kadıköy escortpendik escortbostancı escortataşehir escortfeelingbet casinoMrXbet casinoGoodman casinoAzur casinotipobet7slotsistanbul escort bayandeneme bonusuistanbul escortdeneme bonusuistanbul escortbeylikdüzü escortbets10 güncel girişcasibomİzmir escortCasibomEscort bayan izmirİzmir escort bayanEscort izmirankara escortGrandpashabetbetwoonspincoGrandpashabetistanbul escortJojobetcasibom girişcasibomholiganbetvaycasinomatadorbetcasibomcasibom girişcasibombettilt girişjojobet girişMatadorbet girişselcuksportsbetcio girişcasibom girişjojobet girişsupertotobet yeni girissupertotobet guncel girisotobet kayitjojobetdeneme bonusu veren sitelercasibom girişcasibom girişbetwooncasibomÇekmeköy Escort - Çekmeköy Escort Bayancasibom casibom giriş betciocasinolevantbettiltgalabetonwinonwin girişgalabetasyabahisasyabahisgoldenbahisnakitbahis güncel girişdumanbet güncel girişbetebet girişkralbet güncel girişbetnanoparibahisjojobet güncel girişholiganbet güncel girişcasibom girişcasibom güncel girişjojobet güncel girişcasinomaxi güncel girişmobilbahis güncel girişholiganbet güncel girişholiganbet güncel girişmatadorbet güncel girişmarsbahis giriş güncelonwin güncel girişsahabet güncel girişjojobet güncel girişsekabet güncel girişmatbet güncel girişjojobetjojobetkingroyal güncel girişmeritbet güncel girişsuperbetinvevobahisparibahisparibahismostbet güncel girişgrandpashabet güncel girişparibahisgalabetjojobetdinamobet güncel girişbetkanyon güncel girişmeritking girişultrabet güncel girişvaycasino güncel girişpusulabet güncel girişpusulabet güncel giriştipobet güncel girişfixbet güncel girişotobet güncel girişbetturkey güncel girişbahiscom güncel girişcasibommadridbet güncel girişparibahisfixbet güncel girişbetturkey güncel girişbetpuancasibomcasibom güncel girişgalabetdumanbetartemisbetcasibomimajbetextrabetcasibom girişbaywinimajbet girişselçuksportsmarsbahis girişmarsbahispusulabetbetturkeyonwinmatadorbetjojobetonwincasinolevantcasinolevantcasinolevantmatbetimajbetistanbul escortCasibom güncel girişmatbetCasibom İletişim Mcasibomcanlı casino sitelerigrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetbetwooncasibom güncel girişCasibomcasibombetcio güncel girişmeritbet güncel girişjojobet girişjojobet girişgrandpashabet güncel girişimajbet güncel girişmostbet güncel girişsekabet güncel girişmatadorbet güncel girişmatbet güncel girişimajbet güncel girişmatadorbet güncel girişpusulabetbetinebetineasyabahispusulabetmariobetyouwinparibahistarafbetmariobetjojobet girişcasibomtempobethiltonbettarafbetmariobetMeritkingCasibom Casino Siteleribağcılar escortcasibomcasibomzlotİmajbetimajbetjojobetcasibomvdcasinosonbahisaras kargo takipcasibomcasibomCasibomjokerbetcasibom girişcasibomsahabetjojobetcasibom girişmarsbahis giriş günceljojobet girişbetpasjustin tvmeriitkingimajbetjojobetnakitbahis girişkumar sitelericasibom girişcasibom ile kazanCasibom Kampanyalarcanlı bahisdeneme bonusubetwoonparibahiscasibom girişselçuksportscasibom girişcasibom mobil girişcasibom yeni giriş Mahmud bin Umer ez-Zemahsheri

Koloset e tefsirit

Mahmud bin Umer ez-Zemahsheri

 

Mahmud bin Umer ez-Zemahsheri

dhe tefsiri i tij  “EL KESH-SHAFU AN HAKAIKI GAVAMIDI-T-TENZILI VE UJUNIL EKAVILI FI VUXHUHI-T-TE’VILI”

 
Biografi e shkurtër

Ebul Kasim Mahmud bin Umer bin Muhammed bin Ahmed ez-Zemahsheri, i cili në literaturën islame njihet edhe me pseudonimin Xharu-ll-llah,[1] u lind në vitin 467 h. në fshatin Zemahsher të Havarizmit.[2]

Qysh i ri u shpërngul në Bagdad, ku takoi dijetarët më të mëdhenj të kohës, prej të cilëve mori mësime në shumë shkenca islame. Pas një kohe arriti edhe vetë në kulminacion të dijes dhe u bë i pashoq në shkencat e tefsirit, hadithit, gramatikës (sintaksë-morfologji) dhe letërsisë arabe. Pa dyshim, është një prej dijetarëve më të shquar që pati ndonjëherë Bota Islame. Vdiq në natën e Arefatit, në vitin 538 h. në Xhurxhane të Havarizmit.

 

Veprat e tij

Zemahsheriu shkroi shumë vepra, të cilat emrin e tij e bënë të njohur në të gjitha provincat e shtetit islam. Pa dyshim, vepra që e nxori emrin e tij në orbitën e dijetarëve të rrallë islamë, është tefsiri i mirënjohur në qarqet shkencore “El Kesh-shafu an hakaiki-t-tenzili ve ujuni-l ekavili fi vuxhuhi-t-te’vili”.

Në shkencat e gjuhës arabe (sintaksë, morfologji dhe retorikë) shkroi veprat:

“El-Muhaxhatu”,

“El-Mufredu ve-l-murekkebu”,

“Esasu-l-belaga”,

“El-Mufassal” etj.

