Sabri BAJGORA www.bajgora.com
Emrat e bukur tė Allahut
Esmaullahi-l-Husna
Allahu xh.sh. nė Kuranin Fisnik
thotė:
وَلِلَّهِ
الْأَسْمَاءُ
الْحُسْنَى
فَادْعُوهُ
بِهَا
وَذَرُوا
الَّذِينَ
يُلْحِدُونَ
فِي
أَسْمَائِهِ
سَيُجْزَوْنَ
مَا كَانُوا
يَعْمَلُونَ
-
Allahu ka emrat mė tė bukur (mirė), prandaj Atė thirreni me ta , (El-Aėraf, 180)
قُلْ
ادْعُوا
اللَّهَ أَوْ
ادْعُوا
الرَّحْمَانَ
أَيًّا مَا
تَدْعُوا
فَلَهُ
الْأَسْمَاءُ
الْحُسْنَى
- Thuaj: Thėrrisni: Allah ose thėrrisni
Er-Rrahman, me cilindo qė ta thėrrisni (prej kėtyre dy emrave),
emrat e Tij janė mė tė bukurit
, (Israė 110)
اللَّهُ
لَا إِلَهَ
إِلَّا هُوَ
لَهُ الْأَسْمَاءُ
الْحُسْنَى
- Ai ėshtė Allahu, nuk ka zot tjetėr pos
Tij.
Atij i takojnė emrat mė tė bukur, (Ta-Ha, 8)
هُوَ
اللَّهُ
الْخَالِقُ
الْبَارِئُ
الْمُصَوِّرُ
لَهُ
الْأَسْمَاءُ
الْحُسْنَى
- Ai ėshtė Allahu, Krijuesi, Shpikėsi, Formėdhėnėsi. Tė Tij
janė emrat mė tė bukur. (El-Hashr, 24)
Transmetohet nga Ebu Hurejra tė ketė thėnė: Ka
thėnė Pejgamberi a.s.: Allahu i ka nėntėdhjetė e
nėntė emra, njėqind pa njė, Ai ėshtė tek dhe e do tekun. Ai qė i numėron
(mėson) kėta emra tė Tij, do tė hyjė nė Xhennet. Allahu ėshtė Ai, pėrveē tė
Cilit nuk ka tė adhuruar tjetėr, Ai ėshtė: i Gjithėmėshirėshmi (Falėsi i tė
mirave), Mėshirėploti (i Mėshirshmi), Sunduesi, i Pastri (i Shenjti, i
Shndritshmi), Paqedhėnėsi (i Pastri pa tė meta), Siguruesi, Mbizotėruesi,
Fuqiploti, i Gjithėfuqishmi, i Madhėrishmi, Krijuesi, Filluesi, Formėdhėnėsi,
Gjithėfalėsi, Mposhtėsi, Dhuruesi, Furnizuesi, Zgjidhjedhėnėsi, i Gjithėdituri,
Shtrėnguesi, Dhėnėsi (Ēliruesi), Pėrulėsi, Lartėsuesi, Ngritėsi, Nėnshtruesi,
Dėgjuesi, Vėshtruesi, Gjykuesi, i Drejti, i Buti, i Gjithinformuari,
Pėrdėllimtari, Madhėshtori, Falėsi, Mirėnjohėsi, i Larti, i Madhi, Ruajtėsi,
Ushqyesi, Llogarimarrėsi, Fisniku, Bujari, Vigjėluesi, Lutjepranuesi,
Gjithėpėrfshirėsi, i Urti, i Dashuri, i Lavdishmi, Ringjallėsi, Dėshmuesi, i
Vėrteti, Pėrkujdesėsi, i Forti, i Pathyeshmi, Mbrojtėsi, i Falėnderuari,
Gjithėnjohėsi, Nismėtari, Rikrijuesi, Jetėdhėnėsi, Jetėmarrėsi (Vdekjeprurėsi),
i Gjalli, i Pėrjetshmi, Kreatori, i Nderuari, i Vetmi, i Domosdoshmi
(Strehimtari), i Fuqishmi, i Gjithėmundshmi, Pėrparuesi (Nismėtari), Paslėnėsi
(Ai i Cili tė vonon), i Pari, i Fundit, i Dukshmi, i Padukshmi, Udhėheqėsi
(Drejtuesi), i Gjithėlartėsuari, Mirėbėrėsi, Pendimpranuesi, Ndėshkuesi (Ai qė
hakmerret), Mėkatfalėsi, i Dhembshuri, Pushtetmbajtėsi, Atij i takon madhėshtia
dhe nderi, Drejtėsidhėnėsi, Tubuesi, i Pasuri, Pasuridhėnėsi, Privuesi,
Dėmsjellėsi (Ai i Cili jep dėmin), Dobiprurėsi, Drita, Udhėzuesi, Shpikėsi, i
Pėrhershmi (i Amshueshmi), Trashėguesi, Frymėzuesi (Udhėzuesi nė tė mirė),
Durimtari
* * *
Ēėshtja
e emrave tė bukur tė Allahut dhe komentimi i tyre, kanė qenė objekt shqyrtimi
dhe komentimi i shumė dijetarėve nė kohė, duke filluar nga ata tė akaidit
(apologjetikės), pastaj ata tė hadithit, tė tefsirit etj..
Dijetarėt,
pa dallim, janė unikė rreth faktit se kėta emra tė bukur tė Allahut, nė tė
vėrtetė janė cilėsi tė Allahut xh.sh., me tė cilat Ai
e ka cilėsuar dhe pėrshkruar Vetveten.
Prej kėtyre
emrave-cilėsive ka tė tillė qė pėrshkruajnė Madhėshtinė e Tij si: El-Adhim-Madhėshtori,
El-Muteali-I Gjithėlartėsuari, El-Mexhid-I Lavdishmi, El-Kuddus-I
Pastėrti, Dhul Xhelali vel Ikram-Atij i takon madhėshtia dhe nderi.
etj.
Pastaj ka
prej kėtyre emrave qė dėftojnė pėr kreativitetin e Tij si Krijues: El-Bariu-Filluesi
i krijimit, El-Musavviru-Formėdhėnėsi, El-Haliku-Krijuesi,
El-Bediu-Shpikėsi, etj.
Ka cilėsi tė
tjera qė pėrshkruajnė fuqinė e Tij hyjnore si: El-Kavijj-I
Forti, El-Kadir-I Fuqishmi, El-Kahhar-Mposhtėsi, El-Muhejmin-Mbizotėruesi
etj.
Pastaj ka tė
tilla qė pėrshkruajnė dhe shprehin diturinė dhe urtėsinė e Tij hyjnore si: El-Aliim-I
Gjithdijshmi,El-Hakim-I Urti,El-Habir-I
Gjithėinformuari, etj.
