Sabri
BAJGORA www.bajgora.com
QĖNDRIMI
I ISLAMIT NDAJ SKLLAVĖRISĖ
Islami si fe
e paqes, e mėshirės, e dashurisė dhe e barazisė, qė nė fillim tė shpalljes,
proklamoi principet e larta dhe fisnike tė cilat jetės sė njeriut i dhanė
ngjyrėn dhe kuptimin e saj tė vėrtetė.
Feja qė proklamon dashuri
ndėrnjerėzore fund e krye,assesi nuk mund tė quhet fe
e dhunės, fe ekspansioniste apo fe agresore,siē pėrpiqen ta paraqesin atė
armiqtė e Islamit. Pėrkundrazi, Allahu xh.sh. me mesazhin e Tij tė fundit hyjnor, drejtuar njerėzimit, na
bėri me dije se Islamin, qė do tė thotė paqe e mirėqenie, e zgjodhi si rrugė
udhėzimi pėr mbarė njerėzimin, kur thotė:
{ إن
الدين عند
الله الاسلام
}
Fe e vetme e pranuar tek Allahu, ėshtė
feja Islame - ( Ali Imran - 19)
{
فمن يبتغى غير
الاسلام
ديناً فلن
يقبل منه و هو
فى الاخرة من
الخاسرين } : dhe
E kush kėrkon fe tjetėr
pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr
do tė jetė prej tė humburve ( tė dėshpėruarve) - ( Ali Imran - 85)
Pasi qė Islami ėshtė fe universale, e
cila i drejtohet mbarė njerėzimit, ka marrė mbi vete pėrgjegjėsinė e
pėrgėnjeshtrimit tė nocioneve dhe tendencave tė gabueshme e qėllimkėqija, tė
cilat kanė mbizotėruar nė mendjet e pjesėtarėve tė religjioneve tė tjera,tė cilat fatkeqėsisht sollėn mosdurimin, mostolerancėn dhe
paragjykimin urryes racor.
Pasi Islami i ka rikthyer njeriut
dinjitetin dhe lirinė e vėrtetė e tė mirėfilltė,kryesisht
ėshtė pėrpjekur qė tė pėrforcojė lidhjet nė mes njerėzve duke zhdukur
paragjykimet pėr epėrsinė ndaj njėri - tjetrit.
Mesazhi i qartė i
Islamit ndaj kėsaj barabarėsie nuk mund tė krahasohet me asnjė legjislacion
fetar a shekular. Shikuar nga ky kėndvėshtrim,
i Plotfuqishmi nė Kuran thotė:
O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam ju prej njė mashkulli dhe
njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni mdėrmjet vete, e ska dyshim se
tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (nga
tė kėqijat)...
- (El Huxhurat - 13)
Nė kėtė ajet kuranor Allahu xh.sh.,i drejtohet tėrė njerėzimit sipas origjinės sė tyre nga
Ademi dhe Hava, e jo vetėm ndonjė fisi a nacionaliteti tė caktuar. Nisur nga
kjo barabarėsi, askush nuk bėn tė tentojė superioritet dhe supremacion nė baza racore,tė
ngjyrės a tė gjuhės ndaj njėri-tjetrit.
Vetėm nė kėtė mėnyrė
shpirti i njeriut mund tė ndiejė e tė kuptojė kėtė parim kaq tė lartė, pėr ti
ērrėnjosur njėherė e pėrgjithmonė paragjykimet tradicionale, hegjemoniste tė
njė previlegji special nė ēdo popull.
Dallimi i vetėm
sipas ajetit tė sipėrtheksuar ėshtė nė devocionin dhe afrimin me vepra tė mira
ndaj Krijuesit tė kėsaj ekzistence.
Me gjithė kėtė proklamim tė barabarėsė
gjithėnjerėzore, ata qė nė shpirt e kanė mėrinė ndaj kėsaj feje, si nė tė
kaluarėn, ashtu edhe sot, nuk prajnė sė shpifuri intriga e insinuata tė
llojllojshme me tė vetmin qėllim,qė ta thyejnė moralin
dhe tė fusin dyshim, huti e mosbesim nė gjeneratat e reja islame ndaj fesė sė
tyre. Tė gjitha kėto pėrpjekje kanė pėr qėllim shtyrjen e
popullatės islame nė greminėn e pakthim tė mosbesimit.
Nė mesin e kėtyre intrigave tė ndyta,ėshtė edhe ajo qė mundohen ta fusin nė mendjet e njerėzve
gjoja se Islami e lejon robėrinė , gjė qė sipas koncepcioneve dhe paragjykimeve
tė tyre ėshtė cenim dhe diskriminim i
qartė ndaj lirive dhe tė drejtave elementare tė ēdo njeriu.
Rezultat i kėtyre shpifjeve ėshtė
fakti se pothuajse nė mbarė botėn islame, dijetarėve shpeshherė u bėhen pyetje
provokative si p.sh: Si mund ta lejojė Islami robėrinė ?!
