Sabri BAJGORA www.bajgora.com
TEFSIRI I
FUKAHENJVE
Tefsiret mbi baza tė shkollave juridike
islame
Gjatė kohės sa ishte
gjallė i Dėrguari i Allahut, pėr ēdo problem qė paraqitej tek ashabėt lidhur
me kuptimin e drejtė tė ndonjė ajeti mbi baza juridike, ata menjėherė i
drejtoheshin atij, dhe i Dėrguari i Allahut i udhėzonte dhe ua sqaronte,
gjithnjė duke u bazuar nė atė qė i shpallej nga Kurani, kėshtu qė
keqinterpretimet e mundshme eventuale tė ndonjė ēėshtjeje tė fikhut zhdukeshin
qė nė nismė. Por kjo gjė ndryshoi pas vdekjes sė Resulullahut s.a.v.s., kėshtu
qė kur ashabėt ballafaqoheshin me ndonjė problem paksa mė tė ndėrlikuar, u
ktheheshin ajeteve kuranore dhe Synetit tė Resulullahut dhe bėnin analogji
racionale nga ana e tyre. Edhe pse ashabėt, tė shumtėn e rasteve ishin unikė
rreth kėtyre ēėshtjeve, megjithatė ndonjėherė ndodhte qė tė mos pajtoheshin
lidhur me ndonjė ēėshtje, sepse secili prej tyre e kuptonte ajetin ose hadithin
e Pejgamberit a.s. nga kėndvėshtrimi i tij personal. Njė mospajtim tė tillė e
hasim ndėrmjet Omer ibnul Hattabit dhe Aliut r.a. rreth kohės sė pritjes
(iddetit), tė gruas shtatzėnė sė cilės i ka vdekur burri. Pėrderisa Omeri r.a.
thoshte se iddeti i saj pėrfundon me lindjen e fėmijės, Aliu r.a.
ishte i mendimit se iddeti nė kėtė rast zgjat edhe katėr muaj e dhjetė
ditė tė tjera pas lindjes sė fėmijės. Shkak i mospajtimit tė tyre ishin dy
tekste kuranore tė pėrgjithėsuara[1]:
وَالَّذِينَ
يُتَوَفَّوْنَ
مِنْكُمْ وَيَذَرُونَ
أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ
بِأَنفُسِهِنَّ
أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ
وَعَشْرًا ...
E ata qė vdesin dhe lėnė gra pas vetes, ato (gratė) presin katėr
muaj e dhjetė ditė... - (El-Bekare, 234), dhe
وَأُوْلَاتُ
الْأَحْمَالِ
أَجَلُهُنَّ أَنْ
يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ
Ndėrkaq, pėr shtatzėnat
afati i pritjes sė tyre ėshtė derisa tė lindin - (Et-Talak, 4)
Nė kėtė kontekst duhet tė
sqarohet se Allahu xh.sh. pėrcaktoi qė iddeti i shtatzėnės sė
shkurorėzuar tė jetė lindja (lirimi nga barra), kurse iddeti i asaj qė
i vdes burri, ėshtė katėr muaj e dhjetė ditė, pa i detajizuar mė hollėsisht
kėto ēėshtje.
Nga kjo shihet se Aliu
r.a. mori pėr bazė kuptimin e dy ajeteve bashkėrisht, kurse Omeri r.a. mendonte
se ajeti i shkurorėzimit ėshtė i posaēėm dhe nuk ėshtė i kushtėzuar me ajetin e
vdekjes. Omeri r.a. me plot tė drejtė, mendimin e vet e mbėshteste edhe nė faktin
se gjatė kohės sė Pejgamberit a.s. njė gruaje tė quajtur Sebiate bintul Harith
el Eslemije, i kishte vdekur burri, dhe njėzetė e pesė ditė pas vdekjes sė
bashkėshortit ajo kishte lindur. Pejgamberi a.s. menjėherė pas lindjes e kishte
lėnė tė lirė pėr martesė, pa pritur fare iddetin pas vdekjes sė
bashkėshortit.
Njė mospajtim tė tillė nė
mes ashabėve e hasim edhe ndėrmjet Ibni Abasit dhe Zejd bin Harithit rreth
ajetit 11 tė sures En-Nisaė:
...E nė qoftė se (i vdekuri) nuk ka
fėmijė dhe atė e trashėgojnė (vetėm) prindėrit, atėherė nėnės sė tij i
takon njė e treta... nė tė cilin bėhet fjalė pėr mėnyrėn e ndarjes sė
trashėgimisė sė tė vdekurit qė ka lėnė bashkėshort dhe tė dy prindėrit. Gjersa
Ibni Abasi ka dhėnė fetva se bashkėshortit trashėgimtar i takon nga pasuria
1/2, nėnės 1/3, dhe pjesa tjetėr i takon babait pėr shkak tė afėrsisė sė gjakut
- tasiben, duke u mbėshtetur nė kuptimin sipėrfaqėsor tė ajetit tė
sipėrtheksuar, Zejdi r.a. dhe sahabėt e tjerė kanė dhėnė fetva se bashkėshortes
i takon 1/3 e pjesės qė ka mbetur pasi tė ketė marrė bashkėshorti pjesėn qė i
takon sipas dispozitave tė pėrcaktuara me Kuran -furud, sepse babai
dhe nėna e trashėgojnė vetėm nga njė anė, duke u mbėshtetur po ashtu nė pjesėn
tjetėr tė ajetit 11 tė sures En-Nisaė:
...Allahu ju urdhėron
pėr (ēėshtjen
e trashėgimit) fėmijėt tuaj: pėr mashkullin hise sa pėr dy femra...[2]
Me
gjithė kėto mospajtime, zemėrgjerėsia qė mbretėronte ndėr sahabėt, bėnte qė pas
njė kohe ai qė formonte bindjen se mendimi i tjetrit ėshtė mė i drejtė, ose e
shihte se nuk kishte pėrkrahės pėr mendimin e tij, mendim qė pos tė tjerash,
ishte i bazuar edhe nė ixhtihadin e tij personal, ti bashkohej mendimit tė
tjetrit dhe ta pėrkrahte me pėrkushtim.
(shkollave
juridike islame), dhe pas tyre
Gjendja e tefsirit
juridik mbeti nė suazat qė pėrmendėm, si nė kohėn e tabiinjve, ashtu edhe nė tė
tebei-tabiinjve deri nė paraqitjen e shkollave juridike islame (medhhebeve).
