Sabri BAJGORA www.bajgora.com
TEFSIRI
NĖ KOHĖN E SAHABĖVE
Allahu
xh.sh. i zbriti Kuranin famėlartė tė Dėrguarit tė Tij, udhėzim tė qartė dhe
dritė e cila do ti ndriēojė rrugėt e njerėzimit deri nė Ditėn e Gjykimit.
I
Plotfuqishmi e urdhėroi tė dėrguarin e Tij qė kėtė Kuran tua sqaronte shokėve
dhe ymetit tė tij, kur i thotė:
Ty ta
zbritėm kėtė Kuran, tua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me
shpresė se do ta studiojnė (En-Nahl,
44), dhe
O ti i
dėrguar! Komunikoje atė qė tu zbrit prej Zotiti tėnd, e nėse nuk e bėn (kumtimin
nė tėrėsi), atėherė nuk e ke kryer misionin (revelatėn). Allahu tė
garanton mbrojtjen prej njerėzve (prej armiqve). (El-Maide, 67).
Dhe vėrtet i Dėrguari i Allahut
e zbatoi nė praktikė dhe iu pėrmbajt besnikėrisht kėtij urdhri hyjnor. Ai e
pranoi shpalljen hyjnore pėr plot 23 vjet, dhe ishte shumė i vėmendshėm qė, ēdo
paqartėsi qė paraqitej aty-kėtu rreth kuptimit tė drejtė tė ndonjė fjale a
ajeti, tua sqaronte ashabėve tė tij menjėherė. Ashabėve ua sqaroi kuptimet e
Kuranit aq sa ata kishin nevojė, nė tė shumtėn e rasteve disa paqartėsi rreth
kuptimit tė ndonjė ajeti. Kjo pra nuk nėnkupton se Muhammedi a.s. e sqaroi dhe
e komentoi tėrė Kuranin, por e sqaroi vetėm atė qė ishte e nevojshme pėr tu
kuptuar, dispozita tė cilat pastaj ashabėt i jetėsonin nė praktikėn e tyre tė
pėrditshme.
Ashabėt e Resulullahit ishin
njerėzit mė tė privilegjuar e mė tė zgjedhur tė kėtij Ymeti, meqenėse patėn
rastin ta shoqėronin njeriun mė tė madh tė njerėzimit- Muhammedin a.s., tė
cilin Allahu xh.sh. e dėrgoi udhėzues dhe mėshirė pėr botėn mbarė.
I Lartmadhėrishmi, i ka
lavdėruar ashabėt e Resulullahut s.a.v.s. nė Kuran kur thotė:
مُحَمَّدٌ
رَسُولُ اللَّهِ
وَالَّذِينَ مَعَهُ
أَشِدَّاءُ عَلَى
الْكُفَّارِ رُحَمَاءُ
بَيْنَهُمْ
Muhammedi ėshtė i dėrguar i
Allahut, e ata qė janė me tė (ashabėt) janė tė ashpėr
kundėr jobesimtarėve, janė tė mėshirshėm ndėrmjet vete
(El-Fet-h,
29), dhe:
كُنْتُمْ
خَيْرَ أُمَّةٍ
أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ
تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ
وَتَنْهَوْنَ
عَنْ الْمُنكَرِ
وَتُؤْمِنُونَ
بِاللَّهِ
Ju jeni populli mė i dobishėm,
i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr tė mirė, tė ndaloni nga
veprat e kėqija dhe tė besoni Allahun. , (Ali
Imran, 110)
Kurse i Dėrguari i Allahut pėr
shokėt e vet ka thėnė: Mos i shani ashabėt e mi, mos i shani ashabėt
e mi, se pėr Atė nė Dorėn e tė Cilit ėshtė jeta ime, nėse ndonjė prej jush do
tė jepte (shpenzonte) sasi tė arit sa kodra e Uhudit, nuk do tė arrinte
mirėsinė e ndonjėrit prej tyre, madje as sa gysmėn e tyre.[1]
Ska
dyshim qė ashabėt e Pejgamberit a.s. pėrgjithėsisht i kuptonin tė shumtėn e
ajeteve kuranore dhe dispozitat qė dilnin nga kėto ajete, megjithėse kur ėshtė
fjala pėr kuptimin e pėrpiktė tė disa ēėshtjeve tė fshehta kuptimore, ata
kishin nevojė pėr sqarime shtesė dhe mė tė hollėsishme, pėr se drejtoheshin
menjėherė tek i Dėrguari i Allahut. Atyre nuk u mjaftonte vetėm tė kuptonin
fjalėt e Kuranit, sepse, siē dihet, fjalėt kuranore nė kontekste tė ndryshme,
po ashtu japin shpjegime dhe kuptime tė ndryshme.
Madje nė
lidhje me kėtė, librat e tefsirit dhe ata tė shkencave kuranore, kanė
regjistruar mospajtime nė mendimet e dijetarėve.
Kėshtu
shohim se Ibni Halduni nė Mukaddimen e tij thotė: Kurani
zbriti nė gjuhėn e arabėve, nė formėn e retorikės sė tyre, kėshtu qė tė gjithė
ata i kuptonin dhe i dinin kuptimet e fjalėve dhe mėnyrat e konstruksionit tė
tyre[2]
Ky
mendim i Ibni Haldunit mendojmė qė ėshtė vlerėsim tepėr i lirė dhe i papeshuar
mirė, sepse nuk ishin tė gjithė ashabėt nė tė njėjtin nivel tė dijes dhe tė tė
kuptuarit tė gjuhės sė Kuranit. A nuk i kanė regjistruar librat fjalėt e
Omerit r.a., tė cilat i transmeton Ebu Abide nė El-Fedail nga Enesi
r.a. tek thotė: Njė ditė, derisa Omeri r.a. ishte nė minber duke lexuar ajetin
e 31 tė kaptinės Abese: Ve fakiheten ve ebba Dhe pemė e kullosa, tha: fjalėn fakiheten-pemė
po e kuptojmė, po a thua ēkuptim ka fjala ebba?!
Atėherė
Omeri iu kthye vetvetes duke thėnė: Vėrtet kjo ėshtė ngarkesė pėr ty, o
Omer.[3]
Pastaj
ėshtė edhe nė njė rast tjetėr, tė cilin e ka regjistruar po ashtu Ebu Abide
nėpėrmjet Muxhahidit e ky nga Ibni Abbasi, tė ketė thėnė: Nuk e dija kuptimin
e fjalės Fatir nė ajetin (Fatiru-s-semavati vel erd
)-
(Esh-Shura, 11), derisa nuk erdhėn dy beduinė tek unė pėr tua
dhėnė njė fetva, tė cilėt po grindeshin rreth pronėsisė sė njė pusi me ujė.
Njėri prej tyre thoshte: Ene fetartuha- Unė ia kam filluar i pari,
ndėrsa tjetri thoshte: Ene ibtedetuha- Unė ia kam filluar i pari.[4]
Nėse
Omeri r.a. nuk e dinte kuptimin e fjalės ebba, kurse
komentatori mė i famshėm i Kuranit, Ibni Abbasi, nuk e dinte kuptimin e fjalės
Fatir, atėherė ashabėt e tjerė sigurisht qė kanė pasur edhe mė
shumė paqartėsi tė tilla, prandaj mund tė themi edhe njė herė se fjalėt e Ibni
Haldunit, duken pa vend dhe mendime tepėr tė lira, nė lidhje me tė kuptuarit e
Kuranit nga ashabėt.
Ja se
ēmendim tė kundėrt me Ibni Haldunin ka dhėnė Ibni Kutejbe, i cili jetoi me
shekuj para Ibni Haldunit: Arabėt nuk janė tė njėjtė nė tė kuptuarit e
fjalėve tė paqarta dhe me kuptime tė shumta tė Kuranit, por dikush prej tyre
ėshtė mė i ngritur se tjetri, dhe si tė tillė e plotėsojnė njėri-tjetrin
Nė kohėn
e ashabėve, me tė cilėn nėnkuptohet koha pas vdekjes sė Resulullahut s..a.v.s.,
burime tė Tefsirit ishin:
1.
Kurani fisnik
2. Syneti
(Hadithi) i Pejgamberit a.s.
3.
Fjalėt e ashabėve nga ixhtihadi i tyre personal, dhe
4.
Transmetimet nga pjesėtarė tė Ehli Kitab-it qė kishin pranuar Islamin
Tefsiri
nė kohėn e ashabėve dallohej me disa veēori ndėr tė cilat dijetarėt kanė
numėruar:
- Nė
kohėn e ashabėve, Kurani nuk ėshtė komentuar nė tėrėsi, por ėshtė komentuar
vetėm ajo qė ishte mė e vėshtirė pėr tu kuptuar. Atyre u mjaftonte kuptimi i
pėrgjithėsuar rreth ndonjė dispozite pa hyrė nė detaje mė tė hollėsishme.
Shembull tė tillė kemi rastin e Omerit r.a. tė cilin e kemi cekur mė parė rreth
kuptimit tė fjalės ebba- kullosa. Ai konsideroi se tė zgjeruarit nė
njohjen mė tė thellė tė kuptimit tė kėsaj fjale ishte ngarkesė pėr tė, prandaj
i mjaftoi tė kuptonte se fjala ishte pėr njė mirėsi prej mirėsive tė shumta tė
Allahut xh.sh. ndaj njeriut.