A mos Islami dėshiron ti ndajė njerėzit nė zotėrinj dhe robėr
?! A mos ndoshta Allahu xh.sh. i Cili e fisnikėroi krijesėn njerėzore, dėshiron qė kjo
krijesė tė shitet nė tregun e plaēkave , si ēdo mall tjetėr dhe, pėr ēarsye,
nėse Allahu nuk e pėlqen njė gjė tė
tillė, nuk e ndaloi robėrinė-skllavėrinė me urdhėr tė prerė kuranor ashtu siē
bėri kur i ndaloi kamatėn, alkoolin, bixhozin, prostitucionin etj. ?!!
Ska dyshim se ēdo njeri i
menēur, nėse lirohet nga fanatizmi
i verbėr ekstrem dhe nga
paragjykimet e errėta e tė pabaza, do tė kuptojė fare lehtė realitetin, madje
nė bazė tė argumeneteve tė forta, sepse Programit Hyjnor nuk mund ti mvishet
asnjė e metė. Nė lidhje me kėtė Allahu xh.sh. thotė :
{ يا أهل
الكتاب قد
جاءكم رسولنا
يبين لكم
كثيراً مما كنتم
تخفون من
الكتاب و
يعفوا عن
كثيرٍ، قد جاءكم
من الله نورٌ
و كتاب مبين
يهدى به الله
من اتبع
رضوانه سبل
السلام و
يخرجكم من
الظلمات إلى
النور بإذنه و
يهديهم إلى
صراط مستقيم }
O ithtarė tė librit,
juve ju erdhi i dėrguari Ynė, qė ju sqaron shumė nga ajo qė fshihnit prej
librit,e pėr shumė nuk u jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritė dhe libėr i qartė. Allahu e
vė me atė (Kuranin) nė rrugėt e shpėtimit atė qė ndjek kėnaqėsinė e
Tij, dhe me ndihmėn e Tij i nxjerr ata
prej errėsirave nė dritė dhe udhėzon nė njė rrugė qė ėshtė e drejtė .
( El Maide 15,16)
Pėr ta parashtruar kėtė ēėshtje kaq tė
ndjeshme e delikate nė prizėm tė argumenteve tė mirėfillta, patjetėr, sė pari
duhet ti ēasemi nga shumė aspekte , nė
mėnyrė qė tu japim pėrgjigje meritore tė gjithė atyre qė janė skeptikė dhe
ende janė tė luhatshėm nė tė vėrtetat e pakontestueshme tė kėsaj feje tė
ndritshme.
Sė pari do tė kthehemi prapa nė histori , pėr tė bėrė njė vrojtim tė shkurtėr historik se nė
ēmėnyrė ishte i rregulluar sistemi
i skllavėrisė-robėrisė nė
shoqėritė e mėhershme, para Islamit.
SISTEMI
I SKLLAVĖRISĖ NĖ INDI
Religjioni brahman i ndan njerėzit nė disa grupe (kategori). Pėrderisa brahmanėt ose klerikėt e tyre i vendos nė kulm,
shtresėn e ulėt e vendos nė fund. Natyrisht, shtresa tė ulėta
konsiderohen skllevėrit- robėrit, tė cilėt nuk i
gėzojnė as tė drejtat mė elementare njerėzore, qoftė nga aspekti i
pasurisė , qoftė pėr shkollim.
Sipas botėkuptimeve tė tyre, brahmani
duhet tė respektohet sipas origjinės!
SISTEMI
I SKLLAVĖRISĖ TE GREKĖT E VJETĖR
Grekėt mendonin se tė
huajt (jogrekėt) janė tė lindur pėr skllevėr tė tyre. Nė
Athinė ka ekzistuar tregu pėr shitblerjn e skllevėrve. Sipas tyre , anulimi i skllavėrisė do tė thoshte edhe fshirja e
Athinės nga ekzistenca !
Pėr ēudi, edhe dy filozofėt e mėdhenj antikė : Platoni dhe Aristoteli, kishin mendimet e tyre
rreth skllavėrisė. Derisa Platoni e urrente skllavėrimin e grekut nga greku, ai
e pranonte atė pėr tė huajt , pėr shkak se disa popuj
ende nuk kishin intelekt tė pėrsosur. Aristoteli, njerėzit i ndante nė tė lirė nga natyra dhe nė skllevėr.
Kėta tė fundit janė krijuar pėr tu shėrbyer tė parėve.
Aristoteli e konsideron skllavėrinė si sistem tė nevojshėm
pėr funksionimin e shtetit.
Nė Greqinė e vjetėr,
skllevėrit e liruar kanė qenė tė privuar nga tė drejtat politike nė shoqėri.
