Sabri
BAJGORA www.bajgora.com
TEFSIRET E MUTEZILES
Mutezilėt janė njė prej fraksioneve-drejtimeve islame qė nė komentimin e shumė ēėshtjeve akaidologjike i dhanė prioritet MENDJES duke e lėnė Shpalljen (Vahjin) nė plan tė dytė.
Ėshtė e pakontestueshme se nė
parimet e kėtij fraksioni, ndikim tė madh patėn mėsimet filozofike greke. [1]
Karakteristikė e veēantė pėr
mutezilėt ėshtė se ky fraksion, tė paktėn nė fillim tė shfaqjes sė tij, nuk
pati kurrfarė pretendimesh politike dhe nuk ishte fraksion politik, siē ishin
shiinjtė dhe havarixhėt. Vetėm mė vonė, me ndryshimin e rrethanave politike, ky
fraksion mori edhe pėrmasa politike.
Ky fraksion-drejtim u shfaq nė Basra
nė kohėn e dinastisė emevite, nė fillim tė shek. II hixhrij, mirėpo kulmin
(apogjeun) e vet e arriti nė kohėn e dinastisė abasite kur disa prej
sundimtarėve abasinj pėrqafuan parimet mutezilase si Memuni, Mutesimi etj.
Kėtė
drejtim e themeloi Vasil bin Atau-nxėnėsi i Hasan el Basriut.
Njė
ditė derisa ndodheshin nė xhami dhe po dėgjonin njė ligjėratė tė Hasan el
Basriut, u ngrit dikush prej tė pranishmėve dhe e pyeti dijetarin e madh se
ēmendonte pėr mėkatarin e madh, kur dihet qė havarixhėt atė e
konsiderojnė si kafir tė pėrjetshėm nė Xhehennem, kurse murxhiat pėr tė
thonė se mėkati nuk e pengon (dėmton) Imanin, ashtu siē nuk kanė efekt as
respekti dhe mirėsjellja pa besim ?! Ende pa e dhėnė mirė pėrgjigjen Hasan el
Basriu, nga mesi i xhematit u ngrit Vasil bin Atau dhe u pėrgjigj para mėsuesit
duke thėnė: Unė mendoj se autori (kryesi) i mėkatit tė madh nuk mund tė
cilėsohet as si besimtar dhe as si kafir, por ėshtė nė mes kėtyre dy nocioneve.
Nėse mėkatari i tillė vdes pa u penduar ai do tė jetė pėrherė nė zjarr tė
Xhehennemit !!! [2]
Pas kėsaj ndėrhyrjeje tė pahijshme
dhe me qėllim tė vėrtetimit tė mendimit tė tij, Vasili me njė grup
bashkėmendimtarėsh u nda nė njė prej qosheve tė xhamisė pėr tė agjituar qė tė
bėnte sa mė shumė ithtarė tė mendimit tė tij. Kur e pa kėtė veprim tė Vasilit,
Hasan el Basriu tha Iėtezelena Vasilu Vasili u nda prej nesh,
dhe prej kėtij momenti ai dhe simpatizuesit e tij u quajtėn Mutezile.
[3]
Mutezilėt sendėrtuan fraksionin -
drejtimin e tyre mbi pesė baza, nėpėrmjet tė cilave shprehėn mendimet e tyre nė
lėmė tė Akaidit. Ato janė:
1.
Tevhidi (Njėshmėria)
2.
El Adlu (Drejtėsia)
3. El Vadu vel Veidu (Premtimi dhe kėrcėnimi)
4.
El
Menziletu bejnel menziletejni
( Vendi nė mes dy vendeve)
5.
El Emru
bil marufi ven nehju anil munkeri
( Urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi nga e keqja).[4]
1.Tevhidi - (Njėshmėria)
Ky ėshtė fundamenti bazė i tyre,
nėpėrmjet tė cilit ata ndėrtuan bindjet e tyre rreth Zotit xh.sh. dhe thanė se
Allahu duhet tė zhvishet nga ēdo ngjashmėri me krijesat, dhe nė kėtė kontekst
nuk lejohet tė bėhet kurrfarė krahasimi a analogjie.