Në shkencën e hadithit shkroi veprën “El-Faiku fi garibi-l-hadithi”, kurse në atë të Fikhut shkroi veprën: “Ru’usul mesaili fil Fikh”.

Biografi i njohur Shemsuddin ed-Davudi, tek flet për biografinë dhe veprat e Zemahsheriut, ndër të tjera, përmend edhe këto vepra të tij:

“El-Mekamat”,

“El-Mustaksa fi-l-emthal”,

“Rebiu-l-ebrar”,

“Fususu-l-ahbar”,

“Muteshabih esmau-rr-rruvat”,

“Atvaku-dh-dheheb”,

“Samimu-l-arebijjeti”,

“Sherh ebjatu-l-kitab”,

“El-Enmudhexh fi-n-nahvi”,

Er-Rraidu fi-l-fevaidi”,

“El-Minhaxhu fi-l-Usul”,

“El-Kistasu fi-l-urud”,

“En-Nesaihu-l-kibar”,

“En-Nesaihu-s-ugar”,

“Dal-letu-n-nashidi”,

“Mu’xhemu-l-hudud”,

“Mukaddimetu-l-adabi”,

“Sevairu-l-emthal”,

“Divanu-rr-rresail”,

“Divanu-sh-shi’ri”,

“Er-Rrisaletu-n-Nasihatu”,

El-Amalu fi kul-li fennin” etj.[3]

 
Historiku i shkrimit të “Kesh-shafit”

Tefsiri i tij “Kesh-shafi” konsiderohet një nga librat më të mirë të Tefsirit nga aspekti i retorikës dhe i shkencave të saj: tropikës, alegorisë dhe poetikës.

Kesh-shafi ka qenë objekt studimi dhe interesimi i shumë dijetarëve, kurse disa prej tyre shkruan libra dhe studime të gjata lidhur me të.

Në të vërtetë, Kesh-shafi dallohet në shumë aspekte nga tefsiret e tjera; nuk është i gjatë dhe nuk është i stërngarkuar; është përqendruar në rregullat gjuhësore dhe ka një retorikë e stil të mrekullueshëm gjuhësor.[4]

Komentimet e ajeteve kuranore nga ana e tij, tregojnë qartë për përcaktimet e tij të thella mu’tezilase, të cilat i mbron me tërë forcën e tij intelektuale, siç do ta shohim gjatë disa komentimeve të tij.

Në lidhje me tefsirin e tij, Zemahsheriu ka thurur këto vargje:

“Tefsiret në botë janë të panumërt,

por betohem në jetën time, se nuk ka të ngjashëm me Kesh-shafin tim,

nëse dëshiron udhëzimin, përkushtoju leximit të tij,

sepse injoranca është sikur sëmundja, kurse “Kesh-shafi” si ilaç.”

Në lidhje me fillimin e shkrimit të këtij tefsiri, na rrëfen vetë Zemahsheriu në parathënien e tij, ku flet për momentet kyçe që e shtynë t’i qasej shkrimit të këtij tefsiri. Ai thotë: “Sa herë që disa nga vëllezërit e mi në fe, prej tyre shumë dijetarë të respektuar, kërkonin nga unë ndonjë sqarim a komentim të ndonjë ajeti, unë shfaqja para tyre disa argumente dhe kuptime të fshehta për ta, prandaj ata të ngazëllyer nga komentimet e mia, m’u lutën gjatë që t’u sqaroja edhe më për zbulimin e këtyre të vërtetave të fshehta kuranore që gjenden në Librin e Allahut. Në fillim nuk pranova një gjë të tillë, por pas insistimit të vazhdueshëm të tyre, vendosa t’ua shpjegoja disa nga sekretet e pjesëve hyrëse të disa sureve si dhe të kaptinës “El-Bekare”… Pastaj shkova në Mekë, dhe vërejta se njerëzit më ndiqnin me admirim gjatë ligjëratave të mia, dhe në shpirt ndjeva një obligim që të filloja komentimin e tërësishëm të Kur’anit… E lus Allahun xh.sh. që këtë lodhje timen për ndriçimin e disa fshehtësive kuranore, ta bëjë shkak të shpëtimit tim, dhe dritë për mua mbi urën e Siratit, dritë që do të më ndriçojë në të djathtë dhe në të majtë (gjatë kalimit të saj)…[5]

Këtë tefsir ai e shkroi për dy vjet e gjysmë, dhe e përfundoi të tërin më 12 Rebiul Ahir 528 h.[6]

 

Karakteristikat e Kesh-shafit të Zemahsheriut

- Ky tefsir dallohet nga të tjerët për stilin e lartë gjuhësor dhe metaforat e përdorura, për se i ka tejkaluar të gjitha tefsiret e tjera deri më sot;

- Ky tefsir nuk është shumë i gjatë që të krijojë ndjenjën e monotonisë tek lexuesi;

- Gjatë komentimit të kuptimeve kuranore, Zemahsheriu është mbështetur shumë në rregullat e gjuhës arabe, qoftë në morfologji, qoftë në sintaksë, qoftë në shkencat e retorikës, në të cilat shkriu tërë talentin dhe afinitetin prej një dijetari;

- Zemahsheriu në tefsirin e tij gjatë komentimit ka ndjekur këtë stil metodologjie: “Nëse ti thua…kështu e kështu”, atëherë “unë them…”;

- Ai në fillim të komentimit të çdo kaptine, në pika të shkurta na paralajmëron nëse ajo sure është mekase apo medinase, numrin e ajeteve të saj, pastaj u qaset ajeteve me një komentim të thukët, duke u përqendruar më shumë në aspektin gjuhësor dhe retorik, për ç’gjë ishte dhe ende mbeti i paarritshëm;