SISTEMI I SKLLAVĖRISĖ
TE ROMAKĖT
Romakėt mendonin se
vetėm ata ishin krijuar pėr tė qenė udhėheqės tė botės, kurse popujt e tjerė
konsideroheshin si barbarė dhe duhej tu shėrbenin vetėm atyre.
Ligjet e tyre
johumane dhe jonjerėzore u lejonin ēfarėdo sjelljesh shtazarake me skllevėrit.
Skllavi nė shoqėrinė romake nuk ka
mundur tė posedojė asgjė, as tė trashėgojė e as tė lėrė trashėgim. Pasardhėsi i tij ėshtė konsideruar fėmijė i paligjshėm. Skllavi nuk ka pasur tė drejtė tė padisė zotėrinė, ndėrsa skllavi i
sėmurė dhe plak ėshtė vrarė menjėherė.
Nė shoqėrinė romake,
pėr ti kėnaqur kapriciet shtazarake tė zotėrinjve sundues, silleshin robėrit
nė arenėn e madhe, ku i detyronin tė luftonin ndėrmjet vetes deri nė vdekje.
Pos kėsaj, ata shpeshherė nė arenė i hidhnin sė bashku me egėrsiratė
rrezikshme: luanė e tigra, qė tė kacafyteshin me to. Kėto raste, nė historinė e
dhembshme e tė pėrgjakshme tė robėrve nė shoqėrinė romake, janė tė njohura si lufta tė gladiatorėve.
SISTEMI
I SKLLAVĖRISĖ TE HEBRENJTĖ
Hebrenjtė dhe tė
krishterėt e konsideronin
veten si mė tė privilegjuarit te Zoti. Kurani famėlartė kėshtu
na i pėrshkruan bindjet e tyre megalomane :
Ata
edhe thanė : Kurrsesi nuk ka pėr tė hyrė nė xhennet, pėrveē atij qė ėshtė
jehudi ose i krishterė ... (El Bekare, 111)
Skllavėria-robėria te
hebrenjtė ka qenė dy llojesh : skllavėria e hebreut
dhe skllavėria e tė huajit. اifuti
i skllavėruar me dėnim, pėr shkak tė kryerjes sė ndonjė krimi ose nga
pamundėsia e kthimit tė borxhit, gėzonte trajtim tė veēantė nė dallim
nga skllavi johebre. Pėrderisa skllavi hebre kishte tė drejtė tė gėzonte lirinė
pas gjashtė vjetėsh robėrie, skllavi i huaj, i skllavėruar me blerje ose gjatė lufėtrave , nuk gėzonte kėto privilegje. Jeta e tyre ka qenė vuajtje e
pėrhershme nga sjlelljet shtazarake dhe pamėshira e zotėrinjve.
SISTEMI I
SKLLAVĖRISĖ NĖ EPOKĖN KRISHTERE
Traditat e mėsimeve
tė krishtera nuk kanė pasur asnjė rregull kundėr skllavėrisė, pėrkundrazi robin
e urdhėrojnė qė ti nėnshtrohet plotėsisht zotėrisė.
Krishterimi e gjeti skllavėrinė si
sistem tė pėrhapur, por nuk ndėrmori asgjė pėr ta zhdukur atė ose sė paku pėr
ta pėrmirėsuar
gjendjen e robėrve.Skllavi ka mundur tė lirohet vetėm nėse
pranonte tė bėhej shėrbyes nė kishė dhe
vetėm me kusht qė pėr trie vjet tė mos ketė tentuar askush qė ta posedojė.
Martesa e skllevėrve
ėshtė konsideruar ilegale, ndėrsa martesa ndėrmjet tyre dhe tė lirėve ka qenė
rreptėsisht e ndaluar. Nėse femra e lirė ėshtė martuar
me skllavin, ajo ėshtė varur nė litar, kurse skllavi - robi ėshtė djegur pėr sė
gjalli. Edhe vetė kisha posedonte skllevėr dhe pranonte qartė legalitetin e skllavėrisė.
SISTEMI I
SKLLAVĖRISĖ NĖ ARABINĖ PARAISLAMIKE
Edhe
nė Arabinė paraislame (nė kohėn e injorancės-xhahiletit), robėrimi gjatė
luftėrave ka qenė faktori mė i rėndėsishėm. Arabi ka mundur ta robėrojė arabin, por nėse rastėsisht ėshtė
robėruar ndonjė fisnik, si kusht pėr lirimin e tij ka qenė prerja e njė xhufke
nga flokėt e tij, e pastaj lirohej.
Ekzistonte poashtu
edhe mundėsia e blerjes sė robėrve.
Para Islamit, skllevėrit ishin tė
privuar nga tė gjitha tė drejtat civile, ngase nė atė mes kishin humbur dhe
ishin tėhujsuar pothuajse tė gjitha vlerat morale. Kjo kishte
bėrė qė shoqėria arabe paraislame tė katandisej nė mjerim dhe nė njė krizė tė
thellė morale.