- Nė mesin e sahabėve kishte
shumė pak mospajtime nė tė kuptuarit e domethėnieve tė Kuranit, sepse shumica
prej tyre ishin njohės shumė tė mirė tė gjuhės sė pastėr arabe. Po ashtu nė
mesin e tyre nuk kishte kurrfarė zilie a xhelozie nėse ndonjėri ishte mė i
ditur se tjetri nė ndonjė ēėshtje tė caktuar fetare. Ata mendimin e tjetrit e
pranonin pa hezitim, kur u flente nė zemėr
-
Tefsiri si shkencė e veēantė, nuk ishte mbledhur e as shkruar, por pėrcillej nė
formė gojore si nė formė tė haditheve nga Resulullahu s.a.v.s.
-
Ashabėt shumė pak u drejtoheshin pjesėtarėve tė Ehli Kitab-it pėr ndonjė
sqarim nga librat e tyre tė shenjtė[5],
por, edhe kur merrnin diēka prej tyre, ishin shumė tė vėmendshėm qė ai
transmetim tė ishte nė pėrputhshmėri me Kuranin dhe Synetin.
Ata
gjithmonė nė mendje kishin fjalėt e Resulullahut rret kėtyre tregimeve
israilite, kur i kishte porositur ashabėt: Mos u besoni e as mos i
pėrgėnjeshtroni ēifutėt, por thoni Ne besojmė nė Allahun dhe nė atė qė na ėshtė
zbritur
-
Mendimet e sahabėve reth ndonjė dispozite juridike ishin mė tepėr mendime
kolektive (ixhmaė) tė dala nga konsultimi i ndėrsjellė sesa mendime
individuale. Bejheki nė Sunenin e tij ka regjistrua fjalėt e Mejmun bin
Mehranit tė ketė thėnė: Nėse Ebu Bekrit i paraqitej ndonjė ēėshtje pėr ta
zgjedhur, shikonte sė pari nė mos gjente zgjidhje nė Kuran, nėse jo, atėherė
shikonte nė hadithet e Resulullahut, e nėse as kėtu nuk gjente atė pėrgjigje,
atėherė i konsultonte ashabėt e tjerė dhe i pyeste: A mos dini nėse Resulullahu
e ka zgjidhur ndonjėherė kėtė ēėshtje. Ndodhte qė dikush ti thoshte se po, i
Dėrguari i Allahut ka vepruar nė kėtė rast kėshtu e kėshtu, dhe ai menjėherė e
pranonte atė zgjedhje si tė kryer, e nėse pėrgjigjja ishte negative, atėherė ai
mblidhte sahabėt mė tė mėdhenj e mė tė ditur dhe i konsultonte lidhur me atė ēėshtje.
Vetėm pasi e merrnin vendimin sė bashku, atėherė gjykonte.[6]
Tė
njėjtin veprim e bėnte edhe Omeri r.a. nė kohėn e sundimit tė tij
Dijetarėt islam, pa dallim,
pajtohen rreth faktit se pas Resulullahut s.a.v.s, mė meritorėt dhe mė tė
denjėt pėr tė komentuar Kuranin fisnik ishin ashabėt e tij. Kjo nga shkaku se
ata ishin dėshmitarė tė drejtėpėrdrejtė tė Shpalljes hyjnore, dhe nė tė shumtėn
e rasteve dinin edhe shkakun e zbritjes sė ajeteve kuranore. Arsyeja tjetėr e
besueshmėrisė sė transmetimeve nga ata ishte se ata, kurrė nuk jepnin ndonjė
komentim pa pasur mbėshtetje nė Kuran ose Sunnet. Janė tė njohura mendimet e
tyre tė shprehura reth komentimeve tė ajeteve kuranore, nė ēka ishin shumė tė
kujdesshėm qė sa mė shumė ti iknin mendimeve tė tyre personale. Njė gjė e
tillė erdhi nė shprehje, vetėm pasi tokat islame u zgjeruan nė atė masė, qė
sahabėt u desh tė shpėrnguleshin gjthandej, qė njerėzve tua shpjegonin Islamin
burimor.
Megjithatė nė mesin e dijetarėve
hasim mospajtime dhe mendime tė ndryshme rreth hukmit tė transmetimit nga
sahabiu, tė nxjerrė nga ixhtihadi i tyre personal.
Grupi i parė shkon
nga ajo se transmetimet e ashabėve nga ixhtihadi i tyre personal e kanė gradėn:Mevkuf,
qė do tė thotė se ai ėshtė mendim i tij i lirė, dhe meqenėse nuk ėshtė fjalė e
dėgjuar nga Resulullahu s.a.v.s., ai mendim mund tė jetė i saktė ose jo i
saktė.
Kurse grupi i dytė shkojnė
nga fakti se komentimet personale tė ashabėve janė argumente tė pakontestueshme,
duke u mbėshtetur na atė se ata ishin njerėzit mė tė afėrt me Pejgamberin a.s.,
ishin njerėz tė dashur tek Allahu xh.sh., ishin pjesėmarrės tė betejave mė tė
lavdishme tė historisė islame, por nė tė njėjtėn kohė, mendjet e tyre ishin tė
ndritura dhe shumė herė tė inspiruara nga nektari hyjnor, siē ishte rasti i
Omerit r.a., propozimet e tė cilit, i kishte pėlqyer edhe vetė i Plotfuqishmi,
duke sjellė edhe ajete dispozita siē ishte rasti i robėrve tė Bedrit, i
mbulesės sė grave tė Resulullahuts.a.v.s, dhe marrja e Mekami Ibrahim, si
vendfalje.
Nė lidhje me kėtė Hakimi nė Mestedrekun
e tij thotė: Le ta dijė ēdo studjues i hadithit se tefsiri (komentimi) i
sahabiut i cili ka qenė dėshmitar i Shpalljes, sipas kritereve tė dy dijetarėt
(aludon nė Buhariun dhe Muslimin) e ka gradėn (shkallėn) e hadithit musned.[7]
Pėr tė
qartėsuar kėto pozicione mund tė konkludojmė se:
-
Komentimi i sahabiut e ka gradėn merfuė vetėm nėse ai transmetim
ndėrlidhet me ndonjė shkak tė zbritjes sė ndonjė ajeti tė caktuar, ose ai
komentim nė tė cilin komenti i lirė nuk zė vend, ndėrsa nė atė komentim qė
shfaqet edhe mendimi i tij, bazuar nė ixhtihad, pa e mbėshtetur atė mendim nė
ndonjė nga thėniet e Pejgamberit a.s., atėherė ai komentim i tij i nėnshtrohet
mundėsisė sė tė qenit mendim i saktė ose jo.
-
Komentimi personal i ndonjė sahabiu, ka njė gradė tė veēantė respekti, nėse ai
nuk del jashtė kornizave kuranore ose tė Synetit, sidomos nėse ka tė bėjė me
ndonjė komentim gjuhėsor, sepse ashabėt vėrtet ishin njerėzit mė tė aftė pėr
gjuhėn nė tė cilėn kishte zbritur Kurani. Shembull mė tė mirė pėr kėtė kemi
Ibn Abbasin, i cili shquhej me diturine e tij tė thellė kur shumė fjalėve
kuranore, u gjente mbėshtetje edhe nė poezinė arabe.
- Ndėrsa
sa i pėrket vlerės sė tefsirit tė sahabiut do tė sjellim mendimin e Ibn
Tejmijes i cili thotė: Nėse dikush pyet se cila mėnyrė e komentimit ėshtė
mė e mira, atėherė pėrgjigjja ėshtė: Rruga dhe mėnyra mė e saktė ėshtė tė
komentuarit e Kuranit me Kuran, sepse ēka ka mbetur e paqartė nė ndonjė ajet,
ėshtė sqaruar nė njė ajet tjetėr, ēka ka mbetur sqarim i shkurtėr nė njė vend,
ėshtė sqaruar mė gjerėsisht nė njė vend tjetėr. Nėse nė Kuran nuk gjen mė
ajete tė tilla sqaruese, atėherė ktheju Synetit (hadithit) sepse ai ėshtė
sqaruesi mė i mirė i Kuranit. Madje nė lidhje me kėtė, imam Shafiu ka thėnė:
Ēdo gjė me tė cilėn ka gjykuar i Dėrguari a.s., ėshtė nga ajo qė ai e ka
kuptuar prej Kuranit. Pastaj nėse nė Kuran dhe Synet nuk gjejmė komentim nė
lidhje me ndonjė ēėshtje, atėherė kthehemi tek fjalėt e ashabėve, sepse kėta,
pas dy burimeve tė para, ishin njohėsit mė tė mirė lidhur me ēėshtjet e Librit
tė Allahut, sidomos dijetarėt dhe mė tė mėdhenjtė prej tyre.[8]
Pa
dyshim, ashabėt ishin njerėzit mė fatlum tė kėtij ymeti, sepse patėn rastin tė
shoqėroheshin me tė Dėrguarin e Allahut dhe tė merrnin pėr ēdo ditė nga burimi
i nektarit profetik, kėshtu qė nė mesin e tyre disa u shquan pėr aftėsitė dhe
afinitetet e tyre tė pashoqe, nė lidhje me disa nga komentimet e Librit tė
Allahut.
