njerėzimi
mbeten tė mahnitur.
Nga gjithė kjo qė u tha rreth kėtyre ajeteve, mund
tė pėrfundohet se i Dėrguari a.s. nuk ua ka shpjeguar
ashabėve tė tij tė gjitha kuptimet e ajeteve kuranore.
Atyre u mjaftonte sqarimi i dispozitave qė kishin tė
bėnin me besimin, legjislacionin dhe normat morale. Nga
kjo shihet se Allahu xh.sh. i kurseu mendjet e tyre nga
stėrngarkesa, sepse kjo ishte njė prej urtėsive tė
Tij, qė ēdo brez a gjeneratė tė pėrfitojė nga Kurani
famėlartė dhe nga tė vėrtetat e pakontestueshme tė
tij.
Mirėpo, shtrohet pyetja: A thua ēdo tė ndodhte
sikur i Dėrguari i Allahut ta kishte komentuar tėrė
Kuranin dhe prej tij tė kishte zbuluar e nxjerrė
tė gjitha urtėsitė dhe tė kishte shkoqitur detajet!
Pėrgjigjja ėshtė se, sikur i Dėrguari i Allahut
tė bėnte njė gjė tė tillė, atėherė sigurisht qė
do tė ndodhte njė prej kėtyre dy gjėrave:
- Ose kjo botė do tė ndalej nga ripėrtėritja (pėrparimi)
nė formėn qė ka dėshiruar Allahu;
- Ose kuptimet e Kuranit fisnik do tė
ngurtėsoheshin e mė nuk do tė ishin joshėse e as
tėrheqėse pėr dikė, meqenėse askush mė nuk do tė
kishte tė drejtė tė shtonte ndonjė koment tjetėr
mbi komentin e tė Dėrguarit tė Allahu.
Pėr fat tė mirė, nga mėshira e Allahut pėr
robėrit e Tij, asnjėra prej kėtyre nuk ndodhi, sepse
i Lartmadhėrishmi i dha rast mendjes njerėzore qė tė
thellohet nė dije e nė njohuri, qė nga ky Kuran,
qė ėshtė mrekulli e pėrjetshme, tė nxjerrė
thesarin e ēmueshėm tė dijes e tė njohurive.[19]
Nė anėn tjetėr, dijetari tjetėr bashkėkohor, dr.
Muhamed Sejid Xhibril, nė fjalėn e tij tė fundit
gjatė shtjellimit tė ēėshtjes nėse Kurani
ėshtė komentuar nė tėrėsi nga Pejgamberi a.s. apo
jo, thotė: Disa kuptime tė Kuranit nė tė
kuptuarit dhe nė tė komentuarit e tyre janė lėnė
tė tilla, nė mėnyrė qė dijetarėt nėpėr kohė,
nė bazė tė ixhtihadit tė tyre pas hulumtimeve dhe
studimeve tė mirėfillta, tė nxjerrin kuptimet e
dėshiruara dhe tė synuara, nė mėnyrė qė shkencat
islame tė mbeten gjithmonė tė gjalla e tė
ripėrtėrihen
[20]
Dhe, vėrtet, nėse bota vazhdon me kėtė trend tė
zhvillimit teknologjik, sigurisht se do tė bėhen edhe
shumė zbulime kolosale, por me siguri, ēdo zbulim i
mirėfilltė shkencor, patjetėr qė do tė ketė
mbėshtetje tė fortė edhe nė ndonjė prej ajeteve
kuranore, sepse, meqė Kurani ėshtė fjalė e
Allahut, atij nuk mund ti mvishet e pavėrteta as nė
tė kaluarėn dhe as nė tė ardhmen:
Atij (Kuranit) nuk mund ti mvishet e
pavėrteta nga asnjė anė; ėshtė i zbritur prej tė
Urtit, tė Lavdishmit (Fussilet, 42).
Disa shembuj tė komentimeve-sqarimeve nga
Resulullahi s.a.v.s., bėrė disa ajeteve kuranore
(El-Fatiha)
- Transmetojnė Ahmedi dhe Tirmidhiu e gjithashtu
edhe Ibn Hibbani nė Sahihun e tij nga Adij bin Hibbani,
tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut rreth ajetit 7
tė kaptinės El-Fatiha:
e jo nė tė
atyre ndaj tė cilėve je i hidhėruar, dhe qė kanė
humbur!
ka thėnė: Ata ndaj tė cilėve ėshtė i
hidhėruar Allahu, janė hebrenjtė, kurse tė humburit
janė tė krishterėt.
- Po ashtu transmeton Ibn Merdevije nga Eba Dherr el
Gaffariu tė ketė thėnė: E pyeta tė Dėrguarin e
Allahut pėr fjalėt: El magdubi alejhim Ata
ndaj tė cilėve ėshtė i hidhėruar Allahu e mė
tha: Kėta janė hebrenjtė. I thashė: po Ed-dal-lin
Tė humburit, mė tha: Kėta janė tė
krishterėt.