- Pastaj në pika të shkurtra flet edhe për përputhshmërinë mes ajeteve të kaptinave që komenton, shpeshherë flet për kiraete dhe sjell shembuj të ndryshëm të kiraeteve, pastaj cek edhe shkaqet e zbritjes së sureve apo edhe të ndonjë ajeti, duke i klasifikuar këto transmetime dhe duke bërë përzgjedhje prej tyre;

- Në tefsirin e tij Zemahsheriu cek disa prej israiliateve të pakta, por ka bërë mirë që menjëherë ka paralajmëruar për rrezikun e këtyre legjendave e miteve hebraike, duke i demaskuar në tërësi si të pabaza., si f.v. kur flet për Davudin a.s. dhe rastin që hebrenjtë ia kanë mveshur këtij pejgamberi, se gjoja ky ishte dashuruar në gruan e një luftëtari dhe po atë luftëtar e kishte dërguar qëllimisht në radhët e para të ushtrisë, në disa beteja të njëpasnjëshme, derisa ai kishte rënë dëshmor, e pastaj e kishte marrë gruan e tij për bashkëshorte!!! Zemahsheriu, pasi cek këtë tregim, thotë se një gjë e tillë nuk përkon me etikën e pejgamberëve dhe me mbrojtjen e tyre prej këtyre mëkateve, prandaj e hedh poshtë si të pabazë dhe tendencioze;

- Në këtë tefsir për fat të keq, mund të hasim edhe disa hadithe të trilluara (apokrife), si ato që janë cekur për vlerën e sureve, për trillimin e të cilave kanë pranuar vetë ata që i kanë sajuar, dhe kjo është një prej dobësive më të mëdha që i mvishet Zemahsheriut, i cili nuk duhej t’i cekte fare, meqenëse ka qenë shumë i sigurt se ato ishin të trilluara;

- Zemahsheriu ishte një ndër prijësit e mu’tezilitëve dhe njëri prej dijetarëve më të shquar të tyre, ndërsa “Kesh-shafi” konsiderohet kulmi i të arriturave të tyre në tefsir. Në të shihen qartë tendencat e Zemahsheriut që kur komentonte disa ajete kuranore, me çdo kusht dëshironte ta shtrembëronte kuptimin e tyre sipërfaqësor, duke ua përshtatur ato ideve dhe parimeve të mu’teziles. Gjatë leximit të këtij tefsiri, do të shohim qartë animin e tij nga këto parime bazë të mu’teziles, si fjala vjen kur ky e konsideron autorin e mëkatit të madh, përherë në zjarr të Xhehennemit, pastaj e mohon sihrin në tërësi, flet për Kur’anin se është i krijuar, gjë që është në kundërshtim të plotë me mësimet e Ehli-Synetit etj;

- Në këtë tefsir, do të shohim egoizmin e një dijetari ndaj dijetarëve të Ehli-Synetit, duke i quajtur ata me epitete të ndryshme, si injorantë, kaderinj, të humbur, adhurues të zjarrit (mexhusijj) të këtij Ymeti etj. Madje në disa raste i quan edhe si pabesimtarë, gjë që është shumë larg etikës së një dijetari të kalibrit të tij.

 

Qëndrimi i Zemahsheriut ndaj çështjes së krijimit të Kur’anit

Në këtë çështje, Zemahsheriu përkrah plotësisht mësimet mu’tezilase dhe thotë se Kur’ani është i krijuar. Ai pohon një gjë të tillë me ngulm, qysh në fillim të parathënies së tefsirit të tij, kur thotë: “Falënderimi i qoftë Allahut, i Përhershëm pa fillim, i Cili krijoi gjithçka nga mosekzistenca, e krijoi Librin plot dritë sqaruese me argumente të prera, Shpallje që flet me argumente të pakontestueshme, - Kur’an i zbritur në gjuhën arabe, pa ndonjë mangësi.”[7]

 
Qëndrimi i Zemahsheriut ndaj mundësisë për ta parë Allahun

Zemahsheriu, siç thamë, i përkiste ideologjikisht fraksionit të mu’teziles, madje ishte edhe imam e prijës i tyre për një kohë të gjatë. Autori i veprës “Vefijatul A’ëjan” ka thënë për Zemahsheriun: “Zemahsheriu ishte mu’tezilas me bindje, dhe këtë kurrë nuk e kishte fshehur, madje e thoshte haptazi edhe para të tjerëve se i përkiste kësaj ideologjie a fraksioni.”[8]

Ai, gjatë shtjellimit dhe komentimit të shumë ajeteve kuranore, shohim se disa prej tyre mundohet t’i komentojë në frymën e mësimeve mu’tezilase, madje edhe kur ajetet janë shumë të qarta. Fjala vjen, kur Zemahsheriu komenton ajetet 22-23 të kaptinës El-Kijame:

وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ

“Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara), që Zotin e tyre e shikojnë.”, ai këto ajete i komenton në mënyrë alegorike dhe metaforike, gjithnjë duke iu shmangur kuptimit të jashtëm sipërfaqësor që në fakt synohet.

Ai, ndër të tjera, thotë: “S’ka dyshim se në Ditën e Gjykimit këta besimtarë presin dhe shpresojnë mëshirën e Allahut. Atë ditë nuk presin mëshirë prej askujt tjetër përveç prej Tij.” Zemahsheriu përpiqet të jetë sa më i bindshëm në këtë konstatim të tij, kur me ngulm pohon se atë ditë besimtarët presin shpërblimin e Allahut, e ky shpërblim nënkupton mirësitë e Xhennetit dhe fisnikërinë prej Allahut, sepse besimtarët edhe në këtë botë nuk kanë pritur shpërblim e as ndëshkim prej askujt tjetër përveç prej Tij.

