Sabri BAJGORA www.bajgora.com
Jeta e njeriut ėshtė njė vlerė e shtrenjtė dhe e
ēmueshme. Ėshtė njė dhunti nga ana e Allahut tė Plotėfuqishėm, tė cilėn secili
prej nesh duhet ta kultivojė e ta fisnikėrojė me vepra tė mira e tė pėlqyeshme.
Jeta thjesht ėshtė njė udhėtim qė fillon nga njė pikė e caktuar e qė mbaron nė
njė cak tė caktuar.
Sfidat e ndryshme me tė cilat ballafaqohet njeriu
nė kėtė botė janė dėshmi e qartė se ky njeri bart njė pėrgjegjėsi tė madhe mbi
supet e veta, mu pėr faktin se ekzistenca e tij nė kėtė univers ka njė
domethėnie tė madhe.
Gjatė shtegėtimit tė tij nė kėtė botė, njeriu si
krijesė me intelekt dhe i pajisur me tė gjitha veēoritė qė e dallojnė nga krijesat
e tjera, megjithatė ka nevojė pėr njė PROGRAM HYJNOR, i cili do ti mundėsonte
dhe do ti ndihmonte qė ti pėrballonte me sukses tė gjitha sfidat gjatė kėtij
udhėtimi.
Koncepti islam mbi religjionin shkurtimisht do tė
pėrmblidhej nė premisėn se religjioni nuk ėshtė vetėm nevojė intelektuale dhe
shpirtėrore por edhe njė nevojė sociale e universale. Feja nuk erdhi qė ta
tjetėrsojė njeriun por qė ta udhėheqė atė drejt njė qėllimi tė caktuar. Jo pėr
ta ulur, por pėr ta ngritur natyrėn e tij morale. Feja ėshtė njė rezervuar i
pashterrshėm i mendimit tė shėndoshė. Ajo nuk pėrkufizon njeriun nė limite tė
ngushta, por i hap horizontet e sė mirės e tė sė vėrtetės. Me njė fjalė,
religjioni i vėrteė e njeh njeriun me Zotin, me vetveten dhe me ambientin qė e
rrethon.
Feja i bashkon lidhjet dhe komplekset psikologjike
tė njeriut, i sublimon instiktet dhe aspiratat e tij. Nėpėrmjet saj njeriu
mėson sekretet e jetės, natyrėn qė e rrethon, mėson tė dallojė tė mirėn nga e
keqja, e pastron mendjen e tij nga dyshimet, e forcon karakterin e tij dhe i
korigjon mendimet dhe bindjet e tij. Lidhja e vėrtetė shpirtėrore me Zotin, atė
e edukon qė tė ketė shpresė e durim, siguri dhe prehje shpirtėrore.
Duke u nisur nga kėto premisa, pėr rėndėsinė dhe
rolin e fesė nė jetėn e njeriut, jam i bindur se ēdo pėrpjekje sado e vogėl,
qoftė edhe vetėm pėr tė lėvizur gjėrat, do tė jenė njė hap shpresėdhėnės qė
intelektualėt tanė, mė nė fund , tė heqin perden e mohimit ndaj rėndėsisė sė
fesė nė ēdo pore tė jetės, madje edhe nė sistemin arsimor, i cili jo qė nuk do
tė pengonte ecurinė e suksesshme tė edukimit, pėrkundrazi do tė ishte njė
shtytės pozitiv drejt sukseseve nė formimin e gjeneratave tė shėndosha edhe
intelektualisht.
Ėshtė koha e fundit tė kuptojmė se njeriu pa fe
ėshtė njė krijesė gjysmake, ėshtė njė krijesė e varfėr, e cila pėrherė ka
nevojė pėr ushqim shpirtėror.
Besimi nė Zotin ka qenė vazhdimisht i vetmi burim
virtytesh e vlerash shpirtėrore, moralo-etike sepse jeta religjioze ėshtė forma
mė e lartė dhe shprehja mė kuptimplote e jetės sė tėrėsishme kolektive.
Nga aspekti psikologjik, fenė duhet kuptuar dhe konsideruar
si njėrin nga fundamentet mė tė rėndėsishme biologjike tė njeriut, sepse ka
ndikim tė madh nė jetėn e njeriut, para sė gjithash nė integritetin e tij
trupor dhe shpirtėror. Ajo zotėron energji tė mėdha, qė mundėson ruajtjen e
kontinuitetit njerėzor, metafizik e historik, shpirtėror e moral. Nga
religjioni, njeriu kupton se ai do tė jetė njė pjesė e rėndėsishme e njė
organizmi zingjiror. Pėrfitimi psikologjik i kėtij koncepti ėshtė ndjenja e
fuqishme e sigurisė tė cilėn e ndjen njeriu fetar nė dallim nga i jofetar, i
cili nuk ka vizione tė fiksuara pėr tė ardhmen e tij.
Religjioni si mishėrim i sė vėrtetės, i mirėsisė
dhe i drejtėsisė pėr mbarė njerėzimin, e mėson njeriun pėr veten e tij,
prejardhjen dhe qėllimin e ekzsistencės, duke ia caktuar njėherėsh kahet e
zhvillimit tė tij individual e shoqėror, duke e fisnikėruar njeriun si
personalitet tė dobishėm pėr shoqėrinė nė pėrgjithėsi.