(El-Bekare)
- Transmeton Taberaniu nga Ebi Emame tė ketė
thėnė: I Dėrguari i Allahut pėr ajetin kuranor:
Haxhi ėshtė nė muajt e caktuar
(El-Bekare, 197)
ka thėnė: Kėta muaj janė: Shevvali, Dhul Kade
dhe Dhul Hixh-xhe.
- Transmeton Taberaniu me sened tė pranueshėm nga
Ibn Abbasi tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut nė
lidhje me ajetin:
(Ai qė
ėshtė duke e kryer Haxhin) nuk duhet ti afrohet
gruas, nuk bėn tė marrė nėpėr kėmbė dispozitat e
Sheriatit, as nuk duhet tė shkaktojė grindje. (El-Bekare,
197)
ka thėnė: Er-Rrefethu ėshtė tu afrohesh
grave pėr marrėdhėnie intime gjatė ditėve tė
Haxhit; El Fusuka, janė mėkatet-gabimet, kurse
El Xhidalu ėshtė kur dikush grindet dhe
polemizon me shokun e vet.
- Transmetojnė Tirmidhiu dhe Ibn Hibbani nga Ibn Mesudi
qė nė lidhje me ajetin 238 tė kaptinės El-Bekare:
Vazhdoni
(tė falni) rregullisht namazet, e edhe atė namazin e
mesėm, dhe ndaj All-llahut tė jeni respektues (nė
namaze).
tė ketė thėnė: ka thėnė Resulullahu s.a.v.s.
Salatul vusta- ėshtė namazi i ikindisė.
- Nė lidhje me tė njėjtin transmetim, por nga
rrugė tė tjera tė isnadeve, transmetojnė edhe Ahmedi
e Tirmidhiu nga Semurete, pastaj Ibn Xheriri nga Ebu
Hurejre dhe Ebi Malik El-Eshariu etj.
(Ali Imran)
- Transmeton Hakimi nga Enesi r.a. tė ketė thėnė:
Ėshtė pyetur i Dėrguari a.s. pėr ajetin 97 tė
kaptinės Ali Imran:
Pėr hir tė All-llahut, vizita e shtėpisė
(Qabesė) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi
udhėtimi tek ajo
se ēėshtė Sebil, e ai tha: Sebil -
ėshtė mundėsia materiale (ushqimi i mjaftueshėm qė
merr me vete dhe ai qė i lė familjes derisa tė
kthehet nga Haxhi, - (sqarim yni) dhe mjeti i
udhėtimit.
(El-Enam)
- Transmetojnė Ahmedi, Buhariu, Muslimi dhe tė
tjerėt nga Ibn Mesudi, tė ketė thėnė: Kur zbriti
ajeti:
Ata qė besuan dhe besimin e tyre nuk e
ngatėrruan me besim tė kotė, atyre u takon tė jenė
tė sigurt dhe ata janė nė rrugė tė drejtė.
(El-Enam, 82)
shumė njerėzve u erdhi rėndė, prandaj u
brengosėn dhe i thanė Resulullahut s.a.v.s.: O i
Dėrguar i Allahut, a thua cili prej nesh nuk i bėn
mizori-padrejtėsi vetvetes?
Atėherė Muhammedi a.s. ua ktheu: Kjo nuk ka tė
bėjė me atė qė po mendoni ju, a nuk keni dėgjuar se
ēka thėnė njeriu i urtė (Llukmani duke e
kėshilluar tė birin, fjalėt e tė cilit janė cekur
nė Kuran, - sqarim yni):
(I kujto popullit tėnd) Kur Llukmani, duke e
kėshilluar, birit tė vet i tha: O djali im, mos i
bėj Allahut shok, sepse idhujtaria ėshtė padrejtėsia
mė e madhe. (Llukman, 13),
pra mizoria (padrejtėsia mė e madhe) ėshtė
shirku.
- Transmetojnė Ahmedi dhe Tirmidhiu nga Ebi Seidi e
ky nga Pejgamberi a.s. tė ketė thėnė nė lidhje me
ajetin:
(nė) ditėn kur vijnė disa shenja tė Zotit
tėnd, asnjė njeriu nuk i vlen besimi i Tij nėse nuk
ka besuar mė parė (El-Enam, 158),
Kjo ditė ėshtė kur dielli lind nga Perėndimi.
Ky hadith ka edhe shumė rrugė tė tjera tė sakta
tė transmetimit, tė cekura edhe nė Sahihun e Buhariut
edhe nė atė tė Muslimit nga Ebu Hurejra e tė
tjerėt.