Nė kohėn e imamėve tė
mėdhenj-Ebu Hanifes, Shafiut, Hanbeliut, Malikiut, e tė tjerėve, muslimanėt,
tashmė tė shtrirė nė territore mė tė gjera, ballafaqoheshin me ēėshtje tė
ndryshme tė ndėrlikuara nė jetėn e pėrditshme, kėshtu qė ishte e nevojshme qė
dikush ti udhėzonte se nė ēmėnyrė tė vepronin nė situatat qė shtroheshin para
tyre. Kjo bėri qė secili prej imamėve tė mėdhenj nė kohėn e tij, kėto gjėra tė
reja ti analizonte nė dritėn e dispozitave kuranore dhe tė Synetit, nė
institucionin e Ixhmait dhe tė Kijasit, e aty-kėtu edhe nė argumentet racionale
tė bazuara nė ixhtihadin personal, e vėtėm atėherė tė merrte vendimin pėr
dhėnien e fetvasė apo gjykimit rreth njė ēėshtjeje. Jo rrallė, imamėt nuk ishin
tė pajtimit lidhur me ndonjė ēėshtje tė caktuar, sepse secili prej tyre e
kundronte atė nė prizmėn e argumenteve tė tij, pėr tė cilat mendonte se ishin
mė bindėse. Megjithatė, tek asnjėri prej katėr imamėve nuk ėshtė hetuar, madje
as qė kishte fare ndonjė fanatizėm medhhebor, por secili, nė bazė tė
ixhtihadit, pėrpiqej tė sillte njė zgjidhje sa mė fatlume, natyrisht, duke u
mbėshtetur nė argumente tė Sheriatit. Janė tė shpeshta rastet qė ndonjėri prej
imamėve tė hiqte dorė prej mendimit tė vet dhe tė pranonte gjykimin e tjetrit
pa kurrfarė xhelozie a smire, sepse qėllimi i tyre ishte i sinqertė, - gjetja e
gjykimit mė tė drejtė dhe tė vėrtetė.
Historia shėnon fjalėt e
imam Shafiut tė ketė thėnė pėr Ebu
Hanifen: Njerėzit janė tė nevojshėm pėr Fikhun e Ebu Hanifes; po ashtu
shėnohet ti ketė thėnė imam Ahmed ibn Hanbelit, tek i cili e mėsonte fikhun: Nėse
ju vlerėsoni njė hadith si tė vėrtetė,
atėherė ma ofro edhe mua (mė bėj ta njoh atė); ceket tė ketė thėnė edhe: Kur tė flitet pėr hadithin, atėherė
Maliku (imam Maliku) ėshtė si ylli qė ndriēon.[3]
Ēfarė madhėshtie dhe
ēfarė modestie e njė dijetari tė devotshėm! Kjo mė sė miri tregon pėr respektin
dhe mirėsjelljen e ndėrsjellė qė kishin imamėt e shkollave juridike nė mes
tyre. Kėtu duhet tė sqarojmė edhe njė fakt, se mospajtimet e imamėve
pėrgjithėsisht kanė tė bėjnė vetėm me gjėrat dytėsore apo ato tė dorės sė tretė,
kurse pėr ato parėsore ata tė gjithė janė unikė dhe tė njė mendimi.
Pas katėr imamėve tė
famshėm, erdhėn pasardhėsit e tyre (halefi), tek tė cilėt mbretėroi mė shumė
fryma e taklidit- pasimit, tė shumtėn e rasteve taklidit nė
baza tė fanatizmit medhhebist, i cili nuk njihte pardon-tolerancė (tesamuh)
dhe as qė linte ndonjė mundėsi pėr bashkėpunim a kooperim tė ndėrsjellė rreth
ndonjė ēėshtjeje tė caktuar.
Madje disa mukal-lidė
- imitues, shkuan aq larg, saqė fjalėt e imamėve i konsideronin si tekste
ligjdhėnėse, kėshtu qė tėrė potencialin e tyre shkencor e pėrqendruan nė
ngadhėnjimin e medhhebit tė cilit i takonin, dhe nė pėrpjekjen pėr zhvlerėsimin
dhe kritikėn e argumenteve tė medhhebit rival.
Kjo mospėrfillje e ndėrsjellė
e dijetarėve tė shkollave juridike do tė sjellė efekte negative, pasojat e tė
cilave do tė hetohen mė vonė edhe nė disa tefsire tė sendėrtuara mbi baza
juridike islame. Por, megjithatė, nuk ishin tė gjithė dijetarėt mukal-lidė
tė mbushur me fanatizėm nė ēėshtjet e fikhut, sepse disa prej tyre, kur
analizonin dhe komentonin ajetet kuranore, ishin tė paanshėm dhe nuk anonin as
nga njėri dhe as nga tjetri medhheb, edhe pse i pėrkisnin ndonjėrit prej tyre.
Ėshtė edhe njė
karakteristikė tjetėr se me shfaqjen nė skenė tė fraksioneve-tarikateve islame,
filluan tė komentohen tė ashtuquajturat ajete dispozita nė frymėn e parimeve tė
fraksionit qė i takonin, gjė qė nė Islam ėshtė plotėsisht e papranueshme, siē
bėnė havarixhėt, shiinjtė e tė tjerė.
Ndėrsa tefsiri juridik
bashkėkohor karakterizohet nga njė tolerancė e jashtėzakonshme; nė tė vėshtirė
tė mund tė gjesh njė grimė fanatizmi medhhebist, sepse qėllimi i mufessirėve
bashkėkohorė ėshtė qė tė ofrohen mendimet, tė qiten nė shesh argumentet, tė
krahasohen, dhe kėshtu mendimi qė ėshtė mė i drejti tė pėrkrahet prej shumicės.
Nė kėtė aspekt njė kontribut tė jashtėzakonshėm kanė dhėnė dijetarėt
bashkėkohorė, si Muhamed Ali Sajsi, Muhamed Ali Sabuni dhe Mennaul Kattani, tė
cilėt nga kopshtet me lule dhe aroma tė llojllojshme volėn dhe na i ofruan
ato mė tė mirat, pėr ēgjė lusim Allahun ti shpėrblejė me mirėsitė e Tij
tė pakufishme.
Nė medhhebin hanefi tefsiret
mė tė njohura konsiderohen:
-
Ahkamul Kuran nga Ebu Bekr er-Rrazi, i njohur si El-Xhessas, i
botuar diku nė tri e diku nė pesė vėllime dhe i pėrhapur nė qarqet shkencore.
-
Tefsiratul ahmedije fi bejanil ajati-sh-sherije nga Ahmed bin Seidi, i
njohur si Mulla Xhejjuni, i botuar nė tri vėllime nė Indi, gjithashtu i pėrhapur
nė qarqet shkencore.
Nė medhhebin shafii:
-
Kitab ahkamil Kuran nga Ebul Hasen et
Taberi, i njohur mė shumė si Ilkija el Herrasi, i botuar nė katėr vėllime dhe i
pėrhapur nė qarqet shkencore.
-
Ahkamul kitabil mubin nga Abdullah Mahmud
esh-Shenfekij (dorėshkrim).
-
El Iklil fi istinbati-t-tenziil nga Xhelaluddin
es-Sujutiu (dorėshkrim).