* * *
Pra, e tillė ka qenė gjendja e robėrve
(skllevėrve) nėpėr epoka tė ndryshme historike tė shoqėrisė njerėzore
. Asnjė civilizim-qytetėrim i kaluar njerėzor, nuk ka arritur ta
lehtėsojė vrazhdėsinė e kėsaj padrejtėsie tė madhe, tė praktikuar nga njė grup
njerėzish a popujsh
barbarė, pėrpos Islamit, i cili zhduku tė gjitha burimet e
robėrisė, pėrpos atij tė luftės, i cili praktikohet edhe sot kudo nė botė,
madje duke e kufizuar kėtė burim deri nė
minimum.
QĖNDRIMI I ISLAMIT
NDAJ ROBĖRISĖ (SKLLAVĖRISĖ)
Islami si fe
hyjnore dhe mesazh i fundit i Allahut drejtuar njerėzimit, erdhi dhe e gjeti
robėrinė a sistemin e skllavėrisė, tė pėrhapur e tė pranuar nė tė gjitha anėt e
botės, si njė degė shoqėrore-sociale, e cila sillte pėrfitime tė majme
materiale.
Kur erdhi Islami, burimet e robėrisė
ishin tė shumta prej tė cilave :
- Pasionet e sėmura tė disave pėr robėrimin e popujve dhe
pėr shfrytėzimin e pamėshirshėm tė tyre.
- Robėrimi pėr shkak tė krimeve tė bėra si : vjedhja, mbytja apo zėnia nė prostitucion.
- Robėrimi nėse fyhej klasa sunduese -
artistokracia.
- Robėrimi si rezultat i plaēkės dhe i presė sė
luftės.
- Robėrimi nga pamundėsia e kthimit tė borxhit - huasė
etj.
Nė tėrė kėtė mizėri ēėshtjesh, patjetėr
se imponohet pyetja : A thua ēbėri Islami pėr ērrėnjosjen e kėtyre burimeve tė
robėrisė ?
Duke u nisur nga
parimi i tij i parė universal, se tė gjithė njerėzit janė tė barabartė para
Allahut, Islami i demaskoi dhe i pėrgėnjeshtroi tė gjitha ato mendime tė sėmura
e magalomane, se njerėzit lindin nga vetė natyra e tyre zotėrinj ose robėr
(skllevėr).
Islami
sė pari e konsideroi robin si njė qenie njerėzore, e cila ka tė drejtėn e jetės
dhe tė fisnikėrisė. E barazoi robin
me tė lirin si nė tė drejta, ashtu edhe nė detyrime. Shembulli mė i mirė pėr tė ilustruar kėtė, ėshtė
falja e namazit, pastaj kryerja e Haxhit, ku tė gjithė njerėzit, pa dallim
ngjyre, pozite, race a kombi, veshen me
tė njėjtin petk (ihramat) dhe tė barabartė luten para Zotit xh.sh.
A nuk mjaftojnė fjalėt e Allahut tė madhėrishėm :
{
يا أيها الناس
إنا خلقناكم
من ذكر و أنثى ...}
O
ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam prej njė mashkulli dhe njė femre... - (
El Huxhurat 13)
dhe
hadithi i Pejgamberit a.s. nė Haxhin lamtumirės : Tė gjithė ju jeni prej
Ademit e Ademi ishte prej dheut. Vėrtet nuk ka pėrparėsi arabi ndaj joarabit e
as joarabi ndaj arabit, as i ziu ndaj tė kuqit (bardhit) e as i kuqi (bardhi)
ndaj tė ziut pėrpos nė devotshmėri
pėr
tė treguar zemrėn e madhe e bujare tė Islamit, kur ėshtė fjala pėr barabarėsinė njerėzore ?
Pejgamberi a.s. la porosi tė larta e
fisnike, kur proklamoi qė tė sillemi mirė e me dhembshuri tė posaēme ndaj
shėrbėtorėve, kur thotė :
Mos i thirrni shėrbėtorėt (robėrit) me
fjalėt : o robi (skllavi) im apo oj
robėresha ime , por thirrni ata me fjalėt : o djaloshi im dhe oj
vajza ime !
Nisur nga kėto parime, Pejgamberi
a.s., kur emigroi nė Medinė, i vėllazėroi robėrit me zotėrinjtė, siē ishte
rasti i Bilallit me Halid
bin Ruvejha el Hathamiun, pastaj Zejd bin Harithin me Hamza
Mutalibin etj. Nuk vonoi shumė dhe e martoi bijėn e axhės sė tij, Zejnebe bintu
Xhahshin, me
shėrbėtorin e tij Zejd bin Harithin, (tė cilin e kishte pasė mė herėt edhe si
bir pėr shpirt - tė adoptuar ) e cila gjė para Islamit as qė mund tė
paramendohej.