Mutezilėt shumė prej ajeteve
kuranore, tė cilat flasin rreth cilėsive tė Zotit, nuk i morėn fare pėr bazė,
por nė kėtė kontekst i dhanė hapėsirė tė stėrtepruar MENDJES dhe thanė se
Allahu, nuk mund tė shihet kurrsesi nė Ahiret, ngase, po tė shihej, do tė duhej
tė zinte vend dhe drejtim !!!. Pastaj thanė se cilėsitė e Zotit nuk janė asgjė
tjetėr veēse vetė Qenia e Zotit, dhe shumė prej kėtyre cilėsive nuk i pranojnė,
pėr tiu shmangur shumė zotave!
Ata thanė po ashtu se Kurani ėshtė
i krijuar pėr Zotin, gjithnjė duke iu pėrmbajtur parimit tė mėparshėm !
Me fanatizmin e tyre tė tepruar,
mutezilėt humbėn kontrollin mbi MENDJEN dhe mė nuk qenė nė gjendje tė dallonin
ndryshimin nė mes tė domosdoshmėrisė qė kėto cilėsi hyjnore tė mos jenė sipas
pėrfytyrimeve tė tyre nė krijesa, dhe domosdoshmėrisė qė tė kuptohen drejt tė
gjitha ato cilėsi tė cilat Allahu ia ka atribuuar Qenies sė Vet, nė atė mėnyrė
qė i kanė hije dhe pėrkojnė me Qenien e Tij.
Mohimi dhe largimi i ēdo lloj
shėmbėllimi, qė mund tė kuptohet nga fjalėt e Allahut xh.sh. nė kaptinėn Esh
- Shura, ajeti 11 :
لَيْسَ
كَمِثلِهِ شَيْءٌ
وَهُوَ السَّمِيعُ
البَصِيرُ
Asnjė send nuk ėshtė si Ai (nuk i shėmbėllen). Ai dėgjon dhe
sheh gjithēka
nuk do tė thotė se duhen mohuar tė
gjitha cilėsitė e tjera tė Allahut , tė cilat Ai Vetė ia ka atribuuar Qenies sė
Vet hyjnore, ose diēka nga ajo qė Resulullahu i ka pėrshkruar Madhėrisė sė
Tij.[5]
2.El Adlu - (Drejtėsia)
Kinse pėr ta zhveshur Allahun nga
paaftėsia (pamundėsia), mutezilėt shpifėn dhe thanė se njeriu ėshtė kreator
dhe krijues i veprave tė tij nėpėrmjet fuqisė qė i ka dhuruar Allahu!!!
Tėrė kėtė absurditet, mutezilėt e
shpifėn duke u nisur nga fakti qė Drejtėsia e Allahut tė jetė e pėrsosur,
prandaj, sipas tyre, Allahu nuk duhet ta krijojė tė keqen, por e keqja ėshtė
vepėr nga vetė njeriu!
Po ta krijonte Allahu tė keqen,
thanė ata, a thua ēfarė drejtėsie do tė ishte Drejtėsia e Tij qė ti ndėshkojė
njerėzit pėr veprat e kėqija ?! Kėtu mutezilėt harrojnė se Allahu xh.sh. mu
pėr kėtė shkak u dhuroi njerėzve mendjen dhe i la tė lirė tė zgjedhin pa u
imponuar kurrfarė dhune nė kėtė zgjedhje nė mes veprave tė mira dhe tė kėqija.
Mutezilėt pastaj devijuan edhe mė
nė kėto pohime tė tyre dhe shpifėn se shumė gjėra qė ndodhin nė kėtė
ekzistencė, nuk ndodhin me dėshirėn e Tij; se Allahu nuk i ka krijuar tė gjitha
krijesat; se Allahu nuk mund ti mbikėqyrė dhe ti kontrollojė tė gjitha ato;
se Allahu dėshiron vetėm atė qė e ka pėrcaktuar me Sheriat-Ligj, dhe se ēdo gjė
qė ndodh jashtė kėsaj sfere, ndodh pa dijen e Tij!!!
3. El Vadu vel Veidu - (Premtimi dhe kėrcėnimi)
Mutezilėt
janė kategorikė se ēdo premtim i Allahut pėr respektuesit e urdhrave tė Tij dhe
ēdo kėrcėnim i Tij ndaj mėkatarėve (pabesimtarėve) do tė ndodhin dhe do tė
realizohen patjetėr. Premtimi pėr Xhennet do tė realizohet ashtu siē do tė
realizohet edhe kėrcėnimi me zjarrin e Xhehennemit.