Imam
Sujutiu nė lidhje me kėtė, thotė: Pėr
afinitetin pėr tefsir u shquan dhjetė prej ashabėve: 4 hulefai rrashidinėt: Ebu
Bekri, Omeri, Othmani dhe Aliu, pastaj Abdullah ibn Abbasi, Abdullah ibn
Mesudi, Ubejj bin Kabi, Zejd bin Thabiti, Ebu Musa el-Eshariu dhe Abdullah
ibn Zubejri. [9]
Sa u
pėrket transmetimeve nga kėta tė dhjetė, shohim se transmetimet nga Ebu Bekri,
Omeri dhe Othmani r.a., janė mė tė pakta nė krahasim me tė tjerėt, kjo
sigurisht pėr shkak tė vdekjes sė tyre mė tė hershme, d.t.th. jo aq shumė vjet
pas vdekjes sė Resulullahut s.a.v.s.. Transmetimet e pakta nga kėta tė tre
lidhen edhe me faktin se njerėzit nė kohėn e tyre ishin nė pėrgjithėsi njohės
tė mirė tė dispozitave tė Librit tė Allahut, po edhe pėr faktin se kėta tė tre
patėn barrėn mė tė madhe tė pėrgjegjėsisė shtetėrore mbi supet e tyre, pasi
atyre iu besua udhėheqja e muslimanėve, kėshtu qė nuk kishin kohė aq tė
mjaftueshme tė merreshin me kėto transmetime.
Prej
hulefai rrashidinėve, nė kėtė mes, pėrjashtim bėn vetėm Aliu r.a., sepse gjatė
kohės sė hilafetit tė tij, njerėzit qė pėrqafonin Islamin, ishin tė shumtė dhe
tokat islame ishin nė zgjerim e sipėr, kėshtu qė ndihej nevojė e madhe qė i
pari i muslimanėve tu jepte sqarime rreth disa komenteve tė Librit tė Allahut.
Ėshtė karakteristikė e kohės sė
sundimit tė tij se tashmė po rritej edhe brezi i ri i fėmijėve tė ashabėve, tė
cilėt ishin tė etshėm pėr njohuri tė reja rreth Kuranit famėlartė, kurse tė
kthyerit tek Aliu r.a. pėr kėto sqarime ishte i arsyeshėm kur dihet se ai ishte
rritur nė shtėpinė e Pejgamberit a.s. dhe nė shumė raste kishte qenė dėshmitar
i drejtpėrdrejtė i shpalljes qė i zbriste Muhammedit a.s. .
Sa u
pėrket tė tjerėve nga kėta tė dhjetė, lirisht mund tė konstatojmė se mė tė
njohurit pėr transmetime janė Abdullah ibn Abbasi, Abdullah ibn Mesudi dhe
Ubejj bin Kabi, tė cilėt, nėse ua bashkojmė edhe Aliun r.a., kanė mė sė shumti
transmetime nga lėmi i tefsirit.
Tre tė
tjerėt, Zejd bin Thabiti, Ebi Musa el-Eshariu dhe Abdullah ibn Zubejri, kanė
mė pak transmetime se katėrshi i madh i lartpėrmendur, kėshtu qė do tė
pėrqendrohemi nė ndriēimin e biografisė sė kėtyre katėr mė tė njohurve, qė
njihen pėr mė sė shumti transmetime: Ibn Abbasit, Ibni Mesudit, Aliut r.a. dhe
Ubejj bin Kabit.
Emri i
tij i plotė ėshtė Abdullah ibn Abbas bin Abdul Muttalib bin Hashim el Kureshij
el Hashimij.
U lind
nė Mekė 3 vjet para hixhretit. Qė nga fėmijėria e tij e hershme ishte pranė ngrohtėsisė
sė prehrit tė Pejgamberit a.s., sigurisht nga fakti i lidhjes sė ngushtė
familjare, sepse ishin djem axhallarėsh mes vetes.
Kur vdiq
i Dėrguari i Allahut, Ibni Abbasi kishte 13 vjet. Nė kohėn e hilafetit tė Aliut
r.a., mori postin e mėkėmbėsit tė Basrės, kurse pas vrasjes sė tij, u kthye nė
Hixhaz. Vdiq nė Taif nė vitin 68. Ky vit i vdekjes merret si mė i sigurt,
ndonėse ka edhe historianė qė mendojnė se ai vdiq nė vitin 65 e disa nė vitin
67.
Abdullah
ibn Abbasi njihet me ofiqin Terxhumanul Kuran-Komentator i Kuranit,
pastaj me Hibrul Ummeh- Ngjyra e Ymetit dhe me tjetrin Bahrul
Ilmi-Det i diturisė[10].
Pa
dyshim ishte mė i dijshmi dhe mė i famshmi ndėr ashabėt sa i pėrket komentimit
tė Kuranit, poezisė arabe dhe shkencave tė tjera fetare.
U
shoqėrua me ashabėt mė tė mėdhenj, prej tė cilėve mėsoi shumė nga hadithet e
Pejgamberit, tė cilat nuk kishte pasur rastin ti dėgjonte prej tij.
Fjala e
tij nė komentim ishte fjala e fundit, sepse ishte vėrtet njė oqean i pafund i
dijes nė shumė lėmenj. E si tė mos ishte kur i Dėrguari i Allahut kishte bėrė
dua pėr tė: O Zot, bėje tė dijshėm nė
ēėshtjet e fesė dhe mėsoja komentimin, kurse nė njė rivajet tjetėr:
mėsoja Librin, e nė njė tjetėr:
dhuroji urtėsinė.[11] Nė kėtė drejtim, vėrtet mbeti i
pakrahasueshėm dhe i paarritshėm.
Ishte i
dashur dhe tepėr i respektuar nga tė gjithė ashabėt. Madje Omeri r.a. e mbante
pėrherė pranė vetes dhe kishte besim tė madh nė dijen e tij tė thellė nė fe. Ai
shpesh i thoshte: Ti je mė fytyrėndrituri prej tė rinjve tanė, mė i
moralshmi prej tyre dhe mė i dituri pėr librin e Allahut, kurse ashabėve
tė mėdhenj pėr tė u thoshte: Ky ėshtė
djalosh i pjekur, vėrtet ka njė gjuhė kureshtare, stil tė tė pyeturit dhe
mendje tė zgjuar
Aliu
r.a. pėr Ibni Abbasin dhe tefsirin e tij ka thėnė: Ibni Abbasi, sikur tė
vėshtronte nė tė fshehtėn nėpėrmjet njė perdeje tė tejdukshme
Ibni
Mesudi pėr tė ka thėnė: Ibni Abbasi
ėshtė komentuesi mė i mirė i Kuranit [12]
Ibni
Abbasi rrėfen se si njė ditė Omeri r.a. e kishte marrė pranė vetes nė njė tubim
ku ishin veteranėt e luftės sė Bedrit, dhe, kur disa prej tyre e panė Ibni
Abbasin aq tė ri nė mesin e tyre, u prekėn dhe i thanė Omerit: Pėrse gjithnjė e
merr kėtė djalosh pranė vetes nė tubimet tona, kur edhe ne kemi djem tė moshės
sė tij, por ata nuk i lejon tė marrin pjesė me ne? Atėherė Omeri ua ktheu: Sepse ky djalosh ėshtė ai qė e njihni se
ēfarė ėshtė (duke aluduar dijen dhe zgjuarsinė e tij). Dhe kur njė ditė
tjetėr, Omeri r.a. mė ftoi nė njė tubim tė tyre, e kuptova se mė kishte ftuar
vetėm qė para tyre ti demonstroja njohuritė e mia. Omeri r.a. u ngrit dhe i
pyeti veteranėt e luftės sė Bedrit: Ēthoni
pėr fjalėt e Allahut Idha xhae nasrullahi
vel feth
? deri nė fund tė kaptinės En-Nasr.
Disa prej tyre thanė: Allahu na
ka urdhėruar ta falėnderojmė Atė dhe tė kėrkojmė falje prej tij (istigfar),
pasi na mundėsoi tė ngadhėnjejmė dhe ta ēlirojmė Mekėn, kurse tė tjerėt
heshtėn. Atėherė Omeri r.a. mu drejtua me fjalėt:
- A mendon kėshtu edhe ti, Ibni
Abbas?
- Jo, - ia ktheva unė.
- Po atėherė ēthoni ju pėr kėto
fjalė tė Allahut? mu drejtua prapė Omeri r.a.
- Ky
ėshtė paralajmėrim i vdekjes sė Resulullahut s.a.v.s., ia ktheva unė, sepse pas
fitores dhe ngadhėnjimit, ai urdhėrohej ta madhėronte Zotin xh.sh. dhe tė
kėrkonte falje prej Tij (nė prag tė vdekjes).
Atėherė
Omeri u ngrit e tha: - As unė nuk di pėr komentim tjetėr pėrveē kėtij qė thua
ti, o Ibni Abbas.
Tėrė kjo
tregon se vėrtet Ibni Abbasi ishte i zgjuar, i menēur, por mbi tė gjitha
zemrėn, shpirtin dhe mendjen e tij e kishte pėrfshirė mirėsia e duasė sė
Pejgamberit a.s. kur ishte lutur pėr tė: O Zot, bėje tė dijshėm nė ēėshtjet
e fesė dhe mėsoja komentimin.
Nxėnėsi
i tij, Muxhahidi, po ashtu njėri prej komentatorėve mė tė mėdhenj tė Kuranit
nga gjenerata e tabiinjve, pėr tė ka thėnė: Kur
komentonte diēka ai nė fytyrėn e tij do tė shihje vetėm dritė.
Muxhahidi
thotė po ashtu: Ibni Abbasi quhej
Bahrul Ilmi-Det i diturisė, pėr shkak tė diturisė sė madhe e tė thellė qė
posedonte.
