Tefsiri
racional pėrpos katėr burimeve nė tė cilat mbėshtetet tefsiri tradicional qė
janė: 1. Kurani fisnik; 2. Syneti (hadithet) i Pejgamberit a.s.; 3. Fjalėt e
sahabėve dhe 4. Fjalėt e tabiinjve (nėse tė gjithė janė unikė rreth njė
ēėshtjeje), nė disa raste mbėshtetet edhe nė komentime racionale (logjike), tė
cilat janė mendime dhe ide tė mufesirit, por gjithėsesi tė bazuara nė 4 burimet
e theksuara mė parė.
Nė
lidhje me kėtė metodė dhe lloj tė komentimit racional - التفسير بالرأى dijetarėt janė ndarė mė dysh; njėri
grup e ka ndaluar rrebtėsisht duke u mbėshtetur nė argumente kuranore dhe nė
hadithe tė Pejgamberit a.s., kurse grupi tjetėr ka lejuar njė komentim tė
tillė, por nėn kushte dhe kritere tė rrepta, tė cilat duhen respektuar nė
mėnyrė rigoroze.
Ata qė
ndaluan komentimin e Kuranit nė mėnyrė racionale, mbėshteten mbi faktin se tė
komentosh diēka nga Kurani sipas mendjes, do tė thotė tė thuash pėr Allahun
atė pėr se nuk ke njohuri. Kėtė mendim tė tyre e mbėshtesin nė ajetin 33 tė kaptinės El-Araf:
قُلْ
إِنَّمَا حَرَّمَ
رَبِّي الْفَوَاحِشَ
مَا ظَهَرَ مِنْهَا
وَمَا بَطَنَ وَالْإِثْمَ
وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ
الْحَقِّ وَأَنْ
تُشْرِكُوا بِاللَّهِ
مَا لَمْ يُنَزِّلْ
بِهِ سُلْطَانًا
وَأَنْ تَقُولُوا
عَلَى اللَّهِ
مَا لَا تَعْلَمُونَ
Thuaj
Zoti im i ndaloi vetėm tė kėqijat e turpshme, le tė jenė tė hapta ose tė fshehta,
ndaloi mėkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa tė drejtė, ndaloi ti mvishni
Allahut shok pa pasur pėr kėtė kurrfarė argumenti, dhe, ndaloi tė thoni pėr
Allahun atė qė nuk e dini se a ėshtė e vėrtetė.
Nė anėn
tjetėr kėta dijetarė konsiderojnė se vetėm Pejgamberi a.s. ishte kompetent pėr
tė dhėnė sqarime dhe komentime rreth Librit tė Allahut xh.sh., dhe askush
tjetėr, ashtu siē thotė edhe ajeti 44 i
kaptinės En-Nahl:
وَأَنزَلْنَا
إِلَيْكَ الذِّكْرَ
لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ
مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ
وَلَعَلَّهُمْ
يَتَفَكَّرُونَ
Ty ta
zbritėm Kuranin qė tu shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre ..
Ky grup
marrrin si argument pėr moslejimin e komentimit racional edhe hadithin e
Pejgamberit a.s.: Ai qė flet diē rreth
Kuranit sipas mendimit tė tij, edhe nėse ia ka qėlluar, ai ka gabuar. (Transmetojnė
Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Edhe
sahabėt kanė qenė rigoroz qė tė mos flisnin diēka rreth ajeteve kuranore nga
mendja e tyre si f.v Ebu Bekri kur thotė: Cila
tokė do tė mė mbajė dhe cili qiell do tė mė bėjė hije (do tė mė mbulojė), nėse
flas nga mendja ime pėr ndonjė prej ajeteve tė Kuranit?
Nė anėn
tjetėr, grupi i atyre dijetarėve qė lejuan komentimin racional, natyrisht duke
iu pėrmbajtur atyre kritereve tė rrepta, po ashtu kanė argumentet e tyre dhe
thonė se:
- Tė
menduarit ėshtė njė lloj dijeje a shkence;
-
Pejgamberi a.s. ka vdekur dhe nuk e ka komentuar Kuranin nė tėrėsi (por ka
komentuar vetėm atė qė ka qenė e nevojshme pėr nivelin e tė kuptuarit nė atė
kohė);
- Ndalesa
qė del nga hadithi i theksuar mė lart, ka tė bėjė me ata qė flasin kuturu pėr
Librin e Allahut, pa kurrfarė argumenti, por flasin vetėm si ua merr mendja;
-
Sahabėt, siē ishte Ebu Bekri ose edhe tė tjerėt, i kanė thėnė ato fjalė thjesht
tė shtyrė nga devotshmėria e tyre e pashoqe, dhe nga frika se mos po gabonin
diēka gjatė ndonjė komentimi tė Kuranit.
Grupi i
pėrkrahėsve tė komentimit racional, pos kėtyre argumenteve sollėn edhe ajete
kuranore nė lidhje me mendimin e tyre si f.v::
كِتَابٌ
أَنزَلْنَاهُ
إِلَيْكَ مُبَارَكٌ
لِيَدَّبَّرُوا
آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ
أُوْلُوا الْأَلْبَابِ
(Ky ėshtė)
Libėr i begatshėm, Ne ta shpallėm ty kėtė, qė ti studiojnė argumentet e tij
dhe qė tė marrin mėsime prej tij ata qė kanė mend (logjikojnė). (Sad,
29)
Pastaj:
وَلَوْ
رَدُّوهُ إِلَى
الرَّسُولِ وَإِلَى
أُوْلِي الْأَمْرِ
مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ
الَّذِينَ يَسْتَنْبِطُونَهُ
مِنْهُمْ
...e
sikur tia linin atė (pėrhapjen
e lajmit) Pejgamberit dhe pėrgjegjėsve
tė tyre, ata do tė dinin tė nxjerrnin pėrfundime... (En-Nisaė,
83)
Kėta
dijetarė, ndėr tė tjera kanė thėnė: Po tė ishte tefsiri racional i ndaluar,
atėherė as ixhtihadi si institucion me rėndėsi tejet tė madhe nė Islam nuk do
tė ishte i lejuar.