Zemahsheriu si ndihmesë të këtij konstatimi të tij sjellë edhe disa ajete pak a shumë të ngjashme, si:

إِلَى رَبِّكَ يَوْمَئِذٍ الْمُسْتَقَرُّ

“Atë ditë vetëm tek Zoti yt është caku!” (El-Kijame, 12)

إِلَى رَبِّكَ يَوْمَئِذٍ الْمَسَاقُ

“Atë ditë vetëm tek Zoti yt shkohet.” (El-Kijame, 30)

صِرَاطِ اللَّهِ الَّذِي لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ أَلَا إِلَى اللَّهِ تَصِيرُ الأمُورُ

“Vërtet se tek Allahu, (më në fund) do të shkojnë të gjitha çështjet (për gjykim) (Esh-Shura, 53)

وَلِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَإِلَى اللَّهِ الْمَصِيرُ

“Vetëm i All-llahut është i tërë sundimi i qiejve e i Tokës dhe vetëm tek Ai është e ardhmja.” (En-Nur, 42)

Është e pakontestueshme që Zemahsheriu ishte një gjuhëtar shumë i zoti, sepse kuptimin e parafjalës (ila) e komenton këtu si “ni’ëme-mirësi”, duke thënë se fjala (ila) këtu është emër dhe shumësi i saj është “Ala’ë”, ashtu siç ka ardhur në ajete të shumta të kaptinës “Err-Rrahman”:

فَبِأَيِّ آلَاء رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

“Fe bi ejji alai rabbikuma tukedhiban.”-“E, cilën mirësi të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?”

“Sipas kësaj”,-vazhdon më tutje Zemahsheriu, “plotësisht është e qartë se fjala “naadhire”nënkupton pritjen e mirësisë dhe shpërblimit, e jo të parët e Allahut xh.sh.[9]

Mirëpo, nëse këto ajete i vështrojmë nga prizma e këndvështrimi i Ehli-Synetit, do të shohim qartë se Zemahsheriu këtu mundohet t’i ikë qëllimisht parafjalës (ila) duke e shndërruar atë në emër, vetëm e vetëm që t’i shmanget mundësisë për ta parë Allahun, një gjë që mu’tezilasit me ngulm e mohojnë. Mirëpo mësimet e Ehli-Synetit, të argumentuara edhe me tekste kuranore, pastaj me hadithe nga Resulullahu dhe nga vetë kuptimi i jashtëm i ajetit, flasin se shpërblimi më i madh për çdo besimtar të sinqertë është të parët e Allahut nesër në Ahiret, pa prejudikuar a përcaktuar ndonjë formë, trajtë të Tij, e madje as mënyrën se si do ta shohim Atë.

 
Qëndrimi i Zemahsheriut ndaj mëkatarit të madh

Dihet mirë qëndrimi i dijetarëve të Ehli-Synetit se autori i mëkatit të madh nuk do të jetë përgjithmonë në zjarr të Xhehennemit, me përjashtim po ta ketë mohuar Allahun xh.sh., dhe të mos jetë penduar, përderisa të kundërtën e këtij mendimi e përkrahin dijetarët e mu’ëteziles, ndër ta edhe Zemahsheriu, i cili me ngulm pohon se, nëse autori i mëkatit të madh vdes pa u penduar, atëherë ai do të jetë përherë në zjarrin e Xhehennemit.

Në lidhje me këtë konstatim të tij, Zemahsheriu merr si shembull ajetin kuranor:

وَمَن يَقْتُلْ مُؤْمِنًا مُّتَعَمِّدًا فَجَزَآؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِدًا فِيهَا وَغَضِبَ اللّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَابًا عَظِيمًا

“Kush mbyt një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është Xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.” (En-Nisa’ë, 93)

Gjatë komentimit të këtij ajeti, shohim se Zemahsheriu i kushton një rëndësi të veçantë kësaj çështjeje, duke konstatuar se autori i mëkatit të madh do të jetë përherë në zjarr. Madje ai këtë e merr edhe si pretekst për të sulmuar të gjithë dijetarët e Ehli-Synetit, të cilët thonë se autori i mëkatit të madh, edhe nëse vdes pa u penduar, assesi nuk do të thotë se do të jetë përjetësisht në Xhehenem. Ehli-Syneti i mbështet këto konstatime në ajetin 48 të kaptinës En Nisaë :

إِنَّ اللَّهَ لاَيَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ

“S’ka dyshim se Allahu nuk e fal (mëkatin) t’i bëhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i fal kujt të dojë”.

Megjithatë, për të plasuar mendimin e tij mua’tezilas, Zemahsheriu prapë mohon një gjë të tillë duke u thirrur edhe në një transmetim nga Ibn Abbasi, i cili thotë: “Pendimi i vrasësit me qëllim të besimtarit, nuk pranohet”.

Ky mendim kaq i ngurtë i Zemahsheriut edhe nuk na çudit, sepse kjo është një prej parimeve fundamentale të fraksionit të mu’teziles, të cilin ai e mbronte me çdo kusht dhe nuk lëshonte pe as në këtë çështje.