Pėr autorin (kryesin) e mėkatit tė
madh nuk ka falje, nėse nuk pendohet. Premtimi pėr pranimin e tevbes-pendimit
do tė realizohet patjetėr. Sipas tyre nuk bėn qė Allahu ta falė autorin e
mėkatit tė madh pa u penduar ! Mėkatarėt e tillė qė vdesin pa u penduar, do tė
jenė pėrherė nė zjarr me gjithė pohimin e Njėshmėrisė sė Allahut dhe besimin nė
pejgamberėt e Tij.
Mutezilėt kėtė mendim tė tyre tė
pabazė e mbėshtesin pa tė drejtė nė ajetin 81 tė kaptinės El Bekare
:
بَلَى
مَنْ كَسَبَ سَيِّئَةً
وَأَحَاطَتْ بِهِ
خَطِيئَتُهُ فَأُوْلَئِكَ
أَصْحَابُ النَّارِ
هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
Po (do tju kapė zjarri) atė qė bėn
keq dhe qė e vėrshojnė gabimet e tij, ata janė banues tė zjarrit, aty janė
pėrgjithmonė
4. El menziletu bejnel menziletejn -
(Vendi nė mes dy
vendeve)
Autori i mėkatit tė madh nuk ėshtė
as besimtar por as kafir (pabesimtar), ngase fjala Iman-Besim ėshtė emėr
lavdėrimi, kurse fasiku nuk ėshtė i denjė dhe meritor pėr njė epitet tė tillė,
dhe mu pėr kėtė shkak nuk mund tė quhet besimtar.
Nė anėn tjetėr, nuk mund tė
cilėsohet as si kafir (pabesimtar), pasi i ka shqiptuar tė dy dėshmitė
(Shehadetin). Njė i tillė nėse vdes si mėkatar, pa u penduar, do tė jetė
pėrherė nė zjarrin e Xhehennemit. Lehtėsimi i tij i vetėm nė krahasim me
pabesimtarėt ėshtė se ndėshkimi i tij nė Xhehennem do tė jetė pak mė i lehtė se
i pabesimtarėve!!!
5. El emru bil marufi ve-n-nehju
anil munkeri - (Urdhėrimi
pėr tė mirėn dhe ndalimi nga e keqja)
Mutezilėt
thanė se urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi nga e keqja, janė detyrime tė
domosdoshme pėr tė gjithė besimtarėt, si ndihmesė nė pėrhapjen e Islamit, pėr
shfaqjen e sė vėrtetės dhe pėr largimin e dyshimeve.
Megjithatė, mutezilėt nė kėtė rast
shkuan aq larg saqė lejuan pėrdorimin e forcės aty ku nuk bėn puna gjuha dhe dialogu.
Historianėt kanė regjistruar edhe raste tė tilla gjatė kohės sė disa
sundimtarėve abasinj, kur mutezilėt, pėr eliminimin e kundėrshtarėve tė
mendimit tė tyre, pėrdorėn edhe forcėn.[6]
Mutezilėt pasi vunė parimet dhe
bazat e fraksionit tė tyre, ishte shumė e natyrshme qė edhe gjatė tefsirit tė
Kuranit, tė ndiqnin kėtė rrugė dhe kėtė metodė.
Gjatė komentimeve tė tyre ata shkuan
edhe deri aty sa tė hyjnizonin dhe tė shenjtėronin mendjen duke pohuar se
MENDJA njerėzore ėshtė e zonja qė ta gjejė tė vėrtetėn pa ndėrhyrje nga jashtė.
Nė shumė raste ata u dhanė pėrparėsi argumenteve logjike ndaj atyre tė Kuranit
dhe Synnetit. Madje, nė disa raste argumentin logjik e merrnin si argument bazė,
kurse argumentin kuranor ose hadithin e Pejgamberit a.s. e pėrdornin vetėm sa
pėr ta vėrtetuar argumentin logjik.[7]
Mendimi
i dijetarėve pėr metodėn e muteziles gjatė komentimit tė Kuranit
Shumė prej dijetarėve tė Ehli Synnetit
e kritikuan ashpėr kėtė metodė tė qasjes nė komentimin e ajeteve kuranore nga
ana e muteziles. Prej tyre mė tė zėshmit qenė Ibn Tejmije dhe Ibnul Kajjim El
Xhevziu, tė cilėt demaskuan nė tėrėsi prapavijat dhe tendencat e muteziles
gjatė komentimit tė Kuranit.