Nga tėrė
kjo qė u tha nė lidhje me komentimin racional, shihet se ekzistojnė dy lloj
komentimesh racionale: komentim racional i pėlqyeshėm (mahmud), dhe komentim
racional jo i pėlqyeshėm (medhmum).
Komentim
i pėlqyeshėm ėshtė kur zbatojmė dhe respektojmė tė gjitha konditat dhe kriteret
e pėrcaktuara - Kuranin, Synetin, Ixhmain, Kiasin etj, kurse komentim racional
jo i pėlqyeshėm ėshtė kur bėjmė komentime tė njėanshme, komentime egoiste, tė
shtytur nga verbėsia fraksioniste, siē bėnė shiinjtė, nė disa raste edhe
mutezilėt.
Ēduhet
tė dijė ai qė dėshiron ti hyjė komentimit tė Librit tė Allahut me metodėn e
komentimit racional
Ndonėse
dijetarėt islamė kanė lejuar mėnyrėn racionale tė komentimit tė Kuranit
megjithatė ata kanė pėrcaktuan disa kushte dhe kritere tė veēanta, tė cilat
assesi nuk bėn tė injorohen, sepse nga realizueshmėria dhe praktikimi i tyre,
varet edhe tė gjykuarit nėse ėshtė i vlefshėm dhe i pėlqyeshėm akėcili tefsir
apo jo.
Tefsirologėt,
pėrcaktuan nė kėtė aspekt hiē mė pak se njohjen e pėpiktė tė psėmbėdhjetė
shkencave, tė cilat i numėroi edhe imam Sujutiu nė librin e tij El Itkan fi Ulumil Kuran, qė janė:
1. Njohja e mirė e gjuhės arabe
Me anė
tė njohjes sė mirė tė gjuhės arabe, komentuesi arrin tė sqarojė fjalėt e
panjohura dhe qėllimin e tyre nė bazė tė pozitės sė secilės sentencė nė fjali.
Ėshtė e pamohueshme qė gjuha arabe ėshtė ndėr gjuhėt mė tė pasura nė botė me
idioma dhe fjalė e shprehje qė kanė kuptime tė shumta, prandaj ai qė dėshiron
njė komentim tė mirėfilltė tė Kuranit, sė pari duhet tė ketė njohuri tė
bollshme rreth kėsaj gjuhe, tė cilėn Allahu xh.sh. e zgjodhi tė jetė gjuhė e
mesazhit tė Tij tė fundit drejtuar njerėzimit.
2. Njohja e sintaksės
Kjo
shkencė duhet tė njihet patjetėr, sepse sipas rendit tė fjalėve kuptimet e tyre
mund tė ndryshojnė, kėshtu qė mosnjohja e kėsaj shkence mund tė shkaktojė
keqinterpretime tė ndonjė fjalie kuranore.
3. Njohja e morfologjisė
Me anė
tė kėsaj shkence zotėrohen trajtat e fjalėve dhe rregullat e formimit tė
fjalėve. Ibn Farisi thotė: Atij qė i
kalon kjo shkencė pa e ditur, atij i ka kaluar e shumta e dijes, kurse Zemahsheriu thotė: Prej gabimeve mė tė mėdha nė tefsir ėshtė
nėse dikush e komenton ndonjė fjalė kuranore pa e njohur mirė morfologjinė si
p.sh. fjala bi imamihim nė ajetin 71 tė kaptinės El-Israė:
يَوْمَ
نَدْعُو كُلَّ
أُنَاسٍ بِإِمَامِهِمْ
(pėrkujto)
Ditėn kur do tė thėrrasim secilin njeri me prijėsin (librin, pejgamberin,
shėnimet e veprave) e tyre.
Tė
konsiderohet si fjalė e nxjerrė prej fjalės (Ummun Nėnė) , dhe se,
njerėzit do tė thirren nesėr nė Ditėn e Gjykimit me emrat e nėnave tė tyre pa u
cekur emrat e etėrve. Natyrisht se ky ėshtė njė komentim i gabuar, i pafalshėm
dhe i patolerushėm. Njė gabim tė kėtillė mund ta bėjė vetėm ai qė nuk ka fare
njohuri rreth shkencės sė morfologjisė, sepse dihet shumė mirė se fjala (Ummun
- Nėnė) kurrė nuk mund tė jetė njėjės i fjalės (Imam
prijės
etj), por ėshtė njėjės i shumėsit (Ummehat nėnat). [1]
4. Njohja e etimologjisė sė emrave
Kjo
shkencė ka rėndėsi dhe peshė tė madhe pėr tefsirologun, sepse nėse rrėnja e njė
emri mund tė jetė prej prejardhjeve tė ndryshme, natyrisht edhe kuptimet do tė
ndryshojnė si p.sh. nėse fjala mesiih ėshtė prej rrėnjės meseha
apo prej rrėnjės sejeha?!
5.6.7. Njohja e tri shkencave tė retorikės: alegorisė ,
tropeve dhe stilistikės-poetikės
Me anė
tė alegorisė njihen specifikat dhe
veēoritė e formėsimit tė fjalėve dhe kuptimet e tyre alegorike, me anė tė
tropeve njihen specifikat sipas ndryshueshmėrisė sė fjalėve nė sqarimin e
argumentit, qoftė ai i dukshėm, qoftė i fshehtė (alegorik), dhe me anė tė
stilistikės-poetikės arrijmė tė njohim thurjen e bukur tė fjalive.