Nė medhhebin maliki:
-
Ahkamul Kuran nga Ebu Bekr ibnul Arebi, tefsir i botuar diku nė
2 vėllime tė mėdha e diku nė 4 vėllime dhe i pėrhapur nė qarqet shkencore.
-
El Xhamiu li ahkamil Kuran - nga Ebu Abdullah el
Kurtubi, qė ėshtė padyshim ndėr tefsiret mė madhėshtore tė shkruara ndonjėherė
nė lėmin e tefsirit nė pėrgjithėsi, e tė fikhut maliki nė veēanti.
Prej tefsireve
bashkėkohore nė kėtė lėmė, do tė veēonim:
-
Tefsir ajatil ahkam - nga Muhammed Ali
Sajsi.
-
Revaiul bejan fi tefsiri ajatil ahkam minel Kuran - nga Muhamed Ali
es-Sabuni
-
Tefsir ajatil ahkam - nga Mennaul Kattan.[4]
Tefsire
tė sferės juridike islame kanė bėrė edhe fraksionet el imamije ithna
asherije si p.sh tefsiri: Kenzul irfan fi fikhil Kuran nga Mikdad
es-Sejjuri dhe ata tė zejdinjve: Themeratul janiah ve ahkamul
vadihatul katiah nga Shemsuddin eth-Thul-lai, pėt tė cilin kemi folur
gjatė shtjellimit tė temės pėr fraksionin e zejdinjve.
nga Xhessasi
(305 h.-370 h.)
Autori i kėtij tefsiri
ėshtė Ebu Bekr Ahmed bin Ali er-Rrazi i njohur si El Xhessas. U lind nė Bagdad
nė vitin 305 h. Nė kohėn e tij ka qenė imam i hanefinjve. Mėsime mori nga
dijetarėt mė tė mėdhenj tė kohės, kėshtu qė edhe vetė u pajis me njohuri tė
shumta fetare e sidomos nė sferėn e fikhut. Veprat e tij janė shumė: Tefsir
ajatil ahkam, Sherh muhtesar el Kurhi, Sherh muhtesar et Tahavi, Sherh el
Xhamiul kebir li imam Muhamed esh Shejbani, Kitab Usuli fikh, Kitab fi
edebil kadaė, Sherhul Esmaul Husna etj.[5]
Biografėt dhe dijetarėt e
kohės pajtohen qė tė gjithė se ai ka qenė pa dyshim njėri ndėr dijetarėt mė tė
mėdhenj tė kohės dhe kėtij i japin meritat mė tė mėdha pėr forcimin e medhhebit
hanefi, me argumente tė forta, tė logjikshme dhe tė qėndrueshme.
Tefsiri i Xhessasit
konsiderohet prej veprave mė tė rėndėsishme nė sferėn e tefsireve mbi baza
juridike islame, sidomos tek hanefinjtė, sepse ai u pėrqendrua kryesisht nė mbrojtjen
e parimeve tė Ebu Hanifes. Xhessasi, edhe pse i komenton suret e Kuranit
pėrgjithėsisht, megjithatė ndalet dhe thellohet nė sqarime e komentime vetėm tė ajeteve qė kanė tė bėjnė me
dispozita juridike.
Xhessasi nė kėtė tefsir i
ka radhitur temat nė kapituj me se i gjason radhitjes sė njė libri tė Fikhut.
Xhessasi nė kėtė tefsir,
gjatė komentimit tė ndonjė ajeti muhkem (dispozitė), sqaron nė detaje se ēmund
tė pėrfitohet prej ajetit, pastaj cek edhe mospajtimet e dijetarėve rreth njė
ēėshtjeje, kėshtu qė libri i tij nganjėherė i gjason mė tepėr njė libri tė
sferės Fikhul Mukaren - Fikhut krahasimtar.[6]
Xhessasi e fillon
tefsirin e tij me fjalėt dhe dispozitat rreth besmeles; a ėshtė besmelja ajet i
Kuranit, a ėshtė ajet i Fatihasė, tė lexuarit me zė a pa zė tė bismilahit nė
namaz, hukmi i tė lexuarit tė Fatihasė nė namaz etj, dhe nė fund sjell
argumentet e Ebu Hanifes nė lidhje me kėtė ēėshtje, dhe tė cilat i mbron e i
pėrkrah fuqishėm.[7]
Nė tefsirin e Xhessasit
mund tė vėrehet aty-kėtu njė anim, ndoshta pak i tepruar, nė pėrkrahjen e
mendimeve dhe qėndrimeve tė Ebu Hanifes. Njė anim tė tillė e shohim tek e shfaq
gjatė komentimit tė ajetit 187 tė kaptinės El Bekare:
... e pastaj agjėrimin
plotėsojeni deri nė mbrėmje..., ku sjell argumente dhe transmetime tė shumta se ai
qė e fillon agjėrimin vullnetar (tetavvu) , atė patjetėr edhe duhet ta
plotėsojė, duke u mbėshtetur nė mendimin e Ebu Hanifes lidhur me kėtė ēėshtje.[8]
Se Xhessasi ishte dijetar
i madh, kėtė e shohim nga komentimi qė ai i bėn ajetit 6 tė kaptinės En-Nisaė:
وَابْتَلُوا
الْيَتَامَى حَتَّى
إِذَا بَلَغُوا
النِّكَاحَ فَإِنْ
آنَسْتُمْ مِنْهُمْ
رُشْدًا فَادْفَعُوا
إِلَيْهِمْ أَمْوَالَهُمْ
...Provoni bonjakėt
derisa tė bėhen pėr martesė, e nėse vėreni te ta pjekuri, atėherė dorėzojuani
pasurinė e tyre... kur gjatė sqarimit tė dispozitave juridike nė lidhje me
dorėzimin e pasurisė sė jetimit, shfaq tėrė afinitetin e tij prej njė dijetari.
