Sabri Bajgora   www.bajgora.com

 

Ibn Atijje el Endelusi dhe tefsiri i tij
“El-Muharrerul vexhiz fi tefsiril-Kitabil-aziz”

 

Biografi e tij e shkurtėr

Ebu Muhammed Abdul-Hakk ibn Galib ibn Abdurrahman ibn Atijje el-Muharibi el-Endelusi u lind nė vitin 481 h – 1088 e.r nė afėrsi tė Granadės nė Spanjė. Rrjedh nga njė familje dijetarėsh me traditė. Qysh nė moshėn rinore udhėtoi nė tė gjitha provincat e Spanjės islame (Andaluzi). U shqua nė shumė disiplina shkencore islame, sidomos nė tefsir, hadith, fikh dhe gjuhė. Pėr njė kohė tė gjatė ishte kadi nė qytetin e Almerisė, ku dha shembullin mė tė mirė tė njė gjykatėsi tė drejtė e tė paanshėm.

Pa dyshim, Ibn Atijje el Endelusi ishte njė ndėr dijetarėt mė tė mėdhenj tė kohės sė tij, dhe pėrveēqė ishte dijetar i madh i penės, Ibn Atijje el-Endelusi dha shembullin mė tė mirė edhe si muxhahid-luftėtar nė rrugėn e Allahut, duke marrė pjesė nė shumė beteja qė u zhvilluan me armiqtė nė truallin e Spanjės islame. Vdiq nė vitin 542 h. – 1148 e.r. nė qytetin Lurka.

Mėsuesit dhe nxėnėsit e Ibn Atijjes

Meqenėse rridhte prej njė familjeje dijetarėsh, ishte e natyrshme qė edhe Ibn Atijje tė vazhdonte rrugėn e tė parėve tė tij nė kėtė drejtim. Mėsimet e para i mori nga i ati Ebu Bekr Galibi, i cili ishte njohės i madh i shkencave tė hadithit, pėr se edhe kishte fituar gradėn “hafidh i hadithit”.

Ibn Atijje nuk kishte lėnė pa shkelur vend pėr tė cilin kishte dėgjuar se kishte dijetarė, e aty ku nuk mund tė arrinte, u dėrgonte letra, nėpėrmjet tė cilave kėrkonte mendimin e tyre rreth njė ēėshtjeje tė caktuar. Pėrveē babait, mėsues tė tij ishin edhe Ebu Ali el-Gassani, Ebu Ali es-Sadfi, Ebu Muhammed Abdul-Xhebbar ibn Sulejman, Ebu Muhammed el-Kajrevani, Ebu Xha’fer ibnul-Kulej’i, e tė tjerė.1

Nė tė gjallė tė tij arriti famė tė madhe nė mesin e dijetarėve, kėshtu qė pranė vetes kishte edhe shumė nxėnės, tė cilėt mė vonė u bėnė dijetarė me nam anekėnd Botės Islame, ndėr tė cilėt Ebul-Kasim Abdurrahman ibn Hubejshi, Ebu Bekr Muhammed ibn Ebi Hamza el-Mursi, Ebu Xha’fer Ahmed ibn Meda’ el-Lahmi, Ebu Bekr Muhammed Hajr el-Ishbili, Ebu Bekr ibn Tufejl el-Kajsi etj. Ky i fundit ėshtė filozofi i njohur islam me pėrmasa botėrore, autor i veprės po ashtu shumė tė njohur “Hajj ibn Jakdhan”.

Ibn Atijje si dijetar

Pseudonimin Ibn Atijje e ka trashėguar nga gjyshi i tij. Me tė njėjtin pseudonim njihej edhe babai i tij Galibi, kėshtu qė dijetarėt shpeshherė i ngatėrrojnė, po dallimi ndėrmjet tyre ėshtė se Ibn Atijje pėr tė cilin bėhet fjalė, ėshtė autor i tefsirit tė njohur “El-Muharrerul vexhiz fi tefsiril-Kitabil-aziz” dhe ishte kadi vetėm nė Almeri, kurse babai i tij ka qenė kadi nė Granadė.

