O ju qė keni
besuar, kėrkoni ndihmė me durim e me falje (namaz) se vėrtet Allahu ėshtė me durimtarėt. E
pėr ata qė u mbytėn nė rrugėn e Allahut mos thoni:janė tė vdekur, Jo, ata janė
tė gjallė, por ju nuk kuptoni (gjallėrinė e tyre). Ne do tju sprovojmė me diēka prej frikės, me uri, me ndonjė humbje nga
pasuria e nga jeta e edhe nga frytet (fėmijėt), po ti jepju myzhde durimtarėve, tė cilėt kur i godet ndonjė fatkeqėsi
thonė: Ne jemi tė Allahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi. Tė tillėt janė qė te
Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė
rrugėn e drejtė. (El Bekare 153-157)
Allahu i
plotfuqishėm e krijoi njeriun si krijesėn mė tė pėrsosur dhe ia besoi
mėkėmbėsinė mbi sipėrfaqen e Tokės. E dalloi prej tė gjitha krijesave tė tjera
me dhuntinė e tė menduarit e tė logjikuarit, duke e lėnė tė lirė nė ēdo veprim
tė tij.
Ishte kjo
drejtėsia absolute hyjnore qė askujt tė mos i imponojė asgjė, por secili njeri
nė bazė tė veprave tė tij ta meritojė o shpėrblimin o ndėshkimin e Tij.
Amanetin
dhe barrėn e rėndė tė kėtij misioni kaq tė vėshtirė, tė cilin e refuzuan qiejtė
e toka, e mori pėrsipėr njeriu, sepse vėrtet meritoi pėrkujdesjen dhe mėshirėn
e Allahut.
Nisur nga
kjo, Allahu xh.sh. i dėrgoi njerėzimit, pejgamberė dhe libra tė shenjtė vetėm e
vetėm qė njeriu tė mos e humbas rrugėn e udhėzimit hyjnor.
Afrinė
dhe mėshirėn e Allahut besimtari i vėrtetė e i sinqertė e has nė ēdo moment kur
ėshtė i gėzuar, por edhe kur ėshtė i dėshpėruar. Mu pėr kėtė arsye, Allahu
xh.sh. stolisi moralin e muslimanit edhe me njė cilėsi qė njėherit ėshtė edhe
atribut i Tij me sabėr (durim).
Nė jetėn
tonė pesimizmi dhe humbja e shpresės nuk kanė vend. Ato janė cilėsi tė
shejtanit, i cili u largua nga mėshira e Allahut xh.sh., vetėm pėr shkak tė
kryeneqėsisė dhe arrogancės sė shprehur ndaj urdhrave tė tė Lartmadhėrishmit.
Ska
dyshim se jeta janė nė kėtė botė ėshtė njė sprovim i rėndė, sprovim qė duhet tė
na kalitė e tė na e forcojė edhe mė tepėr imanin e tė mos na e dobėsojė
shpresėn e tė na e thyejė moralin. Mbi tė gjitha besimtari duhet tė gjejė forcė
e durim pėr tė pėrballuar ēdo vėshtirėsi a pengesė nė rugėn e gjatė tė
realizimit tė shpresave dhe idealeve tė veta.
Koment:
O ju qė keni besuar,
kėrkoni ndihmė me durim e me falje (namaz) se vėrtet Allahu ėshtė me durimtarėt
Ajeti nė
fjalė ėshtė njė mesazh i ēiltėr hyjnor drejtuar besimtarėve tė vėrtetė pėr ti
vėnė nė dijeni se zemrat dhe mendjet e tyre duhet ti kenė gjithmonė tė lidhura
te mėshira e pakufishme e Allahut, sepse vetėm Ai e meriton adhurimin e vėrtetė
dhe se vetėm prej Tij kėrkohet ndihma pėr tė pėrballuar ēdo tė papritur a
fatkeqėsi. Nė Kuran thuhet:
Vetėm Ty tė
adhurojmė dhe vetėm prej Teje kėrkojmė ndihmė ! (El Fatiha, 4)
Ai qė u
pėrmbahet kėtyre normave do tė jetė i shpėtuar nė kėtė botė dhe i shpėrblyer e
i graduar nė botėn tjetėr.