I ėshtė thėnė Tavusit: Je dhėnė pas shoqėrimit tė
kėtij djaloshi (d.t.th. pas Ibn Abbasit) dhe i ke lėnė ashabėt mė tė mėdhenj,
kurse ai ėshtė pėrgjigjur: Vėrtet
unė i kam parė me sytė e mi mbi 70 ashabė tė Resulullahut s.a.v.s. kur nė njė
ndenje tė tyre nuk kanė rėnė nė ujdi rreth njė ēėshtjeje, atėherė janė kthyer
dhe e kanė pranuar mendimin e Ibn Abbasit. [13]
- Ėshtė
pyetur Ibn Abbasi rreth ajeteve 27-29 tė kaptinės El-Kasas:
قَالَ إِنِّي
أُرِيدُ أَنْ أُنكِحَكَ
إِحْدَى ابْنَتَيَّ
هَاتَيْنِ عَلَى
أَنْ تَأْجُرَنِي
ثَمَانِيَةَ حِجَجٍ
فَإِنْ أَتْمَمْتَ
عَشْرًا فَمِنْ
عِنْدِكَ وَمَا
أُرِيدُ أَنْ أَشُقَّ
عَلَيْكَ سَتَجِدُنِي
إِنْ شَاءَ اللَّهُ
مِنْ الصَّالِحِينَ.
قَالَ ذَلِكَ بَيْنِي
وَبَيْنَكَ أَيَّمَا
الْأَجَلَيْنِ
قَضَيْتُ فَلَا
عُدْوَانَ عَلَيَّ
وَاللَّهُ عَلَى
مَا نَقُولُ وَكِيلٌ.
فَلَمَّا قَضَى
مُوسَى الْأَجَلَ
وَسَارَ بِأَهْلِه...ِ
Ai (Shuajbi)
tha: Unė dėshiroj tė tė martoj ty me njėrėn prej kėtyre dy vajzave tė mia, me
kusht qė tė mė shėrbesh tetė vjet, e nėse i plotėson dhjetė, ai ėshtė vullneti
yt, e unė nuk dėshiroj tė tė rėndoj, e nė dashtė Allahu, ti do tė gjesh tek unė
mirėkuptim. Ai (Musai) tha: Kjo le tė mbetet mes meje e teje, e cilindo
prej afateve qė do ta kryej, nuk do tė ketė pėrgjegjėsi pėr mua. Pėr kėtė qė po
themi, Allahu ėshtė garantues. E kur Musai e kreu afatin dhe udhėtoi me
familjen e vet
, se cilin prej dy premtimeve e ka mbajtur Musai
a.s. kur Shuajbi a.s. i propozoi atij qė tė qėndronte e ti shėrbente, Ibn
Abbasi qe pėrgjigjur: E ka mbajtur premtimin mė tė madh dhe mė tė mirė
(dhjetvjetėshin, shėnim yni), sepse kur i Dėrguari i Allahut premton, edhe e
mban premtimin.
-
Transmeton Taberiu nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė nė lidhje me ajetin 59 tė
kaptinės El-Bekare:
E Ne,
pėr shkak se ata kundėrshtuan, lėshuam nga qielli njė dėnim kundėr atyre qė
ishin mizorė,
Sa herė
ėshtė pėrmendur nė Kuran, fjala Er-Rrixhsu nėnkupton ndėshkimin.
- Po
ashtu transmeton Taberiu nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė nė lidhje me ajetin 268
tė kaptinės El-Bekare:
Djalli
ju frikėson nga varfėria dhe ju urdhėron pėr tė kėqija, e Allahu ju premton
falje (tė mėkateve) e begati
Nė kėtė
ajet, dy gjėra janė prej Allahut e dy prej shejtanit. Shejtani ju frikėson me
varfėri dhe ju thotė: Mos e shpenzo pasurinė tėnde, por mbaje se ajo tė duhet,
dhe njėkohėsisht ju urdhėron pėr punė tė ndyra e tė kėqija, kurse Allahu ju
premton falje (magfiret) pas kėtyre mėkateve, dhe si shtesė tė fisnikėrisė sė
Tij, ju premton furnizim tė pėrhershėm.[14]
Meqenėse
Ibni Abbasi ishte mė i famshmi ndėr ashabėt nė lėmin e Tefsirit, edhe
transmetimet prej tij ishin tė shumta, por me kalimin e kohės nėn emrin e tij u
trilluan aq shumė gjėra, saqė dijetarėt u desh qė tė marrin masa tė rrepta
sigurie kur transmetonin diēka nga emri i Ibni Abbasit, sepse u pėrzien
transmetimet e vėrteta me ato tė dobėta dhe tė trilluara.
Dijetarėt
qė u morėn me shkencėn e Ilmul Xherhi
vetadili, klasifikuan shumė qartė rrugėn e transmetimeve nga Ibni Abbasi;
disa prej tė cilave janė tė forta dhe tė vėrteta e disa tė dobėta e tė
papranueshme.
Rrugėt e pranueshme tė transmetimeve nga
Ibni Abbasi:
1. Rruga
e transmetimit nėpėrmjet Muavije bin Salihut nga Ali bin Ebi Talha e ky nga Ibn
Abbasi.
Ka thėnė
Imam Ahmed ibn Hanbeli: Nė Egjipt
gjendet njė fletė e tefsirit tė cilėn e ka transmetuar Ali bin Ebi Talha, saqė,
po tė shkonte ndokush nė Egjipt pėr tė, nuk do tė ishte e tepėrt.[15]
Nė kėtė
rrugė transmetimi nga Ibni Abbasi ėshtė mbėshtetur edhe Buhariu nė Sahihun e
tij.
Po ashtu
edhe Ibn Xheri et Taberiu ka shfrytėzuar me tė madhe transmetimet nga Ibni
Abbasi nėpėrmjet kėsaj vije transmetimi.
Me njė
fjalė, rruga mė e saktė dhe mė e pranuar nga Ibni Abbasi ėshtė kjo. Mjafton qė
dijetarėt mė eminentė, si Buhariu, Taberiu, Ibni Haxheri, Imam Ahmedi etj. janė
mbėshtetur nė transmetimet e kėsaj rruge deri tek Ibni Abbasi.
2.
Transmetimet nėpėrmjet Kajs bin Muslimit nga Ataė bin Saibi, ky nga Seid bin
Xhubejri e ky nga Ibn Abbasi.
Edhe kjo
rrugė pėr nga saktėsia e isnadeve ėshtė e pranuar sipas kritereve tė Buhariut
dhe tė Muslimit.
3.
Transmetimet nėpėrmjet Ibn Ishakut nga Muhammed bin Ebi Muhammed, shėrbėtor i
familjes sė Zejd bin Thabitit, ky nga Ikrime ose nga Seid bin Xhubejri e ky nga
Ibn Abasi.
Edhe kjo
rrugė transmetimi, vargun e transmetuesve e ka tė shėndoshė, dhe e kanė
shfrytėzuar Taberiu dhe Ibn Ebi Hatemi.
Rrugėt e dobėta dhe ato tė papranueshme
tė transmetimit nga Ibn Abbasi:
1. Rruga
e transmetimit nėpėrmjet Abdullah bin Xhurejxhit e ky nga Ibn Abbasi. Nė tė ka
transmetime tė shėndosha, po edhe tė dobėta, pa kurrfarė klasifikimi.
2.
Transmetimet nga Dahhak bin Mezahimi e ky nga Ibni Abbasi. Edhe kjo rrugė ka
shkėputje nė isnad dhe ėshtė e papranueshme.
3.
Transmetimet nga Atije el Avfi e ky nga Ibn Abbasi. Edhe kjo rrugė konsiderohet
e dobėt dhe e papranueshme.
4. Rruga
e transmetimit nėpėrmjet Muhammed bin Saib el Kelbiut nga Ebi Salihu e ky nga
Ibni Abbasi, ėshtė padyshim vija mė e dobėta dhe mė e papranueshmja.
Zaten
edhe tefsiri qė i ėshtė mveshur Ibni Abbasit e tė cilin e ka mbledhur Fejruz
Abadi, autori i Kamusul Muhit dhe e ka quajtur Tenvirul mikbas fi tefsiri Ibni Abbas, ėshtė vetėm nga kjo rrugė
transmetimi, nėpėrmjet Muhammed bin Mervanit (Es-Suddi-s-Sagir), ky nga Kelbiu
e ky nga Ebi Salihu. Pėr kėtė rrugė transmetimi imam Sujutiu ka thėnė: Nėse rrugės sė transmetimit tė Kelbiut, i
bashkėngjiten edhe transmetimet e Suddiut, atėherė ajo ėshtė seri e
gėnjeshtrave. [16]
Shkaqet pse ky tefsiri dhe shumė
transmetime tė tjera i janė mveshur emrit tė Ibni Abbasit
Ibni
Abbasit iu mveshėn pa tė drejtė shumė prej thėnieve nė tefsir, mu nga fakti qė
disa njerėz tė dobėt nga karakteri dhe nga mungesa e njė ndėrgjegjeje tė
pastėr, dėshironin tė pėrfitonin famė nga emri i madh i Ibn Abbasit.
Kėtu nuk
duhet harruar as fakti se dinastia abasite ishte prej lozės sė Ibni Abbasit,
kėshtu qė shumė prej njerėzve servilė, duke dėshiruar tė afroheshin pranė
sundimtarėve abasinj, shpifnin e trillonin thėnie, gjoja tė transmetuara nga
Ibni Abbasi[17], andaj
imam Shafiu me plot tė drejtė konstaton: Nga
Ibni Abbasi nė lėmin e tefsirit nuk mund tė merren si tė vėrteta mė shumė se
100 transmetime[18]
Kjo do
tė thotė se shumė prej transmetimeve qė iu mveshėn Ibni Abbasit, nė realitet as
qė kanė tė bėjnė fare me tė.
Biografi e shkurtėr
Ky ėshtė Abdullah ibn Mesud bin
Gafil bin Habib el Hudhelij r.a.
