Sabri BAJGORA www.bajgora.com
KAMATA
sėmundje e rėndė
shoqėrore
{
الذين يأكلون
الربوا لا
يقومون إلا
كما يقوم الذى
يتخبطه
الشيطان من
المسّ ذلك
بأنهم قالوا
إنما البيع
مثل الربوا و
أحل اللـه
البيـع و حرم
الربوا فمن
جـاءهُ
موعظـةٌ من
ربـه فانتهى
فله ما سلف و
أمره إلى الله
و من عاد
فأولئك
أصحاب النار
هم فيها
خالدون. يمحق
الله الربوا و
يربى الصدقات
و الله لا يحب
كل كفّارٍ أثيم
.إن الذين امنوا و
عملوا
الصالحات و
أقاموا
الصلوة و أتوا
الزكاة لهم أجرهم عند
ربهم و لا خوف
عليهم و لا هم
يحزنون . يا
أيها الذين
أمنوا اتقو
الله و ذروا ما
بقى من
الربوا
إن كنتم
مؤمنين.فإن لم
تفعلوا
فأدنوا بحربٍ
من الله و
رسوله و إن
تبتم فلكم
رءوس أموالكم
لا تَظلمون و
لا تُظلمون. و
إن كان ذو
عسرة فنظرة
إلى الميسرةٍ
و أن تصدقوا
خيرٌ لكم إن كنتم
تعلمون. و
اتقوا يوماً
ترجعون فيه
إلى الله ثم
توفى كل نفسٍ
ما كسبت و هم
لا يُظلمون .}
Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngrihen ndryshe
veēse siē ngrihet ai i ēmenduri nga tė prekurit e djallit. Kjo ngase ata
thanė:Edhe shitblerja nuk ėshtė tjetėr, por njėsoj sikurse edhe kamata ! e Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka
ndaluar kamatėn. Atij qė i ka arritur
kėshillė (udhėzim) prej Zotit tė Tij dhe ėshtė ndalur (prej kamatės), atij i ka takuar e kaluara dhe ēėshtja e
saj mbetet tek
Allahu, e kush e pėrsėrit (pas nadalimit), ata janė banues tė zjarrit, ku do tė mbesin pėrgjithmonė. Allahu e
zhduk kamatėn dhe e shton lėmoshėn, Allahu nuk e do asnjė besėpremė e
mėkatar.Ska dyshim se ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, e falėn namazin
dhe e dhanė zeqatin, ata i pret shpėrblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do tė
kenė kurrfarė frike as brengosje. O ju qė besuat, kini frikė Allahun dhe, nėse
jeni besimtarė tė sinqertė, hiqni dorė prej asaj qė ka
mbetur nga kamata.
E
nė qoftė se nuk e bėni kėtė (nuk
hiqni dorė nga kamata) , atėherė binduni
se jeni nė konflikt me Allahun dhe tė dėrguarin e Tij. E nėse jeni penduar,
atėherė juve ju takon kryet e mallit tuaj, askėnd nuk e dėmtoni, as vetė nuk
dėmtoheni.
( El Bekare 275 - 281
)
Islami
sendėrton sistemin e vet ekonomik nė bazė tė njė rregulli tė pėrcaktuar, i cili
simbolizon realitetin e vėrtetė e tė njėmendtė nė kėtė ekzistencė, realitet ky
i cili bazohet sė pari nė faktin se Allahu ėshtė Krijues i kėsaj gjithėsie, se
ėshtė Krijues i kėsaj toke dhe i njeriut, tė cilin e la mėkėmbės nė tė, duke ia nėnshtruar atij shumė
gjėra. Megjithatė, i Gjithėpushtetshmi tėrė kėtė nuk ia la rastėsisė, dhe nuk e la
jashtė kontrollit, qė njeriu tė bėjė ētė
dojė, por njeriut nė atė lirinė e tij tė pjesėrishme tė tė zgjedhurit, i
obligoi qeverisjen nė tokė, konform me rregullat dhe me ligjet e pėrsosura tė
Programit Hyjnor.
Ska
dyshim se qeverisja absolute i takon vetėm Allahut tė Plotfuqishėm, kurse
njerėzit pushtetin e tyre e nxjerrin nga
mėnyra e zbatimit tė Ligjit dhe Programit Hyjnor tė Allahut xh.sh.