Ibn Muniri, i cili i është kundërvënë Zemahsheriut për çdo mendim të tij mu’tezilas, në lidhje me këtë ajet dhe këto komentime të Zemahsheriut, thotë: “Ka thënë Imam Ahmedi r.a.: “Akideja e Ehli-Synetit është se shirku është mëkat i pafalshëm nëse më parë nuk pendohemi, kurse mëkatet e tjera të mëdha, Allahu ia fal kujt të dojë, dhe këtu nuk është kusht fare pendimi. Ajeti në fjalë pikërisht e ka cekur mosfaljen e mëkatit të shirkut, nëse autori i këtij mëkati nuk pendohet, kurse të tjerat i ka cekur se mund t’ia falë atij që do edhe pa u penduar. Por atij që pendohet, Allahu ia fal edhe mëkatin e shirkut e edhe të tjerat, pa dallim. Ndërsa kaderinjtë (quhen kështu, sepse e mohojnë kaderin si përcaktim nga Allahu – S.B.), në mesin e tyre edhe mu’tezilet, janë këmbëngulës që të gjitha këto mëkate janë të një rangu dhe nuk mund të falen pa u penduar paraprakisht. Këtu Zemahsheriu, me qëllim, fillon t’i ngatërrojë konceptet, duke thënë se vullneti i Allahut është ai që përcakton se kujt duhet t’i jepet mundësia për t’u penduar, d.t.th. pendimin ia bashkon dëshirës dhe vullnetit të Allahut, e cila absolutisht as që është përmendur në këtë ajet, qoftë edhe tërthorazi dhe as që ka argument se diçka e tillë është synuar në ajetin në fjalë.”[10]

 

Qëndrimi i Zemahsheriut ndaj krijimit të veprave të njeriut

Zemahsheriu pohon se Allahu xh.sh. nuk i ka krijuar veprat e njerëzve (robërve), por njerëzit vetë i krijojnë ato. Këtë konstatim të tij e mbështet në njërin prej parimeve bazë të mu’teziles, që është - “El-Adlu” – “Drejtësia absolute e Allahut”. P.sh. kur e komenton ajetin 272 të kaptinës El Bekare :

لَيْسَ عَلَيْكَ هُدَاهُمْ وَلَكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ

“Nuk është detyrim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre ( në rrugë të drejtë), Allahu e shpie në rrugë të drejtë atë që do...”

ndër të tjera, thotë: “Nëse Allahu i ka krijuar veprat e njerëzve dhe pastaj për ato vepra i gjykon njerëzit, kjo do të ishte mizori dhe padrejtësi, e Drejtësia e përsosur dhe absolute e Allahut nuk lejon një gjë të tillë”!!![11]

 

Qëndrimi i Zemahsheriut ndaj sihrit (magjisë)

Zemahsheriu, sikur të gjithë dijetarët e tjerë të mu’teziles, nuk e pranon magjinë si një realitet. Kur e komenton kaptinën El-Felek:

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَق وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ

وَمِنْ شَرِّ النَّفَّاثاتِ فِي الْعُقَد  وَمِنْ شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

“Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit! Prej dëmit të asaj që Ai krijoi, dhe prej dëmit të natës kur ajo ngryset, dhe prej dëmit të atyre që fryjnë (fjalë të magjisë) në nyja (të lidhura), dhe prej dëmit të smirëkeqit kur vepron sipas smirës.”

ai nënçmon dhe me një cinizëm të tepruar i quan të marrë dijetarët e Ehli-Synetit, të cilët thonë se magjia (sihri) është një realitet, ngase vetë Allahu xh.sh. e ka konfirmuar dhe vërtetuar këtë gjë në shumë vende në Kur’an, si fjala vjen në tregimin e Musait a.s. me magjistarët e faraonit, në tregimin e Harutit dhe Marutit, pas vdekjes së Sulejmanit a.s. etj.

P.sh. fjalën e “En-Neffathat” e komenton: “fjala është për gratë ose shpirtra të këqij, ose grupe magjistaresh, të cilat lidhin nyja për magji, duke u fryrë atyre fjalë magjike. Të gjitha këto veprime të tyre nuk kanë kurrfarë ndikimi, pos nëse, ruana Zot, personi është helmuar me ndonjë ushqim të dëmshëm, ose ndonjë pije ose… Një është e sigurt - vazhdon Zemahsheriu - se në këto raste Allahu mund të krijojë ndonjë vepër të tillë sa për sprovim që të dallojë të vërtetën nga iluzorja, duke ua atribuuar atë të keqe atyre grave shpirtliga që fryjnë nyja të lidhura.

Nëse thua: cili është atëherë kuptimi i vërtetë i istiadhes – të kërkuarit mbrojtje tek Allahu prej këtyre gjërave, them: Këtu istiadheja ka tri kuptime:

- Që të kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga vepra e ligë që është cilësuar si sihr, dhe prej mëkatit të tyre (grave që fryjnë në nyja) në këtë;

- Që të kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga fitneja e tyre me të cilën i kanë vënë në sprovë njerëzit, e kjo fitne është ajo magji e shëmtuar që është një lloj mashtrimi, dhe

- Që të kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga dëmi që mund të na godasë në momentin që ato fryjnë në nyja.”!!!

“Është e mundur”, thotë Zemahsheriu – “që këtu janë synuar gratë që thurin intriga, për intrigat e të cilave ka folur edhe vetë Allahu xh.sh. në Kur’an:

إِنَّ كَيْدَكُنَّ عَظِيمٌ

“Vërtet dredhia juaj është e madhe!” (Jusuf, 28),

dhe se këto intriga të tyre mund të jenë shëmbëllim me magjinë ose fryrjen në nyja, ose fjala është për ato gra që i vënë në sprovë burrat e huaj duke ua zbuluar bukuritë e trupit të tyre, gjë që mund t’i magjepsë burrat, etj. [12]

Në realitet, tërë kjo ofensivë e ashpër mendore (logjike) e Zemahsheriut ndaj dijetarëve të Ehli-Synetit, ka për qëllim që nëpërmjet kësaj, të vërtetat e pamohueshme rreth sihrit, që janë cekur në Kur’an dhe Synet, t’ua përshtatë bindjeve të tij racionale dhe ideologjike mu’tezilase.