8. Njohja e llojeve tė leximit
Njohja e
kėsaj shkence ka rėndėsi tė veēantė, sepse me njohjen e llojeve tė leximit shumė
lehtė mund tė bėhet dallimi i kiraeteve tė pranueshme dhe tė papranueshme. Nė
mesin e dijetarėve njihen 6 lloje tė kiraeteve (leximeve):
1.
El Mutevatir
2.
El Meshhur
3.
El Ahad
4.
Esh Shadh-dh
5.
El Mevduė
6.
El Muderrexh.
Dy
kiraetet e para: El Mutevatir dhe El Meshhur, janė tė pranuara,
lexohet dhe punohet me to, kurse katėr tė tjerat nuk i plotėsojnė kushtet e
parapara pėr tė qenė kiraete tė pranuara.
9. Njohja e Ilmul Kelamit
Me anė
tė kėsaj shkence komentuesi mund tė argumentojė lidhur me faktin qė pėrkon me
Njėsinė e Allahut xh.sh., pėr cilėsitė e Tij, pėr Ditėn e Gjykimit dhe pėr
shumė ēėshtje tė tjera me rėndėsi tė cilat hyjnė nė fushėn e kėsaj shkence.
10. Njohja e Usuli-Fikhut
Me anė
tė kėsaj shkence arrihet tė njihet nxjerrja e dispozitave nga ajetet kuranore,
pastaj tė njihen nocionet Am e Has, Itllak
e Takjiid,
Ixhmal
e Tebjiin
etj, pa njohjen e tė cilave as qė mund tė fillohet komentimi i Kurani Kerimit.
11. Njohja e shkaqeve tė zbritjes
Me njohjen
e mirė tė kėsaj shkence komentuesi i Kuranit, nė mėnyrė tė pėrpiktė, ka para
vetes njė pasqyrė reale pėr secilin ajet se ku, pėr kė dhe pėrse ka zbritur.
12. Njohja e rrėfimeve kuranore
Njohja e
kėtyre rrėfimeve nė detaje, ėshtė njė ndihmesė e madhe pėr komentuesin, ngase
Kurani disa prej rrėfimeve i ka cekur vetėm shkurtimisht dhe nė mėnyrė
sipėrfaqėsore.
13.Njohja e ajeteve derroguese dhe atyre tė
derroguara (nasih dhe mensuh)
Po ashtu
edhe njohja e kėsaj shkence ka rėndėsi tė madhe, pasi me anė tė saj dihet se
cilat ajete janė muhkem - ajete tė cilėt pėrmbajnė dispozita qė
duhen zbatuar. Nė tė kundėrtėn, mosnjohja e kėsaj shkence mund tė sjell nė
situata qė komentuesi tė japė ndonjė koment apo fetva tė gabuar duke marrė pėr
argument ndonjė prej ajeteve tė derroguara, qė ėshtė njė humbje e qartė.
14.Njohja e mirė e haditheve sqaruese rreth disa
ajeteve
Njė
njohuri e tillė komentuesve ua lehtėson punėn, sepse pas Kuranit qė ėshtė vetė
sqaruesi mė i mirė i Kuranit (komentimi i Kuranit me Kuran), Hadithi-Syneti
i Pejgamberit a.s. vjen menjėherė i dyti si sqarues dhe komentues mė i mirė i
Kuranit.
15. Afiniteti i dhuruar nga ana e Allahut xh.sh.
Kjo
ėshtė njė dhunti qė Allahu xh.sh. i jep atij dijetari musliman i cili punon me
pėrkushtim e sinqeritet me atė qė di, nė lartėsimin e Islamit dhe Fjalės sė
Allahut tė Plotfuqishėm. Vetė Allahu xh.sh. pohon njė gjė tė tillė kur nė
Kuran:
وَاتَّقُوا
اللَّهَ وَيُعَلِّمُكُمْ
اللَّهُ
Kinie
frikė Allahun, se Allahu u dhuron dituri ... (El-Bekare
282).
Kėtė
konstatim mund ta nxjerrim edhe nga njė hadith i Pejgamberit a.s.: Ai qė punon me atė qė di, Allahu do ti
dhurojė njė dije tė cilėn se ka ditur mė parė
Nė
librin El Burhanu fi Ulumil Kuran, ndėr tė tjera, thuhet: Dije se ai qė nė zemrėn e tij ka
mendjemadhėsi, jepet pas epsheve tė kėsaj bote, e dėshiron kėtė jetė mė tepėr
se Ahiretin, dhe bėn mėkate tė vazhdueshme e nuk pendohet, kurrsesi nuk mund tė
arrijė tė njohė kuptimin e vėrtetė tė Shpalljes (Kuranit).[2]
Nė
lidhje me kėtė konstatim jep shenjė edhe ajeti kuranor:
سَأَصْرِفُ
عَنْ آيَاتِي الَّذِينَ
يَتَكَبَّرُونَ
فِي الْأَرْضِ
بِغَيْرِ الْحَقِّ
Unė do ti zbraps nga argumentet e Mia ata
tė cilėt pa pasur tė drejtė bėjnė kryelartėsi nė tokė... (El-Araf, 146),
Ibni
Ujmene gjatė komentimi tė kėtij ajeti thotė: Allahu xh.sh. tė tillėve
(mendjemėdhenjve....) u pamundėson tė arrijnė tė njohin kuptimet e vėrteta tė
Kuranit [3]
Kėto
janė disa nga dituritė-shkencat tė cilat i gjykojnė dijetarėt si njohuri tė
domosdoshme pėr tiu qasur komentimit tė Librit tė Allahut. Megjithatė, ky
numėr i shkencave qė u pėrmendėn me kėtė rast, nuk ėshtė potenciali i tėrė qė
duhet ditur e njohur nga komentuesi i Kuranit, sepse pėr tė komentuar Kuranin
duhet tė kemi njohuri edhe pėr historinė e popujve tė hershėm, pėr gjeografinė,
biologjinė, anatominė, fizikėn, astronominė e shumė shkenca tė tjera, por
dijetarėt kanė theksuar se minimumi i atyre qė duhen ditur, janė kėto
pesėmbėdhjetė.[4]
Ndėr
tefsiret mė tė njohur tė Ehli Synnetit me komentimin racional janė:
1.