Ishte
ndėr tė parėt qė pėrqafuan Islamin. Transmeton Aėmeshi nga Kasim Abdurrahmani
e ky nga babai i tij, tė ketė thėnė: Ka thėnė Abdullahu, d.m.th. Ibni Mesudi:
Mė ke parė mua tė gjashtin qė e kam
pranuar Islamin. Nuk kishte nė fytyrėn e tokės muslimanė tė tjerė pos nesh.
Ishte mė i dijshmi ndėr ashabėt
nė dispozitat e Librit tė Allahut; muhkem-muteshabih, hallall-haram, shkaqet e
zbritjes, tregimet dhe shembujt kuranorė, etj.
Ishte si
njė hije e pandashme e Resulullahut, duke qenė nė shėrbimin e tij ditė e natė,
dhe pėr kėtė arsye llogaritet si njėri ndėr mė njohurit me shpalljen nė mesin e
ashabėve.
Ėshtė i
pari qė kėndoi Kuran haptazi para kurejshėve nė Mekė pas tė Dėrguarit tė
Allahut, dhe pėr kėtė shkak pėrjetoi tortura tė rėnda prej tyre.
Ishte aq
i afėrt me Pejgamberin a.s., saqė shumėkush mendonte se edhe ky ishte njė prej
anėtarėve tė familjes sė Pejgamberit-Ehli
Bejt.
Emigroi nė Abisini, pastaj nė
Medinė, ishte pjesėmarrės i luftės sė Bedrit, Uhudit, Hendekut, i Bejatu
Rridvan, ndėrsa pas vdekjes sė Resulullahut s.a.v.s., edhe i luftės sė
Jermukut.
Ky qe ai
qė vrau pėrfundimisht Ebu Xhehlin. I Dėrguari a.s. e ka pėrgėzuar me Xhennet.
Nė kohėn
e hilafetit tė Omerit dhe tė Osmanit ishte pėrgjegjės i Arkės shtetėrore nė
Kufė, pastaj u kthye nė Medinė dhe nė vitin 32 hixhri vdiq. Ėshtė varrosur nė
Xhennetul bekijj. Kur vdiq, ishte nė moshėn 60 vjeē.
Siē
cekėm mė lart, Ibni Mesudi ishte ndėr mė tė dijshmit prej ashabėve pėr
Kuranin. I Dėrguari i Allahut kishte dėshirė tė dėgjonte prej tij kėndimin e
Kuranit, kėshtu qė njė ditė kishte kėrkuar nga ai qė ti lexonte diēka nga
kaptina En-Nisaė.
- Si tė
tė lexoj ty, o i Dėrguar, kur ty tė ka zbritur, - i kishte thėnė Ibni Mesudi.
- Po,
por kam dėshirė ta dėgjoj prej tė tjerėve, - ia ktheu Resulullahu.
Dhe
fillova tė kėndoj, thotė Ibni Mesudi - derisa arrita tek fjalėt e Allahut : Dhe si do tė jetė gjendja e atyre (qė
nuk besuan), kur Ne do tė sjellim dėshmitarė pėr ēdo popull, e ty do tė tė
sjellim si dėshmitar pėr ata (qė nuk besuan) ?. (En-Nisaė, 41), atėherė pashė se tė Dėrguarit tė Allahut iu mbushėn sytė me lot.
I
Dėrguari i Allahut thoshte: Kush dėshiron tė lexojė (mėsojė) Kuranin ashtu
siē ėshtė zbritur, le tė marrė kėndimin nga Ibn Ummu Abdi (d.t.th. Ibni
Mesudi) [19]
I
Dėrguari i Allahut pėr tė kishte thėnė: Abdullah Ibn Mesudi ėshtė mė i
rėndė nė Mizan sesa kodra e Uhudit[20]
Nė njė
hadith tjetėr, i Dėrguari i Allahut ka thėnė: Merreni Kuranin prej 4 vetave: prej Abdullah Ibn Mesudit, Muadh bin
Xhebelit, Ubejj bin Kabit dhe prej Salimit.[21]
Kur
Omeri r.a. e dėrgoi nė Kufė, u shkroi popullit tė saj: Unė jua dėrgova Ammar bin Jasirin udhėheqės, kurse Abdullah Ibn
Mesudin mėsues dhe kėshilltar. Kėta tė dy janė mė tė zgjedhurit prej ashabėve
tė Pejgamberit a.s., janė pjesėmarrės tė luftės sė Bedrit dhe kėrkoj nga ju qė
ti pasoni, tu bindeni fjalėve dhe kėshillave tė tyre.[22]
Dhe
Abdullah ibn Mesudi, sapo arriti nė Kufė, filloi tė mėsonte banorėt e saj nė
shkencėn e Hadithit, Tefsirit dhe Fikh. Ishte njėkohėsisht edhe gjykatės i tyre
dhe themelues i shkollės sė mendimit racional pėr ndonjė ēėshtje juridike, nėse
pėr tė nuk ekzistonte tekst i prerė as nė Kuran e as nė Synet.
Nė kohėn
e hilafetit tė Aliut, kur ky arriti nė Kufė, banorėt e saj u tubuan rreth tij,
ia pėrmendėn disa thėnie tė Ibni Mesudit dhe i thanė: O i pari i muslimanėve. Nuk kemi parė njeri mė tė moralshėm, mė tė
butė pėr kėshillim, mė tė mirė pėr bashkėbisedues e as mė tė devotshėm se Ibni
Mesudi. Atėherė Aliu u tha: Ju
pėrbej nė Allahun, a janė kėto fjalė qė ju burojnė nga zemra, Po, - ia
kthyen ata. Atėherė Aliu r.a. tha: O
Allah, dėshmo se edhe unė them ashtu siē thanė kėta, madje edhe mė shumė. [23]
Dėshmitė
e ashabėve pėr Ibni Mesudin janė tė shumta dhe ėshtė e pamundur tė ceken tė
gjitha, sepse vėrtet Abdullahu ishte njė det i pafund i dijes rreth Librit tė
Allahut.
Transmeton
Ibėn Xherir et Taberiu nga Abdullah bin Mesudi tė ketė thėnė: Pėr Zotin, nuk ka ajet nė Kuran qė ka
zbritur e tė mos e di se pėr kė ka zbritur dhe ku ka zbritur. Dhe, po tė dija
se dikush ėshtė mė i dijshėm se unė pėr Librin e Allahut dhe po tė ekzistonte
mundėsia pėr tė arritur tek ai, do tė shkoja pa hezituar.[24]
Njohuria
e Abdullah ibn Mesudit rreth Librit tė Allahut ishte e gjithanshme dhe
gjithėpėrfshirėse, pėr se dėshmojnė edhe vetė ashabėt mė tė mėdhenj, nė mesin e
tyre Omeri r.a.
Pėr tė
parė kėtė dituri kaq tė madhe qė i qe dhuruar Ibn Mesudit nga ana e Allahut
xh.sh., shkurtimisht do tė sjellim disa shembuj tė komentimeve tė tij.
Njė natė
tė errėt, Omeri r.a. e ndalon njė karvan qė ia kishte mėsyrė Mekės, pa ditur se
nė mesin e udhėtarėve ishte edhe Ibn Mesudi. Ai nėpėrmjet kėshilltarit tė tij
ua kishte bėrė disa pyetje udhėtarėve tė kėtij karvani, pėr tė testuar aftėsitė
e tyre nė Islam. Pyetja e parė e Omerit ishte:
- Cili
ajet kuranor ėshtė mė madhėshtori?
Ibn
Mesudi qe pėrgjigjur:
Pyetja e dytė ishte:
- Cili
ajet kuranor ėshtė mė i pėrsosuri?
Ibn
Mesudi qe pėrgjigjur:
يَعِظُكُمْ
لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ
Vėrtet Allahu urdhėron
drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve. (El-Nahl, 90)
Pyetja e
tretė e Omerit ishte:
- Cili
ajet i Kuranit ėshtė mė gjithėpėrfshirėsi?
Ibn
Mesudi qe pėrgjigjur:
E kush bėn ndonjė tė mirė, qė peshon sa grimca, atė do ta
gjejė. Dhe kush bėn ndonjė tė keqe, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė. (Ez-Zelzele, 7-8)
Pyetja e katėrt e Omerit ishte:
- Cili
ajet i Kuranit ėshtė mė frikėsuesi?
Nuk ėshtė (shpėtim) sipas
shpresave tuaja e as sipas shpresave tė ithtarėve tė Librit. Kushdo qė bėn keq,
do tė ndėshkohet me tė dhe nuk do tė gjejė pos Allahut, as mik e as ndihmės. (En-Nisaė, 123)
Pyetja e pestė e Omerit ishte:
- Cili ajet i Kuranit ėshtė mė shpresėdhėnėsi?
Ndėrsa Ibn Mesudi qe pėrgjigjur:
قُلْ
يَاعِبَادِي الَّذِينَ
أَسْرَفُوا عَلَى
أَنْفُسِهِمْ
لَا تَقْنَطُوا
مِنْ رَحْمَةِ
اللَّهِ إِنَّ
اللَّهَ يَغْفِرُ
الذُّنُوبَ جَمِيعًا
إِنَّهُ
هُوَ الْغَفُورُ
الرَّحِيمُ
Thuaj: O robėt e Mi, qė e keni ngarkuar veten me shumė gabime,
mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, sepse vėrtet Allahu i fal tė
gjitha mėkatet. Ai njėmend fal shumė dhe ėshtė mėshirues. (Ez-Zumer,
53)
Kėto pėrgjigje aq tė shpejta dhe aq tė
mprehta zgjuan kureshtjen e Omerit r.a. dhe pa njė pa dy iu drejtua
delegacionit tė karvanit: Nė mesin tuaj sigurisht gjendet Abdullah ibn
Mesudi!, dhe kėtė ata ia pohuan.[25]
Omeri r.a. nga kėto pėrgjigje kishte
kuptuar se ishin pėrgjigje tė njė alimi tė madh, dhe e diti mirė se ai mund tė
ishte vetėm Abdullah ibn Mesudi.