Ndėrsa ka
prej kėtyre emrave qė pėrshkruajnė mėshirėn dhe butėsinė e Tij ndaj robėrve tė
Tij si: Er-Reuf-I Dhembsuri, Er-Rrahman-I
Gjithėmėshirshmi, Er-Rrahim-Mėshirėploti,El-Gafur-Falėsi,
El-Halim-Pėrdėllimtari Et-Tevvab-Pendimpranuesi,
El-Letif-I Buti etj, por, qė tė gjithė kėta emra-cilėsi, edhe pse nė
dukje mund tė kenė ngjashmėri me disa cilėsi qė i posedojnė edhe krijesat,
assesi nuk mund tė krahasohen me cilėsitė hyjnore, sepse Allahu ėshtė i Vetmi
Zot i kėsaj gjithėsie, nė sundimin e tė Cilit nuk mund ti pėrzihet askush. As
nuk ka shok e as tė ngjashėm me Tė:
لَيْسَ
كَمِثْلِهِ
شَيْءٌ
Asnjė send nuk ėshtė si Ai
(Esh-Shura, 11)
Siē
e pamė nga hadithi qė kanė transmetuar Tirmidhiu, Ibn Hibani dhe Bejhekiu nga
Ebu Hurejra e ky nga Pejgamberi a.s., Allahu xh.sh. i
ka 99 emra, por ky pėrkufizim nė 99-tė assesi nuk do tė thotė se Allahu nuk ka
edhe emra tė tjerė, tė cilėt ne nuk i dimė, e nuk i ka ditur madje as vetė i
Dėrguari i Allahut-Muhammedi a.s. Argument pėr kėtė ėshtė vetė thėnia (duaja) e
Resulullahut s.a.v.s., e pėrcjellė nga Abdullah ibn Mesudi, i cili e kishte
dėgjuar Pejgamberin a.s. duke thėnė: Ai njeri qė e kaplon ndonjė mėrzi ose
brengė dhe thotė: O Allah, unė jam robi Yt, bir i robit Tėnd dhe bir i
robėreshės Sate, Jeta ime (ballukja ime) ėshtė nė Duart e Tua, i nėnshtrohem
plotėsisht gjykimit tė ēėshtjes Sate nė mua, Dhe ēdo gjykim Yti nė mua ėshtė i
drejtė. Pėr hir tė kėsaj, O Zot i madhėruar, po tė lutem (po kėrkoj nga Ti) me
secilin emėr tė ndritur qė ke, me tė cilin e ke quajtur (cilėsuar) Veten, ose e
ke pėrmendur nė Librin Tėnd (Kuranin), ose tė cilin ia ke mėsuar ndokujt prej
krijesave tė Tua, ose tė cilin e ruan vetėm nė Diturinė Tėnde tė fshehtė, qė
Kuranin e madhėruar ta bėsh freski tė zemrės sime, dritė tė gjoksit tim, dhe
largim tė ēdo brenge dhe dėshpėrimi tim, atij njeriu, Allahu do tia
largojė dėshpėrimin dhe mėrzinė dhe nė vend tė tyre do ti sjellė gėzim. Atėherė
ashabėt e pyetėn: O i Dėrguari i Allahut a nuk duhet ti mėsojmė ne kėto fjalė
(kėta emra)? Tha:
Dijetarėt
janė pėrpjekur tė japin sqarime tė mundshme rreth kuptimit tė vėrtetė qė ėshtė
synuar nga fjalėt e Pejgamberit a.s.:
men
ahsaha dehalel xhenneh
.
Nga aspekti
gjuhėsor kėto fjalė nėnkuptojnė: kush i
numėron, por kėtu qėllimi ėshtė shumė mė i gjerė, dhe nėnkupton jo vetėm
numėrimin por edhe mėsimin e tyre dhe veprimin me kėta emra (cilėsi). Me njė fjalė, besimtari duhet tė stoliset me kėto virtyte.
Nė kėtė
kuptim tė numėrimit dhe tė ruajtjes na vjen nė kėtė
ajet:
Nė Ditėn kur Allahu i ringjall ata tė gjithė, i njofton pėr
atė qė kanė punuar, sepse Allahu i ka mbajtur ato shėnime, edhe pse ata i kanė
harruar. Allahu ėshtė Ai qė sheh dhe pėrcjell ēdo gjė. , (El-Muxhadele, 6)
Kuptimi
i fjalės ahsahullahu nė kėtė ajet nėnkupton numėrimin, por edhe
mosharresėn, sepse Allahu nuk i harron veprat e njerėzve, qofshin ato tė mira
ose tė kėqija.
Pastaj fjala
ihsaun-numėrim, vjen edhe nė kuptim tė gjithėpėrfshirjes e jo vetėm tė pėrkufizimit nė numėrim:
Edhe
nė qoftė se pėrpiqeni ti numėroni tė mirat e Allahut, nuk do tė mund tė arrini
ti pėrkufizoni (nė numėr)
, (Ibrahim, 34).
Kjo
nėnkupton se me gjithė pėrpjekjet e njerėzve qė tė numėrojnė mirėsitė e Allahut
ndaj tyre, ato ėshtė e pamundur tė pėrkufizohen nė ndonjė numėr.
Dhe
nė kėtė kontekst, nėse kthehemi edhe njė herė tek fjalėt e Resulullahut
s.a.v.s., atėherė ėshtė e qartė se nuk bėhet fjalė vetėm pėr numėrimin e tyre,
por pėr tė vepruarit me kėto cilėsi dhe me kėta emra tė bukur. F.v., ēdo besimtar duhet
tė stoliset me virtytin e mėshirės, qė ta mėshirojė atė qė ėshtė mė i dobėt dhe
i pafuqishėm;, duhet tė jetė i drejtė gjatė ndonjė gjykimi me peshė; duhet tė
jetė i butė dhe i kujdesshėm me njerėzit qė i drejtohen pėr ndonjė nevojė;
duhet tė jetė falės, nėse ndokush i ka bėrė ndonjėherė ndonjė padrejtėsi dhe i
ka kėrkuar falje; duhet ti ofrojė ndihmė vėllait musliman, kurdo qė e kėrkon
nevoja, etj.
Besimtari
jeton nėn hijen e kėtyre emrave tė bukur, sepse afrimi tek Allahu ėshtė caku
dhe synimi i secilit prej nesh, sepse vetė Allahu xh.sh. thotė:
Allahu
i ka emrat mė tė bukur (mirė), prandaj Atė thirreni me ta , (El-Aėraf, 180)
Tė
pėrmendurit e Allahut ėshtė detyrim i ēdo besimtari nė ēdo kohė, nė mėngjes e
mbrėmje, nė gėzime e dėshpėrime, nė rrugė e nė shtėpi. Pėr kėtė jemi tė urdhėruar
nga i Lartmadhėrishmi nė Kuranin fisnik:
Pra ju mė kujtoni Mua (me adhurime), Unė ju
kujtoj (me shpėrblim). Mė falėnderoni e mos mė
mohoni,
(El-Bekare, 152)
Pastaj:
E i pėrmende shumė Zotin tėnd dhe madhėroje
mbrėmje e mėngjes, (Ali Imran, 41).
Emrat e bukur tė Zotit janė burim i shumė mirėsive,
tė cilat njeriu as qė mund ti imagjinojė. Nė lidhje me kėtė, i Dėrguari i Allahut ka
thėnė: Kushdo prej jush qė kur tė zgjohet thotė tri herė: Eudhu
bil-lahi es-Semiil Alim mine shejtani rraxhim-Kėrkoj mbrojtjen e
Allahu, Dėgjuesit dhe tė Gjithdijshmit nga cytjet e shejtanit tė mallkuar, dhe
i lexon tri ajetet e kaptinės El-Hashėr (22-23-24, kėto ajete pėrmbajnė 16
emra tė bukur tė Allahut: (Ai ėshtė Allahu qė nuk ka zot tjetėr; vetėm Ai
qė e di tė fshehtėn dhe tė dukshmėn; Ai ėshtė Mėshiruesi, Mėshirėbėrėsi. Ai
ėshtė Allahu qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, Sundues i pėrgjithshėm, I Pastėr (prej
tė metave qė i mvishen), Shpėtimtar (qė shpėton njerėzit prej
ndėshkimit), Sigurues (qė siiguroi njerėzit me premtimin e vet dhe
pejgamberėt me mrekulli), Mbikėqyrės (qė mbikėqyr dhe pėrcjell ēdo send),
I Plotfuqishėm, Mbizotėrues, I Madhėrishėm. I Lartėsuar ėshtė Allahu nga ēka i
shoqėrojnė! Ai ėshtė Allahu, Krijuesi, Shpikėsi Formėdhėnėsi.
Tė Tij janė emrat mė tė bukur. Atė (Allahun) e
madhėron ēka nė qiej e nė Tokė dhe Ai ėshtė Ngadhėnjyesi, I Urti), Allahu
do ti autorizojė 70 mijė melaike qė tė luten pėr tė derisa tė ngryset (tė vijė
mbrėmja), dhe nė qoftė se ai person vdes gjatė asaj dite, ai vdes si shehid
(dėshmor), dhe po ashtu ai qė i thotė kėto fjalė kur tė bjerė nė gjumė, e ka tė
njėjtėn gradė (derisa tė zgjohet)
Cili ėshtė emri mė i madh i Allahut?