Mefatihul Gajb - nga
Imam Fahrudin er-Rraziu (544-606 h).
2.
El Bahrul Muhit - nga
Ibni Hajjan el Endelusi (lindur 654).
3.
Envaru-t-tenzil ve esraru-t-teėvil - nga
Kadi el Bejdavi (vdiē 685 ose 691), i cili pėrafėrsisht ėshtė njė version i
shkurtėr dhe i kombinuar nga Kesh-shafi i Zemahsheriut dhe
tefsiri Mefatiihul Gajbi i Fahru Rraziut.
4.
Lubabu-t-tevil fi meani-t-tenzil - ose Tefsirul
Hazin - nga Alaeddin ebul Hasen Ali bin Mahmud (678-741).
5.
Medariku-t-tenzil ve hakaiku-t-tevil - ose Tefsiru-n-Nesefij
- nga Ebul Berekat Abdullah bin Ahmed bin Mahmud en-Nesefij (vdiē 701). Ky
tefsir konsiderohet tė jetė po ashtu njė version i shkurtėr i Kesh-shafit,
pa thėniet e Zemahsheriut nė lidhje me qėndrimet e tij muėtezilite.
6.
Garaibul Kuran ve regaibul Furkan - nga
Nisaburi.
7.
Tefsirul Xhelalejn - nga
Xhelaluddin el Mehal-li dhe Xhelaluddin es-Sujuti.
8.
Es-Siraxhul munir - nga
Hatib esh-Sherbini (vdiē 977).
9.
Irshadu-l akli-s-selim ila
mezaja-l Kurani-l-kerim - nga Muhammed El Imadi Ebu
Suud.
10. Ruhul
Meani - nga El Alusi.
Edhe Keshafi
i Zemahsheriut qė ėshtė prej tefsireve tė muteziles, i takon kėtij lloji tė
komentimi racional,[5] ashtu
siē janė edhe tė gjithė tefsirėt bashkėkohorė si ai i Muhammed Reshid Ridasė Tefsirul
Menar, i Sejjid Kutbit Fi Dhilalil Kuran, i Abdul
Hamid Kishkut Fi Rihabi-t-Tefsiri , pastaj i Sharaviut Havatiri
havlel Kuranil Kerim, e shumė tė tjerė.
dhe tefsiri i tij
Mefatiihul Gajb
(544 h. - 606 h.)
Tė
frymėzuar nga Kurani si thesar i pashtershėm i fjalės hyjnore, dijetarėt islamė
shkruan libra tė tėrė tė tefsirit, nė tė cilėt zunė vend fjalėt, mendimet dhe
komentimet e tyre, qė sot e kėsaj dite nuk kanė humbur aspak nga vlera dhe
shkėlqimi i tyre.
Padyshim
vendin mė tė spikatur nė shkencėn e tefsirit dhe sidomos nė tefsirin racional e
zė Muhammed bin Umer bin Husejn bin Ali et Tejmijj, El Bekrijj, et Taberistani,
er Rrazi, i njohur mė shumė si Fahrudin er Rraziu ose Ibnul Hatib esh Shafiij,
- Imam i mutekel-liminėve, krenaria e Islamit dhe e muslimanėve dhe kurora e
dijetarėve tė kohės.
Fahrudin
Rraziu u lind nė qytetin Rrejj nė vitin 544 h. dhe vdiē mė 606 h. nė Hera. Ishte
i njohur, i nderuar dhe i respektuar nė ndenjet e dijes (vendtubimet e
dijetarėve) nga tė gjithė. Meqė ishte njė det i vėrtet i dijes nė shkencėn e
tefsirit, tė akaidit (ilmul kelamit), logjikės, filozofisė, astronomisė,
mjekėsisė shkencave filologjike, fikhut dhe usuli fikhut etj., shumė prej
dijetarėve tė kohės nga tė gjitha anėt e botės islame, ia mėsynin vendtubimeve
ku ai ligjėronte.
Shkroi
nė lėmenj tė ndryshėm. Ibni Halekani thotė: Librat (veprat) e tij ishin shumė
tėrheqėse dhe tė dobishme. Duke qenė tė tilla, u shpėrndanė dhe lexoheshin
nėpėr tėrė botėn islame. Shkroi mbi 67 vepra nė lėmenj tė ndryshėm
fetarė-shkencorė.
Nė
shkencėn e Ilmul Kelamit-apologjetikės:
-
El Bejanu vel burhanu fi-rreddi ala ehli zejgi vet
tug-jan
-
Tehdhibu-d-delail ve ujunil mesail
-
Irshadu-n-nedhair ila letaif el esrar
-
Risaletun fi nubuvvat
Nė
shkencėn e Tefsirit:
-
Tefsirul Kebir- Mefatiihul Gajbi
-
Tefsiru suretil Fatiha
-
Tefsiru es Sagir - Esraru-t-tenzil ve
envaru-t-tevil
-
Tefsiru Esmail Husna
Nė
shkencėn e Usuli Fikhut:
-
El Mahsul
-
Tenbihul Ishareti
-
El Mealim
Nė
shkencat logjike, filozofi dhe metafizikė:
-
Sherhul isharat li Ibni Sina
-
Mebahithul vuxhudi vel ademi
-
Mebahithul xhedeli
Nė
mjekėsi:
-
Mesail et-tibb, etj.