Mė vonė, kur ushtritė muslimane ia
mėsynė botės pėr tė pėrhapur misionin e shenjtė islam, i Dėrguari i Allahut e
dėrgoi Zejd bin Harithin
si kryekomandant tė ushtrisė muslimane nė luftėn e Mutetes. Pas
tij, me rekomandimin e Pejgamberit a.s. , komanda e
ushtrisė kaloi nė duart e djalit tė Zejdit, Usames, atėbotė njė i ri 18 vjeē,
nėn flamurin e tė cilit ishin tė katėr hulefai rrashidinėt e famshėm !
Cfarė barabarėsie e
pashembėllt nė historinė e njerėzimit !
Cfarė idealesh tė larta tė
papėrsėritura kurrė nga jomuslimanėt !
Transmetojnė Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi dhe
Tirmidhiu se i Dėrguari i Allahut ka thėnė :
Derisa
nė shoqėritė e mėparshme njerėzore pamė se ēfarė keqtrajtimesh u
ibėheshin skllevėrve (robėrve), tė cilėt konsideroheshin si plaēka tė pavlera
ose edhe si kafshė qė flasin, atėherė shikoni sjelljen e Islamit ndaj robit dhe
barabarėsinė e tij nė tė gjitha tė drejtat njerėzore para ligjit-sheriatit, dhe
bėni krahasimin !
A thua mund tė flitet fare pėr ndonjė krahasim ?!
Natyrisht se jo,
ngase kėtė e institucionalizoi vetėm Islami i pastėr e fisnik dhe asnjė sistem
a religjion tjetėr nė botė.
Pra, Islami i shoi tė gjitha burimet e
robėrisė qė
zotėronin nė kohėn kur erdhi, duke
shpallur paqe e barazi nė mes njerėzve, pėrveē robėrimit me rastin e luftėrave,
tė cilin megjithatė e kufizoi nė njė masė tejet tė madhe. Kėtė burim tė
robėrisė, Islami nuk e zhduku tėrėsisht pėr arsye se ky
sistem praktikohej me rastin e luftėrave.
Shtrohet pyetja: Pasi Islami shoi tė
gjitha burimet e mundshme tė robėrisė, pėrveē atij tė luftėrave, atėherė pėrse
Allahu xh.sh. nuk zbriti ajet kuranor qė nė mėnyrė tė
prerė e decidive ta ndalonte robėrinė, ashtu siē ndaloi alkoolin, prostitucionin, bixhozin
etj. ?
Pėrgjigja del vetvetiu sepse a thua sa do tė ishte e logjikshme qė feja
islame ta ndalonte pėrfundimisht robėrinė gjatė luftėrave, kur vetė ishte nė
luftė tė vazhdueshme duke mbrojtur fjalėn e Allahut xh.sh. ?! Sa do tė ishte
humane qė pala armike ti robėronte muslimanėt, kurse kėta, duke iu pėrmbajtur
urdhrave tė prerė kuranore
tė privoheshin nga kjo e drejtė ?! Kjo vėrtet nuk do tė ishte
fare e logjikshme dhe aq mė pak humane !
Tė cenohet nderi, qoftė ai individual,
familjar, fetar a kombėtar, e tė mos jesh nė gjendje tė hakmerresh, kjo do tė
ishte njė padrejtėsi e madhe. Mu pėr kėto arsye, Allahu
xh.sh. nuk e ndaloi pėrfundimisht robėrinė e luftės, por Ai porosit qė
nė luftė tė mos bėhen tejkalime, qė nėnkupton vetvetiu faktin se; nėse armiku
ka zėnė robėr nga radhėt tuaja, atėherė edhe ju keni tė drejtė tė zini robėr tė
tyre, nė mėnyrė qė tė jeni tė barabartė me ta nė kėtė aspekt, por me kusht qė
tė mos bėhen masakrime e as tejkalime gjatė luftės.
Sipas Islamit, lufta nė tė cilėn
lejohet zėnia e robėrve ėshtė lufta e ligjshme nė rrugėn e Allahut, e cila pėr
tė qenė e tillė duhet ti plotėsojė kėto katėr kushte :
1.
Luftė pėr tė larguar rrezikun e armikut ndaj muslimanėve :
Dhe luftoni nė rrugėn e
Allahut kundėr atyre qė ju sulmojnė e mos e teproni, se Allahu nuk i do
ata qė e teprojnė (tejkalojnė) (
El Bekare 190)
2.
Luftė qė tė thyhet fuqia luftėnxitėse, e cila fut pėrēarje nė mes njerėzve :
Luftoni ata derisa tė mos
mbetet asnjė besim i kotė, e i tėrė adhurimi tė bėhet vetėm pėr Allahun - (
El Enfal 39)
3.
Luftė pėr mėnjanimin e pengesave, ēfarėdo qofshin ato, gjatė misionit tė
pėrhapjes sė fjalės sė Allahut tek njerėzit (popujt).
E ata qė buk besuan, luftojnė nė
rrugėn e djallėzuar. Luftoni pra miqtė e shejtanit.