Ibn Tejmije thotė: ...Ata
(komentatorėt e muteziles) dhanė njė mendim, tė cilin pastaj u pėrpoqėn ta
argumentonin me ajete kuranore. Dihet se pas mendimeve tė tyre nuk ka qėndruar
dhe as qėndron asnjė prej ashabėve, tabiinjve ose dijetarėve tė njohur.
Komentimet e tyre pa baza dhe kuturu, provohet shumė lehtė se janė tė
paqėndrueshme nė shumė aspekte...
Njė prej dijetarėve mutezilas, qė
gjatė komentimit tė Kuranit pėrdor shprehje dhe alegori tė larta stilistike e
gjuhėsore dhe qė me njė dinakėri , me njė mjeshtri tė rrallė dhe me njė
afinitet tė stėrholluar i plason mendimet e veta mutezilase, pa u hetuar fort
nga lexuesit, ėshtė Zemahsheriu.
Kam parė shumė prej mufesirėve dhe
dijetarėve qė nė librat e tyre pėrmendin mendime tė Zemahsheriut dhe tė
dijetarėve tė tjerė mutezilas, mendime tė cilat pėrputhen nė tėrėsi me idetė
mutezilase. Dihet mirėfilli se mendimet e tilla janė plotėsisht tė gabueshme
dhe shpien nė devijim.[8]
Njė dijetar tjetėr i madh i Ehli
Synnetit - Ibn Kajjim el Xhevzij ėshtė edhe mė i ashpėr nė gjykimin e tij ndaj
tefsireve tė muteziles; ai thotė: Duke shfletuar librat e tyre tė
tefsirit, njeriu shpeshherė has nė fundėrrinė mendimesh, nė shprishje dhe
ēakėrdisje mendjesh e nė shqetėsime shpirtrash. Fletėt e bardha i bojatisėn me
tė zezė dhe futėn dyshime nė zemrat e njerėzve, kurse nė radhėt e dijetarėve
futėn pėrēarje e fesad. Ai njeri qė logjikon vetėm njė ēikėz me mendje tė
shėndoshė, mund tė vėrejė lehtė doktrinėn e tyre tė humbur e tė devijuar, mu
pėr faktin se mutezilėt i japin pėrparėsi dhe prioritet mendjes njerėzore ndaj
shpalljes hyjnore!!![9]
Shumė prej dijetarėve tė Muteziles,
edhe nė shkencėn e Tefsirit, shfaqėn frymėn e ideve tė fraksionit tė tyre,
mirėpo, fatkeqėsisht, pothuajse shumica e kėtyre librave humbėn dhe u tretėn
nga dhėmbi i kohės si shumė prej librave tė tefsirit tė fraksioneve tė tjera.
Duke shfletuar librat e imam
Sujutiut dhe nxėnėsit tė tij, Davudit, Tabekatul mufessirin-Kategoritė e
tefsirolologėve, shohim se shumė prej dijetarėve tė muteziles lanė gjurmė
tė pashlyeshme nė shkencėn e Tefsirit. Mė tė njohurit janė: Ebu Bekėr
Abdurrahman el Kejsami, Ibrahim bin Ismaili, Muhammed bin Abdulvehab bin
Selami, Abdullah bin Ahmed el Belhi el Hanefi, Ebul Hasen Ali bin Isa, Sherif
el Murteda, El Kadi Abdul Xhebbar dhe Mahmud bin Omer Ez Zemahsheri.
Ani pse pothuajse shumica e kėtyre
dijetarėve kanė shkruar nė shkencėn e tefsirit, sot nėpėr duart tona kemi vetėm
tefsiret e kėtyre tre tė fundit, sepse tė tjerėt, siē thamė mė parė, kanė
humbur me kalimin e kohės. Kėtu do tė marrim nė shqyrtim dy tefsire, tė Kadi
Abdul Xhebbarit dhe tė Zemahsheriut, qė nėpėrmjet tyre tė pėrpiqemi tė
depėrtojmė nė brendinė e botės sė mendimit mutezilas, pėr tė parė se ēkahe i
dhanė ata komentimit tė ajeteve kuranore.
nga Kadi
Abdul Xhebbar bin Ahmed
Autor i kėtij tefsiri ėshtė dijetari
i madh El Kadi Abdul Xhebbar bin Ahmed, i cili la gjurmė tė pashlyeshme nė shkencėn
e Tefsirit me veprėn e tij: Tenzihul Kuran anil metain. Krijoi edhe
nė fushė tė shkencave tė tjera, si nė Ilmul Kelam, Fikh,Usuli Fikh etj.