Nė
kėtė tėrėsi rregullash hyjnore hyn edhe qeverisja e drejtė e pasurisė
qė i jep Allahu njeriut nė kėtė botė. Allahu xh.sh. dėshiron qė robi i Tij tė punojė dhe tė pėrpiqet qė pasurinė
e tij ta fitojė nė mėnyrė tė ndershme, me djersėn e ballit. Nė
tė kundėrtėn, ēdo pasuri e fituar pa mund dhe nė kurrizin e tjetėrkujt, dėmton
misionin fisnik tė njeriut nė kėtė botė, sepse edhe vetė Allahu xh.sh. nė kaptinėn En Nisaė
, (ajeti 29), thotė :
{ يا
أيها الذين
أمنوا لا
تأكلوا
أموالكم بينكم
بالباطل إلا
أن تكون تجارة
عن تراضٍ منكم
...}
O ju qė besuat , mos e hani mallin e njėri -
tjetrit nė mėnyrė tė palejuar, pėrpos tregtisė nė tė cilėn keni pajtueshmėri nė
mes vetes...
Mu,
duke u nisur nga ky fakt, kamata u ndalua, sepse ėshtė njė veprim i shėmtuar,qė
automatikisht bie ndesh me rregullat islame.Kamata , jo vetėm qė dėmton
interesat njerėzore, por ėshtė edhe
kundėr tė gjitha normave dhe parimeve morale, sepse baza e saj ėshtė mashtrimi , grabitja dhe gllabėrimi i pasurisė sė tjetrit.
Sa e sa popuj e shoqėri pėsuan degradime e nėnēmime, si
pasojė e veprimit me kamatėn. Kėto fakte relevante mbase do tė jenė vėrejtje serioze qė
tė na ndėrgjegjėsojnė njėherė e pėrgjithmonė se ajo qė Allahu ua ka ndaluar
njerėzve, ėshtė me tė vėrtetė e dėmshme dhe ėshtė kundėr interesave njerėzore.
* * *
Fjala
Er-Rriba
nė kuptimin etimologjik do tė thotė
shtim, rritje , kurse nė atė terminologjik do tė thotė
shtesa qė merr huadhėnėsi nga
huamarrėsi pėr moskthimin e
borgjit nė kohė tė caktuar, pa u prekur
kryet e mallit .
Allahu xh.sh. nėpėrmjet kėtyre ajeteve, dėshiron tė na vėrė
nė dijeni se ata qė punojnė me kamatė, duke
shfrytėzuar pamėshirshėm djersėn e tė tjerėve, do tė ngrihen nga
varrezat e tyre nė Ditėn e Gjykimit nė
njė gjendje, siē ėshtė e atij qė e
prek shejtani me vesveset e tij, kėshtu qė ai humb kontrollin mbi vetveten dhe mbi mendjen
e tij.
Allahu
i Gjithmėshirshėm bėri njė shembėllim tė tillė, pėr ata qė lejojnė kamatėn duke thėnė se gjoja
kamata ėshtė njėlloj sikurse shitblerja. Mirėpo Allahu xh.sh.
ua demanton kėtė pohim tė tyre tė pabazė, sepse
shitblerja ėshtė me dobi reciproke , tė
cilėn e ka lejuar Allahu, kurse kamata ėshtė shtesė e grabitur nga mundi i
huamarrėsit.
Kamata
ėshtė e gjykuar tė dėshtojė dhe tė pakėsohet, kurse shitblerja
, zekati dhe sadakaja tek Allahu
kanė vlerė shumė tė madhe dhe shtohen. Meqė Allahu xh.sh.
e ndalon kamatėn decidivisht, dhe urdhėron largimin
prej kėsaj shėmtie, ai qė nuk largohet prej saj, le ta dijė se ėshtė nė luftė
tė hapėt kundėr Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, dhe se e
meriton hidhėrimin e Allahut nė kėtė
botė dhe nė botėn tjetėr.