Se pėr ēfarė kalibri prej dijetari bėhet fjalė, mund tė konkludojmė nga fakti se tė rrallė ishin ata dijetarė qė meritonin pozitėn e kadiut, do tė thotė vetėm ata mė tė aftėt dhe qė shquheshin pėr njohuri tė thella nė shkenca islame.

Ibn Atijje radhitet nė mesin e dijetarėve mė tė mėdhenj tė Ehli Synetit. Allahu xh.sh. i kishte dhuruar aftėsi tė mėdha, po edhe zgjuarsi tė pashoqe, tė cilat i shfrytėzoi pėr mrekulli, duke e lėnė tė pashlyeshėm emrin e tij nė historinė islame. Disa dijetarė e konsiderojnė si dijetar tė gjithėanshėm pėr disiplinat fetare qė ishin tė njohura deri atėherė. Megjithatė famėn mė tė madhe e arriti me tefsirin e tij “El-Muharrerul vexhiz fi tefsiril-Kitabil-aziz”, pėr tė cilin dijetarėt kanė folur me pietet tė lartė, duke e vlerėsuar madje si tefsirin mė tė mirė tė shkruar ndonjėherė nga dora e njeriut.

Nė lidhje me tė si dijetar dhe komentator i Kur’anit, shumė dijetarė kanė shprehur fjalė miradie. F.v. Ebu Hajjani nė parathėnien e tefsirit tė tij pėr Endelusin shprehet: “Ai ėshtė pa dyshim prej mufessirėve mė tė shquar qė u morėn me komentimin e Librit tė Allahut. Ai ishte imam dhe shembull pėr mufessirėt e tjerė. Ishte shumė i sjellshėm, rridhte prej njė familjeje me tradita islame, ishte i zgjuar dhe shumė punėtor.”2

Pėrveē tefsirit u shqua edhe nė fikh, sidomos nė atė tė medhebit malikij, tė cilin e kishin pothuaj tė gjithė banorėt e Andaluzisė. Falė kėtyre njohurive tė thella nė fikh dhe shkencat ndihmėse tė saj, edhe punoi si kadi. U shqua gjithashtu edhe nė shkencat e hadithit, pėr se mund tė bindemi gjatė leximit tė tefsirit tė tij, ku shohim se gjatė komentimit pėrdor shumė hadithe.

Njohuritė nga hadithi i kishte pėrvetėsuar nga babai i tij, pėr tė cilin thamė se ishte “hafidh” i shkencės sė hadithit. Ishte i njohur edhe nė shkencat e gjuhės arabe, dhe me ėndje shkruante poezi, tė cilat edhe sot e kėsaj dite vlerėsohen lart.

Pėrveē tefsirit, nga veprat e tij ka mbijetuar vetėm edhe njė vepėr tjetėr e quajtur “El-Bernamexh”, e cila ėshtė ende dorėshkrim, por ėshtė e vlefshme, sepse pėrmban shėnimet autobiografike pėr tė gjitha veprat e tij, mjerisht tė humbura e tė shkatėrruara nga pakujdesia e muslimanėve, pastaj shėnime pėr mėsuesit dhe nxėnėsit e tij etj.3

Tefsiri i Ibn Atijjes

S’ka dyshim se tefsiri i tij, pėr tė cilin do tė bėjmė fjalė, ėshtė njė prej veprave mė madhėshtore tė shkruara ndonjėherė nė shkencėn e tefsirit, me metodėn e komentimit tradicional. Ibn Atijje gjatė shkrimit tė tefsirit tė tij shfrytėzoi pėrvojat e shumė dijetarėve para tij. Ai nganjėherė nė mėnyrė kritike u qaset mendimeve tė mufessirėve para tij, po nė shumė raste jep edhe alternativat dhe mendimet e tij personale. Ibn Atijje pėr metodologjinė e tij tė shkrimit ishte dhe mbeti shembull i pėrkryer pėr shumė gjenerata dijetarėsh pas tij.