Dijetarėt,
nė pėrpjekjet nga ixhtihadi i tyre personal, janė munduar tė japin mendime tė
ndryshme se cili mund tė jetė emri mė madhėshtor i Allahut xh.sh., sepse ky
emėr, pėr shkak tė njė urtėsie tė madhe, ėshtė i fshehur, dhe atė nuk e ka
treguar madje as vetė Pejgamberi a.s. Ka mendime qė thonė se pa dyshim emri mė
i madh i Allahut ėshtė vetė emri Allah, i cili nė Kuran ėshtė
pėrmendur mbi 2690 herė. Ky ėshtė njėri prej mendimeve
mė tė forta dhe mė tė pranueshme nga dijetarėt, sepse ky emėr pėrmban vėrtet
shenjtėrinė hyjnore. P.sh., kur tė pėrmendet i vetėm,
ėshtė Allah, nėse i hiqet elifi i parė, prapė mbetet Lil-lah-Pėr
Allahun, nėse hiqet lami i parė, mbetet Lehu-pėr Tė, po
nėse hiqet edhe lami i dytė, prapė mbetet Hu ose Huve-Ai.
Transmetohet
nga Aishja r.a. se njė ditė i Dėrguari i Allahut
xh.sh. i kishte thėnė asaj: Oj Aishe, a e dite se
Allahu ma dėftoi njė emėr tė Tij, me tė cilin po tė lutej, Ai do tė pėrgjigjej
? Aishja thotė: E pėrbeva Pejgamberin nė babė e nėnė qė tė ma mėsonte atė
emėr, por ai mė tha: Nuk bėn tė ta mėsoj, oj
Aishe. Atėherė thotė Aishja r.a., u pėrkula nė shenjė nderimi, u ula pėr
disa ēaste dhe pastaj u ngrita, ia putha kokėn tė Dėrguarit a.s. dhe me
pėrultėsi e luta: Tė lutem, ma mėso atė emėr, o i Dėrguar i Allahut!, kurse ai
prapė ma ktheu: Nuk bėn tė ta mėsoj, oj Aishe, sepse me atė emėr nuk bėn tė
kėrkosh ndonjė gjė tė kėsaj bote.
Pasi
i dėgjova kėto fjalė, thotė Aishja r.a., u ngrita, mora abdest, i fala dy
rekate dhe fillova tė lutesha: O Zoti im, unė po tė lutem Ty, o Allah,
po tė lutem o i Gjithėmėshirshėm - (Er-Rrahman), po tė lutem o Mirėbėrės
- (El-Berr) dhe Mėshirėplotė - (Er-Rrahim), po tė lutem me tė
gjithė emrat e Tu tė bukur qė ke, me ata qė unė i di dhe me ata qė nuk i di, qė
tė mė falėsh e tė mė mėshirosh mua. Atėherė, thotė Aishja r.a., e pashė Resulullahun s.a.v.s. duke buzėqeshur dhe mė
tha: Ai emėr i madh i Allahut, ėshtė nė njėrin prej kėtyre emrave me tė
cilėt e lute Atė.
- Nė
koleksionin e Tirmidhiut transmetohet nga Esmaė bin Jezid, se i Dėrguari a.s.
ka thėnė: Emri i Madh i Allahut ėshtė nė kėto dy ajete: Ve ilahukum
ilahun vahid, la ilahe il-la huve er-Rrahmanu er-Rrahim-Zoti juaj (qė
meriton adhurimin) ėshtė njė, Allahu, nuk ka zot pos Tij, ėshtė mėshirplotėe
dhe mėshirbėrės (El-Bekare, 163) dhe ajeti i dytė i kaptinės Ali
Imran: Allahu la ilahe il-la huve el-Hajjul Kajjum
Allahu ėshtė njė, nuk ka zot tjetėr pėrveē Atij. Ai ėshtė Mbikėqyrės i
pėrhershėm dhe i pėrjetshėm, (Ali Imran 2)
Nė
lidhje me kėtė hadith, Tirmidhiu pohon se ėshtė nė gradėn sahih.
- Nė
Musnedin e Imam Ahmedit, po edhe nė Sahihun e Hakemit, transmetohet nga Ebu
Hurejra, nga Enes bin Maliku dhe Rebiate bin Amiri, se i Dėrguari i Allahut ka
thėnė: Lidhuni pėr kėtė fjalė dhe shqiptojeni gjithmonė: Ja Dhel
Xhelali vel Ikram.
- Na ėshtė
transmetuar po ashtu nga Ebu Hurejra, fjalėt e tė cilit i ka shėnuar Tirmidhiu,
se i Dėrguari i Allahut, sa herė qė e preopkuponte
diēka, kur lutej, lutej me pėrultėsi dhe thoshte: Ja Hajj, ja Kajjum
- Nė Sahihun
e Hakemit, transmetohet njė hadith nga Ebi Emamete, e ky
nga i Dėrguari a.s. tė ketė thėnė: Emri madhėshtor i Allahut ėshtė nė
njėrėn prej kėtyre tri kaptinave: El-Bekare, Ali Imran dhe Ta-Ha.
Thotė
Kasimi, e kam kėrkuar kėtė emėr nė kėto tri kaptina dhe mendoj se ai ėshtė
ajeti: Allahu la ilahe il-la huve el-Hajjul Kajjum
Allahu ėshtė njė, nuk ka zot tjetėr pėrveē Atij. Ai ėshtė Mbikėqyrės i
pėrhershėm dhe i pėrjetshėm, (Ali Imran 2) dhe (El-Bekare,
255)
Nė vazhdim
do tė cekim mendimet kryesore tė disa dijetarėve nė lidhje me emrin e madh tė
Allahut xh.sh.
Mendimi i
Imam Gazaliut:
Imam Gazaliu
nė lidhje me kėtė thotė: Dituria rreth emrave tė bukur tė Allahut ėshtė
prej dijeve mė tė mėdha. Dijetarėt ndėrkaq, sa i
pėrket emrit mė tė madh tė Allahut, janė ndarė me tri mendime:
1. Emri
mė i madh i Allahut ėshtė secili emėr me tė cilin Ai tė pėrgjigjet nė rast tė
ndonjė nevoje ose shqetėsimi.
2. Disa
tė tjerė kanė thėnė se emri i madh i Allahut ėshtė vetė emri Allah,
mendim ky qė ėshtė pa dyshim mė i sakti. Ca tė tjerė
kanė thėnė se ky emėr ėshtė: Dhul Xhelali vel
Ikram; disa tė tjerė se ai emėr ėshtė El-Letif. Njė grup tjetėr
kanė shprehur mendimin se ky emėr ėshtė fjala Selamun
kavlen min rabi-rr-Rrahim. Njė mendim tjetėr ėshtė pėr
emrin El-Vedud, pastaj pėr emrat El-Hannan el Mennan, dhul Xhelali
vel Ikram.
Mund tė
jetė ky emėr i madh i Allahut edhe nė ndonjėrėn prej shkronjave simbolike nė
fillim tė disa sureve, tė ashtuquajtura shkronja tė dritės, si Elif Lam
Mim, Elif Lam Mim Sad, Elif Lam Mim Ra, ose Kaf Ha Ja Ajn Sad
etj..
3. Ky emėr mund tė jetė emri mė gjithėpėrfshirės i Allahut,
prej tė cilit rrjedhin tė gjithė emrat e tjerė tė Tij. Dhe kėtė emėr i
Plotfuqishmi e ka lėnė tė fshehtė, sigurisht pėr njė urtėsi shumė tė madhe.
Qėllimi i tėrė kėsaj urtėsie ėshtė qė secili ti lutet Allahut me emrin mė tė
ndritur, me tė cilin shpreson se Ai do ti pėrgjigjet pėr nevojėn e tij
Mendimi i
Sujutiut:
Nė
lidhje me emrin madhėshtor tė Allahut, Imam Sujutiu sjell 20 mendime tė
ndryshme.