- Transmeton Taberaniu dhe tė tjerėt, me sened tė
mirė, nga Omer ibn Hattabi tė ketė thėnė: I
Dėrguari i Allahut nė lidhje me ajetin:
Vėrtet ndaj atyre qė e pėrēanė fenė e tyre
dhe u ndanė nė grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarė
pėrgjegjėsie. Ēėshtja e tyre ėshtė vetėm te
Allahu, Ai do t'i njohė me atė qė punuan. (El-Enam,
159)
i ka thėnė Aishes: Kėta janė ata qė sjellin
risi dhe pasojnė epshin-egon.
- Nė lidhje me kėtė ajet, Taberaniu me isnad tė
saktė e tė shėndoshė, transmeton edhe nga Ebu
Hurejra tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i
Allahut: Kėta janė ata qė sjellin risi (tė
dėmshme), dhe janė pasuesit e epsheve e tė mendimeve
tė kota, nga ky Ymet.
(El-Aėraf)
Transmetojnė Ahmedi, Ebu Davudi, Hakimi dhe tė
tjerėt nga Berraė bin Azibi tė ketė thėnė: I
Dėrguari i Allahut, duke folur pėr momentin e marrjes
sė shpirtit tė pabesimtarit, ka thėnė:
Ndėrsa,
kur pabesimtarit ti jetė afruar fundi i jetės nė
kėtė botė, pėr tė kaluar nė Ahiret, nga qielli
zbresin melaiket e tmerrshme tė ndėshkimit, me fytyra
tė zeza e tė vrenjtura, dhe me vete sjellin rroba tė
vrazhda (ferra-ferra) tė Xhehennemit dhe ulen para tij;
pastaj vjen meleku i vdekjes dhe i ulet te koka duke i
thėnė me vrazhdėsi: O shpirt i keq (i ndyrė). Dil
(shko) nė hidhėrimin dhe dėnimin e Allahut. Nė ato
ēaste shpirti i pabesimtarit nxirret me vėshtirėsi,
sikurse gėrhanėt qė me vėshtirėsi nxirren nga leshi
i lagur, dhe menjėherė e mbėshtjellin me ato rroba
tė vrazhda tė Xhehennemit, duke kundėrmuar erė mė
tė rėndė e mė tė keqe se tė ēfarėdo coftine nė
fytyrė tė tokės. Pastaj ky shpirt i keq ngrihet nė
hapėsirat qiellore dhe nė ēdo grup tė melaikeve qė
hasin, ato pyesin: Cili ėshtė ky shpirt i keq e i
ndyrė U thuhet: filan filani, duke e thirrur me emrat
mė tė kėqij me tė cilėt e kanė thirrur nė kėtė
botė, derisa tė mos arrijė te qielli i kėsaj bote,
kur kėrkohet leje pėr tė vazhduar mė tutje (mė
lart) me tė, por kėtij shpirti tė keq nuk i lejohet
tė shkojė mė tutje nė sferat e larta qiellore, dhe
pastaj i Dėrguari a.s. e lexoi kėtė ajet kuranor:
Nuk ka dyshim se ata qė pėrgėnjeshtruan
argumentet Tona dhe nga mendjemadhėsia u larguan prej
tyre, tė tillėve nuk u hapen dyert e qiellit dhe ata
nuk do tė hyjnė nė Xhennet derisa tė pėrbirojė
deveja nėpėr vrimėn e gjilpėrės. Ja, kėshtu i
shpėrblejmė kriminelėt (El-Aėraf, 40)
dhe pastaj i Dėrguari i Allahut vazhdoi: Allahu
i urdhėron melaiket: Shkruani librin (emrin) e tij nė
regjistrin Sixh-xhin (libri i xhehennemlinjve), nė fund
tė tokės.
Pastaj melaiket shpirtin e tij e hedhin me rrėmbim e
forcė poshtė nė tokė
Mė pastaj i Dėrguari a.s.
lexoi kėtė ajet kuranor:
E kush i bėn shok Allahut, ai ėshtė sikur
tė bjerė nga qielli e ta rrėmbejė shpendi, ose si ai
tė cilin era e stuhishme e hedh nė ndonjė vend tė
humbur (El-Haxh-xh, 31)
(ElEnfal)
- Transmeton Ebu Shejhi nga Ibn Abbasi ta ketė
dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut duke komentuar ajetin:
Rikujtoni kur ishit pakicė e tė dobėt nė
tokė, dhe frikėsoheshit se do t'ju rrėmbenin
njerėzit (idhujtarėt), e Ai ju mundėsoi vend tė
sigurt (nė Medinė) dhe ju pėrkrahu me ndihmėn e Tij,
ju furnizoi me tė mira, qė tė jeni mirėnjohės.
(El-Enfal, 26)
Shokėt e pyetėn se kush janė kėta njerėz nga tė
cilėt kishim frikė. I Dėrguari a.s. u pėrgjigj: Kėta
janė persianėt.