Imam Fahru
Raziu ka shkruar edhe nė gjuhėn persiane si: Err-Rrisaletul kemalijeh,
Tehxhin taxhizil felasifeti etj., por padyshim ajo qė ngriti emrin e tij
nė kulmet e famės dhe renomesė nė botėn islame, ėshtė kryevepra e tij nė
shkencėn e tefsirit Mefatihul Gajbi ose Tefsirul kebir.[6]
Dijetarėt,
pa dallim janė tė mendimit se Fahru Rraziu ishte dijetari qė e dėrgoi Allahu qė
tė ripėrtėrinte mėsimet islame nė shekullin VI hixhri.
Edhe
dijetarėt e proviniencės islame shqiptare, si Hafiz Ibrahim Dalliu nė Ajka
e kuptimevet tė Kurani Qerimit dhe tė tjerėt, nga tefsiri i Rraziut u
pajisėn dhe u frymėzuan me njohuri tė reja pėr Islamin dhe pėr kuptimet
shumėdimensionale tė Kuranit fisnik. Dalliu nė Ajka e kuptimevet tė
Kurani Qerimit, komentet e tij kryesisht i bazon nė Rraziun.
Vlera dhe karakteristikat e tefsirit tė Rraziut
Tefsiri
i Fahru Rraziut ėshtė njė ndėr tefsirėt mė madhėshtorė tė shkruara ndonjėherė
nė kėtė shkencė. Vlera e tefsirit tė tij ėshtė e madhe, aq mė tepėr kur dihet
se ky tefsir ėshtė prej tefsireve racionalė, i cili, pėrpos ajeteve dhe
argumenteve kuranore, pėrmban edhe argumente logjike-racionale.
Ky
tefsir konsiderohet, me plot tė drejtė, tefsiri mė komplet, mė i vlefshmi dhe
mė origjinali sipas metodės sė komentimit racional, qė i plotėson tė gjitha
kushtet e parapara nga dijetarėt pėr lejimin e komentit tė librit tė Allahut
sipas kėsaj metode.
Tefsirin
e Rraziut e karakterizojnė dhe e dallojnė shumė gjėra nga tefsiret e tjera, si:
-
Ėshtė plotėsisht i pastėr nga israiliatet pėrjashtimisht
nė disa raste tejet tė rralla, kur i cek disa rrėfime israilite vetėm sa pėr
ti demaskuar si jo tė vėrteta, siē ėshtė fjala pėr trillimin e disa tregimeve
apokrife rreth Harutit dhe Marutit tek ēėshtja e sihrit nė Babiloni.
-
Me ngulm i refuzoi dhe i hodhi poshtė disa transmetime tė
trilluara, tė cilat cenojnė drejtpėrdrejt tė mbrojturit e pejgamberėve-
ismetul enbijaė.
-
Ėshtė karakteristik pse sjell shumė argumente rreth njė
ēėshtjeje tė caktuar dhe pėr demaskimin e dyshimeve rreth saj. Rraziu, pas
cekjes sė njė a disa ajeteve gjatė komentimit, prek shumė ēėshtje-mesele,
pastaj nė njė ēėshtje tė caktuar zgjerohet duke e shtjelluar nė mėnyrė tė
shkėlqyer shkencore si nga aspekti gjuhėsor, i apologjetikės, filozofik, i
kiraeteve, i shkakkut tė zbritjes, Usuli fikh, poezi etj.
-
Ėshtė shumė i pasur nė transmetime tė shkaqeve tė
zbritjes - esbabu en nuzul rreth njė ajeti, tė cilat nė tė shumtėn e
rasteve i mbėshtet te ndonjė sahabij ose tabiij i njohur.
-
Ajo qė karakterizon kėtė tefsir ėshtė edhe ngjyra
filozofike, ku Rraziu shfaqi tėrė afinitetin e tij prej dijetari i cili iu
kundėrvu fuqishėm rrymave tė ndryshme filozofike, pastaj mutezilėve,
rafidinjve etj., duke mbrojtur denjėsisht parimet e Ehli Synnetit.
-
Karakterizohet pėr munasebatet- lidhmėritė
mahnitėse ndėrmjet ajeteve dhe sureve, me tė cilat i ka tejkaluar dukshėm tė
gjithė dijetarėt para tij, etj.
-
Fahru Rraziu gjatė komentimit tė disa ajeteve nė lėmin e
Fikhut dhe Usuli Fikhut anon mė tepėr nga drejtimi juridik i shkollės shafite,
sepse edhe vetė i pėrkiste kėtij drejtimi.
-
Fahru Rraziu nė kėtė tefsir ka cekur edhe mendimet e
mufesirėve mė tė mėdhenj, si: Ibni Abbasit, Muxhahidit, Katades, Suddiut, Seid
bin Xhubejrit, Taberiut, Mukatilit, Bakilaniut, Vahidiut, Ibn Kutejbes, Thalebiut
dhe Zimahsheriut, madje nga ky i fundit zgjodhi mendimet e tij mutezilase, tė
cilave pastaj iu kundėrvu me kundėrargumente tė forta dhe bindėse.
-
Ka transmetuar nga aspekti gjuhėsor edhe nga filologėt mė
tė famshėm, si: Esmeiu, Ebi Ubejde, Zuxhaxhi, Ferrai etj.[7]
-
Njė e metė e tij qė gjithėsesi vėrehet gjatė shfletimit tė
kėtij tefsiri ėshtė se pėr tė argumentuar Rraziu shumė pak u mbėshtet nė
hadithet e Pejgamberit a.s.. Kėtė ndoshta e bėri nga frika se mos po
transmetonte ndonjė hadith tė dobėt ose apokrif dhe kėshtu do tė sillte
lexuesin dhe masėn e gjerė nė ndonjė lajthitje tė padėshirueshme akaidologjike,
prandaj shumė prej kritikėve nė njė masė edhe e e kanė arsyetuar njė qėndrim tė
tij lidhur me kėtė ēėshtje.