Ai ndėr tė tjera thotė: Jam pyetur nga disa njerėz pėr kėtė emėr dhe pėr
hadithet qė trajtojnė kėtė temė, dhe them: Secili emėr i Allahut ėshtė i madh,
dhe nuk bėn tė dallohet njėri prej tjetrit. Zaten, ky
mendim ėshtė edhe mendim i shumė dijetarėve tė mėdhenj para meje, si Ebu
Xhafer Et-Taberiu, Ebul Hasen El Eshariu, Ibn Hibbani, El-Bakilaniu etj.
Mendim
tjetėr i Sujutiut ėshtė se ky emėr ėshtė ifshehtė nė
dijen e Allahut dhe nuk ia ka zbuluar askujt prej krijesave, ashtu siē e ka
lėnė tė fshehtė edhe natėn e Kadrit apo momentin e Kiametit. etj.
Sujutiu
nė vazhdim cek edhe tetėmbėdhjetė mendimet e tjera, tė cuilat flasin nė lidhje
me mundėsinė se cili mund tė jetė emri mė i madh i allahut. Ai mund tė jetė emri Huve,
njė mendim qė e pėrcjell nga Fahru Rraziu, pastaj cek emrin Allah, pėr
tė cilin thotė se ėshtė emėr i pėrveēėm, me tė cilin nuk ėshtė cilėsuar askush
pos Allahut si Qenie Absolute, kurse tė tjerėt emra vetėmsa janė shtesė
plotėsuese e kėtij emri tė madh. Nė lidhje me kėtė mendim,
sjell njė transmetim nga Xhabir bin Abdil-lah bin Zejdi, i cili thotė se emri
Allah ėshtė emri mė i madh. A nuk e shihni se si e ka
shprehur kėtė gjė Allahu xh.sh. nė Kuranin
fisnik: Huvallahu ledhi la ilahe il-la huve alimul gajbi ve shehadeh
huve rrahmanu rrahim.-Ai ėshtė Allahu qė nuk ka zot tjetėr,; vetėm Ai qė e di
tė fshehtėn dhe tė dukshmėn; Ai ėshtė Mėshiruesi, mėshurėbėrėsi, (El-Hashr,
22).
Emri i madh
i Allahut mund tė jetė edhe nė njėrin prej kėtyre tre emrave: Allah-Rrahman
Rrahim duke u bazuar nė hadithin qė pėrcillet nga Aishja r.a., e cila i
qe lutur Allahut:
O Zoti im, unė po tė lutem Ty, o Allah, po tė
lutem, o i Gjithėmėshirshėm (Er-Rrahman), po tė lutem, o Mirėbėrės (El-Berr)
dhe Mėshirėplotė (Er-Rrahim)
, pas sė cilės dua, i Dėrguari i
Allahut kishte buzėqeshur dhe kishte thėnė: Ai emėr i madh i Allahut ėshtė
nė njėrin prej kėtyre emrave me tė cilėt e lute Atė.
Mė pastaj
Imam Sujutiu sjell edhe mendimet e tjera, se ai emėr i madh i Allahut mund tė
jetė: Dhul Xhelali vel Ikram,
ose mund tė jetė edhe ky emėr: Allahu la ilahe il-la huve el Ehadu
es-Samed, el-ledhi lem jelid ve lem juled ve lem jekun lehu kufuven ehad-Allahu
ėshtė Ai pos tė Cilit nuk ka tjetėr zot. I Vetmi, tė Cilit i drejtohen krijesat
pėr nevojat e tyre,Strehimtari, Zotėria dhe Sunduesi,
i Cili nuk ka lindur kė e as nuk ėshtė i lindur dhe askush nuk ėshtė i
barabartė me Tė. Nė lidhje me kėtė mendim kemi njė hadith sahih tė
transmetuar nga Burejde, tė cilin e kanė transmetuar Ebu Davudi, Tirmidhiu,
Ibni Maxhe dhe Hakemi, tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut dėgjoi njė njeri
duke u lutur, i cili thoshte: Allahumme inni es-eluke bienni eshhedu
enneke ente Allah el-ledhi la ilahe il-la Ente, El-Ehadu Es-Samed, el-ledhi lem
jelid ve lem juled ve lem jekun lehu kufuven ehad-O Zoti im!, po
tė lutem dhe po kėrkoj nga Ti duke dėshmuar se ti je Allahu dhe se nuk ka zot
tjetėr pėrveē Teje, Njė, dhe i Vetmi Strehimtar, pėr tė cilin kanė nevojė tė
gjithė, i Cili nuk ka lindur kė e as ėshtė i lindur dhe as qė dikush ėshtė i
barabartė me Tė, pėr se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: Vėrtet e ke lutur
Allahun me emrin e Tij mė madhėshtor e mė tė ndritur, me tė cilin, kur ti
lutesh, tė jep dhe tė pėrgjigjet. Nė lidhje me kėtė
hadith, Ibn Haxher el Askelani thotė se ėshtė me senedin mė tė saktė prej
haditheve qė flasin pėr emrin e madh tė Allahut.
Sujutiu nė
vazhdim cek edhe mendime tė tjera se ky emėr mund tė jetė ;
El-Hajjul Kajjum, ose Rabb, ose Malikul
Mulk, ose Bediu semavati vel erd, dhul Xhelali vel
Ikram-Shpikėsi i Qiejve dhe i Tokės, Vetėm Atij i takon Madhėshtia dhe Nderi,
ose Allahumme, ose Dėshmia islame : La ilahe
il-lallah, ose disa prej shkronjave simbolike si Elif Lam Mim,
etj.
Imam Sujutiu
sjell edhe njė mendim tjetėr shumė tė fuqishėm se ai emėr i madh i Allahut mund
tė jetė duaja e Junusit a.s. nė barkun e peshkut, kur
u pendua tek Allahu, e ato janė fjalėt: La ilahe il-la ente, Subhaneke
inni kuntu mine-dh- dhalimin. Nuk ka Zot pos
Teje. Ti je i Pastėr, nuk ke tė meta.
Unė i bėra tė padrejtė vetes!, (Junus 87)..
Transmetojnė
Ibn Xheriri dhe Hakemi nga Seid bin Ebi Vekasi e ky
nga Pejgamberi a.s. tė ketė thėnė: A tju tregoj pėr emrin e madh tė
Allahut? Ai emėr ėshtė nė duanė e Junusit qė e bėri nė bark tė peshkut.
Disa e pyetėn: A mos ka qenė kjo dua e veēantė vetėm pėr Junusin a.s. pėr se ai u pėrgjigj: A nuk e shihni se ēthotė
Allahu xh.sh. Festexhebna lehu ve nexhejnahu minel gammi
ve kedhalike nunxhi el muminin-Ne iu pėrgjigjėm atij, e shpėtuam nga tmerri.
Kėshtu i shpėtojmė Ne besimtarėt, (El-Enbija, 88).
Mendimi i
Sharaviut
Mumammed M.
Sharaviu pasi pėrmend disa mendime tė dijetarėve se cili mund tė jetė emri
madhėshtor i Allahut, se a mund tė jetė ai Malikul Mulk, apo El-Hajjul
Kajjum, apo Er-Rrahman etj,. ndėr
tė tjera, thotė se ky emėr i Madh i Allahut, mund tė jetė vetėm ai emėr qė
pėrfshin tė gjitha cilėsitė e pėrsosura, dhe konstaton: Emri i madh i
Allahut ėshtė pa dyshim vetė emri Allah
Duaja me emrat e bukur
tė Allahut nėnkupton faktin qė ti lutesh Allahut me atė emėr i cili
ty tė pėrshtatet pėr atė nevojė, p.sh.: O i Urtė, mė dhuro urtėsi, ose o i
Gjithėdijshėm, mė dhuro dituri, O i Mėshirshėm m mė mėshiro, kurse nėse lutesh:
O Allah, atėherė dije se e ke lutur tė Lartmadhėrishmin me tė gjitha
cilėsitė e pėrkryera, tė domosdoshme.
KOMENT I SHKURTĖR I EMRAVE
TĖ BUKUR E TĖ NDRITUR TĖ ALLAHUT XH.SH.