Ishte gjithmonė i respektuar dhe i nderuar nėpėr mexhliset e diturisė, derisa
arriti qė tė bėhej njėri prej udhėheqėsve kryesorė tė muteziles nė kohėn e
tij. Vdiq nė vitin 415 h.[10]
Tefsiri i tij Tenzihul Kuran
anil metain ėshtė tefsir i pjesėrishėm i Kuranit. Autori u mor vetėm me
tefsirin e ajeteve muhkem dhe muteshabih, nė tė cilat pėrpiqej tė
gjente mbėshtetje pėr ti plasuar mendimet e veta mutezilase, tė cilat i mbron
haptazi me ngulm dhe me njė fanatizėm tė tepruar.
El Kadi Abdul Xhebbari nė tefsirin e
tij sulmoi ashpėr dijetarėt e Ehli Synnetit, tė cilėt nuk i pranonin
idetė e muteziles lidhur me ēėshtjen e krijimit tė Kuranit, pamjes sė Zotit
nė Ahiret, krijimit tė veprave tė njeriut etj.
Qėndrimi i tij ndaj mundėsisė pėr tė
parė Allahun xh.sh.
Pasi mutezilėt janė kategorikisht
kundėr mundėsisė qė tė shihet Allahu xh.sh. nė Ahiret, ėshtė e natyrshme qė
edhe Kadi Abdul Xhebbari ta ndjekė kėtė vijė. Ajeteve tė cilat flasin qartė dhe
dėftojnė pėr njė mundėsi tė pamjes sė Zotit nė Ahiret, pėrpiqet tu japė
konotacion dhe kahe krejtėsisht tjetėr. P.sh. gjatė komentimit tė ajeteve 22-23
tė kaptinės El Kijame:
وُجُوهٌ
يَوْمَئِذٍ نَاضِرَةٌ
إِلَى رَبِّهَا
نَاظِرَةٌ
Atė ditė do tė ketė fytyra tė
shkėlqyera (tė
gėzuara) , qė shikojnė Zotin e tyre
thotė :Dijetarėt e Ehli Synnetit
pohojnė se ky ajet ėshtė argumenti mė i fortė se Allahu xh.sh. mund tė shihet
nė Ahiret, kurse unė tė tillėve u them: Nėse ju pohoni se Allahu ka formė dhe
trup, atėherė nuk do tė polemizoj fare me ju , ngase Allahu ėshtė larg kėtyre
shpifjeve. Nėse ju thoni se ne, megjithatė kundėrshtojmė ēdo shėmbėllim tė
Allahut me krijesa, atėherė patjetėr duhet tė pranoni se tė pamit e Madhėrisė
sė Allahut nuk vjen nė konsiderim, meqė shikimi ėshtė reprodukim kontrastiv i
syrit nė objektin i cili duhet tė shikohet, e kjo nuk mund tė realizohet veēse
nė trupa qė kanė formė. Sipas meje, vazhdon Abdul Xhebbari,-nė kėtė ajet
nuk ėshtė fjala pėr shikimin e Madhėrisė sė Allahut por pėr pritjen e mėshirės
dhe tė mirėsisė sė Krijuesit nga mirėsitė e Ahiretit.!!![11]
Pėrkrahja e Kadi Abdul Xhebbarit
ndaj idesė mutezilase - El Menziletu bejnel menziletejn - Vendi nė mes tė
dy vendeve
Autori i kėtij tefsiri mbėshtet
plotėsisht kėtė parim mutezilas dhe kėtė e shohim ta shfaqė gjatė komentimit
tė ajeteve 2-4 tė kaptinės El Enfal :
إِنَّمَا
الْمُؤْمِنُونَ
الَّذِينَ إِذَا
ذُكِرَ اللَّهُ
وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ
وَإِذَا تُلِيَتْ
عَلَيْهِمْ آياتُهُ
زَادَتْهُمْ إِيمَانًَا
وَعَلَى رَبِّهِمْ
يَتَوَكَّلُونَ.