Ajeti
i fundit ( 281
) i kėsaj kaptine :
{ و اتقوا
يوماً ترجعون
فيه إلى الله
ثمّ توفى كل
نفسٍ ما كسبت
و هم لا
يظلمون .}
dhe ruajuni
asaj dite kur do tė ktheheni tek Allahu, dhe secilit njeri
i plotėsohet ajo qė e ka fituar, dhe atyre nuk u bėhet e
padrejtė.
prej tė gjithė komentuesve tė Kuranit, cilėsohet si ajeti i fundit
i Kuranit qė iu shpall Muhammedit a.s. nga ana e Allahut xh.sh. Pas zbritjes
sė kėtij ajeti, Pejgamberi a.s. jetoi vetėm edhe 9
net, e pastaj u shpėrngul pranė mėshirės hyjnore. Ky
ishte kontakti i fundit i qiellit me tokėn, deri nė Ditėn e Gjykimit.
Shkaku i zbritjes sė ajetit
Sipas mufesirėve tė Kuranit, kėto ajete
kanė zbritur nė lidhje me Abbasin dhe Halid bin Velidin, tė cilėt ishin ortakė nė tregti,
nė kohėn e injorancės. Kėta tė dy u jepnin para me fajde
njerėzve tė Thekifit. Dėrgata e fundit hyjnore kėta tė dy
i gjeti me pasuri tė madhe tė fituar nga kamatat. Mu pėr kėtė
shkak, Allahu xh.sh. zbriti :
{ يا
أيها الذين
أمنوا اتقوا
الله و ذروا
ما بقى من
الربوا إن
كنتم مؤمنين }
O ju qė keni besuar, kini frikė Allahun dhe, nėse jeni
besimtarė tė sinqertė, hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata. , dhe e ndaloi kamatėn njėherė e
pėrgjithmonė . Nė kėtė kontekst edhe Pejgamberi a.s. nė Haxhin lamtumirės tha :
Ta dini se ēdo lloj kamate prej kamatave tė injorancės ėshtė anuluar , dhe tė
parėn kamatė qė e anuloj ėshtė kamata e Abbasit; ēdo hakmarrje gjaku prej hakmarrjeve tė
injorancės ėshtė anuluar, e hakamarrja e parė qė e anuloj ėshtė gjaku i Rebia
ibnul Harith bin Abdul Mutalibit.
Etapat e ndalimit tė kamatės
I
Gjithėmėshirshmi deshi qė njė prej urtėsive tė Tij tė jetė edhe ndalimi gradual
i sėmundjeve tė shėmtuara shoqėrore, qė mbretėronin nė atė kohė. Ashtu siē u ndalua alkooli , poashtu edhe ndalimi i kamatės kaloi nėpėr 4 etapa tė ndalimit, derisa u
ndalua pėrfundimisht.
Etapa
e parė e ndalimit - ėshtė
zbritja e ajetit 39 - kaptina Err- Rrum :
{ و ما
أتيتم من رباً
ليربوا فى
أموال الناس
فلا يربوا عند
الله و ما
أتيتم من
زكاةٍ تريدون وجه
الله
فأولئك هم
المضعِفون }
Dhe ēka tė jepni nga pasuria pėr ta shtuar e
rritur (me kamatė), nė pasurinė e njerėzve, ajo nuk do tė shtohet tek Allahu, e ēka tė
jepni nga sadakaja (bamirėsia) me
qėllim qė ti afroheni Allahut, tė tillėt janė ata qė u shumėfishohet (shpėrblimi)
Ky
ajet i takon zbritjes mekase, dhe nė tė nuk ka ndonjė shenjė tė qartė se kamata
ndalohet, por vetėm
bėn me dije se kjo nuk pėlqehet nga Allahu xh.sh., dhe se ai qė
merret me njė punė tė tillė, ajo nuk ka
kurrfarė vlere as shpėrblimi.Nė kėtė ajet bėhet thirrje e hapėt pėr dhėnien e
zekatit, qė tek Allahu shumėfishohet me shpėrblime.