1. ALL-LLAH- Zoti. Ėshtė
emri mė i madh i Krijuesit qė dėfton pėr Qenien Absolute, emėr me tė cilin
pėrfshihen tė gjitha cilėsitė dhe atributet e tjera hyjnore. Ėshtė emėr i pėrveēėm dhe nuk ėshtė i prejardhur, do tė thotė nuk
rrjedh prej ndonjė fjale tjetėr. Si term i
tillė pėrdoret vetėm pėr tė dėshmuar Ekzistencėn e Domosdoshme dhe Absolute. Ēdo emėr tjetėr i bukur i Allahut vjen si shtesė me tė, kur janė sė
bashku. p.sh. Huvallahu ledhi la ilahe il-la huve- Ai ėshtė
Allahu qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij
(El-Hashr,23)
ose Allahu la ilahe il-la huve rabbul Arshil adhim-Allahu ėshtė njė,
nuk ka Zot tjetėr pėrveē Tij, Zot i Arshit tė madh, (En-Neml, 26)etj.
Nė Kuran ky emėr ėshtė pėrdorur 2690 herė, ndėrsa
nėse ia shtojmė edhe emėrtimin qė rrjedh po prej kėtij emri Lil-lah,
ose ilah ose lehu ose huve, atėherė ai del se ėshtė
pėrmendur mbi 2700 herė.
Me kėtė emėr hyjnor nuk
ėshtė emėrtuar dhe as qė mund tė emėrtohet dikush tjetėr. Madje ky
ėshtė edhe njė sfidim hyjnor pėr mbarė njerėzimin, sepse Allahu xh.sh. thotė : A di ti pėr Tė (Allahun)
emėrtues tjetėr ?! (Merjem, 65)
Me fjalėn Allah, janė hapur mbi tridhjetė e
pesė ajete kuranore tė shpėrndamė nėpėr kaptina tė ndryshme tė Kuranit.
Emri Allah, do tė thotė se nuk ka tė adhuruar
tjetėr qė meriton tė adhurohet pėrveē Tij.
Pa dyshim ėshtė emri mė i madh dhe mė i ndritur i Krijuesit, pėr tė
cilin ka dhėnė shenjė edhe Pejgamberi ynė, se, po ti lutet dikush Zotit me
emrin e Tij mė tė madh, njeriut ia jep atė qė kėrkon.
Duhet ditur se vetėm me
emrin Allah plotėsohet dėshmia islame e cila ėshtė La ilahe il-la
Allah, Muhammedun resulullah.
Me kėtė emėr tė lartė hyjnor, fillojmė ēdo punė,
dhe me kėtė emėr hapen tė gjitha kaptinat e Kuranit, do tė thotė me
(Bismil-lahi Rrahmani Rrahim).
2. ER-RRAHMAN - i Gjithėmėshirėshmi,
Ėshtė Ai qė shtrin mėshirėn
e Tij mbi tė gjitha krijesat, pa dallim nė mes besimtarėve dhe pabesimtarėve.
3. ER-RRAHIM Mėshirėploti. Ai i Cili shpėrblen besimtarėt me mėshirėn e Vet, sidomos nė botėn
e ardhshme.
4. EL-MELIK Sunduesi. Ai i cili sundon kėtė
gjithėsi ashtu siē dėshiron Vetė.
5. EL-KUDDUS - i Pastri ,
i Shenjti, i Shndritshmi Allahu ėshtė i pastėr dhe i zhveshur
nga ēdo e metė a mangėsi qė mund ti mvishet.
6. ES-SELAM Paqedhėnėsi Ai jep paqe dhe
qetėsi, vetėm tek Ai ėshtė shpėtimi.
7. EL-MUMIN Siguruesi dhe Mbajtėsi i
premtimit. Allahu i madhėrishėm nuk e thyen premtimin e Vet, do tė thotė se nė
Ditėn e Gjykimit, Ai do ti mbrojė robėrit e Vet tė sinqertė nga ndėshkimi i
zjarrit.
8. EL-MUHEJMIN Mbizotėruesi, Mbikėqyrėsi. Kuptim tjetėr i kėtij emri hyjnor ėshtė edhe se Allahu ėshtė
Mbrojtės dhe Mbikėqyrės i ēdo gjėje qė ndodh nė kėtė ekzistencė.
9. EL-AZIZ Fuqiploti, Madhėshtori. Fuqia e Tij mbulon kėtė gjithėsi; askush nuk ėshtė i barabartė me
Fuqinė e Tij.
10. EL-XHEBBAR - i Gjithėfuqishmi. Mbizotėruesi ndaj ēdo gjėje. Ai me
vullnetin e Tij ka nėnshtruar ēdo krijesė pėr respektimin e Madhėrisė sė Tij.
11. EL-MUTEKEBBIR - i Madhėrishmi. Madhėshtia e Tij nuk mund tė krahasohet me tė pėrceptuarit e
mendjes njerėzore.
12. EL-HALIK Krijuesi, i Cili ka krijuar
tėrė kėtė ekzistencė, qė e shohim dhe nuk e shohim. Krijues i
vetėm dhe i Pashoq.
13. EL-BARIU Filluesi, i Cili krijoi
krijesat pa ndonjė model paraprak, dhe Vullneti i Tij ėshtė zbatuar dhe
zbatohet nėpėrmjet urdhrit hyjnor: Bėhu!
14. EL-MUSAVVIR Formėdhėnėsi. Ai i Cili u dha formė tė gjitha krijesave, e ndėr kėto krijesa e
dalloi njeriun, tė cilin e krijoi nė formėn mė tė bukur.
15. EL-GAFFAR Gjithėfalėsi. Ai i Cili fal
robėrit e Tij, sa herė qė ata i drejtohen pėr falje. Emri Gaffar ka edhe domethėnien se Allahu i mbulon tė kėqijat e
njerėzve-robėrve tė Tij, dhe i fal ato nė Ahiret.
16. EL-KAHHAR Mposhtėsi, i Cili mposht ēdo
kriminel dhe e shkatėrron si nė kėtė jetė, ashtu edhe nė Ahiret.
17. EL-VEHHAB Dhuruesi. Ai
i Cili krijesave tė Tij u dhuron mirėqenie dhe mirėsi tė panumėrta.
18. ER-RREZAK Furnizuesi. Ai i Cili furnizon ēdo krijesė me nevojat jetėsore, pa marrė
parasysh nėse ėshtė besimtar apo pabesimtar.
19. EL-FETTAH Zgjidhjedhėnėsi. Ėshtė Ai i
Cili hap depot e mėshirės sė Tij pėr robėrit e sinqertė, por edhe Qė gjykon me
drejtėsi nė ēdo ēėshtje.
20. EL-ALIM - i
Gjithėdituri.
Dijes sė Tij nuk mund ti shmanget asnjė veprim nė kėtė
gjithėsi. Ai di ēdo gjė, tė fshehtat tona dhe veprimet
e hapura. Dija e Tij pėrfshin tėrė kėtė ekzistencė.
21. EL-KABID Shtrėnguesi. Nė Kuran ka ardhur me disa kuptime. Ndėr
tė tjera, marrja e shpirtrave. Pastaj vjen nė kuptim
tė ndaljes sė mėshirės sė Tij nė Ditėn e Gjykimit pėr pabesimtarėt, etj.
22. EL-BASIT Dhėnėsi. Ai
qė shtrin mėshirėn dhe rrėskun-furnizimin pėr robėrit e devotshėm.
23. EL-HAFIDU Pėrulėsi. Ai qė pėrul dhe
nėnēmon ēdo mendjemadh e tiran.
24. ER-RAFIU Lartėsuesi. Ėshtė Ai qė ngre dhe lartėson tė dashurit e Tij.
25. EL-MUIZZU Ngritėsi. Ai qė pėrkrah dhe
fuqizon robėrit e Tij tė devotshėm, tė cilėt synim e kanė pėrfitimin e
dashurisė dhe tė mėshirės sė Tij, dhe atė qė Allahu e ngre dhe fuqizon, ska
forcė qė mund ti thyejė shpirtin dhe moralin e tij.