Tefsiri i Ibn Atijjes “El-Muharrerul vexhiz fi tefsiril-Kitabil-aziz” konsiderohet njė prej tefsireve mė tė mira dhe mė tė sakta tė shkruara ndonjėherė nė kėtė lėmė. Ka shumė dijetarė qė me plot tė drejtė thonė se ky tefsir ėshtė ende i patejkalueshėm, sepse Ibn Atijje nė tė mblodhi materien nga tė gjithė librat e tefsirit para tij, duke i pėrzgjedhur mė tė mirėt, duke i shkurtuar dhe klasifikuar me njė mjeshtėri dhe afinitet tė rrallė prej dijetari. Njė mendim tė tillė e ka shprehur edhe mendimtari i madh i Granadės, Ibn Xhuzijj, ndėrsa Ibn Ferhuni dhe Sujutiu Ibn Atijjen e llogarisin nė mesin e dijetarėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėve.

Edhe Ibn Halduni i famshėm, nė veprėn e tij tė njohur nė pėrmasa botėrore “El-Mukadime”, thotė: “…Pastaj nė mesin e mufessirėve tė mėvonshėm tė Magrebit4 u shfaq Ebu Muhammed Abdul Hakk ibn Atijje, i cili bėri njė pėrzgjedhje tė kombinuar tė tė gjithė tefsireve tė shkruara para tij, gjithnjė duke gjurmuar tek mė tė saktit dhe mė tė mirėt prej tyre. Ai e arriti kėtė sepse nė mėnyrė tė shkėlqyeshme i radhiti tė gjitha kėto pjesė tė zgjedhura nė veprėn e tij madhėshtore, tė cilėn e pėrdorin dijetarėt e Magrebit dhe tė Spanjės”.

Fjalė miradie pėr tefsirin e tij ka shprehur edhe shejhul islam Ibn Tejmije, i cili duke bėrė njė krahasim nė mes kėtij tefsiri dhe “Kesh-shafit” tė Zemahsheriut, thotė: “Tefsiri i Ibn Atijjes ėshtė mė i mirė dhe mė i besueshėm nė transmetimin e komentimeve tradicionale sesa ai i Zemahsheriut. Tefsiri i Ibn Atijjes ėshtė ndikuar mė pak nga risitė, edhe pse disa prej tyre mund tė hasen nė tė. Vėrtet ky tefsir ėshtė shumė mė i mirė dhe mė i vlefshėm sesa “Kesh-shafi” i Zemahsheriut, dhe mbase ėshtė tefsiri mė i denjė i shkruar deri mė sot”5.

Duke i krahasuar kėto dy tefsire, pra tė Ibn Atijjes dhe tė Zemahsheriut, dijetari tjetėr, Ebu Hajjani thotė: “Tefsiri i Ibn Atijjes ėshtė mė komplet dhe mė i spastruar, ndėrsa tefsiri i Zemahsheriut ėshtė mė i shkurtėr po mė i komplikuar pėr t’u kuptuar.”6

Ndėrsa dijetari bashkėkohor Dr. Dhehebiu, nė lidhje me kėtė tefsir, jep kėtė vlerėsim: “Ibn Atijje s’ka dyshim se bėri njė punė shumė tė mirė nė kėtė tefsir duke sjellė disa elemente tė reja dhe freskuese nė shkencėn e tefsirit, pėr se emri i tij mori dhenė. Ky tefsir ėshtė argumenti mė i fortė se autori i tij atėbotė ishte i paarritshėm nė disiplinat e gjuhės arabe si dhe nė disiplinat e tjera… Mjerisht qė ky tefsir ėshtė ende dorėshkrim”7