Etapa
e dytė e ndalimit -
ėshtė zbritja e ajeteve 160-161 - En - Nisaė :
{ فبظلمٍ
من الذين
هادوا حرمنا
عليهم طيباتٍ
لهم و بصدهم
عن سبيل الله
كثيرًا و
أخذهم
الربواو
قد نهوا عنه و
أكلهم أموال
الناس
بالباطل و
أعتدنا
للكافرين
منهم عذاباً أليماً
}
Dhe pėr shkak tė mizorisė sė atyre qė ishin hebrenj, dhe pėr shkak se penguan
shumė nga rruga e Allahut, Ne ua ndaluam (ua bėmė haram) disa (lloje ushqimesh) tė mira qė u ishin tė lejuara. Edhe pėr shkak tė marrjes sė kamatės , edhe pse e kishin tė ndaluar atė, dhe tė ngrėnies
sė pasurisė sė njerėzve nė mėnyrė tė padrejtė. Ne kemi pėrgatitur dėnim tė
mundimshėm pėr ata qė nuk besuan prej tyre
Kėto
dy ajete i pėrkasin zbritjes sė hershme medinase, nė
tė cilat shihet njė qortim i ashpėr ndaj hebrenjve, tė cilėt punonin me kamatė
dhe e lejonin atė, ani pse kėtė e kishin tė ndaluar edhe me librat e tyre. Me
kėtė veprim tė tyre, hebrenjtė vėrtet merituan hidhėrimin, mallkimin dhe
ndėshkimin e Allahut xh.sh..
Qė
nė kėto ajete, mund tė hetohen shenjat e para tė ndalimit tė kamatės dhe ato
qenė njė si parapėrgatitje e njerėzve pėr ta pritur ndalimin e pėrhershėm tė
kamatės, qė do
tė pasonte mė vonė.
Etapa
e tretė e ndalimit -
ėshtė zbritja e ajetit 130 tė
kaptinės Ali Imran, nė tė cilin ndalohet ngrėnia e kamatės sė
shumėfishuar:
{ يا
أيها الذين
أمنوا لا
تأكلوا
الربوا أضعافاً
مصاعفةً و
اتقوا الله
لعلكم تفلحون
}
O ju
qė besuat, mos e hani kamatėn qė
po e shumėfishoni dhe kini frikė (dėnimin e) Allahut ashtu qė tė gjeni shpėtim
Ky ajet i takon zbritjes medinase dhe me tė
bėhet ndalimi i pjesėrishėm i kamatės, ose mė saktė ndalimi i
njė prej shumė llojeve tė kamatės -
kamatė e shumėfishuar , e cila njihet edhe si kamatė e ndytė , sepse
nga pamundėsia e kthimit,
borxhi shtohet mė tepėr se kryet e mallit pėr shumė herė.
Kėtė
lloj veprimi,Allahu xh.sh. e
ndaloi duke thirrur pėr devotshmėri dhe drojtje ndaj Allahut tė Madhėrishėm.
Nga ky ajet ėshtė mė se e qartė se fushėveprimi i veprimit me kamatė u ngushtua
dhe kufizua nė njė masė tė konsiderueshme, mu ashtu siē qe kufizuar konsumimi i
alkoolit me zbritjen e ajetit tė tretė :
{ يا
أيها الذين
أمنوا لا
تقربوا
الصلوة و أنتم
سكارى حتى
تعلموا ما
تقولون }
O ju qė besuat mos u afroni nė namaz duke
qenė tė dehur, derisa tė dini se ēflitni
...
Pas tė gjitha kėtyre vėrejtjeve, vjen edhe etapa e katėrt
dhe e fundit e ndalimit tė kamatės me zbritjen e ajeteve 275-281 tė kaptinės El
Bekare :
Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngrihen ndryshe
veēse siē ngrihet i ēmenduri nga tė prekurit e djallit.Kjo ngase
ata thanė : edhe shitblerja nuk ėshtė tjetėr, por njėsoj sikurse edhe kamata
! e Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatėn....o ju qė
besuat, kini frikė Allahun dhe, nėse
jeni besimtarė tė sinqert, hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga
kamata....
Me zbritjen e kėtyre ajeteve medinase,
ndalohet pėrfundimisht kamata si njė ves i shėmtuar dhe si njė sėmundje e rėndė shoqėrore.
Ligji i pėrsosur islam , me njė urtėsi dhe largpamėsi tė pashoqe, nė mėnyrė graduale arriti tė zhdukė nga mesi i
shoqėrisė islame vese tė tilla tė shėmtuara si, alkooli,bixhozi, kamata,
prostitucioni etj, sėmundje shoqėrore prej tė cilave vuan pothuajse tėrė bota. !
Llojet e kamatės :
Nė
kohėn e injorancės, kur zbritėn ajetet e ndalimit kamatat kanė qenė dy
llojesh :
1. Kamata e quajtur En Nesietu,
2. Kamata e quajtur El
Fadėl .