Mendimet e dijetarėve rreth asaj se a e pėrfundoi Fahru Raziu tefsirin
e tij
Nė mesin
e dijetarėve qė u morėn me biografinė, jetėn dhe veprat e mufesirėve,
ekzistojnė mospajtime tė dukshme rreth faktit se a e ka pėrfunduar Rraziu
komentimin e tefsirit tė tij apo jo.
Ed-Davudi
nė veprėn e tij Tabekatul mufessirine thotė: Prej veprave tė tij
ėshtė edhe Tefsirul Kebir, i cili nuk ėshtė i pėrfunduar i tėri nga Rraziu
.[8]
Ibn Kadi
Shehbeh dhe Ibni Halekani janė tė mendimit se Rraziu nuk e ka pėrfunduar tėrė
tefsirin e tij.[9]
Ibni
Haxher el Askelani thotė: Ai qė e pėrfundoi dhe plotėsoi tefsirin e
Rraziut,[10] ėshtė
Nexhmudin el Kamuli, kurse autori i Keshfu-dh-Dhununit pohon
se kėtė tefsir e pėrfundoi Shihabudin el Hubi.[11]
Edhe
mufesiri bashkėkohor, Muhammed Husejn edh-Dhehebi, mbėshtetet mendimet e kėtyre
dijetarėve me njė konstatim personal, pėr tė cilin megjithatė thotė se ėshtė i
bazuar nė supozime, e supozimi mund tė jetė i saktė ose edhe i gabuar. Dhehebiu
ndėr tė tjera thotė: Ajo qė mund ta them me siguri, ėshtė se Fahru Rraziu e
ka shkruar tefsirin e tij deri nė kaptinėn El-Enbijaė, pastaj, siē duket, pas
vdekjes sė tij njė pjesė tė kėtij tesfiri e plotėsoi Shihabudin el Hubi, kurse
tė tėrin e pėrfundoi Nexhmudin el Kamuli.[12]
Mendimin
e Dhehebiut e pėrkrah edhe dijetari tjetėr bashkėkohorė Mennaul Kattan nė
veprėn e tij Mebahith fi Ulumil Kuran.[13]
Por kėtė
mendim tė Dhehebiut nuk e kanė grupi i dijetarėve tė tjerė, tė cilėt kanė po
ashtu argumente mjaft tė forta se ky tefsir ėshtė shkruar nė tėrėsi nga Fahru
Rraziu, me pėrjashtim tė sures El-Vakiatu, pėr tė cilėn edhe kėta
pajtohen se nuk e ka shkruar ai.
Dijetari
bashkėkohor Halil el Mejsi, nė parathėnien qė i bėn tefsirit tė Rraziut, thotė:
Dijetarėt kanė thėnė se ky tefsir nuk ėshtė i shkruar i tėri nga Rraziu, dhe
se ai ka arritur nė komentim vetėm deri nė suren El-Enbijaė, e pastaj
kėtė e plotėsuan Nexhmudin el Kamuli dhe Shihabudin el Hubi. Sipas hulumtimeve
qė kam bėrė, mund tė konstatoj me plot kompetencė se Rraziu megjithatė e ka
pėrfunduar tefsirin e tij, pėr se dėshmon mė sė miri stili dhe metoda e
komentimit, tė cilin fund e krye e pėrshkon e njėjta frymė komentuese. [14]
Nė kėtė
drejtim ndihmesėn mė tė madhe e ka dhėnė studiuesi bashkėkohor i tefsirit,
Dr.Ali Muhamed Hasen el Imari nė librin: Imam Fahrudin er Rraziu,
tė cilin e ka botuar Katedra e Kuranit dhe Hadithit pranė Kuvendit Suprem pėr
ēėshtje islame tė Egjiptit. Ai ndėr tė tjera thotė: Mendimi im pas studimeve
tė shumta rreth kėsaj ēėshtjeje nėpėr thesarin arkivor tė sė kaluarės, ėshtė se
imam Fahrudin Rraziu e ka pėrfunduar nė tėrėsi tefsirin e tij Mefatihul
Gajb. Mirėpo, pas invadimit tatar nė Havarizm nė vitin 617 h., d.m.th. 11
vjet pas vdekjes sė Rraziut, ka humbur njė pjesė e kėtij tefsiri, sipas tė
gjitha gjasėve kaptina El-Vakiatu, tė cilėn pastaj rishtaz e ka
komentuar Shemsudin el Hubi sipas metodės sė Rraziut dhe ia ka bashkėngjitur
kėtij tefsiri. Ėshtė karakteristike se madje as kaptina El-Vakiatu nuk
mund tė dallohet se nuk ėshtė koment i Rraziut, sepse nxėnėsi i tij ndoqi besnikėrisht
metodėn e mėsuesit nė komentim, gjė qė lexuesi i rėndomtė as qė mund ta hetojė.[15]
A mund tė thuhet pėr tefsirin e Rraziut se ėshtė
libėr shkencor
Duke
lexuar fletėt e kėtij tefsiri, herė-herė tė duket se je duke lexuar ndonjė
libėr shkencor a filozofik dhe kjo ishte arsyeja qė shumė prej dijetarėve tė
sulmonin metodėn e komentimit tė Rraziut me pretekst se ėshtė thelluar tepėr nė
disa ēėshtje shkencore. Ibni Atije thotė: Nė tė ka gjithēka pėrveē
tefsirit, por kėtė mendim tė tij nuk e pranojnė edhe dijetarėt e mėvonshėm
dhe ata bashkėkohorė si Muhammed Ibrahim Selim i cili thotė: Nuk jam dakord
me mendimin e Ibni Atijes, sepse Fahru Rraziu, edhe pse e teproi nganjėherė nė
sjelljen e shumė argumenteve, megjithatė elaboroi dhe shtjelloi ēdo temė ashtu
siē ėshtė mė sė miri. Jemi tė mendimit se Rraziu kėtij qėllimi fisnik ia ka
arritur dhe e ka realizuar nė tėrėsi. Nga ana tjetėr ėshtė fakt i pamohueshėm
se ky tefsir i vėllimshėm ėshtė mė tepėr objekt studimi pėr njė rreth mė tė
ngushtė tė dijetarėve sesa pėr masėn e gjerė tė lexuesve.[16]
Edhe pse
qasja e tillė e komentimit nga Rraziu, pėr disa ishte njė risi e papranueshme
nė atė kohė, vetėm sot shihet se vlera e kėtij tefsiri ėshtė shumė e madhe, aq
mė parė kur tė kihet parasysh se atėbotė kur nė Evropė as qė shihej kund ndonjė
shkėndijė e diturisė, Rraziu flet guximshėm pėr planetet dhe lėvizjet e tyre,
gjė qė shihet edhe nga komentimi qė i bėn ajetit 40 tė sures Jasin:
وَكُلٌّ
فِي فَلَكٍ يَسْبَحُونَ
Dhe
krejt (planetet) notojnė (lėvizin) nėpėr orbitat e
tyre tė caktuara,
duke
thėnė ndėr tė tjera:
Kjo argumenton se ēdo planet e ka orbitėn e tij. Sa
u pėrket 7 planetėve secili prej tyre ka orbitėn e tij tė caktuar. (nė
kohėn kur jetoi Rraziu njiheshin vetėm 7 planetė, kurse shumė mė vonė astronomėt
zbuluan edhe dy planetė tė tjerė tė sistemit tonė diellor-Neptunin dhe Uranin,
shėnim i Abdurrahman Muhammedit, botuesi i tefsirit tė Rraziut).