26. EL-MUDHIL-L Nėnshtruesi. Ėshtė Ai qė
nėnshtron dhe poshtėron pabesimtarėt pėr shkak tė kufrit-mosbesimit tė tyre
27. ES-SEMIU Dėgjuesi, qė dėgjon ēdo gjė,
madje edhe pėshpėritjen mė tė vogėl. Atij nuk mund ti
shmanget asnjė zė e tė mos e dėgjojė. Ai dėgjon lutjen e nevojtarit, dhe
tė atij qė i ėshtė bėrė e padrejtė, dhe atė lutje nuk e kthen prapa pa e
pranuar.
28. EL-BESIR Vėshtruesi. Ai qė sheh ēdo gjė, dhe qė mbikėqyr ēdo gjė nė kėtė ekzistencė.
Atė nuk e merr as gjumi e as kotja. Nė Dorėn (kujdesin) dhe
vigjėlimin e Tij ėshtė tėrė ekzistenca.
29. EL-HAKEM Gjykuesi. Ėshtė
gjykuesi mė i drejtė qė nuk i bėn askujt tė padrejtė nė gjykimin e Tij.
30. EL-ADL - i
Drejti.
Ai nuk ndikohet nga ndjenjat dhe emocionet qė dikujt ti bėjė
padrejtėsi. Drejtėsia e Tij ėshtė absolute.
31. EL-LETIF - i Buti. Bėmirės
ndaj robėrve tė Tij.
32. EL-HABIR - i Gjithinformuari, i Cili
ėshtė i njohur dhe i dijshėm pėr ēdo gjė qė ka ndodhur dhe do tė ndodhė. Ėshtė Ai i Cili i di tė fshehtat dhe tė hapurat, dhe ėshtė i
informuar pėr ēdo imtėsi nė kėtė gjithėsi.
33. EL-HALIM Pėrdėllimtari. Ai qė nuk ngutet pėr hakmarrje, ėshtė i dhimbshėm pėr robėrit e
Vet.
34. EL-ADHIM Madhėshtori, Madhėshtia e tė
Cilit nuk mund tė perceptohet kurrsesi nėpėrmjet shqisave njerėzore. Askush nuk ėshtė i ngjashėm dhe i barabartė me madhėshtinė e Tij.
35. EL-GAFUR Falėsi. Ai
qė fal robėrit e Tij dhe pranon pendimin e tyre.
36. ESH-SHEKUR Mirėnjohėsi. Ai i Cili i shpėrblen pa masė robėrit e Vet tė devotshėm me
shpėrblime, pėr hir tė veprave tė tyre tė kryera nė emėr tė Tij. Allahu ėshtė mirėnjohės ndaj robėrve tė Tij, ani pse nuk ka nevojė
pėr falėnderimin e tyre.
37. EL-ALIJJ - i Larti. Allahu
ėshtė i pėrsosur nė madhėshtinė e Tij. I lartėsuar me
cilėsitė e pėrhershme hyjnore qė tregojnė mbizotėrimin dhe madhėshtinė ndaj
krijesave.
38. EL-KEBIR - i Madhi. Allahu
ėshtė i pėrsosur nė cilėsitė e Tij. Kjo madhėshti
nėnkupton se ai nuk ka nevojė pėr asnjė nga krijesat e Tij, por krijesat janė
ato qė i drejtohen Atij pėr ēdo nevojė a kėrkesė. Madhėshtia
e Tij ėshtė e zhveshur nga ēdo shėmbėllim me krijesat.
39. EL-HAFIDH Ruajtėsi. Allahu
ėshtė Ai qė ruan kėtė gjithėsi nga ērregullimet. Ruan
tė gjitha shėnimet nė dijen e Tij, e cila nuk mund tė pėsojė kurrė ndryshim e
as shkatėrrim. Dija e tij pėrfshin ēdo gjė nė kėtė
ekzistencė, sepse Ai ruan qiejt dhe Tokėn tė mos shkatėrrohen deri nė momentin
qė Ai e ka pėrcaktuar.
40. EL-MUKIT Ushqyesi. Allahu
ėshtė krijuesi i ushqimit, qoftė fizik, qoftė shpirtėror. Ėshtė Ai Qėi ēdo krijese i ka caktuar ushqimin dhe furnizimin, pa
dallim.
41. EL-HASIB Llogarimarrėsi. Ai i Cili do
ti marrė tė gjitha krijesat pėr llogarinė. Mund tė ketė edhe
kuptimin se Ai ua plotėson krijesave tė Tij tė gjitha nevojat, dhe secilės
krijesė i mjafton Allahu si Llogarimarrėsi mė i pėrsosur.
42. EL-XHELIL Fisniku. Madhėshtori
dhe i pėrsosuri nė cilėsitė e Tij. Dallimi ndėrmjet emrit El-Xhelil dhe
El-Kebir, ėshtė se El-Xhelil do tė thotė i pėrsosur nė cilėsitė e
Tij, kurse El-Kebir - i pėrsosur nė Qenėsinė e Tij, ndėrsa emri El-Adhim
pėrfshin qė tė dyja kėto kuptime.
43. EL-KERIM Bujari. Mirėsitė
e Tij nuk kanė tė sosur, fisnikėria e Tij ėshtė e pashembullt. Ai, kur pėrcakton diēka, fal; kur tė premton, e mban premtimin; kur
tė lutet, pėrgjigjet, jep dhe secilės krijesė i mjafton ajo qė Allahu i dhuron
nga bujaria e Tij.
44. ER-RREKIB Vigjėluesi. Allahu ėshtė Ai i Cili mbikėqyr ēdo proces nė kėtė ekzistencė.
Vigjėlon pa ndėrprerė nė ligjet e kėsaj gjithėsie qė Ai e
krijoi. Nė kėtė vigjėlim nėnkuptohet mbrojtja dhe
kujdesi i Tij ndaj krijesave.
45. EL-MUXHIB Lutjepranuesi. Mėshira e Tij
i ka paraprirė hidhėrimit tė Tij, prandaj Ai i pėrgjigjet lutjes sė atij qė e
thėrret duke iu lutur me pėrultėsi dhe devotshmėri.
46. EL-VASIU Gjithėpėrfshirėsi. Dija dhe sundimi i Tij janė gjithėpėrfshirės. Ato pėrshijnė Tokė e qiell dhe ēka nė mes tyre.
47. EL-HAKIIM - i Urti. I
zhveshur nga ēdo veprim qė nuk pėrkon me madhėshtinė dhe pėrsosmėrinė e Tij.
Me urtėsinė e Tij hyjnore mbikėqyr dhe udhėzon krijesat.
48. EL-VEDUD - i Dashuri. Allahu i do
krijesat e Tij, tė cilat njohin madhėshtinė e Tij. Dashuria kėtu nėnkupton dy gjėra: Njėra prej tyre ėshtė se Allahu i do besimtarėt
dhe ėshtė i kėnaqur ndaj tyre, kurse tjetra se edhe besimtarėt e duan Allahun
me zemrat e tyre, dhe kjo dashuri hyjnore i bėn zemrat e tyre tė mbushen me
ekstazėn e dashurisė hyjnore, gradė qė mund ta arrijnė vetėm mė tė devotshmit.
49. EL-MEXHID - i Lavdishmi. Lavdia e Tij ėshtė e pėrjetshme. Ai ėshtė
Fisnik dhe i Ndershėm. Ai nuk i bėn askujt tė
padrejtė.
50. EL-BAITH Ringjallėsi. Nė dorėn e Tij ėshtė
ringjallaja e tė gjitha krijesave pas vdekjes, pėr tė dhėnė pastaj llogarinė
pėr veprat e tyre para Tij, nė Ditėn e Ringjalljes (Gjykimit).
51. ESH-SHEHID Dėshmuesi. Tė cilit nuk mund ti shmanget asnjė vepėr e krijesave, pa qenė
dėshmues dhe dėshmitar, dhe kjo nėnkupton se Ai ėshtė i Gjithėdijshėm nė
madhėrinė e Tij.