Kamata : En
Nesietu - sipas Fahru Rraziut , nė kohėn e injorancės ishte kur
ndonjėri i huazonte njė tjetri diēka nga pasuria pėr njė kohė tė caktuar, me
kusht qė pėr ēdo muaj ti marrė njė pėrqindje fitimi, duke mbetur kryet e
mallit i paprekur. Nėse kėtij i shkrepte ta kėrkonte pasurinė e tij, kurse huamarrėsi nuk
kishte ēti kthente, ia shtonte edhe mė kundėrvlerėn e mallit tė tij.
Sipas
Taberiut, nė kohėn e injorancės, kur dikush i kishte borxh me afat tė caktuar njė tjetri, dhe nuk kishte
mundėsi tia kthente atė borxh me kohė, i thoshte huadhėnėsit : Mė shtyj
afatin e pagesės, e unė tė mbetem borxh edhe pėr njė pjesė mė tepėr se kryet e
mallit !. Kjo ėshtė kamata e ashtuquajtur kamata
e shumėfishuar - Adafen mudaafeh, tė cilėn e
ndaloi Allahu xh.sh. rreptėsisht.
Kjo
lloj kamate pėrdoret edhe sot me tė madhe nė banka ;
fatkeqėsisht edhe nė shumė shtete
islame, me pėrqindje fitimi prej 2%
deri 10%
etj.
Kamata
- El Fadėl - Kjo lloj kamate ėshtė kur njeriu shet njė gjėsend pėr
njė gjėsend, diēka pėr diēka tė njė
lloji a tė njė kategorie, duke i shtuar kundėrvlerėn si f.v., ar me ar, grurė me grurė, elb me elb etj.
Transmeton
Ebu Seid El Huderiu se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Ari
me ar, argjendi me argjend, gruri me grurė, elbi me elb, hurma me hurma, kripa
me kripė, dhe ēdo gjė me llojin e vet
dorė mė dorė, e kush e shton apo kėrkon tė shtojė diēka nga kjo,
konsiderohet kamatė,pėr tė cilin veprim kanė tė njėjtin dėnim edhe dhėnėsi edhe
marrėsi .
Kemi edhe njė transmetim po nga Ebu Seid el
Huderiu, i cili thotė: Erdhi njė ditė Bilalli tek i Dėrguari i
Zotit me disa hurma tė mira .Pejgamberi a.s. e pyeti :Prej nga kėto, o Bilall?
Ai ia ktheu : O i Dėrguari i Allahut , i
kisha disa hurma mė tė liga dhe i shita dy sa,ė prej tyre pėr njė saė mė tė mirė . Pejgamberi a.s. i tha :
Mos bėj kurrė mė njė gjė tė tillė, sepse
kjo ėshtė kamatė e vėrtetė. Nėse do tė blesh , atėherė
sė pari shiti hurmat e tua e pastaj me
ato tė holla blij hurma tjera :
(Muttefekun alejhi)
DĖNIMI
NDAJ ATIJ QĖ
VEPRON ME KAMATĖ
Ajetet
kuranore si dhe shumė prej haditheve tė Resulullahut, na kanė vėnė nė dijeni pėr dėnimet e
tmerrshme e tė dhembshme tė atyre qė e hanė kamatėn.
Ajeti :Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngriten
mdryshe vetėm se si ngritet ai i ēmenduri nga tė prekurit e djallit...
dhe hadithet e Pejgamberit a.s., siē ėshtė transmetimi nga Xhabir bin
Abdil-lahu , i cili thotė : Pejgamberi
a.s. e ka mallkuar dhėnėsin e kamatės, atė qė e merr dhe e ha kamatėn , dėshmitarėt dhe shkronjėsin e
kontratės pėr kamatė, duke thėnė se tė gjithė kėta janė tė barabartė nė dėnim
(Muslimi, Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
dhe hadithi tjetėr qė e transmeton Ibni Mesudi nga
Resulullahu s.a.v.s.i cili ka thėnė :
Kamata edhe nėse pėr njė kohė rritet , fundi i saj shpie nė pakėsim (varfėrim)
,
na tregojnė mė sė miri se ai qė e merr ose e jep kamatėn, do tė
jetė i fyer, i pėrbuzur dhe i nėnēmuar nga Allahu xh.sh. nė
kėtė botė, ndėrsa dėnimi i tij nė botėn tjetėr do tė jetė i dhembshėm.