Abdullah
Ibn Mesudi pas Ibni Abbasit, vjen i dyti nė radhė prej ashabėve tė Pejgamberit
a.s. pėr transmetimet e tij nė tefsir. Nga Ibni Mesudi ka mė shumė transmetime
sesa nga Aliu r.a.
Banorėt
e Kufės patėn fatin mė tė madh tė merrnin njohuri prej tij, pasi njė kohė tė
gjatė qėndroi nė mesin e tyre. Shumė prej nxėnėsve tė tij pėrhapėn dijen e Ibni
Mesudit anekėnd Botės Islame, madje nė histori janė tė njohur nxėnėsit e
shkollės sė Ibni Mesudit.
Meqenėse
transmetimet prej tij nė lėmin e tefsirit janė tė shumta, ėshtė e natyrshme qė
edhe rrugėt e transmetimit deri tek ai tė jenė po ashtu tė shuma. Disa prej
tyre janė tė shėndosha dhe besnikėrisht tė transmetuara, e disa prej tyre janė
pak mė tė dobėta.
Rrugėt e pranueshme tė transmetimeve nga
Ibn Mesudi:
1. Rruga
e transmetimit nėpėrmjet Sulejman el Aėmeshit nga Ebi Duha, ky nga Mesruku e
ky nga Ibni Mesudi. Kjo ėshtė rruga mė e saktė e transmetimit nga Ibni
Mesudi. Imam Buhariu ėshtė mbėshtetur nė tė mė sė shumti nė Sahihun e tij.
2. Rruga
nėpėrmjet Muxhahidit, nga Ebi Muameri e ky nga Ibni Mesudi, dhe kjo po ashtu
ėshtė prej rrugėve tė pranuara ku nuk ka dobėsi. Buhariu ėshtė mbėshtetur po
ashtu edhe nė kėtė rrugė tė tranmsetimit nga ai.
3. Rruga
nėpėrmjet Aėmeshit nga Ebi Vaili, e ky nga Ibni Mesudi . Edhe kjo ėshtė njė
prej rrugėve tė shėndosha nė transmetim nga Ibni Mesudi. Buhariu e ka shfrytėzuar
edhe kėtė rrugė transmetimi nga ai.
4. Rruga
e transmetimit nėpėrmjet Ismail bin Abdullahut (Es-Suddi el Kebir), ky nga
Murre el Hemdani e ky nga Ibni Mesudi.
Nėpėrmjet
kėsaj vije kanė transmetuar Hakimi nė Mustedrekun e tij si dhe Ibn Xherir et Taberiu
nė tefsirin e tij.
Rrugėt jo tė preferuara tė transmetimit
nga Ibn Mesudi:
1. Rruga
e transmetimit qė shkon nėpėrmjet Ebi Rrevkit nga Dahhaku e ky nga Ibni
Mesudi, nuk ėshtė e preferueshme, sepse Dahhaku nuk e ka takuar Ibni Mesudin,
kėshtu qė ka shkėputje nė mes tyre, ani pse Ibni Xheriri transmeton edhe
nėpėrmjet kėsaj vije transmetimi.
ALI IBN
EBI TALIB r.a. (vdiq 40 h.)
Biografi e shkurtėr
Ky ėshtė Ali ibn Ebi Talib bin
Abdul Muttalib. Ėshtė njėri prej dhjetė tė pėrgėzuarve me Xhennet, dhe ėshtė
halifi i katėrt prej hulefai rrashidinėve. Ėshtė djalė axhe i Pejgamberit a.s..
Njihet edhe me ofiqin Ebul Hasen.
Islamin
e pranoi qysh kur ishte fėmijė, dhe, meqenėse u rrit nė shtėpinė e Pejgamberit
a.s., ishte shumė e natyrshme qė tė brumosej me idealet mė tė larta. Edukimi i
tij ishte nė frymėn e Kuranit dhe pranė ngrohtėsisė sė familjes sė Pejgamberit
a.s.. Mori pjesė nė tė gjitha betejat qė zhvilloi i Dėrguari i Allahut pėrveē
asaj tė Tebukut, kur Pejgamberi a.s. e la zėvendės tė tij nė Medinė.
Afėrsia
farefisnore me tė Dėrguarin a.s., si dhe edukimi nė shtėpinė e tij, i mundėsuan
Aliut r.a. qė tė arrinte dituri tė madhe, saqė tė konsiderohet si njė oqean i
pafund i dijes, i guximit dhe i trimėrisė. Ishte autoritet i pakontestueshėm nė
nxjerrjen e dispozitave nga Libri i Allahut.
I
Dėrguari a.s., kur ia besoi punėn e kadiut nė Jemen, u lut pėr tė me fjalėt: O Zot, dhuroji urtėsi nė oratori dhe
udhėzoje zemrėn e tij.
I
Dėrguari i Allahut e donte sė tepėrmi Aliun r.a., saqė i kishte thėnė: Ti pėr mua je sikurse Haruni pėr Musanė,
pėrveēqė pas meje nuk ka mė pejgamber (tė dėrguar) [26]
Kur
Pejgamberi a.s. i vėllazėroi ashabėt nė mes tyre, i tha atij: Ti je vėllai im nė kėtė botė dhe nė
Ahiret.[27]
Aliu
r.a. ishte njeri i guximshėm dhe luftėtar i paepur e sypatrembur. Nė ditėn e
ēlirimit tė Hajberit, kur tė gjithė ashabėt po pritnin pa durim se kujt do ti
jepej flamuri udhėheqės, pasi qė Pejgamberi a.s. kishte thėnė: Flamurin do tia jap njė njeriu qė e do
Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, po edhe Allahu dhe i Dėrguari i Tij e duan atė,
dhe nėpėrmjet duarve tė tij Allahu do tua mundėsojė fitoren muslimanėve,
dhe tė gjithė ashabėt po pritnin pa durim se kush do tė ishte ky fatlum, kur i
Dėrguari i Allahut tha: Ma thirrni
Aliun, dhe atij ia dorėzoi
flamurin
[28]
Allahu
xh.sh. i dhuroi Aliut r.a. zgjuarsi tė paparė, kėshtu qė vendimi i tij pėr
ndonjė ēėshtje tė fesė pėrherė merrej nė konsideratė. Ishte burim i dijes edhe
pėr shumicėn e ashabėve tė Pejgamberit a.s.
Ja dėshmitė
e disa prej tyre pėr tė:
Transmetohet
nga Ibni Abbasi tė ketė thėnė: Kėto njohuri tė tefsirit qė i kam pėr Librin
e Allahut, i kam marrė nga Aliu.
Rrėfen
Abdullah ibn Mesudi dhe thotė: Bisedonim ndėrmjet nesh me ashabėt dhe
pėrfunduam se gjykuesi mė i mirė i ēėshtjeve tė fesė nė Medinė, ėshtė Aliu
r.a.
Transmeton
Muameri nga Vehbe bin Abdil-lah bin ebi Tufejl tė ketė thėnė: Kam qenė
dėshmitar nė njė ligjėratė tė Aliut, kur ai ka thėnė: Pėr Zotin, nuk ka
pyetje qė tė ma parashtroni, e tė mos ju pėrgjigjem. Mė pyetni pėr Librin e
Allahut, se pėr Zotin nuk ka ajet nė Kuran qė ka zbritur e tė mos e di se a ka
zbritur natėn apo ditėn, nė tokė apo nė det.[29]
U vra nė
Kufė nga dora e havarixhit Abdurrahman bin Melxhem, nė vitin 40 pas hixhretit,
nė moshėn 63 vjeē.
Nė
lidhje me komentimin e ajetit 67 tė kaptinės Ez-Zuhruf:
Atė ditė shokėt e ngushtė do tė jenė armiq tė
njėri-tjetrit, pėrveē atyre qė ishin tė sinqertė nė miqėsi
transmetohet
nga Aliu r.a. tė ketė thėnė: Janė dy besimtarė shokė tė ngushtė mes vete
dhe dy pabesimtarė po ashtu shokė tė ngushtė mes vete. Njėri prej dy shokėve
besimtarė vdes dhe pėrgėzohet me Xhennet. Ai nė ato ēaste tė pėrgėzimit e
kujton shokun e vet nė kėtė dunja dhe thotė: O Zoti im! Vėrtet shoku im filani
mė ka urdhėruar (kėshilluar) qė tė tė respektoj Ty dhe tė Dėrguarin Tėnd. Mė
urdhėronte nė punė tė mira dhe mė ndalonte nga tė kėqijat. Mė pėrkujtonte
vazhdimisht se unė do tė tė takoja Ty. Prandaj o Allah mos e humb atė dhe
mundėsoja ta shohė kėtė qė mua ma dėftove. Jij i kėnaqur ndaj tij ashtu siē
ishe i kėnaqur ndaj meje. Atėherė i thuhet atij: Shko, sepse po ta dije se
ēfarė mirėsish ka ai shok i yti tek
Unė, do tė gėzoheshe (qeshje) shumė dhe do tė qaje pak. Pastaj edhe ai shoku i
mirė besimtar qė ishte nė dunja, vdes, dhe Allahu i bashkon shpirtrat e tė dyve
dhe u thuhet: Le ta pėrshėndesė secili prej jush njėri-tjetrin, dhe kėta tė dy
i thonė njėri-tjetrit: Vėrtet ishe vėlla, shok dhe mik i mirė.