Xhessasi pėr fjalėt e
Allahut Provoni bonjakėt
,
pasi qė cek mendimet e Hasanit, Muxhahidit, Katades dhe tė Suddiut se
domethėnia e kėtyre fjalėve ėshtė: provoni aftėsitė e tyre logjike ndėr
tė tjera shton: Dakordohem me mendimin e kėtyre dijetarėve, sepse edhe
ajeti dėfton njė gjė tė tillė, d.t.th., provoni jetimėt se a janė tė aftė pėr
tė logjikuar, meqė tė riut qė ende nuk e ka arritur pjekurinė (bulugun), por qė
di tė rezonojė drejt dhe ka aftėsi pėr ta ruajtur pasurinė ose pėr tė tregtuar,
nuk prish punė ti dorėzohet pasuria
Prandaj mendimi i Ebu Hanifes se kufizimi
i fundit kur jetimit patjetėr duhet dorėzuar pasuria ėshtė mosha 25 vjeē ėshtė
plotėsisht me vend, sepse 25 vjeēari megjithatė nė kėtė moshė ėshtė serioz dhe
ėshtė mjaft i pjekur
[9]
Nga ky koment i
Xhessasit, nuk besoj se mund tė hetohet kurrfarė fanatizmi medhhebist siē
pėrpiqet ta paraqesė kėtė tefsirologu bashkėkohor Dr. Dhehebiu kur bėri
analizėn e kėtij komenti. (Shih: Et Tefsir vel mufessirune, vėll. II,
fq. 423). Mendoj se kėto fjalė tė Dhehebiut janė tendencioze dhe nuk pėrkojnė
me realitetin. Ajo qė mund tė dėshmohet pėr Xhessasin, ėshtė se ky vėrtet
kishte aftėsi tė mėdha logjike dhe haptazi shprehte mendimet e tij, tė cilat
edhe dinte ti mbrone. Ajo qė nuk mund tė mohohet nė kėtė aspekt ėshtė se
dukuria e fanatizmit medhhebist, diku mė pak e diku mė tepėr, ka qenė prezente
jo vetėm te Xhessasi, por edhe te tė gjithė dijetarėt e mėhershėm, tė cilėt
shkruan tefsire nė kėtė sferė.
Biografėt qė u morėn me
jetėn e mufessirėve (komentatorėve tė Kuranit), nė shėnimet e tyre, pėr
Xhessasin shkruan se nė disa raste ai megjithatė ka qenė mjaft i ashpėr ndaj
atyre qė nuk pajtoheshin me mendimin e tij.
Ajo ēka mund tė vėrehet
nė kėtė tefsir ėshtė se pėr mendimet e imam Shafiut, disa herė flet fjalė qė
ndoshta nuk pėrkojnė me etikėn e njė dijetari tė kalibrit tė Xhessasit., si
f.v., kur i sqaron dispozitat e ajetit 23 nė kaptinėn En-Nisaė,
rreth ndalesave tė martesės:
حُرِّمَتْ
عَلَيْكُمْ أُمَّهَاتُكُمْ
وَبَنَاتُكُمْ
وَأَخَوَاتُكُمْ
وَعَمَّاتُكُمْ
وَخَالَاتُكُمْ
وَبَنَاتُ الْأَخِ
وَبَنَاتُ الْأُخْتِ
وَأُمَّهَاتُكُمْ
اللَّاتِي أَرْضَعْنَكُمْ
وَأَخَوَاتُكُمْ
مِنْ الرَّضَاعَةِ
وَأُمَّهَاتُ
نِسَائِكُمْ وَرَبَائِبُكُمْ
اللَّاتِي فِي
حُجُورِكُمْ مِنْ
نِسَائِكُمْ اللَّاتِي
دَخَلْتُمْ بِهِنَّ
فَإِنْ لَمْ تَكُونُوا
دَخَلْتُمْ بِهِنَّ
فَلَا جُنَاحَ
عَلَيْكُمْ وَحَلَائِلُ
أَبْنَائِكُمْ
الَّذِينَ مِنْ
أَصْلَابِكُمْ
وَأَنْ تَجْمَعُوا
بَيْنَ الْأُخْتَيْنِ
إِلَّا مَا قَدْ
سَلَفَ إِنَّ اللَّهَ
كَانَ غَفُورًا
رَحِيمًا
U janė ndaluar juve (tė martoheni me)
nėnat tuaja bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e
vėllaut, bijat e motrės, nėnat tuaja qė ju kanė dhėnė gji, motrat nga gjiri,
nėnat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat qė janė nėn kujdesin tuaj e tė
lindura (prej tjetėr babai) nga gratė tuaja me tė cilat patėt kontakt, e
nėse nuk keni pasur kontakt me to (me gratė), atėherė ska pengesė (tė
martoheni me ato vajza), dhe (janė tė ndaluara) gratė e bijve tuaj qė
janė tė lindjes suaj (jo tė bijve tė adoptuar), dhe tė bashkoni (pėrnjėherėsh
nė njė kurorė) dy motra, pėrpos asaj qė ka kaluar. Vėrtet Allahu falė shumė,
ėshtė mėshirues i madh.
shohim tek paraqet
mospajtimet ndėrmjet medhhebit hanefi dhe atij shafii rreth hukmit (gjykimit)
nėse i lejohet njė burri martesa me bijėn e gruas me tė cilėn ka bėrė zina.
Xhessasi nė kėtė kontekst cek edhe polemikat e shumta tė imam Shafiut me disa
njerėz rreth kėsaj ēėshtjeje, tė cilat mė nė fund i hedh poshtė dhe thotė: U
pa qartė se ajo qė ka thėnė Shafiu dhe pasuesit e tij, janė fjalė pa peshė, dhe
nuk kanė ndonjė kuptim tė vlefshėm.[10]
Qėndrimi i Xhessasit ndaj
mendimeve tė muteziles
Nga shfletimi i tefsirit
tė Xhessasit, shohim se ai kishte simpati tė hapėta ndaj mėsimeve tė muteziles
dhe i pėrkrah ato nė shumė raste kur shtjellon disa ēėshtje akaidologjike., si
p.sh. gjatė komentimit tė ajetit 102 tė sures El-Bekare:
(Ēifutėt e hodhėn librin
e Allahut) e ndoqėn atė qė thoshin djajtė nė kohėn e sundimit tė Sulejmanit.
Po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajtė ishin tė pafe, sepse u mėsonin
njerėzve magjinė... kur flet rreth sihrit ndėr tė tjera, thotė: Sihri
ėshtė diēka qė nuk ka realitet, qė nuk ekziston dhe as qė mund tė argumentohet
ekzistimi i tij.!!! (Ndėrsa dihet se qėndrimi i Ehli Synetit lidhur me
sihrin ėshtė krejtėsisht i kundėrt-S.B)
Ai poashtu refuzon me
ngulm hadithin nė Sahihun e Buhariut rreth magjisė qė ėshtė bėrė ndaj
Resulullahut s.a.v.s. nga ana e ēifutit Lebide bin Asam. Xhessasi ėshtė i
mendimit se kėtė hadith e kanė trilluar tė pafetė, pėr tė futur huti nė
vėrtetėsinė e thėnieve tė Pejgamberit a.s.[11]
Xhessasi pėrkrah po ashtu
mendimin e muėteziles se Allahu nuk mund tė shihet me shqisat tona as nė kėtė
botė dhe as nė Ahiret, kur komenton ajetin 103 tė sures El Enamė:
Atė nuk e arrijnė (shqisat e) tė pamit (tė
njerėzve), thotė: Kjo do tė thotė: nuk e shohin sytė (shqisat e
tė pamit tonė), e me kėtė argumentohet se mundėsia e tė pamit tė Tij ėshtė e
pamundshme. Atė ēka Allahu i mohon vetvetes, atėherė pėrpjekja e argumentimit
tė sė kundėrtės ėshtė e papėlqyeshme dhe e papranueshme dhe konsiderohet
mangėsi, e pėrshkrimi i mangėsisė pėr Allahun ėshtė gjė e palejueshme si f.v.
pėr fjalėt e Allahut
لَا تَأْخُذُهُ
سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ
Atė (Allahun) nuk e kap as
kotja e as gjumi.