Sot,
disa tė paskrupullt, me ngulm isnsistojnė me shpifjet e tyre tė paqėndrueshme
se kamata nėpėrmjet transaksioneve tė kamatave nuk ėshtė haram
!, duke thėnė se Allahu ka ndaluar vetėm kamatėn e shumėfishtė, ndėrsa
kamata e vogėl me 2-3 % fitim, nuk ėshtė haram ! Ata thonė se
kamatė e ndaluar ėshtė kamata shpenzuese, kurse kamata prodhuese (bankare) nuk
konsiderohet e ndaluar.
Kjo
ska tė bėjė fare me realitetin, ngase Islami si fe hyjnore, relevante dhe
koherente pėr tė gjitha kohėt, insiston qė njeriu pos largimit nga harami - e ndaluara, tė largohet edhe nga
rrugėt qė mund tė shpien nė atė haram, duke i mbyllur tė gjitha rrugėt e
mundshme tė fitimit tė ndaluar.
ثshtė
plotėsisht e palogjikshme
shpifja e atyre qė thonė se kamata e vogėl nuk ėshtė haram. Tė tillėve ua
kishim kujtuar vetėm pakėz analogjinė nė mes
alkoolit dhe kamatės.Dihet se edhe njė pikė e alkoolit ėshtė haram, edhe
pse ajo ndoshta si njė pikė e vetme
fakikisht nuk tė deh, por urtėsia e Allahut bėri qė pėr
shkak tė shumicės, edhe pakica tė ndalohet. Edhe kamata i nėnshtrohet po tė njėjtit rregull.
Tė
tillėve do tu pėrkujtonim vetėm edhe njė herė fjalėt e Allahut
:
{
أفتؤمنون
ببعض الكتاب و
تكفرون ببعض ...}
- A e besoni njė pjesė tė Librit, e tjetrėn
e mohoni ?... (El Bekare 85)
a thua nuk janė mjaft tė qarta fjalėt kuptimplota tė Allahut
:
{ و أحل
الله البيع و
حرم الربوا ...}
- Allahu e ka
lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatėn ...
{ و
اتقوا الله و
ذروا ما بقى
من الربوا إن
كنتم مؤمنين }
- Keni frikė
Allahun dhe, nėse jeni besimtarė tė sinqertė, hiqni dorė prej asaj qė ka,
mbetur nga kamata...
{ يمحق
الله الربوا و
يربى الصدقات
...}
- Allahu e zhduk kamatėn dhe e shton lėmoshėn ...
qė tė na dėftojnė se
kėtu nuk bėhet fjalė pėr ndalimin
e pakicės , ose pėr njė ndalim tė
pjesėrishėm po, pėrkundrazi kėtu bėhet fjalė pėr ndalim tė pėrgjithshėm, qoftė
tė jetė ajo kamatė shpenzuese a kamatė prodhuese.
Mufessiri
i kohės sonė, Muhammed Ali
Es Sabuni , duke
theksuar pasojat dhe dėmet e
kamatės si sėmundje e rėndė shoqėrore, thotė : Dėmet dhe pasojat e kamatės mund ti pėrkufizojmė nė tri kategori :
1. Dėmet e kamatės nga aspekti shpirtėror ;
2. Dėmet e kamatės nga aspekti shoqėror ;
3. Dėmet e kamatės nga aspekti ekonomik.
Sa
i pėrket kategorisė sė parė, - dėmet
e kamatės nga aspekti shpirtėror ,
kamata mbjell nė shpirtin e njeriut egoizmin dhe mosdurimin ndaj tjetrit. I tilli nuk sheh asgjė
para vetes pėrpos interesit tė tij personal, duke e lėnė tėrėsisht anash
vetėflijimin dhe vetėmohimin. Tek i tilli zhduket dashuria
ndaj individėve dhe ndaj mbarė shoqėrisė. Shpirti i
tij dėshiron vetėm tė kėnaqet nė kurriz tė tė tjerėve.
Nė
kategorinė e dytė, - dėmet
e kamatės nga aspekti shoqėror , kamata shkakton armiqėsi dhe
urrejtje nė mes tė pjesėtarėve tė njė shoqėrie, duke larguar
ēdo ndjenjė tė dhembshurisė, bashkėpunimit
reciprok dhe mirėsisė ndaj
njėri-tjetrit. Ajo fut
zili e pėrēarje dhe shkatėrron vlerat morale e vėllazėrore.