- Transmeton Tirmidhiu nga Ebi Musa el Esh-ariu tė
ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut
s.a.v.s.: Allahu mi zbriti dy siguri pėr ymetin
tim, dhe lexoi ajetin 33 tė sures El-Enfal:
Po Allahu nuk do t'i dėnojė ata, derisa ti
(Muhammed) tė jesh nė mesin e tyre dhe Allahu nuk do
t'i dėnojė, derisa ata tė kėrkojnė falje
(istigfar).
Pastaj tha: Kur tė kaloj unė nga kjo botė,
ymetit tim do tia lė istigfarin deri nė Ditėn e
Gjykimit.
- Transmeton Muslimi dhe tė tjerėt nga Ukbe bin
Amir tė ketė thėnė: E kam dėgjuar Resulullahun
s.a.v.s. derisa ishte nė minber pasi qė lexoi ajetin
kuranor:
E ju pėrgatituni sa tė keni mundėsi force
(mjete luftarake) e kuaj tė caktuar pėr betejė
kundėr atyre (qė tradhtojnė) e me tė (me
pėrgatitje) ta frikėsoni armikun e Allahut, armikun
tuaj dhe tė tjerėt, tė cilėt ju nuk i dini (se kush
janė), e Allahu i di ata
(El-Enfal, 60)
tha: Forca (nė kėtė rast) ėshtė hedhja me
shigjetė (me mjet lufte).
(Et-Tevbe)
Transmetojnė Ahmedi, Tirmidhiu, Ibn Hibbani dhe
Hakimi nga Ebu Seid el Huderiu tė ketė thėnė: Ka
thėnė i Dėrguari i Allahut: Kur tė shihni ndonjė
njeri qė vjen rregullisht nė xhami, dėshmoni pėr
imanin e tij, sepse Allahu xh.sh. thotė:
E drejtė e pėrkujdesjes sė xhamive tė Allahut
ėshtė vetėm dhe atij qė i ka besuar Allahut dhe
ditės sė mbramė e qė e fal namazin, jep zekatin dhe
nuk i frikėsohet askujt pos Allahut. Tė tillėt do tė
jenė tė udhėzuarit (nė rrugėn e drejtė).
(Et-Tevbe, 18)
- Transmeton Muslimi dhe tė tjerėt nga Ebi Seidi,
tė ketė thėnė: Dy njerėz nuk pajtoheshin dot mes
vetes lidhur me atė se ēfarė kishte pėr synim ajeti
108 i sures Et-Tevbe:
Njė xhami e cila qė prej ditės sė parė ėshtė
themeluar pėr respektin ndaj Allahut (pa hile), ėshtė
mė e drejtė tė falesh nė tė
Njėri prej tyre thoshte se fjala ėshtė pėr
xhaminė e Pejgamberit a.s. nė Medinė, kurse tjetri
thoshte se fjala ėshtė pėr xhaminė nė Kuba. Pastaj
qė tė dy erdhėn tek i Dėrguari a.s. dhe e pyetėn
nė lidhje me kėtė, e ai u dha kėtė pėrgjigje: Nė
kėtė ajet ėshtė fjala pėr xhaminė time (nė
Medinė) (sqarim yni).
(Junus)
- Transmeton Muslimi nga Suhejbi e ky nga i Dėrguari
a.s. tė ketė thėnė nė lidhje me fjalėt e Allahut:
Atyre qė bėjnė vepra tė
mira, u takon e mira (Xhenneti) po edhe mė tepėr (e
shohin Allahun)
(Junus, 26)
fjala husna d.m.th. Xhenneti, kurse zijadeh
do tė thotė e shohin Allahun xh.sh..
- Nė lidhje me kėtė ajet, po ashtu transmeton Ibn
Merdevije nga Ibn Omeri r.a. e ky nga Resulullahu
s.a.v.s., tė ketė thėnė: (Lil-ledhine ahsenu) -
janė ata qė kanė dėshmuar se nuk ka zot tjetėr
pėrveē Allahut, (el-husna) ėshtė Xhenneti, kurse
(ez-zijadeh) ėshtė shikimi nė Allahun xh.sh..
- Transmeton Ebu Davudi dhe tė tjerėt nga Omer ibn
Hattabi tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i
Allahut: Ėshtė njė kategori njerėzish prej
robėve tė Allahut, tė cilėve ua kanė lakmi
pejgamberėt dhe dėshmorėt. I thanė: Cilėt janė
ata, o i Dėrguar i Allahut, ai tha: Kėta janė ata
njerėz qė janė dashur nė mes vetes vetėm pėr hir
tė Allahut, pa interes tė pasurisė a tė prejardhjes.