Ėshtė
thėnė se Hėna e ka orbitėn e saj, e cila ėshtė mė e shkurtėr se orbitat e
planetėve tė tjerė, orbitat e tė cilėve janė disa mė tė shpejta e disa mė tė
ngadalshme
Duhet tė
themi se planetėt kanė formė dhe lėvizje sferike, gjithashtu edhe orbitat e
tyre ndjekin tė njėjtin shteg sferik. Po ashtu edhe Dielli, si planeti kryesor
i sistemit tonė diellor, ka lėvizje sferike dhe ėshtė pėrherė nė lėvizje. [17]
Rraziu
ishte dijetar i gjithanshėm: pos tjerash, ai kishte bėrė studime edhe nė lėmin
e mjekėsisė dhe tė astronomisė. Ai u pėrpoq ta shpinte edhe mė tutje mendimin
islam, kėshtu qė u hodh me guxim nė oqeanin e shkencės me qėllimin shumė tė
sinqertė, qė argumentet qiellore nė gjithėsi ti vinte nė shėrbim tė vėrtetimit
tė fakteve kuranore, prandaj fjalėt qė i thanė disa mufesirė tė vjetėr dhe disa
bashkėkohorė se ky libėr mund tė jetė ēdo gjė por jo edhe tefsir, janė tepėr tė
rėnda dhe tendencioze.
Koha nė
tė cilėn jetoi dhe veproi Rraziu, ishte e stėrngarkuar me pėrēarje tė brendshme
dhe sulme tė pareshtura ideologjike nga jashtė. Nė kėtė kohė nė hapėsirat
islame kundėrshtim nė mes Ehli Synetit nė njėrėn anė dhe muteziles, shiinjve
dhe rafidinjve nė anėn tjetėr, ishin shumė tė mėdha e tė ashpra.
Dijetarėt
e Ehli Synetit, duke parė se mėsimet e kėtyre fraksioneve, dhe sidomos
muteziles dhe rafidinjve kishin marrė hov, bashkuan forcat e tyre dhe iu
kundėrvėnė kėtyre grupeve me armėn e tyre: filozofinė, logjikėn dhe
metafizikėn. Ndėr tė parėt qė iu rrekėn kėtij misioni dhe detyre madhore ishte
Fahru Rraziu i cili duke pėrfituar nga njohuritė e shumta nė Ilmul Kelam,
Filozofi, Logjikė etj. me mjaft sukses arriti qė tia kthejė dinjitetin dhe
krenarinė dijetarėve tė Ehli Synetit. Ibni Subkiu atėbotė kishte numėruar mbi
29 fraksione me tė cilat Rraziu zhvilloi polemika tė ashpra dhe ngadhėnjeu ndaj
tyre me anė tė forcės sė argumenteve tė Ehli Synetit.[18]
Fahru
Rraziu ishte kėmbėngulės dhe i bindur se rruga qė kishte zgjedhur pėr ti
shėrbyer Kuranit ishte e drejtė dhe sillte rezultate. Mbi kėtė bazė filloi
tefsirin e kaptinės El-Fatiha nė komentin e sė cilės u zgjerua shumė.
Ai nė kėtė rast qiti nė sheh tėrė madhėshtinė dhe urtėsinė e Allahut nė
krijesat e Tij. Kur e komenton pjesėn e ajetit Rabbil alemine - Zot i
botėve, ai sqaron se ekzistenca nuk ėshtė e kufizuar vetėm nė botėn
tonė, sepse hapėsira e pakufishme qė na rrethon, pėrfshin edhe mijėra botė
(planetė, galaktika) tė tjera.
Rraziu
nė parathėnien e tefsirit tė tij thotė: Dije se disa herė kam cekur
mundėsinė se nga kjo sure (El-Fatiha) mund tė nxirren e tė shtjellohen mbi 10
mijė ēėshtje (mesele), njė gjė qė disa njerėz xhelozė, injorantė dhe
arrogantė, shpeshherė ma kanė kontestuar. E kur iu rreka punės dhe fillova kėtė
tefsir, e shkrova kėtė parathėnie pėr tua bėrė tė gjithėve me dije se ajo qė
kam thėnė, ėshtė e arritshme dhe e realizueshme.[19]
Kur
dėshironte tė shpjegonte diēka Rraziu, kėtė e bėnte sipas stilit tė tij tė
njohur, sillte sa mė shumė mendime dhe transmetime, qė pastaj tė zgjidhte
njėrin si mė tė afėrtin dhe mė tė saktin.