Gjatė kohės kur Dr. Dhehebiu kishte dhėnė kėto vlerėsime, tefsiri i Ibn Atijjes vėrtet ende ishte dorėshkrim, por fatmirėsisht, ndoshta dy vjet mė vonė, ky tefsir do ta shihte dritėn e botimit pėr herė tė parė nė Doha tė Katarit, nė vitin 1977, kur emiri (princi) i Katarit dha njė donacion personal. Botimi nė Katar doli me njė cilėsi tė lartė shtypi nė 15 vėllime. Pas kėsaj, Ministria e Vakėfit e Marokut shtypi botimin tjetėr tė kėtij tefsiri nė 16 vėllime. Botimi i kėtij tefsiri zgjati pėr vite tė tėra, dhe vėllimi i fundit doli nga shtypi nė vitin 1992.8

Metoda e komentimit e Ibn Atijjes

Tefsiri i Ibn Atijjes ėshtė mjaft i vėllimshėm dhe bėn pjesė nė radhėn e tefsireve tė gjata. Nė parathėnien e tij, Ibn Atijje thekson se kėtė tefsir e kishte shkruar pėr disa vjet. Pavarėsisht nga koha e gjatė e shkrimit, ai megjithatė i qėndroi besnik metodologjisė qė e kishte pėrcaktuar qė nė fillim tė punės. Sė pari ai shkroi parathėnien, nė tė cilėn shpjegoi arsyet qė e shtynė t’i hynte kėsaj pune kaq tė mundimshme dhe tė vėshtirė. Pas kėsaj parathėnieje dhe para se tė hynte nė komentim, ai shkroi disa kapituj qė kanė tė bėjnė me shkencat kuranore dhe ato tė tefsirit, pėr tė cilat mendonte se janė tė domosdoshme tė kuptohen para se tė fillojė tė lexohet tefsiri. Kėta kapituj janė:

- Hadithet dhe thėniet e ashabėve dhe tė disa dijetarėve nė lidhje me vlerėn e Kur’anit famėlartė.
- Vlera e komentimit tė Kur’anit.
- Komentimi i hadithit “Kur’ani ėshtė shpallur nė shtatė dialekte”.
- Tubimi i Kur’anit dhe historiku i vokalizimit tė tij - vėnia e shenjave tė pikėsimit.
- Rreth disa fjalėve kuranore, tė cilat gjenden edhe nė disa gjuhė tė tjera pėrveē arabishtes.
- Thėniet e dijetarėve pėr mrekullinė e patejkalueshme tė shprehjeve kuranore.
- Emėrtimet e Kur’anit.
-Komentimi i Eudhu-Besmeles etj.9

Ibn Atijje nuk u shqua vetėm se pėrcaktoi metodologjinė komplete tė punės, d. m. th. hartimin e planit tė detajizuar se si t’i qasej komentimin tė Librit tė Allahut, por u shqua edhe pėr faktin se ai kėshtu bėnte hapat e parė konkretė nė njė metodologji pune e cila do t’u shėrbente shumė gjeneratave tė mėvonshme tė mufessirėve. Ai kėsodore tefsirin e shndėrroi nė njė shkencė tė mirėfilltė, e cila mbėshtetet nė baza tė shėndosha, nė studim tė pėrpiktė, nė radhitje tė bukur dhe me qasje dinamike tė komentimit.