Kėta njerėz nuk do tė frikėsohen e as nuk do tė
dėshpėrohen atė ditė kur njerėzit do tė
frikėsohen e do tė dėshpėrohen e pastaj lexoi
ajetin 62 tė sures Junus
Ta keni tė ditur se tė dashurit e Allahut
(evliatė) nuk kanė frikė (nė botėn tjetėr) dhe as
kurrfarė brengosjeje.
- Nė lidhje me kėtė ajet, po ashtu transmeton Ibn
Merdevije nga Ebu Hurejre tė ketė thėnė: Ėshtė
pyetur i Dėrguari i Allahut pėr ajetin 62 tė sures
Junus:
Ta keni tė ditur se tė dashurit e All-llahut
(evliatė) nuk kanė frikė (nė botėn tjetėr) e as
kurrfarė brengosjeje
kurse pėrgjigjja e tij ishte: Kėta janė ata qė
duhen nė mes vetes vetėm pėr hir tė Allahut xh.sh.
- Transmetojnė Ahmedi, Seid bin Mensuri, Tirmidhiu
dhe tė tjerėt nga Ebu Derdaja, i cili, kur ishte
pyetur rreth komentimit tė ajetit 64 tė kaptinės
Junus:
Atyre u jepen
myzhde nė jetėn e dynjasė dhe nė jetėn tjetėr
(pėr hyrje nė Xhennet)
,
kishte thėnė: Nuk mė ka pyetur pėr kėtė askush
qė kur e kam pyetur Resulullahun s.a.v.s. pėr tė dhe
atėherė mė pati thėnė: O Ebu Derda, prej se ka
zbritur ky ajet, pos teje, nuk mė ka pyetur askush
rreth kėtij. Kjo ėshtė ėndrra e mirė (ruja) qė
sheh muslimani nė gjumė, ose dikush e sheh pėr tė.
Pra, kjo ėshtė pėrgėzimi pėr tė nė jetėn e
kėsaj bote, kurse pėrgėzimi pėr botėn e ardhshme,
ėshtė Xhenneti.
(Ibrahim)
- Transmetojnė Tirmidhiu, Nesaiu, Hakimi, Ibn
Hibbani dhe tė tjerėt nga Enesi r.a. e ky nga
Resulullahu s.a.v.s. tė ketė thėnė, nė lidhje me
ajetin 24 tė sures Ibrahim:
A nuk ke kuptuar se si Allahu bėri shembull:
fjalėn e mirė si pema e mirė rrėnjėt e sė cilės
janė thellė (nė tokė) e degėt janė lart.
ajo ėshtė pema e hurmės,
kurse pėr ajetin 26 tė po kėsaj sureje:
Dhe shembulli i fjalės sė keqe si njė pemė e keqe
qė ėshtė shkulur mbi tokė e qė nuk ka tė
qėndruar,
ka thėnė: ajo ėshtė handhali kungulli i
egėr e i idhėt (bot. Citrullus colocynthys).
- Lidhur me po kėtė ajet tė sures Ibrahim
A nuk ke kuptuar se si Allahu bėri shembull:
fjalėn e mirė si pema e mirė rrėnjėt e sė cilės
janė thellė (nė tokė) e degėt e saj janė lart,
kemi edhe njė komentim tjetėr, tė cilin e
transmetojnė Ahmedi, Ibn Merdevije me sened tė mirė
nga Ibn Omeri, e ky nga Resulullahu a.s.v.s. tė ketė
thėnė: Kjo ėshtė pema e hurmės, sė cilės nuk i
pakėsohen (nuk i bien) fletėt.
- Transmetojnė tė gjithė autorėt e koleksioneve
tė hadithit nga Berraė bin Azibi e ky nga
Pejgamberi a.s. tė ketė thėnė: Kur muslimani
pyetet nė varr, dėshmon se nuk ka zot tjetėr pos
Allahut dhe Muhammedi ėshtė i dėrguar i Tij. Ky
ėshtė sqarimi i fjalėve tė Allahut:
Allahu forcon ata qė besuan nė fjalėn e fortė
(tė dėshmisė) nė jetėn e kėsaj bote edhe nė
botėn tjetėr, ndėrsa mizorėt Allahu i bėn tė
humbur. Allahu punon ēka tė dojė. (Ibrahim, 27)
- Transmeton Muslimi nga Thevbani tė ketė thėnė:
I erdhi tė Dėrguarit tė Allahut njė rabin ēifut dhe
e pyeti: Ku do tė jenė njerėzit nė momentin pėr tė
cilin flet ajeti 48 i kaptinės Ibrahim:
Ditėn kur Toka ndryshohet nė tjetėr tokė, e edhe
qiejt (nė tė tjerė qiej), e ata (njerėzit) tė
gjithė dalin sheshazi para Allahut, Njė, Mbizotėrues.,
pėr se Resulullahu iu pėrgjigj: Do tė jenė nė
errėsirė tė plotė, mu para urės (sė Siratit)
( sqarim yni).