Ndėrsa
kur tė vdes njėri prej atyre dy shokėve pabesimtarė dhe i dėftohet se ėshtė
banor i Xhehennemit, atėherė e kujton shokun e Tij dhe thotė: O Zot, Shoku im
filani, mė urdhėronte (kėshillonte) nė mėkate ndaj Teje, dhe ndaj tė Dėrguarit
Tėnd. Mė urdhėronte nė punė tė kėqija dhe mė ndalonte nga punėt e mira.
Gjithnjė mė thoshte se unė nuk do tė tė takojė Ty. Prandaj o Zot, tė lutem mos
e udhėzo atė pas meje, derisa tia dėftosh atė qė mua ma dėftove, dhe tė
hidhėrohesh ndaj tij ashtu siē u hidhėrove ndaj meje. Ndėrkohė, vdes edhe ai
pabesimtari qė ende ishte nė jetėn e dunjasė, dhe Allahu i bashkon shpirtrat e
tė dyve dhe u thuhet: Tash drejtojuni njėri-tjetrit se ēfarė keni pėr ti
thėnė, dhe secili prej tyre i thotė tjetrit. Vėrtet ishe vėlla, shok dhe mik i
keq[30]
Rrugėt e transmetimit nga Aliu
r.a.
Meqenėse Aliu r.a. ishte njeri
me peshė dhe i rėndėsishėm, sepse ishte edhe anėtar i familjes profetike,
pastaj halife i muslimanėve e nė anėn tjetėr edhe komandant i shquar ushtarak,
dhe, mbi tė gjitha kėto, ishte dėshmitar i zbritjes sė Kuranit nė shtėpinė e
Pejgamberit a.s., prandaj ėshtė shumė e natyrshme qė shumė transmetime nė
tefsir ti mvishen emrit tė tij.
Nė anėn
tjetėr, Gulatu Shiah- Shiinjtė
ekstrem, pėrpiqeshin tė pėrfitonin nė emėr tė tij, dhė pėr kėtė trilluan aq
shumė gjėra nė llogari tė Aliut, saqė dijetarėt patėn njė detyrė mjaft delikate
dhe tė vėshtirė tė sqaronin rrugėt e shėndosha tė transmetimeve nga ai.
Kjo
ishte arsyeja qė dijetarėt mė tė shumtėn e rasteve i hodhėn poshtė transmetimet
nga Aliu, pėrveē nėse transmetimet ishin nėpėrmjet rrugėve tė shėndosha nga
aspekti i vargut tė isnadit deri tek Aliu.
Rrugėt e besueshme tė transmetimit nga
Aliu r.a.
1. Rruga
e transmetimit nėpėrmjet Hishamit nga Muhammed bin Sirini, ky nga Abide e
Selmani e ky nga Aliu.
Nga ky
varg transmetuesish ka marrė Buhariu nė Sahihun e tij.
2. Rruga
nėpėrmjet Ibni ebil Husejn, nga Ebi Tufejli e ky nga Aliu.
Edhe kjo
rrugė transmetimi ėshtė e saktė dhe kėtė e ka shfrytėzuar Ibni Ujejne nė
tefsirin e tij.
3. Rruga
nėpėrmjet Zuhriut nga Ali Zejnul Abidin, ky nga babai i tij Husejni e ky nga
babai i tij Aliu r.a.
Kjo
rrugė transmetimi ėshtė shumė e saktė dhe e sigurt, por nuk ėshtė aq e afirmuar
pėr shkak tė trillimeve qė i janė mveshur Ali Zejnul Abidinit, sepse ishte
pasardhės i Ehli Bejtit dhe shiinjtė e keqpėrdorėn tej mase emrin e tij duke trilluar
gjėra tė paqena pėr Aliun. Kjo ka ndikuar qė dijetarėt tė jenė mė tė rezervuar
kur ėshtė fjala pėr kėtė rrugė transmetimi deri tek Aliu r.a.
UBEJJ BIN KABI r.a. (vdiē 32
h.)
Biografi e shkurtėr
Ky ėshtė Ubejj bin Kab bin Kajs
el Ensarij el Hazrexhij.
Me prejardhje ishte hebre nga
Jethribi (Medina e ardhshme) dhe ishte njėri ndėr priftėrinjtė e hebrenjve tė
Jethribit. Megjithėkėtė, zemra e tij kurrsesi tė prehej nė besimin e devijuar
nga hebrenjtė, prandaj me net tė tėra meditonte si tė gjente rrugėdalje nga ky
lėmsh i anktheve qė e kishin kapluar. Njė natė derisa endej rrugėve tė
Jethribit, fsheruazi dėgjoi njė dialog nė shtėpinė e Sad bin Rrebiut, se njė i
dėrguar i Zotit ishte shfaqur nė Mekė dhe thėrriste nė Islam. Dhe kjo ishte e
mjaftueshme qė Ubejji menjėherė ta shfaqte Islamin e tij, ti bashkėngjitej
delegacionit tė medinasve qė tė merrte pjesė nė Beslidhjen e parė tė Akabės, me
Resululahun s.a.v.s. Tashmė kontaktet ishin tė vazhdueshme dhe, pas emigrimit
tė Resulullahut nė Medinė, ai ishte si njė hije e pandashme e tij. Kjo zaten
ishte shkak qė ai tė ishte shumė i afėrt dhe i dashur tek Muhammedi a.s.,
meqenėse i Dėrguari i Allahut kishte parė tek ai zgjuarsinė dhe sinqeritetin e
njė besimtari tė devotshėm. Ai madje ia besoi tė ishte edhe njėri prej
shkruesve tė Vahjit. Mori pjesė nė tė gjitha luftėrat qė zhvilloi i Dėguari i
Allahut, nė Bedėr, Uhud, nė luftėn e Hendekut, nė ēlirimin e Mekės etj.
Nė lidhje me vitin e vdekjes sė
tij, ka mospajtime ndėr historianėt. Disa thonė se ai vdiq nė vitin 22 h., por
ėshtė mė i saktė mendimi se ai ka vdekur nė vitin 32 h. nė kohėn e sundimit tė
Osmanit r.a.. Nė lidhje me vdekjen e tij kemi njė transmetim nga Ibn Damureh, i
cili thotė: I kam parė banorėt e Medinės duke shkuar turma-turma nėpėr rrugė, dhe pyeta: Ēėshtė puna
e kėtyre njerėzve, nga shkojnė kėta? Atėherė njėri mė pyeti:
-
A nuk je banor i Medinės?
-
Jo, - ia ktheva unė, - thotė Ibn Damureh. Atėherė ai person mė tha: Sot ka
vdekur zotėria i muslimanėve, Ubejj bin Kabi.
Pejgamberi
a.s. e quajti me ofiqin Ebul Mundhir, kurse Omeri r.a. me ofiqin Ebu
Tufejl.
Pejgamberi
a.s. pėr tė ka thėnė: Mė i miri prej
jush nė lexim tė Kuranit ėshtė Ubejji, kurse Omeri r.a. e lavdėroi me fjalėt: Ubejji ėshtė zotėria i muslimanėve, sepse ai vėrtet ishte zotėri i lexuesve tė Kuranit.
Nė
hadithin tw cilin e kemi pwrmendur edhe tek Abdullah ibn Mesudi, i Dėrguari i
Allahut ka thėnė: Merreni Kuranin prej
4 vetave: prej Abdullah Ibn Mesudit, Salimit, Zejd bin Thabitit dhe Ubejj bin
Kabit.
Njė ditė i Dėrguari i Allahut iu
drejtua Ubejjt me fjalėt: Allahu mė ka urdhėruar qė tė ta lexoj ty kaptinėn
El-Bejjineh (Lem jekuni lledhine keferu min ehlil kitabi hatta
teėtihumul bejjineh
). Atėherė Ubejji, i emocionuar, i tha: A tė ka
urdhėruar Allahu xh.sh. qė personalisht tė ma lexosh mua? Dhe, kur i Dėrguari i
Allahut ia pohoi njė gjė tė tillė, ai qau nga gėzimi pėr kėtė nder dhe
privilegj tė madh.[31]
-Njė ditė tjetėr, derisa i
Dėrguari i Allahut ishte duke falur namaz, iu ngatėrrua njė ajet, dhe pas
pėrfundimit tė namazit, iu drejtua Ubejjit: A u fale me ne? Po, - ia
ktheu Ubejji.
-Atėherė ētė pengoi qė tė
reagoje (me pėrmirėsim), ia ktheu i Dėrguari i Allahut.[32]
Kjo mbase ėshtė dėshmia mė e
fortė pėr respektin e madh qė gėzonte ky tek Resulullahu s.a.v.s..
- Derisa ishin duke ndenjur nė
njė tubim, i Dėrguari i Allahut iu drejtua Ubejjit: Cili ėshtė ajeti mė
madhėshtor nė Kuran, o Ubejj? Ky pa hamendje i tha: Allahu ėshtė
Njė, nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij. Ai ėshtė mbikėqyrės i pėrhershėm dhe i
pėrjetshėm. Atė nuk e kap as kotje e as gjumė
deri nė fund tė ajetit 255
tė kaptinės El-Bekare (Tesbih dova, shėnim yni). Atėherė i
Dėrguari i Allahut i kėnaqur nga njė pėrgjigje e tij, u lut pėr tė dhe tha: Ty
do tė tė lehtėsohet dituria, o Eba Mundhir. [33]
Gjatė kohės sė hilafetit tė
Omerit r.a. dhe me propozimin e tij, meqenėse ishte mė i dijshmi i kėtij Ymeti
nė leximin e Kuranit, pėr ēgjė kishte dėshmuar edhe vetė Pejgamberi a.s.,
ishte imami i parė qė u priu muslimanėve nė faljen e namazit tė teravive me
xhemat.