Meqė Allahu
i plotfuqishėm e di se sfidat e jetės nė
kėtė botė janė tė vėshtira e tė rėnda pėr njeriun, Ai qysh nė fillim i
pėrforcon zemrat tona me kėshilla pėrplot mėshirė e dhembsuri, duke na dėftuar
se shpėtimi i vetėm ėshtė kėrkimi i ndihmės prej Tij me durim dhe me namaz. Nė
durim ka ngadhėnjim, nė namaz ka shpėtim, e kur kėto dy cilėsi e stolisin
shpirtin e besimtarit, kjo atėherė shpie deri nė triumfin e vėrtetė ndaj
forcave tė errėta djallėzore.
Kjo tregon
pėr vlerėn dhe rėndėsinė e tij jetike
pėr karakterin e besimtarit, ngase Allahu xh.sh. e di se rruga e udhėzimit
hyjnor kėrkon pėrpjekje tė vazhdueshme pėr ti pėrballuar tė gjitha
vėshtirėsitė.
Lufta e vazhdueshme
nė mes engjėllores dhe djallėzores njeriun gjatė jetės nė kėtė botė shpeshherė
e ballafaqon me sfida tė papritura, tė cilat mund tė pėrballohen vetėm me sabėr
tė vėrtetė. Por nėse fatkeqėsitė dhe dėshpėrimet zgjasin, njeriu mund tė humbė
ndonjėherė edhe durimin e tė ligėshtohet, nėse nuk e ka pranė vetes edhe njė
shtytės tjetėr ndihmės. Mu pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. ia ka bashkangjitur
durimit edhe namazin, i cili si ndihmėtar kurrė nuk tė lė nė baltė. Namazi
ėshtė elani dhe forca qė ripėrtėrit dhe ēelnikos vullnetin e njeriut, ėshtė njė
lidhje qė kurrė nuk mund tė shkėputet-kjo ėshtė lidhj me Allahun xh.sh.- Urvetul vuthka. Nė namaz prehet e
qetėsohet shpirti, dhe ēdo gjymtyrė e ndien kėtė. Namazi ėshtė sikur pika e
vesės qė freskon petalet e lules sė vyshkur, ėshtė njė rilindje e shpresave tė
zemrave tė thyera e tė lodhura nga vėshtirėsitė.
Durimi
(sabri) si armė e fortė e besimtarit ėshtė pėrmendur nė Kuran nė 70 e ca
vende. Sa pėr ilustrim do ti cekim vetėm disa prej kėtyre ajeteve:
Ajo qė e
keni pranė vetes ėshtė e pėrkohshme, e ajo qė ėshtė te Allahu ėshtė e
pėrjetshme. E ne do tu japim atyre qė ishin tė durueshėm shpėrblimin mė tė
mirė tė asaj qė vepruan - ( En Nahl, 96)
O ju
besimtarė, bėni durim, bėhuni tė qėndrueshėm kundėr armikut, rrini tė
pėrgatitur dhe, qė tė shpėtoni, ruajuni dėnimit tė Allahut - (Ali Imran, 200)
Nė kėtė
kontekst edhe Pejgamberi a.s. thotė:
Durimi ėshtė gjysma e besimit, pastaj, Durimi ėshtė thesar prej thesarėve tė
xhenetit.
Transmetohet
nga Suhejb en Rrumi tė ketė thėnė:
Ka thėnė i
Dėrguari i Allahut: Ėshtė e ēuditshme
ēėshtja e besimtarit, ēdo vepėr e tij i sjell mirėsi. Nėse e arrin ndonjė e
mirė (kėnaqėsi) e falėnderon Allahun dhe kjo ėshtė gjė e mirė pėr tė, po nėse e
godet ndonjė fatkeqėsi, bėn durim (sabėr) dhe po ashtu fiton mirėsi.