P.sh.
gjatė komentimit tė ajetit 44 tė sures El-Bekare;
أَتَأْمُرُونَ
النَّاسَ بِالْبِرِّ
وَتَنسَوْنَ أَنفُسَكُمْ
وَأَنْتُمْ تَتْلُونَ
الْكِتَابَ أَفَلَا
تَعْقِلُونَ
A po i
urdhėroni (thirrni) njerėzit pėr punė tė mira e veten tuaj
po e harroni? Ndėrsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?,
pasi shpjegon
hollėsisht kuptimet e fjalėve, ndalet te kuptimi i fjalės birrun,
pėr tė cilėn sjell mendimet e dijetarėve dhe, ndėr tė tjera, thotė: Dijetarėt
kanė disa mospajtime rreth kuptimit tė fjalės birrun nė kontekst tė
ajetit:
-
Suddiu thotė se ky ajet u dedikohet pėrgjithėsisht
atyre njerėzve qė urdhėrojnė nėnshtrimin ndaj Allahut, kurse vetė nuk i
pėrmbahen kėtij rregulli.
-
Ibni Xhurejxhi thotė se ky ajet ka tė bėjė me ata
njerėz qė i urdhėrojnė tė tjerėt pėr tė falė namazin, pėr tė dhėnė zekatin po vetė
nuk i kryejnė kėto detyrime.
-
Ebi Muslimi mendon se ky ajet ka tė bėjė me ēifutėt
e Medinės, tė cilėt para ardhjes sė Muhammedit a.s. i paralajmėronin idhujtarėt
mekas se njė i dėrguar i Allahut do tė shfaqet prej mesit tė tyre, i cili do tė
thėrrasė pėr drejtėsi e bamirėsi, por kur Allahu e dėrgoi Muhammedin a.s., ata
nga xhelozia nuk e pranuan, veēse mohuan shpalljen e tė Dėrguarit.
Rraziu
pajtohet me mendimin e kėtij tė fundit duke shtuar se ajeti ka tė bėjė
pėrgjithėsisht me ēifutėt qė i urdhėronin tė tjerėt pėr tė ndjekur e mėsimet e
Tevratit, kurse vetė i hodhėn pas shpine, madje nga arroganca e tyre mohuan
edhe misionin e Pejgamberit tė fundit tė Allahut - Muhammedit a.s.[20]
Nė fund,
ėshtė me interes tė theksohen edhe disa fragmente nga porosia qė ua la pak para
vdekjes Imam Fahrudin Rraziu nxėnėsve tė tij dhe dijetarėve tė mėvonshėm: Dijeni
se unė kam qenė i flaktė pėr dituri dhe i dhėnė me afsh pas saj, prandaj edhe
shkrova pėr ēdo gjė, sepse ajo sa arrita tė kuptoja pas leximit dhe studimit tė
vazhdueshėm, ėshtė se kėtė botė tė ndjeshme materiale e drejton dhe e mbikėqyr
Mbikqyrėsi i saj, i Cili ėshtė i zhveshur nga ēdo ngjashmėri me krijesat. Njė
kohė tė gjatė u mora me mėsimet e Ilmul Kelamit (apologjetikės) dhe filozofisė
por nė tė nuk pashė ndonjė dobi qė mund mund tė krahasohej me tė mirat qė gjeta
nė Kuranin e madhėruar, sepse Kurani thėrret qė madhėshtia dhe krenaria tė
jenė tė tėra vetėm pėr Allahun xh.sh
Ju
porosis qė kur tė vdes lajmin e vdekjes sime tė mos e pėrhapni, mė qefinosni dhe
mė vendosni nė varr duke kėnduar pjesė nga Kurani, dhe pasi tė mė keni mbuluar
me dhe, lutuni pėr mua dhe thoni: O Allah i gjithėmėshirshėm e fisnik, tė
erdhi i varfri dhe i nevojshmi, ki mėshirė ndaj tij. [21]
Kadi el Bejdaviu
Emri i
tij i plotė ėshtė Abdullah ibn Umer ibn Muhamed ibn Ali ebu Seid Ebul Hajr
Nasiru-d-din el Bejdavi esh-Shirazi. U lind nė El-Bejdaė nė afėrsi tė
Shirazit, nė Iranin e sotėm, por nuk ka tė dhėna tė sakta pėr vitin e lindjes
sė tij.
Rrjedh nga njė familje me tradita islame, familje e cila
gjeneratė pas gjenerate kishte nxjerrė nga gjiri i saj dijetarė tė nderuar. Ky
ambient familjar bėri qė Bejdaviu, mėsimet e para
ti merrte mu prej babait tė tij, i cili po ashtu kishte njė diapazon tė gjerė
tė dijes nė shkencat islame.
Babai i
tij pėr vite me radhė kishte kryer detyrėn e kadiut-gjykatėsit nė provincės
Fars me seli nė Shiraz, kėshtu, qė pas vdekjes sė tij mė 673 h., kėtė detyrė tė
re do ta merrte Bejdaviu, tė cilėn do ta kryente me plot pėrgjegjėsi. Nga kjo
kohė mori edhe ofiqin Kadi-Gjykatės, me tė cilin njihet mė sė
shpeshti nė qarqet shkencore. Pas disa viteve tė qėndrimit tė tij nė Shiraz, u
shpėrngul nė Tibriz ku e gjeti vdekja, nė vitin 685/1286. Ibn Subkij pėr datė
tė vdekjes sė tij merr vitin 691 h.[22]