Ishte po
ashtu njohės i thellė i dispozitave tė Sheriatit. Transmetohet nga Shabiu tė
ketė thėnė: Prej ashabėve tė Pejgamberit a.s., qė merreshin me gjykimin e
ēėshtjeve, ishin 6 veta: Omeri, Aliu, Abdullah ibn Mesudi, Ubejj bin Kabi,
Zejd bin Thabiti dhe Ebi Musa el-Eshariu.
Ubejji,
si theksuam mė parė, para se tė hynte nė Islam, ushtronte detyrėn e
priftit-murgut ēifut dhe ishte nė dijeni tė plotė pėr pėrmbajtjen e librave tė
vjetėr, si Tevrati, Inxhili etj.
Njohuritė e mėparshme pėr librat
e mėhershėm i zgjeroi pastaj edhe me njohuritė rreth Kuranit, kėshtu qė ishte
njohės i pėrpiktė i ajeteve nasih dhe mensuh, pastaj pėr shkaqet
e zbritjes sė ajeteve ose sureve, radhitjen e kaptinave kuranore etj.
- Nė
lidhje me ajetin kuranor:
كَانَ النَّاسُ
أُمَّةً وَاحِدَةً
فَبَعَثَ اللَّهُ
النَّبِيِّينَ
مُبَشِّرِينَ
وَمُنذِرِينَ
وَأَنزَلَ مَعَهُمْ
الْكِتَابَ بِالْحَقِّ
لِيَحْكُمَ بَيْنَ
النَّاسِ فِيمَا
اخْتَلَفُوا فِيهِ
Njerėzit ishin
njė popull (tė
fesė sė natyrshme islame-fitres)
e (kur u
pėrēanė) Allahu dėrgoi
pejgamberė pėrgėzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte tė
sakta, pėr tė gjykuar pėr atė qė u kundėrshtuan ndėrmjet veti
(El-Bekare, 213)
Ubejji ka thėnė: I gjithė
njerėzimi ishte njė Ymet i vetėm kur shpirtrat u paraqitėn para Allahut dhe iu
bindėn vetėm Atij se e njohin pėr Zot. Mirėpo, pas Ademit a.s., ata u ndanė nė
shumė grupe dhe shumė prej tyre devijuan nga e vėrteta. Kjo ishte arsyeja qė
Allahu xh.sh. tė dėrgonte vazhdimisht pejgamberė pėr tua tėrhequr atyre
vėrejtjen.
-
Nė lidhje me ajetin 77 tė kaptinės El-Furkan:
قُلْ مَا
يَعْبَأُ بِكُمْ
رَبِّي لَوْلَا
دُعَاؤُكُمْ
Thuaj:
Zoti im as nuk do tė kujdesej pėr ju, sikur tė mos ishte lutja juaj (kur gjendeni nė vėshtirėsi
),
Ubejji
ka thėnė (komentuar): Kjo ėshtė lufta nė Ditėn e Bedrit.
Ndėrsa
nė lidhje me komentimin e ajetit 164 tė kaptinės El-Bekare
وَتَصْرِيفِ
الرِّيَاحِ
nė qarkullimin e erėrave
",
transmetohet
nga Ubejji tė ketė thėnė: Sa herė qė ėshtė pėrdorur fjala Er-Rijah
nė Kuran, nėnkupton mėshirėn, kurse sa herė qė ėshtė pėrdorur Er-Rrihu
nėnkupton ndėshkimin.[34]
Sikur edhe tek tre tė parėt, po
ashtu edhe emrit tė Ubejjit iu mveshėn shumė transmetime tė paqena nė tefsir,
kėshtu qė dijetarėt me anė tė hulumtimeve serioze, disa prej kėtyre rrugėve tė
transmetimit i konstatuan si tė shėndosha dhe tė besueshme.
1. Rruga
e transmetimit nėpėrmjet Ebi Xhafer er-Rraziut nga Rrebiė bin Enesi, ky nga
Ebu Alijete e ky nga Ubejj bin Kabi.
Kjo
rrugė ėshtė shumė e saktė nė vargun e transmetuesve, dhe e kanė shfrytėzuar
Hakimi nė Mustedrekun e tij si dhe imam Ahmed ibn Hanbeli nė Musnedin e tij.
Shumė prej transmetimeve tė tij, janė nxjerrė mu nga kjo rrugė.
2. Rruga
e transmetimit nėpėrmjet Vekiut nga Sufjani, ky nga Abdullah bin Muhammed bin
Akili, ky nga Tufejl bin Ubejji e ky nga babai i tij Ubejj bin Kabi.
Kėtė
rrugė e ka shfrytėzuar po ashtu Imam Ahmed ibn Hanbeli nė Musnedin e tij, ani
pse pėr njėrin prej transmetuesve nė kėtė varg, mė saktėsisht pėr Abdullah bin
Muhamed bin Akilin, fliten disa fjalė pėr saktėsinė e hifzit (memories) sė tij,
edhe pse nga dijetarėt konsiderohet si i besueshėm.
***
Kėta janė 4 nga ashabėt mė tė
njohur pėr rivajete nga tefsiri, megjithėse edhe tė tjerėt kanė transmetime,
por mė tė pakta.
Nuk mund tė mos pėrmenden nė
kėtė rast emrat e Enes bin Malikut, Abdullah ibn Omerit, Ebu Hurejres, Xhabir
bin Abdullahut, Abdullah bin Amr ibnul Asit, Muadh bin Xhebelit, Aishes r.a.
etj., tė cilėt kanė po ashtu disa transmetime shumė tė vlefshme nė lėmin e
tefsirit.
[1] Transmeton Muslimi nė kapitullin Fedailus-Sahabeh Kreu: Ndalimi i sharjes sė ashabėve 4/1964.
[2] Shih Mukaddime li Ibni Haldun, fq. 489, Kajro 1327 h.
[3] Dr. Muhammed Husejn edh-Dhehebi Et-Tefsiru vel Mufessirune, vėll. I, fq. 84, Kajro 1985.
[4] Po aty, fq. 113
[5] Dr. Abdullah Shehate. Ulumu-t-Tefsir, fq. 17, Kajro 2001.
[6] Dr. Xhemal Mustafa Abdulhamid en-Nexh-xhar Menahixh tefsirijje, fq. 155-158, Kajro, 2000.
[7] Shih El Mustedrek tė Hakimit, vėll. I-rė, fq. 13.
[8] Ibn Tejmije Mukaddime fi Usuli-tTefsir, fq. 93.
[9] Imam Xhelaluddin Es-Sujuti El Itkanu fi Ulumil Kuran, vėll. 2, fq. 412 , Bejrut 1987
[10] Dr. Hasen Junis Hasen Abidu Dirasat ve mebahith fi tarihi-t-tefsir ve menahixhi-l-mufessirin, fq. 35, Kajro 1992
[11] Transmeton Buhariu nė kapitullin Mbi biografinė e Ibni Abbasit (2/306)
[12] Transmeton Bejhekiu nė Ed-Delail
[13] Ulumu-t-Tefsir, fq. 153, Kajro 2001
[14] Nė lidhje me kėta shembuj tė komenteve tė Ibn Abbasit shih: Ulumu-t-Tefsir, fq. 155-156
[15] El Itkanu fi Ulumil Kuran vėll. II, fq. 415.
[16] El Itkanu fi Ulumil Kuran, vėll. II fq. 416
[17] Dr. Abdul Munim en-Nimr, Ilmu-t-Tefsir, fq.26, Kajro-Bejrut 1985.
[18] Dr. Xhumah Ali Abdulkadir Zadu-r-Rragibin fi menahixhil mufesirin, fq. 22 , Kajro 1986.
[19] Et-Tefsir vel Mufessirune, vėll. I, fq. 84, Kajro 1985.
[20] Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi Marifetul Kurraė el Kibar ala et- Tabekati vel Aėsar, vėll. I, fq. 34, Bejrut 1404 h.
[21] Dirasat ve mebahith , fq. 41, (Buhariu 2/307) dhe (Muslimi (16/18)
[22] Ulumu-t-Tefsir, fq. 155-156
[23] Et-Tefsir vel Mufessirune, vėll. I, fq. 85.
[24] Muhammed Abduladhim Ez-Zerkani Menahilil Irfan fi Ulumil Kuran, vėll. II, fq. 18< Kajro-Bejrut 1980.
[25] Abdurrahman Rafet el Basha Fragmente nga jeta e sahabėve, pjesa II, fq. 24-25, Prishtinė, 1996.
[26] Muttefekun alejhi; (Buhariu 2/299 dhe Muslimi 15/176).
[27] Et-Tefsir vel mufessirune, vėll. I, fq. 88
[28] Muttefekun alejhi; (Buhariu 2/299 kreu mbi biografinė e Aliut r.a.), dhe (Muslimi 15/176, kreu mbi vlerėn e Aliut r.a.)
[29] Dirasat ve mebahith , fq. 45
[30] Dr. Muhammed Abdurrahim Tefsiru-s-Sahabeti, fq, 17, Kajro 1991
[31] Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi
[32] Transmeton Ebu Davudi
[33] Transmeton Muslimi
[34] Tefsiru-s-Sahabeti, fq, 19.