Ska dyshim se intriga e shejtanit ėshtė e dobėt .
- (En Nisaė 76)
4.
Dhe lufta me rastin e thyerjes (prishjes) sė marrėveshjes pėr armėpushim :
{و
إن نكثوا
أيمانهم من
بعد عهدهم و
طعنوا فى دينكم
فقاتلوا
أَئمة الكفر
إنهم لا أيمان
لهم لعلهم
ينتهون }
E
nėse ata thyejnė zotimet e tyre pas marrėveshjes dhe
ofendojnė fenė tuaj, atėherė luftoni krerėt e mohuesve (tė Allahut). Ata vėrtet
nuk kanė besė, luftoni pra, qė tė frenohen (nga krimi e fyerja). - (Et Tevbe 12)
Me gjithė kėto lejime, ushtrisė
muslimane nuk i lejohet ta luftojė askėnd, pa i paraqitur mė parė palės
kundėrshtare kėto tri kėrkesa :
1.
Pranimin e Islamit
2.
Pagimin e xhizjes, ose
3.
Luftėn (nėse
refuzojnė njėrėn prej dy kėrkesave tė para ).
Nėse pranojnė
Islamin, atėherė konsiderohen vėllezėr dhe mė nuk lejohet tė ketė armiqėsi.
Nėse dėshirojnė ta ruajnė besimin (fenė) e tyre, duhet ta paguajnė xhizjen, gjė
qė atyre u garanton qė nėn hijen e sistemit shtetėror islam
ta mbajnė besimin e tyre pa u penguar qė tė kryejnė ritualet e tyre fetare,
meqė nuk ėshtė e lejuar fetarisht qė tė bėhet presion mbi ta pėr ta ndėrruar
fenė, sepse Allahu xh.sh. thotė :
Nuk ka dhunė nė fe,
ngase tashmė ėshtė sqaruar e vėrteta nga e
Shumė tė krishterė
dhe hebrenj nė tokat islame, janė mbase dėshmia dhe argumenti mė i fortė se Islami nuk ėshtė fe
qė ėshtė pėrhapur me dhunė nėn tehun e shpatės, por ėshtė fe qė ka depėrtuar nė
zemrat e njerėzve me ėmbėlsinė e fjalės dhe me sinqeritetin nė vepra. Kėtė konstatim e pėrmban edhe sir
Thomas Arnoldi nė shumė vende nė veprėn e tij Thirrja
nė Islam
Nėse, mė nė fund, ėshtė e pashmangshme
lufta, dhe nėse muslimanėt kanė zėnė robėr lufte (pengje) tė armikut, atėherė
kryekomandanti musliman ka para vetes katėr mundėsi tė veprimit me ta :
1.
Lirimin e tyre pa kurrfarė kushtesh (pa dėmshpėrblim).
2.
Lirimin e tyre me kushte (me dėmshpėrblim).
3.
Mbytjen e tyre, ose
4.
Robėrimin - shndėrrimin nė skllevėr tė tyre.
Sa i pėrket mundėsisė sė parė dhe tė dytė , Allahu xh.sh. thotė:
...
E pastaj ose lironi falas (pa dėmshpėrblim), ose kėrkoni
dėmshpėrblim (pėr ta) pėrderisa lufta tė mos pushojė . -
(Muhammed 4 )
Shembull praktik tė njė veprimi tė
tillė kemi rastin e luftės sė Salahudin
Ejubit me kryqtarėt gjatė kryqzatave, tė cilėt ani pse ia kishin masakruar mė
se 70 mijė luftėtarė, ai u soll mirė me robėrit e tyre, duke i liruar ata pa
kurrfarė kushtesh. Ai, me kėtė gjest human, i tregoi botės sė krishterė se Islami nuk ėshtė fe e dhunės dhe nuk dėshiron
hakmarrje nė mėnyrė barbare. Shembuj tė tillė nė histori rrallė herė qė pėrsėriten !
Kurse sa i
pėrket mundėsisė sė tretė, Allahu xh.sh. thotė:
Pėr asnjė pejgamber nuk
qe me vend tė ketė robėr derisa tė mos e ketė dėrrmuar me luftė (armikun)
nė tokė... - ( El Enfal 67)
Mė nė fund, ka mundėsi ta pėrdorė edhe
zhjedhjen e katėrt - robėrimin (skllavėrimin) e tyre, po qe se shihet se edhe armiku ka
robėruar dikė nga muslimanėt.
Pra, para udhėheqėsit musliman
ekzistojnė kėto katėr mundėsi veprimi me robėrit e luftės, dhe cilėn ta
shohė mė tė arsyeshme nė atė moment, dhe mė tė dobishme pėr muslimanėt, atė
duhet ta bėjė.
MĖNYRA
SE SI I LIROI
ISLAMI ROBĖRIT
Feja e pastėr islame, robit ia hapi tė gjitha shtigjet e lirimit tė vėrtetė, duke e
nxitur atė dhe duke i dhėnė kurajė nė kėtė drejtim.