Nga kjo kuptojmė se
meqenėse Allahu ka pohuar se Atė nuk mund ta shohė syri (tė pamit), atėherė
ėshtė e papranueshme pėrpjekja e disave pėr argumentimin e tė kundėrtės.
Ndėrsa sa i pėrket
ajeteve 22-23 tė kaptinės El-Kijame:
Atė ditė do tė ketė
fytyra tė shkėlqyera (tė gėzuara) qė Zotin e tyre e shikojnė , them se
fjala Nedhare mund tė ketė shumė kuptime, e prej tyre: Intidhar eth-thevab
Pritja e shpėrblimit, ashtu siē ėshtė transmetuar nga njė grup dijetarsh tė
mėhershėm, e pasi qė kjo fjalė i nėnshtrohet shumanshmėrisė kuptimore, nuk bėn
qė e njėjta tė kushtėzohet vetėm me tė pamė (shikim), sepse sipas disa
rivajeteve qėllimi i fjalės rujetu ėshtė pėr dituri , dhe kjo ėshtė gjė e
njohur nė aspektin gjuhėsor.[12]
AHKAMUL KURAN nga Ilkija el Herrasi (450 h. -504
h.)
Autor i kėtij tefsiri
ėshtė Imaduddin ebul Hasen Ali bin Muhammed bin Ali et Taberi, i njohur si
Ilkija el Herrasi. Me prejardhje ishte nga Horasani, pastaj u shpėrngul nė
Nisabur, ku mori mėsimet e fikhut nga Imamul Haremejni - El Xhuvejni. Pas njė
qėndrimi tė shkurtėr nė Bejhek, u vendos nė Irak, ku mori postin e pėrgjegjėsit
nė Medresenė e famshme En Nidhamije tė Bagdadit nė tė cilėn detyrė qėndroi
deri nė vdekje. Vdiq nė Bagdad nė vitin 504 h.[13]
Dijetari i famshėm Ibni
Halekan nė veprėn e tij Vefijatul aėjan, vėll. II, fq. 590, ndėr tė
tjera pėr Herrasin shėnoi se ky shquhej pėr aftėsi tė larta tė tė shprehurit,
pastaj se ishte muhaddith i shquar, qė dinte tė pėrdorte hadithet si argumente
tė pakontestueshme gjatė diskutimeve dhe ligjėratave qė mbante, filolog me nam
etj.
Autori i veprės Sijeru
Alamu en Nubela, citon fjalėt e Selefiut tė ketė thėnė: I kam dėgjuar
fukahenjtė duke thėnė: Imamul Haremejnin (Xhuvejnin) kur e pyetnin pėr nxėnėsit
e tij, pėrgjigjej: Pėr vėrtetim tė ēėshtjeve ėshtė Havvafi, pėr zgjidhje tė
shpejtė tė tyre ėshtė Gazali (Imam Gazali), kurse pėr sqarime tė thukta ėshtė
Herrasi.[14]
Tefsiri i Herrasit
konsiderohet ndėr tefsiret mė tė rėndėsishme juridike tė shkollės juridike
shafiite.
Nga vlerėsimet e
dijetarėve pėr kėtė tefsir mund tė konstatohet se Herrasi ishte mjaft fanatik
nė fikhun shafii, kėshtu qė ajetet qė kanė tė bėjnė me dispozita juridike, i ka
komentuar vetėm sipas rregullave tė fikhut tė shafiinjve.
Kėto opinione Herrasi i
shpreh qysh nė parathėnien e tefsirit tė tij, ku ndėr tė tjera thotė:
Medhhebi i Shafiut ėshtė mbizotėrues mbi medhhebet e tjera, ėshtė mė i drejti
dhe mė udhėzuesi... Shafiu e ka bazuar medhhebin e tij nė Librin e Allahut dhe
atij i ėshtė dhėnė urtėsia e aftėsia pėr tu zhytur nė thellėsitė e detit tė
Kuranit dhe pėr tė nxjerrė nga ai dobitė dhe dispozitat etj... [15]
Qėndrimi i Herrasit ndaj
pėrfaqėsuesve tė shkollave juridike islame e sidomos ndaj Xhessasit
Herrasi duket tė ketė
qenė pak mė i pėrmbajtur se Xhessasi nė fjalėt ndaj Imamėve tė mėdhenj tė
medhhebeve. Megjithatė ajo qė hetohet, madje dukshėm, nė kėtė tefsir, ėshtė
qėndrimi i tij tepėr i ashpėr e agresiv ndaj Xhessasit, sidomos nė rastet kur
Xhessasi kritikon mendimin e Shafiut. Herrasi ēdo kritike tė Xhessasit i
kundėrvihet me kundėrkritikė, duke e sulmuar atė pothuajse me tė njėjtat
shprehje qė ai i bėn imamit dhe pasuesve tė medhhebit shafii si p.sh. gjatė komentimit
tė ajetit 23 tė sures En-Nisaė:
حُرِّمَتْ
عَلَيْكُمْ أُمَّهَاتُكُمْ
وَبَنَاتُكُمْ
وَأَخَوَاتُكُمْ
وَعَمَّاتُكُمْ
وَخَالَاتُكُمْ
وَبَنَاتُ الْأَخِ
وَبَنَاتُ الْأُخْتِ
وَأُمَّهَاتُكُمْ
اللَّاتِي أَرْضَعْنَكُمْ
وَأَخَوَاتُكُمْ
مِنْ الرَّضَاعَةِ
وَأُمَّهَاتُ
نِسَائِكُمْ وَرَبَائِبُكُمْ
اللَّاتِي فِي
حُجُورِكُمْ مِنْ
نِسَائِكُمْ اللَّاتِي
دَخَلْتُمْ بِهِنَّ
فَإِنْ لَمْ تَكُونُوا
دَخَلْتُمْ بِهِنَّ
فَلَا جُنَاحَ
عَلَيْكُمْ وَحَلَائِلُ
أَبْنَائِكُمْ
الَّذِينَ مِنْ
أَصْلَابِكُمْ
وَأَنْ تَجْمَعُوا
بَيْنَ الْأُخْتَيْنِ
إِلَّا مَا قَدْ
سَلَفَ إِنَّ اللَّهَ
كَانَ غَفُورًا
رَحِيمًا
U janė ndaluar juve (tė martoheni me)
nėnat tuaja bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e
vėllaut, bijat e motrės, nėnat tuaja qė ju kanė dhėnė gji, motrat nga gjiri,
nėnat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat qė janė nėn kujdesin tuaj e tė
lindura (prej tjetėr babai) nga gratė tuaja me tė cilat patėt kontakt, e
nėse nuk keni pasur kontakt me to (me gratė), atėherė ska pengesė (tė
martoheni me ato vajza), dhe (janė tė ndaluara) gratė e bijve tuaj qė
janė tė lindjes suaj (jo tė bijve tė adoptuar), dhe tė bashkoni (pėrnjėherėsh
nė njė kurorė) dy motra, pėrpos asaj qė ka kaluar. Vėrtet Allahu falė shumė,
ėshtė mėshirues i madh.