الَّذِينَ يُقِيمُونَ
الصَّلاَةَ وَمِمَّا
رَزَقْنَاهُمْ
يُنفِقُون أُوْلَئِكَ
هُمْ الْمُؤْمِنُونَ
حَقًّا
لَهُمْ
دَرَجَاتٌ عِنْدَ
رَبِّهِمْ وَمَغْفِرَةٌ
وَرِزْقٌ كَرِيمٌ.
E besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė cilėve, kur
pėrmendet emri i Allahut, u rrėqethen zemrat e tyre, tė cilėve, kur u lexohen
ajetet e Tij, u shtohet besimi, dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre.
Dhe, tė cilėt falin (rregullisht)
namazin dhe nga ajo, me se Ne i furnizuam, ata japin. Tė tillėt janė besimtarė
tė vėrtetė dhe pėr kėtė kanė vende tė larta te Zoti i tyre, kanė falje dhe kanė
furnizim nė mėnyrė tė ndershme.
kur thotė: Tėrė kjo argumenton
se Imani ėshtė fjala dhe vepra nė tė cilėn hyjnė tė gjitha kėto adhurime.
Besimtari nuk mund tė jetė besimtar i vėrtetė pa i kryer kėto adhurime, e nė momentin
qė rrėshqet nė kurthėn e mėkateve tė mėdha, ai del prej grupit tė besimtarėve
dhe automatikisht hyn nė radhėn e kafirave (pabesimtarėve)!!!
* * *
Kėto
qenė disa nga komentimet e mufessirit Kadi Abdul Xhebbar, nė tė cilat shihet
animi i tij haptazi pėr idetė mutezilase. Megjithatė, ky tefsir i cili sot
gjendet i botuar nė njė vėllim, meritoi interesimin dhe vėmendjen e shumė
dijetarėve, ngase stili i tij ėshtė i lartė dhe pėrmban alegori tė fuqishme, tė
cilat ia shtojnė shumė vlerėn si libėr, natyrisht nėse zhveshet nga mendimet
dhe idetė e dėmshme tė fraksionit tė muteziles.
nga
Zemahsheriu
Autori i kėtij tefsiri ėshtė Mahmud bin
Umer bin Muhammed bin Ahmed ez-Zemahsheri. U lind nė vitin 467 h. nė fshatin
Zemahsher tė Havarizmit.[12]
Qysh nė rininė e tij tė hershme u
shqua si filolog i pashoq nė tė gjitha degėt e gjuhės, gramatikės dhe
letėrsisė. Padyshim, ėshtė njė prej dijetarėve mė tė shquar qė pati ndonjėherė
bota islame. Vdiq nė natėn e Arefatit, nė vitin 538 h.
Tefsiri i tij Kesh-shafi
konsiderohet si njė nga librat mė tė mirė tė Tefsirit nga aspekti i retorikės
dhe i shkencave tė saj : tropikės, alegorisė dhe poetikės.
Kesh-shafi ka qenė objekt studimi dhe
interesimi i shumė dijetarėve, kėshtu qė shumė prej dijetarėve shkruan libra
dhe studime lidhur me tė, duke na lėnė njė thesar tė ēmueshėm, ngase Kesh-shafi
si libėr i tefsirit, po tė zhvishet nga idetė mutezilase , vėrtet meriton njė
gjė tė tillė.