Fjalėt e
fundit nė ajet: ...Vėrtet Allahu ėshtė me durimtarėt do tė thonė se Allahu
xh.sh. ėshtė me durimtarėt, i pėrkrah, i pėrforcon, i shoqėron dhe nuk i lė tė
kalojnė tė vetmuar nėpėr rrugėn e sprovave tė vėshtira, meqė e di se mundėsitė
psiko-fizike tė njeriut janė tė kufizuara.
Ai qė
Allahun e ka pranė (me vete), athua kush mund tė jetė kundėr tij? Ai qė e gjen
vetėm pranė mėshirės sė Allahut, athua mund tė humbė ndonjėherė ?!. Ai qė
pėrballon sfidat dhe tė papriturat, me iman dhe pėrkushtim tė plotė, duke bėrė
sabėr dhe duke falur namaz, ai vėrtet i ka tė hapura dyert e mėshirės hyjnore.
Njė thėnie
arabe thotė: Duro ndaj intrigave tė
intrigantėve (tė cilėt bėjnė kurtha e dredhi), sepse durimi yt ėshtė vrastar
pėr ta. Ndodh qė zjarri nganjėherė ta hajė (djeg) vetveten, po qe se nuk gjen
diēka pėrpara qė ta pėrpijė.
Kėtu shihet
se ekziston durimi ndaj kurthave tė intrigantėve, por mund tė ndodhė qė armiku
tė jetė dinak dhe durimin e besimtarit ta keqpėrdorė dhe ta konsiderojė si
dobėsi, kėshtu qė i vėrsulet dhe e sulmon edhe mė me ashpėrsi.
Pėr kėtė
Allahu xh.sh. thotė: Edhe ata qė i godet e padrejta, i kundėrvihen - (Esh
Shuura, 39).
Por, qė tė
ketė ngadhėnjim tė vėrtetė patjetėr duhet tė ketė edhe flijim, sepse vetėm
kėshtu arrihet qėllimi, fitohet liria, plotėsohet imani.
Allahu
xh.sh. thotė: A mos menduat ju se do tė hyni nė Xhenet, e Allahu pa e ditur (pa u vėrtetuar nė praktikė) se cilėt prej jush kanė luftuar dhe pa e
ditur se cilėt prej jush ishin tė durueshėm - (Ali Imran, 142)
Rruga deri
te arritja e sė vėrtetės dhe e kuptimit tė drejtė tė misionit tė njeriut nė
kėtė jetė ėshtė e shtruar me durim dhe xhihad, ėshtė e stolisur anekėnd me
gjakun e shtrenjtė tė dėshmorėve.
Nėse nė
durim ka jetė tė shpirtrave, atėherė nė flijim (rėnie dėshmor - shehidllėk) ka
jetė tė plotė, ēiltėrsinė, pastėrtinė dhe dlirėsinė e sė cilės nuk mund ta
pėrlyejė asgjė.
Pėr kėtė
arsye Allahu xh.sh. nė vazhdim thotė:
E pėr ata qė u mbytėn nė
rrugėn e Allahut mos thoni: janė tė vdekur, Jo, ata janė tė gjallė, por ju nuk
kuptoni (gjallėrinė e tyre)
Lufta pėr lartėsimin e idealeve
islame, pėr lartėsimin e fjalės sė Allahut, kėrkon flijime, e dėshmorėt qė
flijohen pėr kėto ideale janė njerėzit mė tė dashur te Allahu. Tė tillėt kurrė
nuk vdesin, por janė tė gjallė dhe tė furnizuar prej Zotit fuqiplotė. Ėshtė njė
ēėshtje tjetėr qė ne njerėzit e rėndomtė me kufizime shqisore nuk mund ta
ndjejmė kėtė gjallėri tė pėrjetėsisė sė tyre. Kjo ėshtė vetėm nė dijen dhe
kompetencėn e Allahut
Pėr shkak se janė tė gjallė te Allahu,
dėshmorėt nuk pastrohen siē pastrohen tė vdekurit e rėndomtė. Pastrimi ėshtė
vetėm pėr trupat e tė vdekurve, kurse dėshmorėt janė tė pastėr sepse edhe gjaku
i tyre ėshtė i pastėr dhe varrosen me ato rroba me tė cilat kanė rėnė shehidė.