shohim tek i kundėrvihet
Xhessasit lidhur me mendimin e tij rreth ēėshtjes sė martesės me bijėn e
lavires etj., kur, ndėr tė tjera, thotė: Shihet se Xhessasi nuk i ka
kuptuar fjalėt e Shafiut r.a. dhe nuk ka arritur tė bėjė madje as dallimin
midis disa fjalėve tė ngjashme nė mes
tyre, e pėr ti kuptuar fjalėt e librit tė Allahut, kėrkohen burra dhe
dijetarė, kurse Xhessasi nuk ishte prej tyre. [16]
Kundėr Xhessasit shprehet edhe me njė rast, kur
thotė : Si ka pasur guxim ky njeri, me njė dije kaq tė cekėt, tė pėrpilojė njė
libėr nė fe,... Edhe sikur ky (Xhessasi) tė jetonte jetėn e Nuhut a.s., nuk do
tė udhėzohej nė tė vėrtetėn. E lusim Allahun qė ta ketė udhėzuar... !!!
Nga kėto fjalė tė Herrasit shohim rivalitetin jo
korrekt ndėrmjet kėtyre dijetarėve, tė shprehur me fjalė qė nuk shprehin
realitetin faktik, por mė tepėr mosdurimin dhe mostolerancėn nė mes tyre, sepse
megjithatė, Xhessasi ka qenė njė dijetar, madje prej mė tė mėdhenjve, pėr ēgjė
dėshmojnė biografėt dhe dijetarėt e kohės.
Ky tefsir ėshtė i botuar
nė 4 vėllime, nga Darul kutub el Ilmije nė Bejrut, kurse nga njė kopje e tij
nė dorėshkrim njėra ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare tė Egjiptit, kurse tjetra nė
Bibliotekėn e Azharit nė Kajro me numrin rendor 398, numri i signaturės 7866.[17]
AHKAMUL KURAN nga Ibnul Arebiu (468 h. - 543 h.)
Autor i kėtij tefsiri
ėshtė El Kadi Ebu Bekr Muhammed bin Abdullah bin Ahmed el Endelusi, el Ishbili,
i njohur si Ibnul Arebi, njėri ndėr imamėt dhe dijetarėt mė tė famshėm tė
Andaluzisė. U lind nė Ishbile nė vitin 468 h.. Pas mėsimeve fillestare nė
vendlindje shkoi nė Egjipt, Sham, Bagdad dhe Mekė. Prej dijetarėve tė kėtyre
vendeve pėrfitoi njohuri tė thella rreth fikhut dhe usuli fikhut, hadithit, tefsirit,
poezisė arabe dhe nė vendlindje u kthye me famėn e njė dijetari tė madh.[18]
Shkroi nė lėmenj tė
ndryshėm dhe la njė trashėgimi tė pasur tė fjalės sė shkruar islame. Tefsiri i
tij, pėr tė cilin do tė bėjmė fjalė, ėshtė bazė burimore nė drejtimin e shkollės
juridike malikite. Ndėr veprat e tij mė tė njohura konsiderohen tefsiri Ahkamul
Kuran, El avasimi minel kavasimi, Kitabul mesalik fi sherh muvettaė
Malik, Nasih vel Mensuh , Envarul fexhri fi tefsiril Kuran, vepėr qė
nuk e pa dritėn e botimit, tė cilėn autori e pėrpiloi pėr 20 vjetė dhe kishte
mbi 80 mijė fletė. Ky tefsir pjesė-pjesė ėshtė i shkapėrderdhur nė mesin e
njerėzve dhe tė dijetarėve.[19]. Pastaj shkroi veprat Muhtesar
en Nirejn, Ed Devahi ven Nevahi, Kitabul mahsul fi usulil fikh, e
shumė vepra tė tjera.[20] Vdiq nė vitin 543 h. dhe
u varros nė qytetin Fes.
Dijetarėt e kohės
vlerėsuan lart kontributin e Ibnul Arebiut nė ripėrtėritjen dhe zhvillimin e
shkencave islame. Dijetari Siddik Hasen, nė veprėn e tij Et-Taxhul mukelel
fq. 280-308, pėr tė thotė: Ka qenė dijetar i madh nė shkencėn e fikhut dhe
tė usuli fikhut, nė atė tė tefsirit, hadithit, tė historisė, tė shkencave
gjuhėsore etj. Shkroi nė lėmenj tė ndryshėm fetarė dhe ishte i vendosur nė
urdhėrimet pėr tė mirė dhe nė ndalimet nga e keqja, pėr ēgjė pati pasoja dhe
konsekuenca nga paria e kohės ngase qėndrimet i kishte tė paluhatshme e
dinjitoze.[21]
Me tė njėjtin pietet pėr
tė flasin edhe dijetarėt Ahmed bin Muhammed i njohur si El Mekarri, pastaj El
Kadi Ajad, Ibnul Halekan, Ibni Ferihun,[22], Dhehebiu.[23]
dhe ndaj atyre qė nuk
ishin tė njė mendimi me tė
Tefsiri i Ibnul Arebiut
konsiderohet ndėr librat bazė nė medhhebin maliki. Nė kėtė tefsir, Ibnul Arebiu
pėrshkoi me komentim tė gjitha suret e Kuranit, por mė tepėr u ndal dhe u
thellua nė komentimin e sureve qė pėrmbajnė ajete dispozita. Ibnul Arebiu, pasi
pėrmend suren pėrkatėse, cek edhe
ajetet dispozita qė gjenden nė tė, duke i komentuar ato njė nga njė dhe prej
secilit nxjerr nga disa mesele (ēėshtje).
Ai nė kėtė tefsir nė
shumė vende shfaq fanatizmin e tij medhhebist duke i refuzuar nė disa raste
mendimet e imamėve tė medhhebeve tė tjera, madje nė disa raste shprehet me
mjaft ashpėrsi ndaj disa dijetarėve tė hanefinjve e tė shafiinjve.