52. EL-HAKK - I Vėrteti. Ai
i Cili ka krijuar ēdo gjė me Urtėsinė e Tij tė pėrsosur. Ēdo gjė nė kėtė gjithėsi, dėshmon pėr ekzistencėn e Tij tė vėrtetė
e tė pamohueshme.
53. EL-VEKIL Pėrkujdesėsi. Ai i Cili pėrkujdeset pėr rrėskun dhe furnizimin e krijesave tė
Tij. Ēdo krijesė mbėshtetet tek Ai pėr kujdesje dhe
strehim pranė mėshirės sė Tij.
54. EL-KAVIJJ - i Forti. Ėshtė Ai, pėr tė
Cilin nuk ka ndonjė pengesė, qė tė realizojė Vullnetin dhe pėrcaktimin e Vet. Ėshtė Ai qė ka mundėsi dhe forcė tė plotė pėr tė nėnshtruar ēdo gjė
nė kėtė ekzistencė.
55. EL-METIN - i Pathyeshmi. Ai qė nuk mund tė mposhtet. Ėshtė i
Gjithėfuqishėm i Cili nė veprimet e Tij nuk ndien lodhje.
56. EL-VELIJJU Mbrojtėsi, Pėrkujdesėsi,
Ngadhėnjimtari i Cili i do dhe i bėn tė ngadhėnjejnė tė dashurit e Tij ndaj ēdo
armiku. Atė qė Allahu e merr nė mbrojtje dhe pėrkujdesje, ai
nuk mund tė mposhtet kurrė.
57. EL-HAMID - i Falėnderuari. I vetmi i Cili meriton falėnderimin dhe lavdėrimin nga ēdo krijesė.
58. EL-MUHSI Gjithėnjohėsi. Gjithpėrfshirėsi dhe i Gjithėdijshmi, tė Cilit nuk mund ti
shpėtojė pa evidencuar asnjė proces, sado i vogėl, nė kėtė gjithėsi.
59. EL-MUBDI Nismėtari. Ėshtė
Allahu i Cili e krijoi kėtė gjithėsi nga mosekzitenca.
60. EL-MUID Rikrijuesi. Ėshtė Ai Qė rikrijon (ringjall) sė dyti krijesat pas vdekjes.
Me njė fjalė, Allahu ėshtė Ai i Cili i rikthen krijesat pas
jetės nė vdekje dhe pas vdekjes nė jetė.
61. EL-MUHJI Jetėdhėnėsi. Ai i Cili i ringjall tė gjitha krijesat dhe u jep jetė, pasi ato tė
jenė bėrė hi e pluhur.
62. EL-MUMIT Jetėmarrėsi. Ai i Cili i vdes
tė gjitha krijesat, duke i ndarė shpirtrat nga trupat.
63. EL-HAJJ - i Gjalli. Ky
ėshtė Allahu, i Gjallė nė gjallėrinė e Tij tė pėrhershme, pa fillim dhe tė
pėrjetshme, pa mbarim.
64. EL-KAJJUM - i Pėrjetshmi. Tė Cilit nuk i ka paraprirė mosekzistenca dhe ėshtė i pėrjetshėm e
i Gjithmonshėm nė sundimin e Tij.
65. EL-VAXHID Kreatori i kėtij Universi. Nė dorėn e Tij ėshtė sundimi, ėshtė i Plotfuqishėm pėr ēdo gjė.
Ai mbikėqyr ēdo proces. Tek Ai nuk
humb asnjė shėnim.
66. EL-MAXHID - i Nderuari. Ai i Cili ėshtė i Ndershėm, Bujar e Fisnik. Ai i Cili shtrin mirėsinė dhe bujarinė e Tij kudo.
67. EL-VAHID - i Vetmi. Allahu
nuk ka shok nė sundim. Ai nuk ka fėmijė, bashkėshorte
e as rival nė sundim. I Vetmi Sundues Absolut, tė
Cilit nuk mund ti mvishet ndonjė mangėsi.
68. ES-SAMED - Strehimtari. Ėshtė Ai, tek mėshira e tė Cilit gjen strehim besimtari i pėrulur
para madhėshtisė sė Tij. Ėshtė Ai pėr tė Cilin ka
nevojė ēdo krijesė, kurse Ai nuk ka nevojė pėr asnjė prej krijesave. Ai ėshtė Zotėria dhe Sunduesi i vetėm i Universit.
69. EL-KADIR - i Fuqishmi. I Vetmi Ngadhėnjimtar, Fuqia e tė Cilit nuk mund tė krahasohet.
Me fuqinė e Tij ka krijuar tė gjitha krijesat.
70. EL-MUKTEDIR - i Gjithėmundshmi. I Cili
realizon tėrė atė qė ka pėrcaktuar.
71. EL-MUKADDIM Nismėtari,
Pėrparėsidhėnėsi. Ėshtė Allahu Ai Qė sjell ēdo send nė vendin e vet tė duhur. Pėrshpejton njė gjė, kurse vonon njė tjetėr. I jep pėrparėsi njė gjėje ndaj tjetrės. P.sh.
ka krijuar sė pari Tokėn dhe qiellin e pastaj ka pėrcaktuar rrėskun e krijesave
nė to. Ka zgjedhur e dalluar disa pejgamberė nga disa
tė tjerė, do tė thotė u ka dhėnė pėrparėsi disave ndaj disa tė tjerėve.
72. EL-MUEHHIR Paslėnėsi. Ai i Cili vonon ndonjė dėnim ose ndėshkim.
73. EL-EVVELU - i Pari. Atij
nuk i ka paraprirė ekzistenca.
74. EL-AHIRU - i Fundit. Ai
ėshtė i pėrjetshėm edhe pas shkatėrrimit tė gjithėsisė dhe tė krijesave tė
cilat i shpėrndau nė tė.
75. EDH-DHAHIRU - i Dukshmi, me argumentet
dhe Shenjat e Fuqisė sė Tij mbi ēdo gjė.
76. EL-BATINU - i Padukshmi. Atė nuk mund ta arrijnė shikimet e krijesave.
77. EL-VALI Udhėheqėsi. Ai
Qė kontrollon dhe mbikėqyr ēdo gjė.
78. EL-MUTEALI - i Gjithėlartėsuari. Ėshtė Ai i Cili ėshtė i zhveshur nga ēdo pėrgjasim me krijesat.
I Lartėsuar ėshtė nė Madhėrinė e Tij. Madhėshtia e Tij nuk mund tė krahasohet me asgjė.
79. EL-BERR Mirėbėrėsi. Ai i Cili shtrin
mirėsinė dhe bereqetin ndaj robėrve tė Vet.
80. ET-TEVVAB Pendimpranuesi. Allahu ėshtė Ai i Cili pranon pendimin e sinqertė nga robėrit e Vet
dhe i shlyen gabimet.
81. EL-MUNTEKIM Ndėshkuesi. I Vetmi Qė mund tė ndėshkojė krijesat pėr mėkatet e bėra. I frikėsohemi hidhėrimit dhe ndėshkimit tė Tij, pėr shkak tė
ashpėrsisė dhe Madhėshtisė hyjnore tė Tij. Ai ėshtė
tek i Cili nga droja dhe lakmia shpresojmė mėshirėn.
82. EL-AFUVVU Mėkatfalėsi. Ai qė fshin gabimet dhe mėkatet. Ai qė fal
robėrit e Tij pas pendimit.
83. ER-RREUF - i Dhembshuri. Mėshira dhe dhembshuria e Tij ndaj krijesave ėshtė gjithherė e
pranishme. Ai kurrė nuk ka dėshirė tė ndėshkojė dikė,
pėrveē nėse mohuesit insistojnė nė mėkate, atėherė dėnimi i Tij nuk vonon.
84. MALIKUL-MULK Pushtetmbajtėsi. Ka fuqi dhe kontroll absolute mbi ēdo gjė qė krijoi.
Vullneti i Tij realizohet nė tėrė atė qė krijoi, ashtu siē dėshiron Ai. Nuk ka shmangie nga ajo qė ka pėrcaktuar Ai.