Karakteristikat kryesore tė punės sė tij nė komentimin e Kur’anit mund tė pėrkufizohen nė kėto pika:

1. Qysh nė parathėnie tė tefsirit tė tij, Ibn Atijje thekson se komentimi i Kur’anit ėshtė njė gjė e rėndėsishme, prandaj ai qė dėshiron t’i qaset Librit tė Allahut pėr ta komentuar, patjetėr duhet tė ketė njohuri tė bollshme paraprake nė disiplina tė shumta shkencore, nė mėnyrė qė me njė pėrgjegjėsi tė plotė dhe pėrkushtim tė kryejė punėn e tij. Komentimin e Kur’anit nuk mund ta bėjnė njerėzit e rėndomtė, por vetėm dijetarėt e mirėfilltė, prandaj ai qė i hyn kėsaj pune seriozisht, duhet tė flejė fare pak, vetes duhet t’ia kufizojė nė njė masė tė madhe pushimin dhe t’i pėrkushtohet me tėrė qenien diturisė, derisa tė mos arrijė nivelin e dėshiruar.

Ibn Atijje ėshtė shumė real dhe shumė modest kur nuk ngurron dhe e pranon se atij personalisht i ėshtė dashur shumė kohė derisa arriti tė gjitha kėto parakushte.10

2. Sipas tij, gjėja e dytė qė duhet ta bėjė secili dijetar, ėshtė zgjedhja e njė disipline tė veēantė shkencore islame, dhe nė tė tė perfeksionohet maksimalisht. Ai pranon se me dėshirė kishte zgjedhur shkencėn e tefsirit dhe komentimin e Librit tė Allahut, sepse, sipas tij, tė komentuarit e Kur’anit ėshtė shkenca bazė e Sheriatit, dhe se tė gjitha shkencat e tjera janė shkenca ndihmėse nė krahasim me tė. “Jam bindur, - thekson Ibn Atijje, se shkenca e tefsirit ėshtė shkenca qė tė afron mė sė shumti tek Allahu i Madhėrishėm, i pastron nijetet (qėllimet), largon nga e padobishmja dhe nxit pėr atė qė ėshtė vėrtet e dobishme dhe e vlefshme.” 11

3. Gjatė komentimit tė Kur’anit, Ibn Atijje shfrytėzoi e pėrdori veprat mė tė mėdha e mė tė sakta nga trashėgimia e tefsirit. Megjithatė ai nė kėtė rast nuk ishte vetėm njė pėrcjellės pasiv i qėndrimeve tė autorėve tė mėparshėm, pėrkundrazi Ibn Atijje lėshohej nė dialogė me mendimet e tyre, duke dhėnė shenjė se cila mund tė ishte e saktė e cila jo. Lexuesi i tefsirit tė Ibn Atijjes shumė lehtė mund ta vėrejė kontributin e tij personal nė kėtė lėmė. Sa i pėrket tefsireve tė cilat i shfrytėzoi do tė shohim se mė sė shumti pėrdori tefsirin e Ibn Xherir et-Taberiut, i cili si nga tė tjerėt ashtu edhe nga ky, ėshtė pranuar si mė i vlefshmi prej tefsireve tradicionale, e pastaj pėrdori edhe tefsire tė tjera me radhė, duke zgjedhur prej tyre gjėrat mė tė mira.

Nė disiplinat e gjuhės arabe mė sė shumti pėrdori veprat e autorėve tė mėdhenj si Halil ibn Ahmedi, pastaj Sibevejhi, Ferrai, Muberridi etj. Nė lėmin e fikhut shfrytėzoi mė sė shumti “Muvettain” e Imam Malikut, drejtimit juridik tė tė cilit edhe i takonte. Nė lėmin e Akaidit pėrdori veprat e Bakilaniut, Esh’ariut, Imam Xhuvejnit etj.12

4. Njė karakteristikė e veēantė e kėtij tefsiri ėshtė se Ibn Atijje, nėpėrmjet komentimit (tefsirit), ngėrthen nė mėnyrė tė barabartė tė gjitha njohuritė (shkencat) e tjera duke mos lėnė anash asnjė prej tyre. Nė tė njėjtėn kohė ai kritikoi ashpėr tė gjithė ata mufessirė qė komentimit iu qasėn vetėm nga njė aspekt, qoftė gjuhėsor, qoftė juridik, qoftė akaidologjik apo tjetėrfare, ndėrsa vetė ishte ndėr tė parėt qė i gėrshetoi tė gjitha kėto shkenca nė tė komentuarit e Kur’anit, prandaj edhe tefsiri i tij ėshtė vlerėsuar dhe ende vlerėsohet lart nga dijetarėt.