Programi me tė cilin Islami synoi dhe
arriti ta lirojė robin nga robėria, pėrqendrohet kryesisht nė kėto gjashtė pika :
1. العتق بالترغيب - Lirim nga dėshira pėr tė arritur kėnaqėsinė e Allahut
xh.sh.
2. العتق
بالكفارات -
Lirim nga shpagimi pėr shkak tė ndonjė gabimi (mėkati).
3.العتق
بالمكاتبة - Lirim, nėse arrihet marrėveshja me zotėriun pėr ta blerė
vetveten.
4. العتق
بكفالة الدولة -
Lirim me kompensim nga fondi shtetėror.
5. العتق
بأم الولد - Lirim pėr hir tė tretmanit nėnė e fėmijės.
6. العتق
بالضرب
الظالم - Lirim pėr shkak
tė rrahjes nga zotėria.
E para: العتق
بالترغيب - ėshtė kur zotėria, nga
dėshira pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut xh.sh. dhe
afrimin tek Ai me mirėsi, e liron robin e vet pėr hir tė Allahut xh.sh
fi sebilil-lah, pa kurrfarė kushtesh paraprake.
Islami
nxit pėr kėtė mirėsi tė madhe, pasi qė Allahu xh.sh. thotė :
E ai nuk u hodh nė
pėrpjetėzėn (rrugėn e vėshtirė), e ēgjė tė mėsoi ty se
ēėshtė Akabe (rruga e vėshtirė). Ajo (rrugė)
ėshtė lirimi i njė skllavi (robi) -
(El Beled, 11-13)
I
Dėrguari a.s. thotė :
Ai qė ndėrton njė xhami pėr tu
pėrmendur emri i Allahut nė tė, Allahu do ti ndėrtojė atij njė shtėpi nė
Xhennet, dhe kush liron njė rob musliman, do tė jetė kjo shpėtim pėr
tė nga zjarri (i Xhehenemit)
(
Transmeton Imam Ahmedi)
Shembull tė tillė nė historinė e
lavdishme islame rreth lirimit tė robėrve ka dhėnė Ebu Bekėr es-Siddiku, i cili
pothuajse tėrė pasurinė e tij e shpenzoi
pėr lirimin e robėrve tė maltretuar nga idhujtarėt, siē ishte rasti i
Bilall Habeshiut etj.
E dyta : العتق
بالكفارات - ėshtė kur muslimani nė jetėn e
pėrditshme shkel diēka nga dispozitat islame me pahir ose jo, dhe atėherė ėshtė
i detyruar qė kėtė shkelje ligjore ta shpaguajė me lloj-lloj kefaretesh
(shpagimesh).
Prej kėtyre kefareteve-shpagimeve,
Islami i dha rėndėsi tejet tė madhe lirimit tė robėrve.Pėr kėtė i
Lartmadhėrishmi nė Kuranin famėlartė thotė:
...
dhe
nė vazhdim tė po kėtij ajeti :
...
Nė qoftėse ai (i mbyturi) ėshtė nga populli me
tė cilin keni
marrėveshje, atėherė ėshtė obligim shpagimi (i gjakut) qė i dorėzohet
familjes sė tij dhe lirimi i njė robi besimtar...
E treta :
العتق
بالمكاتبة - ėshtė ai lirim, kur
zotėria dhe robi merren vesh ndėrmjet tyre duke lidhur kontratėn e lirimit pėr
njė shumė tė caktuar tė hollash a pėr njė pasuri, dhe, nėse kėto tė holla i
paguhen zotėrisė nė afatin a paraparė, atėherė robi konsiderohet i lirė. Nė lidhje me kėtė Allahu xh.sh. thotė:
... E ata qė i keni nė
pronėsinė tuaj dhe kėrkojnė prej jush ti lironi nė bazė tė kompensimit,
atėherė ua bėni kėtė tė mundshme me marrėveshje, nėse e dini se janė tė
besueshėm dhe jepuni nga pasuria qė u ka dhėnė Allahu juve... -
(En Nur, 33)
Kėto parime tė larta
e fisnike, tė cilat i konfirmoi Islami, sidomos lirimin e robėrve nė bazė tė
marrėveshjes nė mes tė zotėrisė dhe robit, janė pothuajse hapje e derės pėr
lirimin e plotė tė robit qė dėshiron tė jetė i lirė, dhe janė shembull pėr
mbarė njerėzimin se deri nė ēmasė duhet tė respektohen vullneti dhe dėshira e
robit (skllavit).
E katėrta : العتق
بكفالة
الدولة -
Lirim nga fondi shtetėror, ėshtė njė prej mėnyrave mė madhėshtore pėr lirimin e
robėrve, ngase feja islame ka paraparė
njė fond tė posaēėm shtetėror pėr lirimin e robėrve nga pasuria e zekatit. Kėtė
fond Kurani e
quan : - فى
الرقاب pėr lirim nga robėria .