Kurse pėr kategorinė
e tretė - dėmet e kamatės nga aspekti ekonomik , mund
tė themi se kamata, pashmangshmėrisht i
ndan njerėzit nė klasa : nė klasėn e tė pasurve, tė cilėt janė
kredhur nė mirėqenie ,luks dhe jetė tė
stili tė lartė, duke shfrytėzuar pa mėshirė djersėn e tjetėrkujt,- dhe nė klasėn e tė mjerėve, tė varfėrve dhe nevojtarėve, tė cilėve u mungojnė
edhe gjėrat mė elementare pėr njė jetė modeste.Njerėzit e kėsaj kategorie
(klase) me dashje a pa tė , bien viktimė e kėsaj padrejtėsie duke u
shndėrruar nė robėr tė vėrtetė . Ska
dyshim se kamata ėshtė ndėr faktorėt kryesorė qė ndikojnė nė ērregullimin e
kėsaj baraspeshe dhe ėshtė shkaktare e drejtpėrdrejtė e humbjes dhe e degradimit tė individėve , popujve dhe
shoqėrive.
Nė
gjithė kėtė tėrėsi pyetjesh, patjetėr se shtrohet edhe kjo:A
ka Islami sistem tė tillė ekonomik, qė mund tė zėvendėsojė fitimin e paligjshėm
dhe pa djersė me kamatė?! Lirisht mund tė themi se po.
Nė kėtė sistem tė pėrsosur ekonomik tė Islamit , hyn edhe rregullativi i
Fikhut i ashtuquajturi : El Mudarebetu , qė cila ėshtė :
pajtim a pėlqim i tė dy palėve tė interesuara qė njėra prej tyre tė marrė njė pjesė tė pasurisė sė tjetrit pėr tė
punuar me tė . Me kėtė rast nėnshkruhet edhe kontrata e pėrbashkėt pėr fitim me
pėrqindje tė caktuar 1/3
, 1/4 a gjysma e fitimit. Nė kėtė kontekst me klauzolė tė veēantė parashihet edhe humbja
eventuale.
Kėshtu pra Islami hapi dyert e zhvillimit, tė pėrparimit, tė
aksioneve dhe tė planeve investuese e tė fitimit nė mėnyrė tė ndershme.
Islami nė asnjė mėnyrė nuk kufizoi fitimin hallall - tė lejuar
nėpėrmjet tregtisė sė lejuar, tė drejtė e tė sinqertė. Vlen tė pėrmendet
edhe fakti se nė shumė vende tė botės, tregtarėt muslimanė ishin ata qė mbollėn farėn e
Islamit duke dhėnė shembuj tė rrallė nė histori me sjelljet dhe veprimet e tyre
tė drejta dhe korrekte.Drejtėsia dhe sinqeriteti i tyre, ishin shkas qė shumė nga jomuslimanėt, duke parė sjelljet e
tyre, tė pėrqafonin fenė islame.
* * *
Sidoqoftė, Islami ishte dhe mbeti sistem i pėrkryer i jetės
praktike tė njeriut nė tė gjitha aspektet, sistem i cili imponon bindshėm koncept
ideologjik tė pėrcaktuar.
Islami nė esencė ėshtė aq autentik, aq madhėshtor dhe aq thellė i
rrėnjosur nė shpirtin njerėzor, saqė tė gjitha tentimet pėr zhvleftėsimin e tij
janė tė gjykuara tė dėshtojnė. I vetmi Islami ėshtė nė
gjendje qė njerėzimit ti ofrojė sistemin e pėrkryer qė tė harmonizojė dhe tė
rregullojė veprimet e tij drejt progresit materialist dhe pretendimeve tė tij
shpirtėrore.
Islami
i thėrret tė gjithė njerėzit pėr mirėsi,pėr vlera tė
pėrgjithshme tė moralit dhe pėr luftė kundėr ēdo tė keqeje e shėmtimi.Qėllimi i
kėsaj feje madhėshtore ėshtė ērrėnjosja
e veseve tė kėqija nga njė shoqėri dhe edukimi i shpirtit me vlera tė larta tė moralit tė pėrkryer. Ata
qė i pėrgjigjen kėsaj thirrjeje, janė tė shpėtuar, kurse ata qė refuzojnė, do
tė jenė tė mallkuar dhe tė larguar nga mėshira e Allahut xh.sh.