Sa i pėrket gradave dhe shpėrblimeve
tė shehidit ato janė tė shumta e tė panumėrta. Me rėnien e pikės sė parė tė
gjakut tė tij nė tokė, shehidit i falen tė gjitha mėkatet, e sheh vendin e tij
nė xhenet, Allahu xh.sh. e mbron (fal) prej fitnes sė natės sė varrit, ka tė
drejtė tė ndėrmjetėsojė (tė bėjė shefat) tek Allahu pėr 70 vetė prej familjes
(farefisit) sė tij. Allahu xh.sh. ia vesh kurorėn e nderit tė zbukuruar me
margaritarė, xhevahirė e gurė tė tjerė tė ēmueshėm
Ne do tju sprovojmė me diēka prej frikės,
me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet (fėmijėt), po ti jepju myzhde durimtarėve. Tė cilėt kur i godet ndonjė fatkeqėsi
thonė: Ne jemi tė Allahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi
Allahu xh.sh. e sprovon njeriun nė
kėtė botė me lloj-lloj sprovash pėr ta testuar imanin dhe pėrkushtimin e robit
tė vet. Njeriu nė momentet mė tė vėshtira e sheh veten se sa ėshtė afėr apo
larg Zotit.
Nė kėtė
arenė tė sfidave tė vėshtira tė jetės, shpirti njerėzor duhet tė mėsohet e tė
adaptohet. Besimi i paluhatshėm nė Zotin pėrforcon shpirtin dhe zemrėn e
besimtarit pėr tė pėrballuar tė gjitha
sprovat pėr hir tė idealeve fisnike.
Nė momentet
mė tė vėshtira neve nuk na mbetet ndihmės tjetėr pos Allahut. Allahut qė na
krijoi dhe na sprovon por pėr kėtė edhe na shpėrblen me mirėsitė e Tij tė
pakufishme. Ne tė tėrė jemi tė Zotit. E tėrė qenia dhe zemra jonė rrah vetėm
pėr ta pėrfituar dashurinė e Tij. Vetėm tek Ai ėshtė kthimi, vetėm tek Ai ėshtė
shpėrblimi. Fatkeqėsisht ka njerėz qė nė momentet vendimtare tė sprovave bien
nga provimi i imanit. Shpirtngushtėsia e tyre i bėn ata qė ta humbin durimin e
tė thonė: Pse mua mė ndodhi kjo gjė? Kjo gjendje mė nuk durohet! Nėse ka Zot
pėrse nuk po na ndihmon !, etj., duke vėnė nė pikėpyetje edhe vetė imanin e
tyre.
Por
besimtari i vėrtetė e di mirė se tė gjitha kėto sprova tė rėnda janė nė tė mirė
tė tij.
Nga kuptimet
shumėdimensionale tė kėtij ajeti: Ne do tju sprovojmė me ndonjė frikė, me
uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet (fėmijėt), po ti jepju myzhde durimtarėve shihet butėsia dhe mėshira e Allahut, sepse
sprova e Tij ndaj nesh ėshtė nė diēka prej frikės, urisė, varfėrisė, humbjes sė
familjes dhe tė atyre qė njeriu i konsideron fryte tė zemrės sė tij fėmijėt.
Allahu
xh.sh., nuk tha
do tju sprovojė me frikė
por tha me diēka prej frikės, qė do tė thotė
se frika dhe llahtaria e madhe do tė jetė vetėm pėr pabesimtarėt nė Ditėn e
Gjykimit, atė ditė kur fytyrat e besimtarėve do tė shkėlqejnė nga nuri.
Pėr pjesėn e
ajetit ...dhe nga frytet mufessirėt janė tė mendimit se fjala ėshtė
pėr vdekjen e fėmijėve tė vegjėl.