5. Kur ėshtė fjala pėr qėndrimet e dijetarėve tė mėhershėm tė tefsirit, ai nuk i pranon ato qėndrime pa verifikuar mirė vargun zinxhiror nė transmetimet deri tek ata. Kjo sidomos kur ka tė bėjė me qėndrime kundėrthėnėse tė dijetarėve tė mėdhenj lidhur me disa ēėshtje tė caktuara. Ai tėrheq vėrejtjen sidomos pėr qasjen e komentimit tė simboleve (shprehjeve) tė komplikuara kuranore dhe atyre tė fshehta-alegorike (batin). Ibn Atijje thekson se kėto dy metoda tė komentimit shumė lehtė mund ta hutojnė mufessirin qė ai tė gabojė dhe t’i shmanget komentimit tė drejtė e tė saktė. Ai ishte ithtar i mendimit qė dijetarėt t’i qasen Kur’anit sa mė shumė nė komentimin e kuptimit tė jashtėm e sa mė pak tė atij tė brendshėm – alegorik. Ndoshta kjo edhe ishte arsyeja kryesore qė Ibn Atijje tė mos thellohej aq shumė nė komentimin stilistiko-gjuhėsor dhe alegorik tė ajeteve kuranore, siē kishte bėrė, fjala vjen, Zemahsheriu.

6. Gjatė komentimit tė disa ajeteve dhe fjalėve qė gjenden nė tė, ai i komenton ato sipas radhitjes, duke mos kaluar nė tekst herė para e herė prapa, siē kanė vepruar disa mufessirė, por e ka ndjekur kėtė metodologji: sė pari komentonte ajetin nė tėrėsi, pastaj nxirrte dispozitat e caktuara nga ai, bėnte analizėn gjuhėsore-gramatikore, fliste pėr kiraetet apo mundėsitė e leximit tė njė fjale tė ajetit nė disa mėnyra, varėsisht se pėr cilin kiraet bėhet fjalė, mirėpo gjithmonė ishte i kujdesshėm qė tė tėrhiqte vėrejtjen se nėse bėhej fjalė pėr ndonjė kiraet tė papranueshėm (shadh-dh) ai e tregonte dobėsitė e atij kiraeti.

7. Ibn Atijje, siē theksuam mė pare, i takonte drejtimit juridik tė malikinjve, por megjithatė aspak nuk ishte fanatik nė kėtė drejtim. Si ēdo dijetar tjetėr i madh, qė kishte arritur gradėn e ixhtihadit, edhe ky pėrpiqej qė pėr disa ēėshtje juridike tė sillte mendimin mė tė saktė e mė tė pranueshėm, pa marrė parasysh nėse ai mendim, tė cilin e parapėlqente, ishte i ndonjė shkolle tjetėr juridike e jo i malikinjve. Nė tefsirin e tij mund tė gjejmė shumė shembuj tė tillė tė mosanimit nga medhhebi juridik tė cilit i takonte.13

8. Si pėrfaqėsues i denjė i shkollės tradicionale tė tefsirit, Ibn Atijje sė pari fillon komentimin e Kur’anit me vetė Kur’anin, nėse ekzistojnė ajete qė sqarojnė njėri-tjetrin. Ai madje tėrheq vėrejtjen se asnjė mufessir nuk bėn tė sjellė ndonjė mendim pėrfundimtar rreth njė ajeti tė caktuar, pėrderisa tė mos bindet se nė Kur’an nuk ekziston ndonjė ajet tjetėr qė mund tė jetė sqarues i tij. Pas kėsaj ai i qaset komentimit tė ajetit me hadithe nga i Dėrguari a.s., pastaj me fjalėt e ashabėve dhe tė tabiinjve e mė pas ai pėrdor edhe mendimet e dijetarėve tė mėdhenj para tij.