P.sh., kur e komenton
ajetin 3 tė kaptinės En-Nisaė:
...E nėse i frikėsoheni
padrejtėsisė (ndaj tyre-grave) atėherė (merrni pėr grua)
vetėm njė, ose (martohuni) me ato qė i keni nėn pushtetin tuaj (robėreshat).
Ky (kufizim) ėshtė mė afėr qė tė mos gaboni.
ndalet tek pjesa e fundit
e ajetit:
Ky (kufizim)
ėshtė mė afėr qė tė mos gaboni, dhe pėrmend mendimet
e dijetarėve dhe mospajtimet lidhur me kuptimin e fjalės el-la teuulu,
rreth sė cilės ata kanė dhėnė tri mendime:
1.
Shafiu thotė:
qė tė mos shumohen (shtohen) fėmijėt;
2.
Muxhahidi:
qė tė mos
humbni (shkatėrroheni); kurse
3.
Ibn Abasi dhe tė tjerėt:
qė tė mos anoni.
Nė lidhje me kėtė Ibnul
Arebiu thotė: Shokėt e Imam Shafiut kanė qenė tė mahnitur nga aftėsitė e
tij, duke thėnė se ai ishte njė autoritet i pakontestueshėm, saqė Imamul
Haremejni - El Xhuvejni ka thėnė pėr tė: Shafiu ėshtė njeriu qė e njeh mė sė
miri gjuhėn e Dadit d.m.th., gjuhėn arabe. Ėshtė ēudi vazhdon Ibnul
Arebiu, se si ka mundur tė thotė Shafiu njė koment tė tillė: Martonie vetėm
njė grua nėse frikėsoheni prej fėmijėve tė shumtė !!!
Ibnul Arebiu flet me
cinizėm pėr imam Shafiun edhe me njė rast tjetėr kur thotė: Ēdo gjė qė e ka
thėnė Shafiu, ose ėshtė thėnė pėr tė, ose ėshtė cilėsuar pėr diēka, ajo e tėra
ėshtė vetėm njė pjesė e imam Malikut dhe, nė krahasim me tė, Shafiu ėshtė vetėm
si njė pikė ujė nė detin e tij. Maliku ėshtė mė i kuptueshėm, mė gjuhėtar, mė
argumentues, etj...[24]
Kėto fjalė tė Ibnul
Arebiut ndaj Shafiut, janė pasojė e vrazhdėsisė, e vetėbesimit dhe e fanatizmit
tė tepruar tė tij. Nė lidhje me kėto akuza ndaj Shafiut, mė vonė do tė shohim
se Kurtubiu, i cili i takonte po ashtu medhhebit maliki, e kritikon ashpėr
Ibnul Arebiun duke thėnė se Imam Shafiu ka dhėnė mendimin e tij, i cili assesi
nuk mund tė hidhet poshtė, sepse nė aspektin gjuhėsor ka baza tė mjaftueshme
shkencore.
Megjithatė, ka disa raste
kur nė mendimet e Ibnul Arebiut
mbretėron arsyeja, butėsia dhe paanshmėria, d.t.th. shfaqet modestia e tij
shkencore, kur nė mėnyrė tė kulturuar shfaq mendimin e tij racional, duke cekur
pavlefshmėrinė e argumenteve tė tė tjerėve, por butėsisht dhe pa ndonjė
fanatizėm, si p.sh. kur e komenton ajetin 187 tė kaptinės El-Bekare:
Natėn e agjėrimit u
ėshtė lejuar afrimi te gratė tuaja..., ai ndėr tė tjera, thotė: Ēėshtja (meselja) e
16-tė rreth fjalėve tė Allahut:
...E kur jeni nė Itikaf
nė xhami, mos iu afroni atyre (pėr marrėdhėnie intime)... ėshtė se fjala
Itikaf nė aspektin gjuhėsor do tė thotė qėndrim -lebethe, dhe nuk ka kohė
tė pėrcaktuar tek shafiinjtė. Koha mė e shkurtėr e tij ėshtė ēasti, po nuk ka
kufizim pėr sa do tė zgjasė. Ndėrsa Maliku dhe Ebu Hanifja janė tė mendimit se
Itikafi ėshtė njė ditė dhe njė natė, sepse agjėrimi duke qenė nė Itikaf,
ėshtė kusht i domosdoshėm pėr kėta dy imamė. Argumenti i tyre bazohet nė faktin
se Allahu xh.sh. u ėshtė drejtuar agjėruesve
, por kjo, vazhdon Ibnul Arebiu,
nuk ka kushtėzim pėr dy aspekte:
1.
Kushtėzimi pėr tė qenė mutekifi agjėrueshėm, nuk
kuptohet as nga kuptimi i jashtėm e as nga i brendshmi i ajetit, sepse kjo
gjendje ėshtė vetvetiu realitet dhe fare nuk ėshtė e kushtėzuar;
2.
Pėrkufizimi i Itikafit me njė ditė dhe njė natė, sepse agjėrimi
ėshtė kusht i tij, ėshtė mendim i dobėt, sepse ibadeti (adhurimi) nuk
pėrkufizohet me kushtet e tij. A nuk e shihni se pastėrtia ėshtė kusht pėr
namaz, namazi kryhet (pėrfundon) por pastėrtia mbetet...[25]
Nga kjo shihet se Ibnul
Arebiu nuk i sulmon kėto argumente tė imamėve, por vetėm thotė se ato janė tė
paqėndrueshme, dhe vėrehet qartė se kėtu ai pėrdor vetėm mendjen e tij tė lirė,
kėshtu qė nė kėtė rast nuk kurseu as imam Malikun, themeluesin e medhhebit tė
cilit i takon!.
Ibnul Arebiu, nė anėn
tjetėr, i urrente rrėfimet israiliate[26] dhe u shmangej atyre nė
ēdo bisedė, sepse e kuptonte mirė se kėto rrėfime tė shumtėn e rasteve ishin tė
trilluara me qėllime tė kėqija dhe tendencioze, sa pėr tė vėnė nė huti e
lajthitje muslimanėt.
Po ashtu ai ishte shumė i
vėmendshėm lidhur me hadithet e dobėta, kėshtu qė nė tefsirin e tij shumė
rrallė mund tė hasėsh nė hadithe tė tilla. Ėshtė e njohur thėnia e tij: Ju
kam bėrė me dije porosinė time, mos u preokuponi me hadithe, senedi i tė cilėve
nuk ėshtė i qartė dhe i logjikshėm. [27]
Ky libėr nė dy vėllime,
sot gjendet nė duart e lexuesve dhe studiohet nga dijetarė anekėnd Botės
Islame.