Ibni Muniri, i cili deri më tash bëri studimin më të thukët të Kesh-shafit , çuditet për këmbëngulësinë e Zemahsheriut në këtë rast, dhe thotë: “Zemahsheriun e nxiti egoja e Unit të vet, derisa mohoi edhe atë që s’kishte arsye ta mohonte. Këtë e bëri vetëm e vetëm për hir të ngadhënjimit të ideve të tij mu’ëtezilase, gjë që megjithatë nuk e arriti kurrë.”[13]

* * *

Thuhet se para vdekjes, Zemahsheriu la amanet që mbi epitafin e varrit të tij të shkruheshin këto vargje:

O Zot i Plotfuqishëm, sot të erdha mysafir në mirësitë e Tua të pakufishme,

E mysafiri ka nder e respekt nga fisniku që e pret,

Prandaj, Të lutem, m’i fal mëkatet e mia, se ato vërtet janë shumë

Dhe nuk ka kush që i fal pos Teje , o Mikpritësi më fisnik, o i Gjithëmëshirshëm ![14]

Këto vargje të Zemahsheriut, disa dijetarë i kanë komentuar si pendim të Zemahsheriut nga idetë mu’ëtezilase.[15]

 

Komentimet që i janë bërë tefsirit të Zemahsheriut

Meqenëse “Kesh-shafi” i Zemahsheriut bën pjesë në tefsiret racionale më të lexuara dhe më të përfolura ndër dijetarët, ishte e natyrshme që atij t’i bëheshin studime të shumta si dhe komentime të ndryshme. Pa dyshim, komentimi më i mirë i këtij tefsiri është ai i Ibn Munirit, “El Insafu fi ma tadminuhu El Kesh-shafu minel i’ëtizal”, i cili në çdo ajet kur Zemahsheriu kundërshton mendimet e Ehli-Synetit, i kundërvihet me argumente shumë më të forta. F.v. kur Zemahsheriu komenton ajetin 21 të kaptinës “El-Hashr”:

لَوْ أَنزَلْنَا هَذَا الْقُرْآنَ عَلَى جَبَلٍ لَّرَأَيْتَهُ خَاشِعًا مُّتَصَدِّعًا مِّنْ خَشْيَةِ اللَّهِ وَتِلْكَ الْأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ

 “Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.”, thotë: “Ky është shëmbëllim metaforik dhe iluzor nga ana e Allahut”, kurse Ibn Muniri menjëherë i kundërpërgjigjet me këto fjalë: “…Nuk pajtohem kurrë me këtë mendim të thënë nga Zemahsheriu. Më mirë do të ishte sikur të tregonte një respekt dhe edukatë më të lartë karshi Allahut, i Cili e cilësoi si shembull zbritjen e Kur’anit, e nuk e cilësoi as si metaforë e as si iluzion, sepse, po të ishte ashtu siç pretendon Zemahsheriu, Allahu nuk do të thoshte në fund “ve tilke-l-emthalu nadribuha li-n-nasi”-“Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.” por do të thoshte “ve tilke hijalatu nadribuha li-n-asi”-“Këto janë metafora dhe iluzione që ua sjellim si shembuj njerëzve, që ata të mendojnë”!!!. Allahu na udhëzoftë në respektin ndaj Madhërisë së Tij.”[16]

Koment tjetër “Kesh-shafit” i ka bërë El-Hafidh Ibn Haxher el Askelani në veprën “El-Kafi esh-Shafi fi tahrixhi ehadithi-l-Kesh-shaf”, një vepër në të cilën ka nxjerrë të gjitha hadithet e përmendura në “Kesh-shaf”, duke i kategorizuar dhe klasifikuar ato në hadithe të sakta a të dobëta, dhe secilit prej tyre, u ka cekur burimin se në cilat libra mund të gjenden.

Një tjetër studim “Kesh-shafit” nga aspekti gjuhësor dhe retorik i ka bërë edhe Muhammed Iljan el Merzuki esh-Shafiijj; ai këtë vepër e quajti: “Meshahidu-l-Insaf ala shevahidi-l-Kesh-shaf”.

I njëjti dijetar i ka bërë edhe një komentim tjetër “Kesh-shafit”, tash nga aspekti i mënyrës së komentimit, dhe ndër dijetarët ky libër njihet si “Hashijetu alel Kesh-shaf” nga Shejh Merzuki.

Janë të njohura edhe “Hashijetu Ibn Kemal bash Zade”, “Hashijetu Alauddin el Behlevani”, “Hashijetu Er-Rrehavi”, dhe “Hashijetu esh-Shejh Hajder el Hereviut”.[17], i cili është po ashtu një prej atyre që studiuan “Kesh-shafin”, i cili në lidhje me këtë tefsir, ka thënë: “S’ka dyshim që Kesh-shafi është një libër me vlerë të lartë, të tillë nuk ka shkruar asnjë nga të parët, dhe as që është cekur ndonjë i ngjashëm nga të mbramët. Thurja e fjalive të tij është bërë me një elegancë dhe përsosmëri të madhe, saqë çdo libër pas tij, në tefsir, po të krahasohej me të, nuk do të ishte i atij rangu, sepse vështirë që dikush mund të arrijë këtë harmoni dhe ëmbëlsi të fjalëve që ka “Kesh-shafi”. Por, autori i tij, i dhënë nganjëherë pas disa ideve të humbura, u fut prej gabimit në gabim, por megjithatë të gjitha këto shkarje dhe lëshime të qëllimta, i fshehu dhe i maskoi aq bukur dhe mjeshtërisht, saqë rrallëkush mund t’i hetojë. Kjo bëri që shumë njerëz ta lexonin këtë vepër, dhe emri i tij të merrte dhenë. Por të gjitha këto nuk u shpëtuan dot syve të dijetarëve mendjemprehtë, të cilët i demaskuan qëllimet e tij tendencioze ideologjike, ndër të cilat do të veçojmë:

- Çdo ajet kuranor që komentonte, kuptimi sipërfaqësor i të cilëve vinte në kundërshtim me mendimet e tij mu’tezilase, e shtrembëroi nga kuptimi i vërtetë, e me këtë veprim shtrembëroi edhe fjalën e Allahut! Ai nuk ndalej vetëm me kaq, por në të tilla raste thellohej dhe insistonte edhe më me ngulm që ato t’i maskonte aq mirë, saqë këto kuptime shumica e njerëzve nuk arrinin t’i kuptonin, përveç dijetarëve mendjemprehtë, që i demaskuan ato në tërësi.