- Transmetojnė Muslimi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe tė
tjerėt nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: Jam njeriu
i parė qė e kam pyetur tė Dėrguarin e Allahut rreth
kėtij ajeti (d.t.th. rreth ajetit 48 tė kaptinės
Ibrahim):
Ditėn kur Toka ndryshohet nė tjetėr tokė, e edhe
qiejt (nė tė tjerė qiej), e ata (njerėzit) tė
gjithė dalin sheshazi para Allahut, Njė, Mbizotėrues.,
se ku do tė jenė njerėzit nė ato momente, o i
Dėrguar i Allahut Ai tha: Do tė jenė mbi urė
(Sirat).
(El-Hixhr)
- Transmetojnė Taberaniu, Ibn Merdevije dhe Ibn
Hibbani nga Ebu Seid el Huderiu, i cili ėshtė pyetur
nga disa njerėz nėse e kishte dėgjuar tė Dėrguarin
a.s. tė fliste diēka rreth ajetit 2 tė kaptinės El-
Hixhr:
Ata qė nuk
besuan, shpeshherė do tė kishin dėshiruar tė kishin
qenė muslimanė., e ai tha: Po e kam dėgjuar Resulullahun tek thotė
nė lidhje me kėtė ajet: Allahu do ti nxjerrė
disa njerėz besimtarė nga zjarri pasi ta kenė marrė
dėnimin pėr atė qė i ka shtyrė tė futeshin nė
Xhehennem, tok me idhujtarėt. Mė parė idhujtarėt do
ti drejtohen kėtij grupi me fjalėt nėnēmuese: Ju
thoni qė keni qenė tė dashurit e Allahut nė jetėn e
dynjasė, atėherė pėrse jeni kėtu me ne nė zjarr
Kur Allahu dėgjon kėtė bisedė tė tyre, jep leje qė
dikush tė ndėrmjetėsojė pėr ta, dhe nė ato momente
ndėrmjetėsimi vjen nga tė gjitha anėt: nga melaiket,
nga pejgamberėt dhe nga besimtarėt e mirė, derisa tė
gjithė ata besimtarė qė kishin bėrė ndonjė mėkat
(me tė cilin kishin merituar zjarrin e Xhehennemit
pėrkohėsisht, - sqarim yni), tė nxirren e tė dalin
nga Xhehenemi me lejen e Allahut. Nė ato ēaste
idhujtarėt thonė nga dhembja: Ah sikur tė ishim sikur
kėta (tė ishim muslimanė, qoftė edhe mėkatarė) dhe
tė na arrinte shefati (ndėrmjetėsimi) edhe neve e tė
kishim dalė sė bashku me ta.
Ky hadith nga rrugė tė tjera tė transmetimit
transmetohet edhe nga Ebi Musa el Eshariu, Xhabir bin
Abdil-lahu dhe Aliu r.a.
(El-Israė)
Transmeton Tirmidhiu, kurse Nesaiu e vėrteton
saktėsinė e thėnies nga Ebu Hurejra e ky nga i
Dėrguari i Allahut tė ketė thėnė nė lidhje me
fjalėt e Allahut:
Vėrtet, lutja e agimit
ėshtė e pėrcjellė. (El-Israė, 78)
Pėr kėtė (kėndimin e Kuranit nė namazin e
sabahut) dėshmojnė melaiket e natės dhe ato tė
ditės.
- Transmetojnė Ahmedi dhe tė tjerėt nga Ebu
Hurejre tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i
Allahut s.a.v.s. nė lidhje me ajetin 79 tė kaptinės
El-Israė:
Dhe nė njė pjesė tė natės zgjohu me tė (me
Kur'anin-namazin), ėshtė e sigurt se Zoti yt do tė
ngrejė ty nė njė vend tė lavdishėm.
Ky ėshtė vendi (i lavdishėm), nga i cili do tė
mė mundėsohet tė ndėrmjetėsoj pėr Ymetin tim.,
ndėrsa nė njė version tjetėr: ky ėshtė
(shefati) ndėrmjetėsimi.
(El-Kehf)
- Transmeton Ahmedi nga Ebi Seid el Huderiu e ky nga
Resulullahu s.a.v.s. qė nė lidhje me ajetin:
Pasuria dhe fėmijėt janė stoli e kėsaj bote,
kurse veprat e mira (fryti i tė cilave ėshtė i
pėrjetshėm) janė shpėrblimi mė i mirė te Zoti yt
dhe janė shpresa mė e mirė. (El-Kehf, 46),
tė ketė thėnė: Kėto janė: tekbiri, (fjala
Allahu ekber, sqarim yni), tehlili (fjala La ilahe il-la
Allah), tesbihu dhe hamdi (fjalėt: Subhanallahi vel
hamdu lil-lahi ve la ilahe il-la Allahu vallahu ekber)
dhe: havleka (fjalėt La havle ve la kuvvete il-la
bil-lah).