Dėshmi
e kėsaj janė fjalėt e tė Plotfuqishmit nė Kuran :
{ إنما
الصدقات
للفقراء
والمساكين
والعاملين
عليها
والمؤلفة
قلوبهم وفي الرقاب
والغارمين
وفي سبيل الله
وابن السبيل
فريضة من الله
والله عليم
حكيم }
Allahu
caktoi obligim qė lėmoshat (zekati etj.) tu
takojnė vetėm : tė varfėrve (nevojtarėve), tė ngratėve (qė skanė
fare), punonjėsve (qė e tubojnė), atyre qė u duhen pėrfituar zemrat (tė
dobtėve nė besim), e duhet dhėnė edhe pėr lirimin nga robėria, tė mbyturve
nė borxhe, (luftėtarėve) nė rrugėn e Allahut dhe atij qė ka mbetur nė
rrugė. Allahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė Vet.
( Et Tevbe, 60)
Dijetari i madh islam Muhammed Kutubi,
nė librin e tij Dyshimet rreth Islamit thotė: Islami ka bėrė hapa tė
mėdhenj e konkretė pėr lirimin e robėrve duke tejkaluar pėrparimin historik pėr
afro shtatė shekuj, nė tė cilin pėrparim shtoi edhe disa elemente tė tij si
kujdesin shtetėror, qė nuk ka mundur ta
praktikojė askush deri mė tani.
E pesta : العتق
بأم الولد - Lirim pėr hir tė tretmanit nėnė e fėmijės
Se Islami e fisnikėroi femrėn dhe ia
dha pozitėn e merituar nė shoqėri, dėshmon edhe lirimi i femrės robėreshė, kur
ajo e fiton statusin-tretmanin : nėnė e fėmijės.
Nė sistemet e
kaluara njerėzore pamė se femra, e sidomos robėresha konsiderohej si njė plaēkė
e pavlerė dhe nėnēmohej e fyhej deri nė skajshmėri. Por, ja qė Islami i lartė e fisnik i garantoi asaj tretmanin
adekuat nėn hijen e tij kur ajo fiton statusin nėnė e fėmijės. Kjo do tė
thotė se, nėse robėresha
i lind fėmijė zotėrisė,
atėsinė e tė cilit ai nuk e konteston, atėherė ajo automatikisht i fiton kėto
tė drejta:
1.
Zotėria i saj mė nuk mund ta shesė.
2.
Nėse ajo dėshiron, mund ta blejė lirinė e saj me marrėveshje - بالمكاتبة
3.Pas
vdekjes sė zotėrisė, ajo konsiderohet e
lirė.
E gjashta : العتق
بالضرب
الظالم - Lirim pėr shkak tė
keqtrajtimit tė robit.
Edhe
kjo ėshtė njė prej mėnyrave tė lirimit tė robit; kėtė mėnyrė e pėrmban edhe shkolla
juridike hanbelite.
Kemi cekur mė parė
se ēfarė sjelljesh duhet tė ketė zotėria ndaj robit (shėrbėtorit) tė vet.
Kėto sjellje asnjėherė nuk bėn ti tejkalojnė normat e lejuara njerėzore, ngase
automatikisht konsiderohet
armiqėsi ndaj njė qenieje tjetėr njerėzore. Fjala vjen, zotėria
nuk ka tė drejtė ta maltretojė apo ta rrahė robin e vet pa tė drejtė, sepse kjo
nėnkupton qė robi, sipas garancive tė sheriatit islam,
aty pėr aty konsiderohet i lirė. Argument pėr kėtė kemi fjalėt e Resulullahut
s.a.v.s. tek thotė:
Kush e rreh apo i mėshon shuplakė robit
tė vet pa tė drejtė, shpagimi pėr kėtė veprim ėshtė lirimi (i pėrjetshėm) i
atij robi .
* * *
Si rezultat i tė gjitha kėtyre
mėnyrave tė lirimit tė robėrve, tė cilat hapėn rrugėn pėr pezullimin
pėrfundimtar tė robėrisė, nė shoqėrinė islame, shekuj me radhė nuk vazhdoi tė ekzistonte sistemi i
robėrisė. Kjo pėr shkak
se edhe mėnyra e vetme pėr robėrim - ajo e luftėrave, nė esencė
ėshtė e rrallė dhe, si burim i robėrisė ėshtė e dobėt dhe e zbehtė pėr dy shkaqe :
1.
Luftėrat zakonisht
ndodhin rrallė, dhe
2.
Mundėsia qė i dha feja islame prijėsit tė muslimanėve qė tė zgjedhė njė prej
katėr alternativave tė mundshme :
a) المن - Lirimin e robėrve pa kurrfarė kushtesh (dėmshpėrblimi).
b)