VEL MUBEJJIN
LEMA TEDAMUNUHU MINES SUNNETI
VE AHKAMIL
KURAN
nga Kurtubiu
Autor i kėtij tefsiri ėshtė imam Ebu Abdullah
Muhammed bin Ahmed bin Ebi Bekėr ibni Ferha, el Ensarij, el Hazrexhij, el
Endelusij, el Kurtubij.[28]
Tė gjithė dijetarėt janė kompaktė pėr faktin se
Kurtubiu ishte njėri ndėr mufessirėt mė tė mėdhenj qė pati ndonjėherė Bota
Islame. Ishte dijetar i devotshėm dhe modest. Ai njė pjesė tė kohės e kalonte
nė ibadet ndaj Krijuesit, kurse pjesėn tjetėr duke shkruar vepra (libra) tė
vlefshme e tė dobishme. Tefsiri El Xhamiu li ahkamil Kuran,
pėr tė cilin do tė bėjmė fjalė ėshtė ndėr veprat mė tė njohura tė tij.
Prej veprave tė tjera tė
tij do tė veēonim: Sherh esmaul husna, El kitabul esna fi sherhi
esmaullahi-l-husna, Et-tedhkiretu fi efdali-l-edhkari, Et-tedhkiretu fi
ahvali-l-mevta ve umuril ahireti, Sherhu-t-tekassi, Kamul hirsi bi-zuhdi
vel kanaati.
Tefsiri i Kurtubiut ėshtė
vlerėsuar shumė lart, si nga dijetarėt e mėhershėm, ashtu edhe nga ata tė
vonshmit.
Ibni Ferihuni pėr kėtė
tefsir ka thėnė: Ky ėshtė ndėr tefsirėt mė madhėshtorė dhe ndėr mė tė
vlefshmit. Ai nuk e ka rėnduar kėtė tefsir me ngjarje e ndodhi historike, por
nė tė ka sqaruar nė mėnyrė tė pėrpiktė dispozitat kuranore, kiraetet, aspektet
gjuhėsore, ajetet nasih dhe mensuh, pastaj shkaqet e zbritjes etj.[29]
Vėtė Kurtubiu qysh nė
fillim tė tefsirit tė tij na bėn me dije se ēe kishte shtyrė atė qė ti qasej
komentimit tė Librit tė Allahut kur thotė: Meqenėse Libri i Allahut ėshtė
gjithėpėrfshirės i tė gjitha shkencave (diturive), libėr tė cilin besniku i
qiellit (Xhibrili a.s.) ia pėrcolli besnikut tė Tokės (Muhamedit a.s.), e pashė
tė arsyeshme qė tėrė jetėn time tė preokupohem me tė, duke iu pėrkushtuar kėsaj
pune me tėrė fuqinė time. Vendosa qė nė kėtė tefsir tė sqaroj shkurtimisht disa
aspekte gramatikore (sintaksore dhe morfologjike), kiraetet, demaskimin e
mohuesve dhe tė tė humburve, shkaqet e zbritjes, dispozitat ligjore juridike
etj.... Kushti qė i kam vėnė vetvetes si detyrim ėshtė qė ti bashkoj, ti
sjell dhe ti sqaroj thėniet deri te burimi i parė (deri tek ai qė i ka thėnė),
dhe hadithet deri tek ai qė i ka transmetuar dhe tubuar (klasifikuar).
Shpeshherė, nėpėr librat e fikhut dhe tė tefsirit, kemi hasur hadithe tė
panjohura, tė cilat nuk dihet se kush i transmeton dhe kush i ka klasifikuar,
gjė qė lexuesin e sjell nė huti dhe lajthitje, kėshtu qė ai nuk ėshtė nė
gjendje tė bėjė dallimin ndėrmjet hadithit tė dobėt e tė papranueshėm dhe atij
tė vėrtetė (sahih), e qitja nė dritė e kėtyre gjėrave pėr mua ėshtė shkenca mė
madhore... Nė kėtė tefsir jam pėrqendruar nė sqarimin e ajeteve dispozita duke
nxjerrė urtėsitė prej secilit ajet, e duke u shtuar kėtyre komentimeve ēėshtje
qė kanė tė bėjnė me shkaqet e zbritjes etj., dhe kėshtu deri nė fund tė librit
qė e quajta El Xhamiu li ahkamil Kuran vel mubejjin lema tedamunuhu mines
sunneti ve ahkamil Kuran.[30]
Dhe vėrtet, me sa vėrehet
nga fletėt e kėtij tefsiri, shihet se Kurtubiu i plotėsoi kėto kushte, dhe nė
trashėgiminė e thesarit islam na ka lėnė njė visar tepėr tė ēmueshėm, nga i
cili duhet tė pėrfitojmė ne dhe gjeneratat e ardhshme islame.
Mufessirėt bashkėkohorė
flasin me admirim dhe pietet pėr Kurtubiun, dhe theksojnė mosshfaqjen e
fanatizmit dhe mosanimin e tij pėr medhhebin malikij, tė cilit i takon.
Pėrkundrazi, maturia dhe paanshmėria e tij i bėri emėr dhe nam, si nė mesin e
dijetarėve, ashtu edhe nė masėn e gjerė.
Kėtė paanshmėri tė tij e
shohim gjatė sqarimit tė ēėshtjes (meseles) sė 16-tė prej ajetit 43 tė sures El-Bekare:
Faleni namazin e jepeni
zeqatin dhe faluni me ata qė falen (bini nė rukuė me ata qė bien). kur bėn fjalė rreth
mundėsisė sė daljes si imam tė fėmijės 6-7 vjeē.
Ky, pasi cek mendimet e
dijetarėve rreth lejimit a moslejimit tė kėtij veprimi, potencon se imam Maliku
ėshtė kundėr asaj qė i vogli tė dalė si imam edhe nė qoftė se di tė kėndojė
mirė Kuran. Por Kurtubiu nė kėtė rast nuk pajtohet me imamin e medhhebit tė
tij, sepse ky kishte gjetur argument se njė gjė e tillė mgjithatė, nė raste tė
domosdoshme, lejohet, dhe thotė se fėmija mund tė dalė si imam nėse lexon
Kuran rrjedhshėm sipas rregullave tė texhvidit. Pėr ta vėrtetuar kėtė mendim
tė tij sjell njė transmetim qė bėn Buhariu nė Sahihun e tij nga Omer bin
Seleme kur ky si fėmijė 6-7 vjeē kishte dalė imam i fisit tė tij, pasi e dinte
Kuranin mė sė miri prej tyre, atėherė kur shumė fise arabe kishin pranuar
Islamin nė fillet e para pas ēlirimit tė Mekės. Atėbotė i Dėrguari i All-llahut
kishte dėrguar misionarė tė shumtė nėpėr fiset arabe qė tua shpjegonin fenė
islame dhe mėnyrėn e faljes sė namazit. Njėri prej atyre mėsuesve fetarė i
kishte porositur fisin e Omerit qė, kur tė falej namazi, tė thirrej ezani dhe
imam tė dalė ai qė di mė sė shumti nga Kurani....[31]
Ose kur e komenton ajetin
187 tė sures El-Bekare: