Sabri BAJGORA
www.bajgora.com
Pas vrasjes sė Osmanit r.a., shumica e muslimanėve e pranuan pėr halif Aliun r.a.. Mirėpo, me kėtė nuk qenė tė kėnaqur disa nga ashabėt, si : Muaviu, Talha dhe Zubejri, tė cilėt nuk iu nėnshtruan Aliut r.a., para se ky ti gjente dhe ti dėnonte vrasėsit e Osmanit r.a.
Me zhvillimin e ngjarjeve, mosmarrėveshjet nė mes
kėtyre ashabėve dhe Aliut r.a arritėn
kulminacionin me luftėn nė Siffin, nė tė cilėn Aliu r.a. ishte nė prag tė
fitores kundėr Muaviut, por Amr ibn Asi bėri njė hile-mashtrim duke vėnė mbi
majat e shtizave mus-hafet...
Pėr ta shmangur gjakderdhjen e mėtutjeshme nė mes
tė muslimanėve, dikush propozoi njė arbitrazh nė mes dy ushtrive, tė cilin Aliu
r.a. e pranoi menjėherė, ngase nuk e shihte tė arsyeshme qė gjaku i muslimanėve
tė derdhej kot.
Mirėpo, pranimi i arbitrazhit nga ana e Aliut, futi
plasaritjet e para nė ushtrinė e tij, ngase disa nga simpatizuesit e Aliut
konsideruan se ai gaboi kur e pranoi arbitrazhin, madje ata shkuan deri aty sa
tė akuzonin Aliun r.a. pėr kufėr. Ata, madje sa herė qė e shihnin Aliun,
ngrinin zėrat e tyre dhe thėrrisnin: La hukme il-la Allah - Nuk ka gjykim
pos gjykimit tė Allahut
Pas njė kohe, ata qė gjykuan me kufėr pėr Aliun,
dolėn nga radhėt e tij dhe u vendosėn nė fshatin Haruraė afėr Kufės. Nė krye tė
tyre ishte Abdullah bin Vehb er-Rrasibiu. Pėr shkak se u larguan, ata u quajtėn
- HAVARIXH - tė dalė, tė larguar.
Nuk vonoi shumė dhe nė mes tyre e Aliut u zhvilluan
beteja tė pėrgjakshme, nė tė cilat Aliu r.a. doli ngadhėnjimtar, por nuk arriti
ta shkatėrronte plotėsisht kėtė fraksion. Ata pas njė kohe, nėpėrmjet
Abdurrahman bin Melxhemit, arritėn tė bėnin atentat mbi Aliun r.a. dhe ta
vrisnin.[1]
Parimet kryesore tė havarixhėve
Parimet kryesore tė Havarixhėve janė:
1. Sundimi (hilafeti) i Ebu Bekrit dhe Omerit r.a.
ėshtė i vlefshėm, ashtu siē e pranojnė sundimin e Osmanit r.a. nė fillim,
mirėpo, sipas tyre, Osmani do tė duhej tė izolohej dhe tė mėnjanohej atėherė
kur e ndryshoi rrugėn e dy tė parėve dhe i solli nė postet udhėheqėse tė
afėrmit e tij!
2. E pranojnė si tė vlefshėm sundimin e Aliut r.a.
deri nė momentin e arbitrazhit tė tij me Muaviun, pas tė cilit arbitrazh, sipas
tyre, Aliu bėri kufėr, e me tė edhe tė gjithė ata qė pranuan kėtė gjykim. Po
ashtu i fusin nė kufėr edhe ata qė morėn pjesė nė luftėn e ashtuquajtur lufta
rreth devesė, pastaj dy ndėrmjetėsuesit e arbitrazhit dhe tė gjithė ata qė
u pajtuan me rezultatin e tij.
3. Halifi duhet tė zgjidhet nė mėnyrė tė lirė prej
muslimanėve, qoftė ai qė duhet tė zgjidhet tė jetė kurejsh apo rob i zi.
Imami (prijėsi) nuk bėn tė abdikojė kurrsesi nga froni pasi tė ketė marrė mė
parė pėlqimin e masės sė gjerė popullore. Njėkohėsisht imami duhet tu pėrmbahet me pėrpikėri dispozitave tė
Sheriatit islam, se pėrndryshe ėshtė detyrim pėr muslimanėt mėnjanimi i tij nga
froni.
4. Puna sipas dispozitave tė Sheriatit ėshtė pjesė e
pandashme e imanit. Secili qė kundėrshton kėto ligje tė Allahut, ėshtė
kafir-pabesimtar, ndėrsa tė gjitha mėkatet, pa dallim, janė tė mėdha, e ai qė
nuk pendohet prej tyre -vdes si kafir!
5. Ėshtė detyrim mosnjohja dhe luftimi kundėr
sundimtarit tiran.[2]
Me kalimin e kohės, havarixhėt u pėrēanė dhe u
ndanė nė disa grupe dhe nėnfraksione, prej tė cilave mė tė njohurat janė:
El Ezarikah, En Nexhdat, Es Saferije dhe El Ibadije. Ky
fraksion i fundit ėshtė mė i afėrti me parimet e Ehli Sunneh vel xhemaah
Secili grup prej havarixhėve ka mendimet, parimet
dhe qėndrimet e veta lidhur me tefsirin e Kuranit tė famshėm.
Ėshtė interesant se havarixhėt nuk u thelluan aq nė
kuptimet e ajeteve kuranore, por u pėrqendruan vetėm nė kuptimet e tyre
sipėrfaqėsore, sa pėr ti arsyetuar mendimet dhe veprimet e tyre.
Ata nė kėtė aspekt
shkuan shumė larg, saqė nė radhėt e kafirave i futėn tė gjithė mėkatarėt
- pa dallim.!!!
Komentimet e tyre tė cekėta, qė herė-herė kalojnė
nė marrėzi, i ka demaskuar mė sė miri Ibnu ebil Hadid nė librin e tij Sherh
Nehxhul Belagah.
Ja disa prej kėtyre komentimeve tė tyre devijuese
dhe banale.
P.sh., kur ata komentojnė ajetin 97 tė kaptinės Ali
Imran:
Pėr hir tė Allahut, vizita e shtėpisė (Qabesė) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi
udhėtimi tek ajo, e kush nuk e beson (nuk e viziton), Allahu nuk ėshtė i
nevojshėm pėr (ibadetin qė e bėjnė) njerėzit thonė se ai qė e lė dhe nuk e kryen detyrimin e
pestė islam-Haxhin, ėshtė kafir !!! Kjo vėrtet nuk do koment!
Pastaj pėr ajetet 102-105 tė kaptinės El-Muminun:
فَمَنْ
ثقُلَتْ مَوَازِينُهُ
فَأُوْلَئِكَ
هُمْ الْمُفْلِحُونَ
وَمَنْ خَفَّتْ
مَوَازِينُهُ
فَأُوْلَئِكَ
الَّذِينَ خَسِرُوا
أَنفُسَهُمْ فِي
جَهَنَّمَ خَالِدُونَ
تَلْفَحُ وُجُوهَهُمْ
النَّارُ وَهُمْ
فِيهَا كَالِحُون
أَلَمْ تَكُنْ
آيَاتِي تُتْلَى عَلَيْكُمْ
فَكُنتُمْ بِهَا
تُكَذِّبُونَ
E kujt i peshojnė mė rėndė peshojat (veprat e mira), ata janė tė shpėtuarit, ndėrsa
atyre qė u peshojnė lehtė peshojat (veprat e mira), ata janė qė humbėn
vetveten dhe janė nė Xhehennem pėrgjithmonė. Zjarri do tua djegė atyre fytyrat
dhe do tu duken tė shėmtuara brenda tij. (atyre u thuhet) A nuk u janė
lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato(por i pėrgėnjeshtruat)?,
thonė se Vetė Allahu xh.sh. e ka potencuar se
gėnjeshtarėt janė kafira, pasi veprat e tyre janė tė shėmtuara![3]
Nė realitet havarixhėt e keqinterpretuan kėtė ajet
kuranor ngase kėtu ėshtė fjala ekskluzivisht pėr kafirat e jo pėr besimtarėt
mėkatarė. Ata u munduan ti ndryshojnė kuptimin kėtij ajeti dhe tua pėrshtatin
mendimeve tė fraksionit tė tyre!
Qė absurdi tė jetė edhe mė i madh, kur i komentojnė
ajetet 26 dhe 27 tė kaptinės Nuh:
وَقَالَ
نُوحٌ رَبِّ لاَ
تَذَرْ عَلَى الأَرْضِ
مِنْ الْكَافِرِينَ
دَيَّارًا إِنَّكَ
إِنْ تَذَرْهُمْ
يُضِلُّوا عِبَادَكَ
وَلاَ يَلِدُوا
إلاّ فَاجِرًا
كَفَّارًا
E Nuhu tha:O Zoti im, mos lėr mbi tokė asnjė nga
jobesimtarėt, sepse, nėse Ti i lė ata, do ti humbin robėrit e Tu dhe prej tyre
nuk lind tjetėr, vetėm tė prishur dhe jobesimtarė!
ata thonė: edhe fėmijėt e porsalindur tė
fasikėve, dhe ata qė ende nuk kanė lindur, janė po ashtu fasikė dhe lejohet
mbytja e tyre nė rast lufte !!![4]
Kur havarixhėt e komentojnė sipėrfaqėsisht ajetin 10
tė kaptinės En Nisaė:
إِنَّ
الَّذِينَ يَأْكُلُونَ
أَمْوَالَ الْيَتَامَى
ظُلْمًا إِنَّمَا
يَأْكُلُونَ فِي
بُطُونِهِمْ نَارًا
وَسَيَصْلَوْنَ
سَعِيرًا
Ata
qė hanė pa tė drejtė pasurinė e jetimėve, nė tė vėrtetė ata hanė atė qė mbush
barkun e tyre zjarr dhe do tė futen nė zjarrin e Xhehennemit.
thonė: Nėse dikush ha prej pasurisė sė jetimit
edhe njė pjesė shumė tė vockėl, do tė hyjė nė zjarr tė Xhehennemit, ndėrsa,
nėse dikush e mbyt jetimin apo e pret atė copa-copa, nuk ka kurrfarė
pėrgjegjėsie dhe nuk hyn nė Xhehennem, ngase Allahu nuk e ka cekur njė gjė tė
tillė nė Kuran!!!
Shikoni ēfarė absurdi, ēfarė anomalie dhe ēfarė bastardhimi
i fjalės hyjnore tė Allahut xh.sh.!
Disa prej grupeve ekstreme tė cilat i pėrmend
Bagdadiu nė veprėn e tij El Ferk bejnel firek, siē janė Mejmunitė
- njė prej grupeve mė ekstreme havarixhe, ai i radhit nė grupet apo
fraksionet joislame.Tė tillėt gjatė komentimeve tė disa ajeteve lancuan disa
ide tė marra, absurde dhe jologjike, p.sh. kur thonė se lejohet martesa me
bijat e fėmijėve (djalit dhe vajzės) dhe me bijat e djemve tė vėllezėrve dhe
motrave, ngase, sipas tyre, kėto Allahu xh.sh. nuk i ka cekur fare nė Kuran nė
ajetin e ndalesave martesore!!![5]
Dhe pastaj pėr ajetin 38 tė kaptinės El
Maide:
وَالسَّارِقُ
وَالسَّارِقَةُ
فَاقْطَعُوا أَيْدِيَهُمَا
جَزَاءً بِمَا
كَسَبَا نَكَالاً
مِنْ اللَّهِ
Vjedhėsit dhe vjedhėses preniu duart, si shpagim i
veprės qė bėnė, (kjo masė ėshtė) dėnim
nga Allahu...
thonė se vjedhėsit i duhet prerė dora edhe nėse ka
vjedhur pak!!!
Nga dispozitat e jurisprudencės islame-Fikhut dihen
fare qartė rregullat se vjedhja deri nė ēmasė kushtėzon prerjen, prandaj
komentimi i tillė i ajeteve nė mėnyrė sipėrfaqėsore, na jep tė kuptojmė se
havarixhėt as qė e lodhėn mendjen e tyre pėr tu thelluar nė dispozitat qė
nxirren prej ajeteve kuranore, gjė qė nuk pėrkon absolutisht me porositė dhe
mesazhet hyjnore tė librit tė Allahut-Kuranit.
Havarixhėt qė me komentimet e tyre flagrante dhe
sipėrfaqėsore tė ajeteve kuranore, futėn vetėn nė radhėt e tė humburve, futėn
duart e tyre edhe nė Synnetin e Resulullahut s.a.v.s. duke sajuar dhe trilluar
hadithe apokrife, vetėm e vetėm pėr ti arsyetuar dhe pėr tė vėrtetuar mendimet
dhe qėndrimet e tyre!
Njė shembull i tillė ėshtė edhe hadithi i sajuar
prej tyre: Ju (ymmeti im) do tė pėrēaheni pas meje. Ēka tju vijė prej
meje, krahasojeni me Librin e Allahut, e ēka nuk pėrputhet (prej fjalėve tė
mia) me Kuranin, ajo nuk ėshtė prej meje!!![6]
Abdurrahman El Mehdiu thotė se havarixhėt dhe
zendikėt e trilluan kėtė hadith pėr tė futur krimbin e dyshimit nė mesin e
muslimanėve, kur ėshtė fjala pėr saktėsinė e fjalėve tė Pejgamberit a.s.[7]
Havarixhėt nė disa raste i mohojnė edhe dispozitat
fetare qė e kanė burimin nė Synnetin e Pejgamberit a.s., siē ėshtė fjala te Rrexhmi-
dėnimi me vdekje (mbytja me gurė e lavirit dhe lavires), nėse dėshmohet
vepra e tyre me katėr dėshmitarė. Havarixhėt thonė se rexhmi nuk ėshtė
ligjor pasi qė nuk ėshtė cekur nė Kuran !!!
Havarixhėt thuajse me qėllim dėshiruan tė harrojnė
se Synneti i Pejgamberit a.s. ėshtė burimi i dytė i Sheriatit, i plotfuqishėm
dhe i plotvlefshėm, pas tė cilit vijnė Ixhmai dhe Kijasi, tė
cilat si institucione as qė i pranojnė fare !!!
Havarixhėt lanė shumė pak tefsire nė krahasim me fraksionet
e tjera, si shiinjtė dhe mutezilėt, por megjithatė edhe ata kanė lėnė gjurmėt
e tyre nė shkencėn e Tefsirit.
Prej grupeve tė havarixhėve qė ende ekzistojnė
ėshtė vetėm grupi El Ibadijje, ngase grupet e tjera janė
zhdukur me kalimin e kohės. Ky grup sot e kėsaj dite ka ithtarė nė tokat e
Magrebit, Omanit dhe Zanzibarit. Kėta kanė lėnė vetėm disa libra tė pėrgjysmuar
tė tefsirit.
Shkaku qė havarixhėt shkruan kaq pak nė shkencėn e
tefsirit, mund tė pėrmblidhet shkurtimisht nė tri pika:
1.
Pasi havarixhėt kanė qenė
kryesisht arabė beduinė, qė jetonin nė hapėsirat e pafundme tė shkretėtirės dhe
bėnin kryesisht njė jetė nomade, ishin pothuajse tė shkėputur e tė izoluar nga
bota dhe njerėzit. Kjo gjė shkaktoi qė ata tė jenė larg ēdo pėrparimi fetar, shoqėror
a shkencor.
2.
Ata u preokupuan me luftėra tė
pandėrprera pėr tė mbrojtur parimet e tyre qysh prej kohės sė Aliut r.a., me tė
cilin zhvilluan luftėra tė ashpra. Pas ardhjes sė emevinjve nė pushtet, kėto
luftėra vazhduan me tė njėjtin intensitet; ato nuk u ndėrprenė as nė kohėn e
dinastisė abasite. Sigurisht, ky preokupim i vazhdueshėm me luftėra, ndikoi qė
havarixhėt tė lėnė shumė pak gjurmė nė shkencėn e Tefsirit.
3. Me gjithė tėrė devijimet e tyre, havarixhėt nuk anonin fare qė tė thelloheshin nė sqarimin e fjalėve kuranore, nga frika se mund tė gabonin gjatė komentimit. Ata konsideronin se gėnjeshtra ėshtė krimi mė i madh qė njeriun e nxjerr hėpėrhė nga imani nė kufėr. Kur dikush prej havarixhėve pyetej pėr se nuk e komentoni Kuranin,- ata pėrgjigjeshin me ajetet kuranore:
وَلَوْ
تَقَوَّلَ عَلَيْنَا
بَعْضَ الأَقَاوِيلِ
لأَخَذْنَا مِنْهُ
بِالْيَمِينِ
ثمَّ لَقَطَعْنَا
مِنْهُ الْوَتِينَ
Sikur tė trillonte ai (Muhammedi) pėr Ne ndonjė fjalė! Ne do ta kapim
atė me fuqinė Tonė e pastaj do tia kėputnim atij arterien e zemrės - (El
Hakka, 44-46)
dhe thoshin se kjo na shtyn ne qė tė mos thellohemi
nė komentime, sepse kemi frikė se mund tė gabojmė!!![8]
Shikuar nga ky prizėm dhe prej kėtyre mendimeve tė tyre,
ėshtė e natyrshme dhe logjike qė kontributi i tyre nė shkencėn e Tefsirit tė
ketė qenė kaq i vogėl.
Tefsirologu i mirėnjohur, Dr.Dhehebiu, i cili kėto
shėnime i mori personalisht nga z.Ibrahim Itfishi, nėpunės nė Bibliotekėn
Kombėtare tė Egjiptit, dhe i cili i pėrket grupit tė havarixhėve El
Ibadije tė kohės sė re, thotė se prej librave mė tė njohur tė Tefsirit tė
kėtij fraksioni, tė cilėt janė tė vetmit qė shkruan nga pak nė kėtė lėmė janė:
1. Tefsiri i Abdurrahman bin Rrustum El Farisiut
- shek. III h.
2. Tefsiri i El Hevariut - shek III h.
3. Tefsiri i Ebu Jakub El Verxhilaniut -
shek VI h.
4. Tefsiri Dail amel li jevmil emel - nga
Muhammed bin Jusuf Itfish El Vehbi (vdiq nė vitin 1332 h., nė moshėn 95 vjeē).
5. Tefsiri Hemejanu-z-Zaad ila daril meaad
- nga i njėjti autor, dhe
6. Tefsiri Tejsiru-t-Tefsir - nga i
njėjti autor (version i shkurtėr i tefsirit Hemejanu-z-Zaad ila daril
meaad ).[9]
Sa i pėrket tefsirit tė Abdurrahman bin Rrustumit,
ai mė nuk ekziston, ngase ka humbur ēdo gjurmė e tij, kurse tefsiri i El
Hevariut, ekziston dhe ėshtė i shkruar nė katėr vėllime, dy prej tė cilave
gjenden edhe nė Bibliotekėn Kombėtare tė Egjiptit. Sa i pėrket tefsirit tė Ebi
Jakub El Verxhilaniut, edhe kėtij i ka humbur nishani. Ky tefsir konsiderohet
tė ketė qenė tefsiri mė i njohur nė ēdo aspekt i havarixhėve.
Tefsiri Dail amel li jevmil emel -
i Muhammed Itfishit ėshtė njė tefsir i pjesėrishėm dhe ka tė komentuara vetėm
kaptinat prej Err-Rrahman deri nė En-Nas. Sa i pėrket tefsirit
tjetėr tė po kėtij autori Tejsiru-t-Tefsir, ky ėshtė i botuar
nė shtatė vėllime dhe ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare tė Egjiptit, ndėrsa
tefsiri tjetėr i tij, pėr tė cilin do tė flasim, Hemejanu-z-Zaad ila
daril meaad- ėshtė i botuar nė 13 vėllime, njė kopje e tė cilit ruhet
po ashtu nė Bibliotekėn Kombėtare tė Egjiptit.[10]
nga Muhammed bin Jusuf Itfish El Vehbi
Muhammed bin Jusuf Itfish El Vehbi u lind nė Vadi
Mizab tė shkretėtirės sė Algjerisė. Ishte i njohur nė mesin e
bashkėvendėsve tė tij si njeri i devotshėm dhe i dhėnė pas shkencave fetare.
Thuhet se nuk bėnte mė tepėr se 4 orė gjumė, kėshtu qė tėrė kohėn e kalonte mbi
libra.
Shkroi libra nė disa lėmenj si nė Ilmu-t-Tevhid,
Ilmul Hadith, Fikh, nė shkencat e gjuhės arabe dhe nė Tefsir.
Tefsiri pėr tė cilin do tė flasim, ėshtė njė prej
librave bazė tė havarixhėve, ani pse nė tė sheshohen mendimet e havarixhėve
bashkėkohorė, tė cilat dallojnė dukshėm nga mėsimet dhe bindjet e havarixhėve
tė hershėm.
Mund tė vėrehet lehtė se autori i kėtij tefsiri nė
fillim tė ēdo kaptine pėrmend numrin e ajeteve, vendzbritjen e kaptinės - nėse
ėshtė mekase apo medinase, cek vlerat e kaptinės nė detaje tė
imta, duke mos ēarė kokėn se gjatė argumentimit pėrdor edhe hadithe tė trilluara
(apokrife)!
Gjatė komentimit tė tij, shihet se ėshtė shpesh nėn
ndikimin e mėsimeve tė mutezilėve. Nė raste tė shumta, ka shfrytėzuar pa
nevojė israilijate dhe hyn nė detaje tė hollėsishme tė luftėrave tė
Resulullahut s.a.v.s, gjė qė e rėndon edhe mė kėtė tefsir, qė ėshtė i ngarkuar
me bindjet, mendimet dhe paragjykimet e havarixhėve, tė cilat i kemi cekur nė
fillim.
Ėshtė e pamundur qė autori i kėtij tefsiri tė
kalojė nėpėr ndonjė ajet, pa shfaqur mendimet e veta harixhite me njė fanatizėm
tė stėrtepruar !
Kur e komenton ajetin 81 tė kaptinės El-Bekare:
بَلَى
مَنْ كَسَبَ سَيِّئَةً
وَأَحَاطَتْ بِهِ
خَطِيئَتُهُ فَأُوْلَئِكَ
أَصْحَابُ النَّارِ
هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
Po, (do
tju kapė zjarri) ai qė bėn keq dhe qė e vėrshojnė gabimet e tij, ata janė
banues tė zjarrit, aty janė pėrgjithmonė.
Itfishi thotė: es-sejjietu - e keqja
ėshtė cilėsi e shėmtuar dhe ėshtė prej mėkateve tė mėdha, qoftė ajo e keqe
dyfytyrėsi-nifak apo shirk, dhe pėr kėtė arsye bartėsi i kėtij mėkati tė madh,
nėse nuk pendohet para vdekjes, do tė jetė gjithmonė nė zjarr tė Xhehennemit!
Ai kėtė konstatim tė tij e mbėshtet nė disa thėnie
tė El Hevariut, i cili, sipas disa transmetimeve nga Ibni Abbasi, thotė se
fjala Es-sejjietu kėtu do tė thotė - shirk!
Kundėrshtimi i tij kundėr dijetarėve tė Ehli
Synnetit
Itfishi
nė ēdo rast qė i jepet nuk lė pa kritikuar dhe pa ofenduar dijetarėt e Ehli
Synnetit, tė cilėt thonė se mėkatari i madh prej radhėve tė muslimanėve (me
pėrjashtim tė shirkut) do tė ndėshkohet nė zjarr tė Xhehennemit sipas peshės sė
mėkatit, e pastaj do tė hyjė nė Xhennet.
P.sh. kur e komenton ajetin 4 tė kaptinės El-Bekare:
Dhe ata, tė cilėt besojnė nė atė qė tu shpall ty,
dhe nė atė qė ėshtė shpallur para teje, dhe qė janė tė bindur plotėsisht pėr (jetėn e ardhshme nė) botėn tjetėr (Ahiretin).
thotė: Shohim se disa qė i thonė vetes se janė
Ehli Sunneh vel Xhemaah iu shėmbėllejnė ēifutėve, tė cilėt kanė thėnė:
Ata edhe thanė: Ne nuk do tė na kapė zjarri vetėm
pėr disa ditė tė numėruara... (El-Bekare,
80).
Nė ēdo ajet, ku Allahu xh.sh., cek faljen e
mėkateve atij qė do, shohim se Itfishi pėrpiqet qė fjalės sė Allahut ti japė
ngjyrėn e fraksionit havarixh, tė cilit i takon.
P.sh., kur e komenton ajetin 129 tė kaptinės Ali
Imran:
وَلِلَّهِ
مَا فِي السَّمَاوَاتِ
وَمَا فِي الأَرْضِ
يَغْفِرُ لِمَنْ
يَشَاءُ وَيُعَذِّبُ
مَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ
غَفُورٌ رَحِيمٌ
Vetėm e Allahut ėshtė gjithēka ka nė qiej e nė
tokė. Ai e fal atė qė do dhe Ai e dėnon atė qė do. Allahu ėshtė mėkatėfalės,
mėshirues.,
ai thotė: fjala: (jagfiru limen jeshaė)-
e fal atė qė do ka tė bėjė vetėm me tė ofruarit e mundėsisė pėr tu
penduar, prandaj ai qė spendohet, do tė jetė pėrherė nė zjarr!!!
Pastaj pėr ajetin 53 tė kaptinės Ez
Zumer:
قُلْ
يَاعِبَادِي الَّذِينَ
أَسْرَفُوا عَلَى
أَنْفُسِهِمْ
لاتَقْنَطُوا
مِنْ رَحْمَةِ
اللَّهِ
إِنَّ
اللَّهَ يَغْفِرُ
الذُّنُوبَ جَمِيعًا
إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ
الرَّحِيمُ
Thuaj: O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar
veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, pse vėrtet, Allahu i
fal tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė fal dhe ėshtė mėshirues.
thotė: Allahu vėrtet i fal tė gjitha
mėkatet, me kusht qė mėkatari sė pari tė pendohet!!!
Itfishi, ėshtė kategorik nė pamundėsinė pėr ta parė
Allahun xh.sh., duke thėnė se njė gjė e tillė ėshtė absolutisht e
parealizueshme as nė kėtė botė dhe as nė botėn e ardhshme, dhe nė kėtė mėnyrė
kundėrshton Ehli Synnetin, tė cilėt thonė se ekzistojnė mundėsi tė
pamjes sė Tij nė kėtė botė, kurse sa i pėrket Ahiretit, shikimi i Madhėrisė sė
Allahut do tė jetė njė realitet i pakontestueshėm.
Kėto mendime tė tij Itfishi i shpreh gjatė
komentimit tė ajetit 55 tė kaptinės El-Bekare:
وَإِذْ
قُلْتُمْ يَامُوسَى
لَنْ نُؤْمِنَ
لَكَ حَتَّى نَرَى
اللَّهَ جَهْرَةً
...
Dhe kur i thatė: O Musa, ne nuk tė besojmė ty
derisa tė mos e shohim Allahun haptazi...
Itfishi ka njė qėndrim negativ edhe ndaj shiinjve;
kjo duket sidomos gjatė komentimit tė ajetit 55 tė kaptinės El Maide:
Mik (i
afėrt) i juaji ėshtė vetėm Allahu, ėshtė i dėrguari i Tij dhe ata qė besuan e
qė falin namazin dhe japin zekatin duke bėrė rukuė (duke qenė respektues).
Itfishi rreth kėtij ajeti pėrmend tė gjitha
hadithet e trilluara tė shiinjve lidhur me vlerėn dhe fadiletin e Aliut r.a.,
kinse Allahu xh.sh. pėr fjalėt kuranore: ...dhe japin zekatin duke bėrė
rukuė... ka aluduar nė Aliun, e nė fund qė tė gjitha kėto hadithe i
hudh poshtė kategorikisht si tė pa baza dhe i cilėson si hadithe apokrife - tė
trilluara nga ana e shiinjve, tė cilat janė tė tilla me tė vėrtetė.
* * *
Kėto janė disa nga komentimet dhe sqarimet e
Itfishit, nė tė cilat vėrehet qartė pėrkrahja qė i jep fraksionit
tė havarixhėve, dhe kėtė pėrkatėsi nuk e mohon fare, po pėrkundrazi e shfaq me
mburrje dhe me krenari, duke thėnė se havarixhėt janė tė vetmit tė cilėt qė nga
fillimi iu pėrmbajtėn rrugės sė drejtė e tė vėrtetė!!!
Ky tefsir bashkėkohor i havarixhėve, ndėr tė tjera,
karakterizohet nga njė mbrojtje e stėrtepruar dhe nga njė fanatizėm herė-herė
ekstrem i fraksionit harixhit. Ky fraksion nga dijetarėt mė eminentė islamė
ėshtė cilėsuar si fraksion me akide iluzore, tė humbur dhe tė devijuar nga
rruga e vėrtetė islame.[11]
[1] Et-Tefsir vel mufessirune , vėll. II, fq. 289.
[2] Hasen Sejjid Mutevel-li - Mudhekkeretul firek , fq. 9, Kajro 1995
[3]
Ibnu Ebil Hadid - Sherh Nehxhul Belagah, vėll. II, fq. 207-208
[4]
Po aty, vėll. I , fq. 382
[5]
El Bagdadiu - El Ferk bejnel firek, fq. 264-265.
[6]
Pėr ēudi, ky hadith apokrif ka dalė edhe si moto nė katėr prej pėrkthimeve tė Sahihul
Buhari nė gjuhėn shqipe nga punonjės tė degės sė Orientalistikės tė
Fakultetit tė Filologjisė tė Prishtinės, gjė qė nė njė masė tė madhe e ka
zvetnuar kėtė pėrkthim !!! (Shih pjesėt 3 dhe 4, pėrkthyer nga Feti Mehdiu, dhe
7-8, pėrkthyer nga Isa Memishi dhe Bahri Aliu v.j.)
[7]
Shejhul Islam Mustafa Sabri - El Kavlul fasl , fq. 64-65
[8]
Et-Tefsir vel mufessirune, vėll. II, fq. 305
[9]
Ibid, fq. 302
[10]
Ibid , fq. 303
[11]
Ibid, fq. 319