Nė
lidhje me kėtė pjesė tė ajetit. Muhammedi a.s. ka thėnė:: Kur robit i vdes ndonjė fėmijė, Allahu xh.sh. u thotė melaikeve A
ia morėt shpirtin fėmijės sė robit tim. Melaiket thonė po. Allahu prapė u
thotė: Ia morėt shpirtin frytit tė
zemrės sė tij? Melaiket thonė: po. Allahu xh.sh. thotė:
Fundja,
pas ēdo sprovimi pason edhe shpėrblimi. Kėtė e pohon vetė Allahu xh.sh. kur
thotė: Jepju myzhde durimtarėve (Pėrgėzoi durimtarėt).
U cek mė herėt se prej virtyteve qė
stolisin karakterin e ēelniktė tė muslimanėve ėshtė durimi nė vėshtirėsi, tė
cilėt kur i godet ndonjė fatkeqėsi nuk e humbin shpresėn por kthehen e me durim
tė plotė thonė: Ne jemi tė Allahut dhe vetėm
tek Ai kthehemi
Nė kėto
momente shfaqet tėrė madhėshtia e besimit. Nė kėto momente besimtari e kuptuan
drejt rolin dhe misionin e tij nė kėtė jetė. E kupton se ēdo gjė qė vjen prej
Allahut ėshtė sprovė pėr tė. E kupton nė kėto ēaste ėmbėlsinė e imanit,
durimit, qėndresės dhe pathyeshmėrisė. E kupton se kjo botė ėshtė kalimtare dhe
se bota tjetėr do tė jetė vend-shpėrblimi i tij.
Pejgamberi
a.s. ka thėnė:O Zot mė shpėrble pėr durimin tim nė kėtė fatkeqėsi
dhe ma zėvendėso kėtė (fatkeqėsi) me ndonjė tė mirė prej anės Sate
Nė kėtė
pėrditshmėri tonė tė zymtė ėshtė vėshtirė ti bindėsh njerėzit se kjo botė
ėshtė njė vend ku njeriu ballafaqohet me sfida tė ndryshme. Ndodh qė pasuria
dhe kėnaqėsitė e kėsaj bote ta largojnė njeriun nga rruga e drejtė. Tė tillėt
qė pasuria i ka mbėrthyer me kthetrat e saj mendojnė se nuk do tė vdesin kurrė, por kur u vie momenti i
vdekjes, e kuptojnė se kjo botė ka qenė
vetėm njė udhėtim dhe iluzion i shkurtėr.
Tė tillėt nuk
kanė ētė presin ndonjė tė mirė a shpėrblim te Allahu.
Nė anėn
tjetėr, ata qė e kuptuan drejt misionin e tyre nė kėtė botė dhe u pėrballojnė
sprovave e vėshtirėsive, ata janė tė dashurit e Allahut:
Tė tillėt janė qė te Zoti
i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė rrugėn e
drejtė.
Allahu
xh.sh. e nderoi kėtė Ymmet me fenė islame. E zgjodhi prej tė tjerėve dhe ia
besoi lartėsimin e fjalės sė Tij. E diti se kjo rrugė e vėshtirė deri nė dritėn
e udhėzimit hyjnor kėrkon durim, sakrifica dhe vetėmohim. Kėrkon ballafaqim me
sfida tė ndryshme si frikė, uri, varfėri, humbjen e mė tė dashurve, por ata qė
i pėrballojnė tė gjitha kėto, pa u lėkundur asnjėherė nga qėndrimet e veta,
vetėm ata janė tė denjė qė me duart e tyre ta bartin flamurin islam -La ilahe il-lallah Muhammedun resulullah
. Vetėm tė tillėt do ta arsyetojnė epitetin e mbrojtėsve tė Islamit.
O Zot i
Madhėrishėm! Na bėn edhe ne prej radhėve tė tyre. Na e dhuro mėshirėn dhe
kėnaqėsinė Tėnde si nė kėtė botė ashtu edhe nė tjetrėn dhe na bėn ngadhėnjimtar
ndaj armiqve tė fesė e tė kombit! Amin!
Literatura
e konsultuar:
1. Fahru Rraziu - Mefatihul Gajb
2. Mahmud Hixhazi - Tefsirul vadih
3. Sejjid Kutb - Fi dhilalil Kuran
4. Abdulhamid Kishku- Fi rihabi et tefsiri