Komentimet ajeteve kuranore nga ana
e tij, tregojnė qartė pėr pėrcaktimet e tij tė thella mutezilase, tė cilat i
mbron me tėrė forcėn e tij intelektuale, siē do ta shohim gjatė disa
komentimeve tė tij. Nė tė vėrtetė, Kesh-shafi dallohet nė shumė
aspekte nga tefsiret e tjera; Nuk ėshtė i gjatė dhe nuk ėshtė i stėrngarkuar;
ėshtė pėrqendruar nė rregullat gjuhėsore dhe ka njė retorikė e stil tė
mrekullueshėm gjuhėsor.[13]
Qėndrimi i tij ndaj ēėshtjes sė
krijimit tė Kuranit
Nė kėtė ēėshtje, Zemahsheriu pėrkrah
plotėsisht mėsimet mutezilase dhe thotė se Kurani ėshtė i krijuar. Ai pohon
njė gjė tė tillė me ngulm, qysh nė fillim tė parathėnies sė tefsirit tė tij,
kur thotė: Falėnderimi i qoftė Allahut, i Pėrhershėm pa fillim, i Cili
krijoi gjithēka nga mosekzistenca, e krijoi Librin plot dritė, argumentet e tė
cilit flasin vetė, - Kuran i zbritur nė gjuhėn arabe, pa ndonjė mangėsi.[14]
Zemahsheriu pėrkrah mendimin se nėse
autori i mėkatit tė madh vdes pa u penduar, do tė jetė pėrherė nė zjarrin e
Xhehennemit.
P.sh. kur e komenton ajetin 48 tė
kaptinės En Nisaė :
إِنَّ
اللَّهَ لاَيَغْفِرُ
أَنْ يُشْرَكَ
بِهِ وَيَغْفِرُ
مَا دُونَ ذَلِكَ
لِمَنْ يَشَاءُ
Ska dyshim se Allahu nuk e fal (mėkatin) ti bėhet Atij shok (idhujtarinė),
e pėrpos kėtij (mėkati) i fal kujt tė dojė.
ai thotė se Allahu xh.sh. nuk e falė
mėkatin nėse i bėhet shok (rival) Zotit , ndėrsa mėkatet e tjera
i fal, me kusht qė mėkatari tė pendohet!
Sipas ajetit nė fjalė, del mė se e
qartė se kjo nuk kushtėzohet nga tevbeja dhe as qė ceket ajo, por Zemahsheriu e
plason idenė mutezilase dhe e bėn tevben kusht tė domosdoshėm!
Zemahsheriu pohon se Allahu xh.sh.
nuk i ka krijuar veprat e njerėzve (robėrve), por njeriu vetė i krijon ato.
P.sh. kur e komenton ajetin 272 tė kaptinės El Bekare :
لَيْسَ
عَلَيْكَ هُدَاهُمْ
وَلَكِنَّ اللَّهَ
يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ
Nuk ėshtė detyrim yti ( Muhammed) udhėzimi i tyre (
nė rrugė tė drejtė), Allahu e shpie nė rrugė tė drejtė atė qė do...
ndėr tė tjera thotė: Nėse Allahu
i ka krijuar veprat e njerėzve e pastaj pėr ato vepra i gjykon njerėzit, kjo do
tė ishte mizori dhe padrejtėsi, e Drejtėsia e pėrsosur dhe absolute e Allahut
nuk lejon njė gjė tė tillė!!![15]
Qėndrimi i Zemahsheriut ndaj sihrit
(magjisė)
Zemahsheriu, si edhe tė gjithė
dijetarėt e tjerė tė muteziles, nuk e pranon magjinė si njė realitet. Kur e
komenton kaptinėn El Felek:
قُلْ أَعُوذُ
بِرَبِّ الْفَلَقِ
مِنْ شَرِّ مَا
خَلَق وَمِنْ شَرِّ
غَاسِقٍ إِذَا
وَقَبَ
وَمِنْ
شَرِّ النَّفَّاثاتِ
فِي الْعُقَد وَمِنْ شَرِّ
حَاسِدٍ إِذَا
حَسَدَ
Thuaj: I
mbėshtetem Zotit tė agimit! Prej dėmit tė asaj qė Ai krijoi, dhe prej dėmit tė
natės kur ajo ngryset, dhe prej dėmit tė atyre qė fryjnė (fjalė tė magjisė) nė nyja (tė lidhura), dhe prej dėmit tė smirėkeqit kur
sipas smirės vepron.
ai i nėnēmon dijetarėt e Ehli
Synnetit, tė cilėt thonė se magjia (sihri) ėshtė njė realitet, ngase vetė
Allahu xh.sh. e ka konfirmuar dhe vėrtetuar kėtė gjė nė shumė vende nė Kuran,
si fjala vjen nė tregimin e Musait a.s. me magjistarėt e faraonit, nė tregimin
e Harutit dhe Marutit, pas vdekjes sė Sulejmanit a.s. etj.