85. DHUL-XHELALI VEL IKRAM - Atij i takon
madhėshtia dhe nderi. I Vetmi absolut, i pėrsosur nė cilėsitė
e Tij. Vetėm Atij i takon madhėshtia dhe nderi.
Madhėshtia ėshtė nė vetė Qenien e Tij. Ėshtė fisnik dhe i ndershėm ndaj krijesave tė Tij.
86. EL-MUKSIT Drejtėsidhėnėsi. Ėshtė i drejtė nė gjykimin e Tij. Ai nuk i
bėn tė padrejtė askujt.
87. EL-XHAMIU Tubuesi. Ėshtė
Ai qė i tubon tė gjitha krijesat pėr tė dhėnė llogari para Madhėrisė sė Tij.
Ėshtė Ai tek i Cili janė tė tubuara dhe gjenden tė gjitha
cilėsitė e pėrkryera.
88. EL-GANIJ - i Pasuri. Ai i Cili nuk ka nevojė pėr
asgjė nė Qenien e Tij, as nė cilėsitė e Tij e as nė veprimet e Tij.
89. EL-MUGNI Pasuridhėnėsi. Ai Qė i jep mirėsi e pasuri atij qė do prej
krijesave.
90. EL-MANIU Privuesi. Ėshtė Ai Qė ndalon
tė kėqijat dhe sprovimet duke e mbrojtur dhe ruajtur atė qė do.
91. ED-DARRU Dėmsjellėsi. Me dėmin e Tij
godet atė qė do prej krijesave nėse ato janė mosmirėnjohėse ndaj dhuntive tė
Tij.
92. EN-NAFIU Dobiprurėsi. Nė kompetenca tė Tij ėshtė dobia, dhe i sjell tė mira e dobi atij
qė do nga robėrit e Vet.
93. EN-NUR Drita. Allahu
ėshtė dritė e qiejve dhe e Tokės. Ai i ndriēon zemrat
e tė sinqertėve me dritėn e Tevhidit Besimit. Me
dritėn dhe udhėzimin e Tij udhėzohen tė udhėzuarit dhe tė shpėtuarit.
94. EL-HADI Udhėzuesi. Ai
Qė krijoi ēdo gjė e pastaj i udhėzoi. Ai qė udhėzohet
nga udhėzimi i Tij, nuk mund tė humbė, ndėrsa ai qė e humb Ai, nuk mund tė
gjejė udhėzues tjetėr pėrveē Tij.
95. EL-BEDIU Shpikėsi. Krijuesi
i ekzistencės nga mosqenia.
96. EL-BAKI - i Pėrhershmi. I Gjithmonshmi pa fillim dhe pa mbarim. Ēdo gjė nė kėtė
gjithėsi do tė zhduket e do tė mbesė vetėm Allahu, i Pėrhershmi dhe i vetmi
Mposhtės e Ngadhėnjimtar.
97. EL-VARITH Trashėguesi. I Pėrhershmi pas shkatėrrimit tė krijesave. Tė Tij janė ēka nė qiej e nė Tokė. Zot i
ēdo gjėje.
98. ER-RESHID Frymėzuesi. Udhėzuesi, I Urti. Ėshtė Ai i Cili
frymėzon dhe me urtėsi udhėzon krijesat tek ajo qė u sjell dobi, e nė veēanti
robėrit e Tij tė devotshėm, tė cilėt udhėzohen me udhėzimin e Tij.
99. ES-SABUR Durimtari. Ėshtė
Ai Qė nuk shpejton me dėnim, por shikon, pret dhe vonon, e megjithatė
ndėshkimit tė Tij nuk mund ti shmanget askush qė e ka mohuar dritėn e Tij dhe
udhėzimin hyjnor.
Disa nga emrat e bukur tė Allahut qė nuk
janė pėrmendur nė Kuran, por janė tė pėrmendur nė hadithet e Muhammedit a.s.
Mukal-libul
kulub
Transmetohet
nga Abdullah bin Omeri r.a. tė ketė thėnė: Betimi i
Pejgamberit a.s. ishte: Jo, pasha Atė qė i ndryshon zemrat (Buhariu
El-Xhemil
Transmeton
Abdullah ibn Mesudi tė ketė thėnė:Ka thėnė i Dėrguari i Allahut: Nuk do
tė hyjė nė Xhennet ai qė nė zemrėn e tij ka edhe njė grimcė mendjemadhėsie
Atėherė njė prej tė pranishmėve tha: Njeriu ka dėshirė qė rrobat dhe mbathjet e
tij tė jenė tė bukura, pėr se Resulullahu tha: Allahu ėshtė I Bukur dhe
e do tė bukurėn, kurse mendjemadhėsia ėshtė mosmirėnjohja ndaj Allahut dhe
nėnēmimi i njerėzve (Muslimi)
Subbuhun
Kuddusun,
Transmetohet
nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut nė
ruku thoshte: Subbuhun Kuddusun, rabbul melaiketi verr-rruh I Lartėsuar
nė Madhėri dhe i Pastėr (nga ēdo e metė) ėshtė Allahu, Zot i melaikeve dhe i
Xhibrilit (Nesaiu)
Musarrriful
kulub
Nė Musnedin
e Imam Ahmedit, transmetohet se i Dėrguari i Allahut shpeshherė pėrsėriste: Ja
musarrifel kulub sarrif kulubena ala ta-atike-O ndryshues
i zemrave, ndryshoji,
ktheji zemrat tona nė respektin dhe nėnshtrimin ndaj Teje.
El-Vitr
Transmetohet nga Ebu Hurejra tė ketė thėnė: Ka
thėnė Pejgamberi a.s.: Allahu i ka nėntėdhjetė e
nėntė emra, njėqind pa njė, Ai ėshtė Tek dhe e do tekun. Ai qė i numėron
(mėson) kėta emra tė Tij, do tė hyjė nė Xhennet. Allahu ėshtė Ai, pos tė Cilit
nuk ka tė adhuruar tjetėr, Ai ėshtė
tjetėr pėrcjellės si:
El-Muti - El-Maniė
El-Muizz - El-Mudhil-l
El-Hafid - Er-Rafiė
P.sh.
Nuk mund tė pėrdoren vetmas emrat El-Mudhil-l, Ed-Darr, apo El-Hafid,
sepse nuk pėrkojnė me etikėn e mirėsjelljes sonė ndaj emrave tė bukur tė
Allahut.
Emra tė tjerė tė Allahut qė nuk janė cekur nė
hadithin qė e pėrcjell Tirmidhiu nga Ebu Hurejra, por janė tė cekur nė Kuran:
Rabb, El-Muhit, El-Kadiir, En-Nesir, El-Ilah
(Ilah), Esh-Shakir, El-Karib, El-Kaim, En-Nasir, El-Fatir, El-Kahir, Alimul
gajbi vesh-shehadeh, Es-Sadik, El-Mustean, El-Galib, El-Haafidh, Esh-Shedid,
El-Hal-lak, El-Kefil, El-Hafijj, El-Mubin, El-Kafi, El-Gafir, Dhul Arshi,
Refiu-d-derexhat, Dhul Kuvveh, El-Aėla, El-Ekrem, El-Ehad.
Literatura e shfrytėzuar:
1. Ebul Kasim Abdul Kerim
en-Nisaburi el-Kushejri Sherh Esmaullahil Husna, Kajro 2001.
2. Ahmed Abdul Xhevad Ve Lil-lahil Esmaul
Husna feduhu biha ,
3. Muhammed Mutevel-li Esh-Sharavi Esmaullahil
Husna, Kajro, 1993
4. Abdul Hamid Kishk Esmaullahil
Husna-manaha-fadluha-ed-duau biha, Kajro 1990
5. Jasin Muhamed Rushdi Huvallah,
Kajro 1991.
6. Muhamed bin Salih el Uthejmin El-Kavaidul
muthla fi Sifati-l-lahi ve Esmaihi el Husna, Kajro, 2000
7. Muhammed Mutevel-li Esh-Sharavi El-Akidetu
fil-lah vėll. 1-6, Kajro 2002