- Në këtë tefsir përdori shumë vargje poetike me përmbajtje sarkastike, që nuk kanë të bëjnë me etikën e dijetarëve që merren me çështjet e fesë.

- Në këtë tefsir të tij i fyen rëndë dijetarët e Ehli-Synetit, të vetmit grup të shpëtuar, me fjalët më ofenduese, madje nganjëherë edhe me fjalë të kufrit, e kjo nuk është metodë e dijetarëve të pastër e të sinqertë.”[18]

Këto ishin disa nga studimet dhe komentimet më të njohura që i janë bërë “Kesh-shafit”, po gjithashtu edhe shumë prej dijetarëve e kanë shfrytëzuar me të madhe këtë tefsir, ndër më të njohurit janë Kadi el Bejdaviu, pastaj Ibn Atijje etj., të cilët nga ky tefsir kanë marrë vetëm gjërat më të mira, duke lënë anash komentimet e tij mu’tezilase.

 

Mendimet e dijetarëve të tjerë për Zemahsheriun

Në lidhje me Zemahsheriun dhe tefsirin e tij, dijetarët, si në të kaluarën ashtu edhe sot, kanë dhënë dhe japin mendime e vlerësime të ndryshme. Ne këtu do të cekim mendimet e atyre më të njohurve:

 

Mendimi i Ebu Hajjanit

Autori i tefsirit “El-Bahrul Muhiit”, ndër të tjera për Zemahsheriun dhe tefsirin e tij, thotë: “Edhe pse këtij njeriu i është dhënë një dhunti e madhe nga dija e Kur’anit, duke arritur kulmin në komentimin gjuhësor të tij, megjithatë shohim se në veprën që shkroi (fjala është për Kesh-shafin), ka disa gjëra që duhen kritikuar. Isha shumë afër të shkruaja disa fjalë miradije për anët pozitive të këtij tefsiri, por kur m’u kujtuan edhe disa anë negative të tij, vendosa të shkruaja një poezi.” Dhe vërtet Ebu Hajjani këto kritika i thuri në formë të poezisë, por ne këtu po shkëpusim vetëm disa nga mendimet e tij, si f.v.: “Por në të (pra në Kesh-shaf) ka vend për kritika, sepse nuk i ka mënjanuar disa dobësi, ka cekur shumë hadithe apokrife, ndoshta nga mosdija. Flet edhe për të Dërguarin a.s. gjëra që nuk përkojnë me etikën e tij profetike. I kritikon dhe i fyen dijetarët më të mëdhenj (të Ehli-Synetit, S.B.), dhe, gjatë komentimit, sjell disa mendime që nuk mund të jenë synim i fjalëve të Allahut. (Fjala është për idetë e tij të devijuara mu’tezilase, S.B) ...Dhe nëse nuk e arrin mëshira e Allahut, ai mbase edhe mund të jetë shoqërues i pabesimtarëve në Xhehennem”.[19]

 

Mendimi i Ibn Beshkevalit

Në parathënien e tefsirit të Ebu Hajjanit shohim një krahasim të Hafidh Ebul Kasim Ibn Beshkevalit ndërmjet tefsirit të Ibn Atijjes dhe atij të Zemahsheriut, të cilat tefsire ky dijetar i ka përshkruar shumë drejt dhe qartë. Ai, ndër të tjera, thotë: “Tefsiri i Ibn Atijjes është më komplet dhe më i spastruar, ndërsa tefsiri i Zemahsheriut është më i shkurtër po më i komplikuar për t’u kuptuar, përveçqë Zemahsheriu në çdo fjalë të tij të shkruar, dëshironte të ishte ngadhënjyes… Ai në shumë raste i dha hapësirë tepër të lirë mendjes, dhe pa dyshim, gaboi. Ai, vetëm e vetëm që të arrinte qëllimin e tij, drejtoi shumë shigjeta fyese e sulmuese ndaj të tjerëve. Në këtë libër has në mendime të ideologjisë së tij (mu’ëtezilase). Allahu e faltë, sepse në këtë tefsir ka më shumë sende të mira sesa të gabuara. [20]

 

Mendimi i Ibn Haldunit

Ibn Halduni në “Mukaddimen” e tij, kur flet për shkencën e tefsirit, sidomos për tefsirin racional, më saktësisht për tefsirin gjuhësor, ndër të tjera, thotë: “Prej veprave më të mëdha e më të shkëlqyera në këtë lëmë, pa dyshim është “Kesh-shafi” i Zemahsheriut, nga Havarizmi i Irakut, por autori i tij është me bindje ideologjike mu’tezilase. Ai sjell argumente të njëpasnjëshme vetëm e vetëm që të triumfojë me idetë e drejtimit të tij ideologjik. Shohim ndër të tjera, se disa ajete kuranore i komenton në kundërshtim me atë që kanë komentuar dijetarët e Ehli-Synetit. Ai dijetar të cilit ia merr mendja se mund t’u rezistojë këtyre ideve të prishura të tij ideologjike dhe se ato nuk mund të ndikojnë në bindjet dhe përcaktimet e tij, lirisht le ta lexojë dhe të kënaqet nga metaforat alegorike-gjuhësore që ka përdorur Zemahsheriu. Neve në këto kohë na ka rënë në dorë një vepër e njërit prej dijetarëve irakianë Sherefud-din et-Tiibi, në të cilën ka sqaruar veprën e “Kesh-shafit” dhe ka kundërargumentuar të gjitha mendimet mu’tezilase të Zemahsheriut, me argumente të forta e të qëndrueshme të Ehli-Synetit. Dijeni, pra, se mbi çdo të ditur ka edhe më të dijshëm.”[21]