* * *
Ibni Muniri, i cili deri mė tash
bėri studimin mė tė thukėt tė Kesh-shafit , ēuditet pėr kėtė
kryeneēėsi tė Zemahsheriut nė refuzimin e tė vėrtetave tė qarta, tė cilat janė
cekur nė Kuran dhe Synnet, dhe thotė: Zemahsheriun e nxiti egoja e Unit tė
vet, derisa e mohoi edhe atė qė skishte arsye ta mohonte. Kėtė e bėri vetėm e
vetėm pėr hir tė ngadhėnjimit tė ideve tė tij mutezilase, gjė qė megjithatė
nuk e arriti kurrė.[16]
Thuhet se para vdekjes, Zemahsheriu
la amanet qė mbi epitafin e varrit tė tij tė shkruheshin kėto vargje:
O
Zot i Plotfuqishėm, sot tė erdha mysafir nė mirėsitė e Tua tė pakufishme,
E mysafiri ka nder e respekt nga ai
qė e pret,
Dhe
nuk ka kush qė i fal pos Teje , o Mikpritėsi mė fisnik, o i Gjithmėshirshėm !
Kėto vargje tė Zemahsheriut, disa
dijetarė i kanė komentuar si pendim tė Zemahsheriut nga idetė mutezilase.[17]
Sidoqoftė, Zemahsheriu la gjurmė tė
pashlyeshme nė shkencėn e tefsirit me Kesh-shafin e tij, i cili
sot e kėsaj dite mbetet objekt studimi i vazhdueshėm pėr studiuesit e ardhshėm
tė shkencave tė tefsirit.
* * *
Kėto qenė librat mė tė njohur tė
tefsirit, tė botuar dhe qė kanė mbetur nga trashėgimia kulturore e muteziles.
Edhe pse shumė prej tefsireve tė tyre kanė tretur me kalimin e kohės, prapėseprapė
kėto dy tefsire qė i patėm si objekt shqyrtimi, na ofruan njė pasqyrė reale nė
lidhje me pėrcaktimet ideologjike tė muteziles dhe shfaqin mė sė miri botėn e
mendimit mutezilas.
Ndonėse parimet e muteziles janė
hudhur poshtė nga ana e dijetarėve mė eminentė islamė, si tė pabaza,
prapėseprapė kontributi i muteziles pėr Islamin, nuk bėn tė harrohet, ngase
mutezilėt kanė qenė digė mbrojtėse ndaj rrymave tė ndryshme filozofike me
orientime antiislame dhe ata qenė qė i dhanė impulse tė reja mendimit islam.[18] Ata i nxitėn mendjet mė tė ndritura
islame qė tė ngrinin zėrin e arsyes pėr mbrojtjen e parimeve fundamentale tė
besimit islam nga ēdo mangėsi e devijim.
[1] Dr. Mustafa Shekah - Islam bila medhahib , fq.393, Kajro 1991
[2] Et Tefsir vel mufessirune , vėll. I , fq. 348
[3] Mudhekkeretul firek , fq. 6
[4] Medhal ila menahixhil mufessirine , fq. 176
[5] Po aty, fq. 178
[6]
Islam bila medhahib , fq. 397
[7]
Medhal ila menahixhil mufessirine , fq. 180
[8]
Mukaddimetu ibni Tejmije fi Uuli-t-tefsir, fq. 22, Damask 1988.
[9]
Ibn Kajjim el Xhevzij - Aėlamu el muvekiine, pjesa I , fq.78,
Kajro 1325 h.
[10]
Ibni Ahmed ed Davudi - Tabekatul mufessirin vėll. I , fq.
256 Kajro 1994
[11]
Et-Tefsiru vel mufessirune , vėll. II, fq. 375
[12]
Tabekatul mufessirine , vėll. II , fq.314
[13]
Zadurr-Rragibin fi menahixhil mufessirine , fq. 97
[14]
Zemahsheriu - El Kesh-shaf , vėll. I , fq. 162, Kajro 1308 h.
[15]
Medhal ila menahixhil mufessirine , fq. 182
[16]
Ibni Munir El insafu fi ma tedammunuhu El Kesh-shafu minel itizal
, vėll. II , fq. 568, Kajro (pa vit botimi).
[17]
Tabekatul mufessirine , vėll. I , fq. 316
[18]
Mudhekkeretul firek , fq. 7