- Po ashtu transmeton Ahmedi nga Numan bin Beshiri
e ky nga Pejgamberi a.s. tė ketė thėnė: Subhanallahi,
vel hamdu lil-lahi, ve la ilahe il-la Allahu, vallahu
ekber, janė El-Bakijatu es Salihatu.
- Tė njėjtin transmetim, porse nga Ebu Hurejra, e
transmeton edhe Ibn Xheriri.
(Ta-Ha)
- Transmeton Bezzari me sened tė shėndoshė nga Ebu
Hurejre e ky nga i Dėrguari a.s. qė nė lidhje me
fjalėt e Allahut:
E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė
ketė jetė tė vėshtirė, (Ta-Ha, 124)
tė ketė thėnė: Ky ėshtė ndėshkimi nė varr.
(Es-Sexhde)
- Transmeton Ibn Ebi Hatimi nga Ibn Abbasi e ky nga
Pejgamberi a.s. qė nė lidhje me fjalėt e Allahut:
I heqin trupat e tyre prej dyshekėve, duke e lutur
Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo qė
Ne u kemi dhėnė (pasuri) atyre, ata japin.
(Es-Sexhde, 16) tė ketė thėnė: Kjo ėshtė tė ngriturit pėr
tė falur namaz tė natės.
(Gafir)
- Transmetojnė Ahmedi, Hakimi, Ibn Hibbani dhe
autorėt e Suneneve nga Numan bin Beshiri tė ketė
thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut: Duaja
ėshtė adhurim e pastaj lexoi fjalėt e Allahut:
Zoti juaj ka thėnė: Mė thirrni Mua, Unė ju
pėrgjigjem, e ata qė nga mendjemadhėsia i shmangen
adhurimit ndaj Meje, do tė hyjnė tė nėnēmuar nė
Xhehennem. (Gafir, 60)
(Edh-Dharijat)
- Transmeton Bezzari nga Omer ibnul Hattabi tė ketė
thėnė nė lidhje me kuptimin e ajeteve 1, 3 dhe 4 tė
kaptinės Edh-Dharijat:
- (Edh-Dharijat, 1) janė erėrat,
- (Edh-Dharijat, 3) janė anijet nė det,
kurse
- (Edh-Dharijat, 4) janė melaiket. Po tė mos
e kisha dėgjuar tė Dėrguarin eAllahut tė thoshte
kėshtu, as unė nuk kisha thėnė.
(Er-Rrahman)
- Transmeton Begaviu nga Enes ibn Maliku tė ketė
thėnė: E lexoi i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. ajetin
60 tė kaptinės Er-Rrahman:
A mund tė jetė
shpėrblimi i veprės sė mirė diēka tjetėr,
pėrveēse e mira!
dhe pastaj na tha: A e dini se ēfarė ka
dėshiruar tė thotė Zoti juaj Ashabėt thanė:
Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri.
Atėherė ai tha: Allahu thotė: A ka shpėrblim
tjetėr pėr atė qė e begatova me besimin nė njė
Zot, pėrveē Xhennetit.
(El-Buruxh)
- Transmeton Ibn Xheriri nga Ebi Malik el Eshariu
tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut
s.a.v.s. nė lidhje me ajetet:
Pasha ditėn e premtuar. Pasha atė qė dėshmon
dhe atė qė dėshmohet! (El-Buruxh, 2-3)
(El jevmul mevud) - ėshtė Dita e Gjykimit,
(shahid) - ėshtė dita e xhumasė, kurse (meshhud) -
ėshtė dita e Arefatit.. Ky hadith pėrcillet edhe
nga rrugė tė tjera tė transmetimit.
(Ez-Zelzeletu)
- Transmeton Ahmedi nga Ebu Hurejra tė ketė
thėnė: E lexoi Pejgamberi a.s. kėtė ajet:
Atė ditė, ajo (Toka) i rrėfen
tregimet e veta (Ez-Zelzele, 4)
dhe pastaj na tha: A e dini se cilat janė lajmet
e saj (Tokės) Ashabėt thanė: Allahu dhe i
Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri. Atėherė tha: Kjo
do tė thotė se Toka do tė dėshmojė pėr ēdo njeri
dhe popull, se ēfarė punuan mbi sipėrfaqen e saj, dhe
nė Ditėn e Gjykimit ajo (Toka) do ti thotė
secilit: Ti ke punuar kėtė e kėtė nė filan ditėn,
etj.
(El-Maun)
- Transmetojnė Ibn Xheriri dhe Ebu Jala nga Sad
ibn Ebi Vekasi tė ketė thėnė: E pyeta Resulullahun
s.a.v.s. pėr ajetin:
Tė cilėt janė tė
shkujdesur (tė harrueshėm), pėr namazin e tyre
(El-Maun, 5)
e ai mė tha: Kėta janė ata qė e vonojnė
namazin nga koha e tyre.