 

Mendimi i Taxh es- Subkiut

Es-Subkiu, në lidhje me “Kesh-shafin”, thotë: “E di se “Kesh-shafi” është libër madhështor në llojin e tij. Autori i tij është prijës, por është një njeri novator, që tregon haptazi për to. Lë shumë gjëra mangu në profetësinë e Muhammedit a.s., është shumë i pasjellshëm në raport me dijetarët e Ehli-Synetit.”

* * *

Këto ishin disa nga dëshmitë e dijetarëve për dhe kundër tefsirit të tij, “Kesh-shafit”, aq shumë të përfolur në qarqet shkencore. Sidoqoftë, me gjithë dobësitë e cekura, të gjithë pajtohen për një fakt, se Zemahsheriu ishte dhe mbeti princ i komentimit retorik-gjuhësor të Kur’anit. Ai në zbulimin e të fshehtave alegorike të fjalëve që përmbajnë ajetet kuranore, është ende i paarritshëm, dhe sikur “Kesh-shafi” të dëlirej tërësisht nga mendimet mu’ëtezilase, vërtet do të ishte një libër i pashoq.

Gëzon fakti se sot dijetarët kanë filluar të bëjnë komentimet e shkurtra të tefsireve më të njohura klasike, ndër to edhe të Zemahsheriut, në të cilin janë duke punuar që ky tefsir të zhvishet tërësisht nga përmbajtja ideologjike mu’ëtezilase. Kjo do të jetë një gjë e mirëseardhur, sepse pa këtë përmbajtje ideologjike të devijuar, “Kesh-shafi” vërtet do të ishte ndër veprat më të dobishme të shkruara ndonjëherë në lëmin e tefsirit.

[1] Këtë pseudonim e pati marrë meqë një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij e kaloi në Mekë, pranë Shtëpisë së shenjtë-Qabesë

[2] Ed-Davudi “Tabekatul mufessirine”, vëll. II , fq.314

[3] “Tabekatul mufessirine” , vëll. II , fq.316

[4] Dr. Xhum’ah Ali Abdulkadir “Zadu-r-Rragibine fi menahixhi-l-mufesirine” fq. 97, Kajro 1986

[5] Zemahsheri “El-Kesh-shaf…”, vëll. I, fq. 15-19, Kajro 1308 h.

[6] Dr. Abdullah Shehate Ulumu-t-Tefsir”, fq. 185, Kajro 2001.

[7] Zemahsheriu - “El Kesh-shaf”, vëll. I, fq. 162.

[8] Dr. Muhammed Husejn Ed-Dhehebi “Et-Tefsiru vel mufessirune”, vëll I, fq. 404, Kajro, 1985.

[9] “Ulumu-t-Tefsir”, fq. 186-187.

[10] Ibni Munir “El Insafu fi ma tadminuhu El Kesh-shafu minel i’tizal” , vëll. I , fq. 773, Kajro (pa vit botimi).

[11] Dr. Muhammed Sejjid Xhibril, “Med’hal ila menahixhil mufessirine” , fq. 182, Kajro 1987.

[12] “El-Kesh-shaf”, vëll. II, fq. 568.

[13] “El insafu fi ma tadminuhu El Kesh-shafu minel i’tizal” , vëll. II , fq. 568.

[14] “Med’hal ila menahixhil mufessirine” fq. 188

[15] “Tabekatul mufessirine”, vëll. I , fq. 316

[16] “Ulumu-t-Tefsir”, fq. 187-188.

[17] “Zadu-r-Rragibine fi menahixhi-l-mufesirine” fq. 97.

[18] “Keshfu-dh-Dhunun” vëll. 2, fq. 186-187.

[19] “El-Bahrul Muhiit” vëll. VII, fq. 85.

[20] Ebu Hajjan “El-Bahrul Muhiit”, vëll. I, fq. 9.

[21] “Mukaddimetu Ibni Haldun”, fq. 491.

Kryesia e BIRK - ut

Bislame.net

Dituria Islame

Tanzil.net

Online

Kemi 4 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kalendari

الخميس 10 جمادى الثانية 1446
E enjte Jumada al-Thanni 10 1446
E mërkurë Dhjetor 11 2024

Koloset e tefsirit

IMAGE Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h)
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Shihabud-din Mahmud el Alusi (1217 h.-1270 h) dhe tefsiri i tij  “RUHUL MEANI FI TEFSIRIL KUR’ANI-L ADHIM VE-S-SEB’IL METHANI”    ... Read More...
IMAGE Muhammed Reshid Rida
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Muhammed Reshid Rida dhe tefsiri i tij TEFSIRUL KUR’ANIL HAKIM i njohur si “TEFSIRU-L-MENAR”   Muhammed Reshid Ridaja i takon plejadës së... Read More...
IMAGE Kadi el Bejdaviu
E mërkurë, 09 Dhjetor 2015
Kadi el Bejdaviu dhe tefsiri i tij “ENVARU-T-TENZILI VE ESRARU-T-TE'VILI”   Biografia e tij Emri i tij i plotë është Abdullah ibn Umer ibn... Read More...

Sabri Bajgora -Hytbeja e Kurban-Bajramit 2011