Njė shembull tė komentimit tė Kur’anit me Kur’an nga Ibn Atijje e shohim tek komenton ajetin e fundit tė kaptinės “El-Fatiha” (Gajril magdubi alejhim ve le dal-lin) – “e jo nė (rrugė) tė atyre (ndaj tė cilėve) qė Je i hidhėruar, dhe qė kanė humbur!”

Ėshtė i njohur fakti se nė lidhje me kėtė ajet kuranor ekziston njė hadith sahih (i vėrtetė) i pėrcjellė besnikėrisht nga Pejgamberi a.s. se (gajril magdubi alejhim) janė hebrenjtė, kurse (ed-dal-lin) janė tė krishterėt, por pavarėsisht nga kjo, Ibn Atijje me ngulm ka hulumtuar dhe ka sjellė njė lidhje tjetėr tė shkėlqyeshme tė ajeteve, kur si ajet sqarues pėr pjesėn e parė tė ajetit (Gajril magdubi alejhim) sjell ajetin 61 tė kaptinės El-Bekare:

“…e ata (hebrenjtė) kundėr vetes shkaktuan hidhėrimin e All-llahut.”

Ndėrsa nė lidhje me pjesėn e dytė tė ajetit (ed-dal-lin) qė flet pėr tė krishterėt, sjell ajetin 77 tė kaptinės El-Maide:

“dhe mos shkoni pas epsheve tė njė populli tė mėparshėm qė ka humbur, qė ka shkaktuar humbjen e shumė tė tjerėve dhe qė u largua nė tėrėsi prej rrugės sė drejtė.”

Tėrė kjo elokuencė nė sjelljen e argumenteve tė qarta nga Kur’ani, na flet pėr potencialin e madh tė kėtij dijetari tė famshėm, i cili mu pėr shkak tė kėtyre gjėrave, vlerėsohet si njėri ndėr mufessirėt mė tė mirė tė tė gjitha kohėve.

9. Disa dijetarė, si Ibn Tejmijje dhe dijetari bashkėkohor Dr. Dhehebiu, nė disa raste kanė kritikuar Ibn Atijjen se pėr disa ēėshtje akaidologjike ėshtė mė i pėrafėrt me qėndrimet e mu’teziles sesa tė Ehli Synetit. Por, nėse analizohen hollėsisht kėto qėndrime tė tij, do tė shohim se kėta dy dijetarė nuk kishin tė drejtė pėr kėto kritika, sepse ai ishte vėrtet njė dijetar qė mbrojti denjėsisht parimet e Ehli Synetit. Ai ka kritikuar ashpėr qėndrimet e ngurta tė mu’teziles lidhur me cilėsitė dhe emrat e Allahut, pastaj pėr mundėsinė pėr ta parė Allahun xh.sh. nesėr nė Ahiret etj., por keqkuptimi nga ana e dy dijetarėve tė sipėrtheksuar qėndron nė faktin se Ibn Atijje i analizonte nė detaje edhe mendimet e Ehli Synetit, dhe pastaj ato i pranonte pas bindjes e jo vetėm tė imitonte dijetarėt tradicionalistė pa i shkoqitur mirė e mirė ato mendime.14