(El-Kevther)
- Transmetojnė Ahmedi dhe Muslimi nga Enesi r.a. tė
ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut nė
lidhje me ajetin e parė tė kaptinės El-Kevther:
Ne, vėrtet tė dhamė ty (o
Muhammed), shumė tė mira.
Kevtheri, ėshtė njė lum qė Allahu ma ka
dhėnė mua nė Xhennet.
- Ky hadith transmetohet edhe nga rrugė tė tjera
tė shumta tė transmetimit
(En-Nasr)
- Transmeton Ahmedi nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė:
Kur zbriti kaptina:
Pasi (tė) erdhi ndihma (fitorja) e Allahut dhe
ngadhėnjimi (ēlirimi i Mekės). Dhe i pe njerėzit
duke hyrė grupe-grupe nė fenė e Allahut. Atėherė,
pra, madhėroje Zotin tėnd me falėnderim dhe kėrko
falje prej Tij. Ai vėrtet ėshtė pranues i madh i
pendimeve. (En-Nasr, 1-3),
i Dėrguari i Allahut tha: Mė ėshtė
paralajmėruar vdekja ime (Mė ėshtė bėrė me dije
vdekja ime).
(El-Felek)
- Transmetojnė Ahmedi, Tirmidhiu dhe Nesaiu nga
Aishja r.a. tė ketė thėnė nė lidhje me ajetin e 3
tė kaptinės El-Felek:
dhe prej dėmit tė
natės kur ajo ngryset,
Mė mori i Dėrguari i Allahut pėr dore, ma
dėftoi Hėnėn kur doli dhe mė tha: Kėrko mbrojtje
tek Allahu prej kėsaj (hėnės nė tė sosur), sepse
kjo ėshtė gasiku errėsira kur ngryset.
* * *
Kėto ishin vetėm disa nga komentimet e tė
Dėrguarit tė Allahut, bėrė disa ajeteve kuranore,
tė cilat i shkėputėm me pėrzgjedhje nga vepra
madhėshtore e Imam Sujutiut El Itkan fi Ulumil Kuran[21],
komente qė gjenden pothuaj nė tė gjitha koleksionet e
hadithit nėn kapituj tė veēantė Kapitulli i
tefsirit tė Kuranit, si dhe nė tė gjithė
librat e tefsirit, qofshin ata tė komentimit
tradicional apo racional.
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Fahru Rraziu Tefsirul Kebir-Mefatihul Gajbi,
vėll.15, fq. 225.
[2] Zemahsheriu El-Kesh-shaf, vėll. IV, fq.
165
[3] Tefsir Ebu Suud vėll. V, fq. 431
[4] Alusiu Ruhul Meani, vėll. 29, fq. 142
[5] Imam Esh-Shevkaniu Fethul Kadir, vėll. V,
fq. 338.
[6] Transmeton Ebu Davudi nė kreun Syneti,
kapitulli V, si dhe Tirmidhiu nė kreun Dituria,
kapitulli X.
[7] Ibn Tejmije Mukaddimetu fi Usuli et-Tefsir,
fq. 5
[8] Imam Sujutiu El Itkan fi Ulumil Kuran,
vėll. II, fq. 384
[9] Dr. Abdul Munim Nimr Ilmu-t-Tefsir, fq.
23, Kajro 1985
[10] Ibn Tejmije Mukaddimetu fi Usuli et-Tefsir,
fq. 6
[11] Transmeton Buhariu nė kapitullin Mbi
biografinė e Ibni Abbasit (2/306)
[12] Dr. Muhammed Husejn Edh-Dhehebi Et-Tefsir vel
mufessirune, vėll. I, fq. 53, Kajro 1985
[13] Et-Tefsir vel mufessirune, vėll. I, fq.
55
[14] Mennaul Kattan - Mebahith fi ulumil Kuran,
fq.260-261, Kajro 1995
[15] Ibn Tejmije Mukaddime fi Usuli-tTefsir,
fq. 93.
[16] Dr. Xhemal Mustafa Abdul Hamid en-Nexhar Menahixh
tefsirije, fq. 100-101, Kajro, 2000.
[17] Menahixh tefsirije, fq. 103.
[18] Muhammed M. Sharavi, Havatiri havlel Kuranil
Kerim, fq. 35, Kajro 1988.
[19] Muhamed. M. Sharavi, Havatiri havlel Kuranil
Kerim, fq. 38
[20] Dr. Muhammed Sejjid Xhibril Med-hal ila
menahixh el mufessirin, fq.40, Kajro, 1987.
[21] Shih vėll II, prej fq. 420-450.
|