Ndikimi i Ibn Atijjes tek mufessirėt e mėvonshėm

Meqenėse Ibn Atijje ishte ndėr tė parėt qė themeloi disa parime nė shkencėn e tefsirit dhe iu qas komentimit me njė metodologji tė re e tėrheqėse, nuk ėshtė aspak ēudi pse shumė mufessirė tė tjerė pas tij, ta merrnin atė si shembull dhe tė ndiqnin po kėtė metodė tė punės qė ai e trasoi. Kjo flet mė sė miri se ēfarė vlere tė madhe ka tefsiri i tij. Meqenėse jetoi nė Spanjė, ishte shumė e natyrshme qė nga mėsimet e tij tė ndikoheshin mė sė shumti dijetarėt e Andaluzisė dhe tė Magrebit. Prej dijetarėve mė tė njohur qė ndoqėn kėtė metodologji pune ėshtė Kurtubiu. Kjo mund tė vėrehet lehtė, nėse i krahasojmė kėto dy tefsire midis tyre, pėr se dėshmojnė edhe shumė dijetarė.

Ibn Halduni thotė se Kurtubiu pothuajse nė tėrėsi ndoqi kėtė metodologji tė punės tė Ibn Atijjes, me njė dallim qė Kurtubiu i kushtoi kujdes mė tė madh besueshmėrisė sė haditheve, por nė anėn tjetėr pėrdori mė shumė israiliate, gjė qė nuk mund tė thuhet edhe pėr Ibn Atijjen, i cili, ndonėse diku-diku ka pėrdorur israiliate, ato i ka pėrmendur vetėm nė mėnyrė kritike dhe sa pėr t’i shpėrfillur.

Nga tefsiri i Ibn Atijjes ishte i ndikuar me tė madhe edhe dijetari tjetėr i madh, Ebu Hajjani i cili nė parathėnien e tefsirit tė tij pranon se e kishte shfrytėzuar shumė tefsirin e Ibn Atijjes dhe atė tė Zemahsheriut.

Ndėrsa Abdurrahman ibn Muhammed eth-Thealebi nga Algjeria, nė parathėnien e tefsirit tė tij, thotė se pėr bazė kishte tefsirin e Ibn Atijjes, tė cilin e kishte shkurtuar dhe e kishte plotėsuar me disa gjėra tė vlefshme nga tefsiret e tjera dhe e quajti “El-Xhevahirul hisan fi tefsir-l-Kur’an”.15
_______________
Fusnotat:

1. Ibn Atijje “El-Muharrerul vexhiz fi tefsiril-Kitabil-aziz”, vėll. I, fq. 5, Duha-Katar, 1977
2. Po aty, fq. 7-8.
3. Dr. Muhammed Husejn edh-Dhehebi “Et-Tefsir vel mufessirune” vėll. I, fq. 178 Kajro 1985.
4. Fjala Magreb nė tė kaluarėn pėrfshinte Marokun, Tunisin, Mautitaninė, Algjerinė, njė pjesė tė Libisė, njė pjesė tė Saharės Perėndimore si dhe Spanjėn e Portugalinė, ndėrsa sot me kėtė emėrtim njihet vetėm Maroku.
5. Fetava li Ibn Tejmijje, vėll II, fq. 194.
6. Ebu Hajjan “El-Bahrul Muhiit”, vėll. I, fq. 9.
7. “Et-Tefsir vel mufessirune” vėll. I fq. 180.
8. Fehd ibn Abdurrahman er-Rumi, “Buhuth fi Usuli-t-Tefsiri ve menahixhihi” fq. 149, Rijad 1413 h.
9. Ibn Atijje, “El-Muharrerul-vexhiz fi tefsiril-Kitabil-aziz”, fq. 13-98, Doha (Katar) 1977.
10. Po aty fq. 7.
11. Po aty fq. 8-9.
12. Nga parathėnia e shkruar me rastin e botimit tė tefsirit tė Ibn Atijjes. fq. “Xh” 3-4.
13. Po aty, fq. “Xh” – 9-10.
14. Pėr mė gjerėsisht shih parathėnien e shkruar pėr tefsirin e Ibn Atijjes, fq. “Xh” – 19-20.
15. Abdurrahman ibn Muhammed eth-Thealebi “El-Xhevahirul hisan fi tefsir-l-Kur’an”. fq.3, Bejrut, pa vit botimi.