Meqenėse edukimi i shpirtit ėshtė gurthemel i
edukimit nė tėrsi, mendoj se ėshtė koha e fundit qė konceptet ateiste, tė cilat
padrejtėsisht anatemuan udhėzimet hyjnore pėr mė tepėr se njė gjysėm shekulli
nė hapsirat tona shqiptare, e fatkeqėsisht po vazhdojnė pa ndonjė ndryshim edhe
nė kėto 12-13 vjetėt e fundit, tė ndryshohen dhe realiteti tė shihet nė dritėn
e fakteve dhe argumenteve tė shėndosha.
Tashti kur praktikisht gjendemi nė mileniumin e
tretė, flitet e shkruhet se ka filluar njė epokė e re e ndryshimeve dhe e
transformimeve tė njeriut, jetės dhe botėkuptimeve tė tij. Disa madje kėtė e
quajnė epoka e rikthimit nė vlerat fetare, sepse rrėnimi i koncepteve dhe
botėkuptimeve iluzore ateiste, para njeriut ka hapur shtigje dhe horizonte tė
reja, tė cilat do ta shpien atė nė binarin e shpresės e tė qetėsisė
shpirtėrore.
Dinamika e jetės nė Kosovėn e pasluftės, pas hyrjes
sė forcave tė Nato-s, Unmiku-ut dhe shumė organizatave qeveritare e
joqeveritare nga mbarė bota, ka bėrė qė gjėrat nė shumė pore tė jetės tė marrin
kahe tė ndryshme, tė cilat si kemi njohur mė parė.
Hapja e Kosovės ndaj botės ka bėrė qė kėtu tek ne
tė veprojnė lirshėm shumė shoqata humanitare, tė cilat po pėrpiqen ta ndihmojnė
kėtė popullatė. Por fatkeqėsisht, nė mesin e kėtyre shoqatave ka edhe tė atilla
qė aktivitetin e tyrehumanitar e kanė orientuar nė konverime fetare. Kėshtu
sot nė Kosovė nė kuadėr tė humanitetit, veprojnė lirshėm mbi 300 shoqata tė
krishtera nga tė gjitha anėt e botės, me tė vetmin qėllim-konvertimin e rinisė
muslimane nė tė krishterė.
Pėr ēudi sot nė Kosovė veprojnė lirshėm madje edhe
aso sekte tė cilat janė tė ndaluara me ligj nė mbarė botėn. Kushtėzimi i
ndihmave me konvertime nga njėra fe nė tjetrėn, janė gjėra qė prekin dhe fyejnė
sedrėn e secilit prej nesh. Edhepse liria e besimit ėshtė ēėshtje individuale e
secilit, megjithatė mendoj se procesi i konvertimeve masive dhe tė dhunshme tė
tipit tė kryqazatave dhe inkuizicionit, kanė kaluar qė moti, dhe rikthimi i
kėtij procesi, tė cilit fatkeqėsisht po i fryejnė edhe disa liderė tė kishės
katolike tė ndihmuar nga disa pseudo-intelektualė qė nė tė kaluaraėn ishin
prijatarė tė ateizmit, do tė shkaktojė thyerje e pėrēarje tė panevojshme, tė
cilat do tė jenė sa tė dhimbshme, po aq edhe tragjike.
Tė vetėdijshėm se po jetojmė nė njė reth (ambient)
postateist, ku feja ende nuk e ka marrė pozitėn e vet meritore nė shoqėri, ku
Bashkėsia Islame ende nuk konsiderohet si njė subjekt i rėndėsishėm e me peshė,
kur prijatėrėt e instanave mė tė larta arsimore duke filluar nga Univerisiteti
e poshtė, kanė njė qėndrim fyes ndaj Islamit e pėrkėdhelės ndaj fesė sė
krishterė, porosinė tonė tė shenjtė duhet ta kuptojmė tepėr seriozisht.
Kėmbanat e e nevojės sė njė rizgjimi tashmė kanė rėnė pėr ata qė kanė veshė e dėgjojnė,
prandaj askujt nuk duhet ti lejojmė tė nėpėrkėmbė a tė pėrdhosė ndjenjat tona
fetare. Njė gjė tė tillė do tė mund ta shmangim vetėm duke arsimuar masat e
gjera popullore, duke mbajtur tribuna edukative pėr tė rinjtė, duke organizuar
tryeza dhe debate publike e shkencore, duke organizuar vazhdimisht programe tė
ndryshme fetare-arsimore nėpėr teatro, nė shtėpi kulture, nė salla tė rinisė
dhe nė fund, duke futur edhe lėndėn e edukatės fetare nė sistemin arsimor tė
Kosovės.. Shkurt, duhet tė bėjmė pėrpjekje tė parreshtura qė rininė tonė ta
orientojmė nė binarėt e njė jete tė shėndoshė.
Studentė dhe ju tė pranishėm tė nderuar!
Ne si hoxhallarė dhe prijatar fetarė, assesi nuk
bėn ti pėrēmojmė fuqitė dhe potencialet tona. Ne nuk bėn tia kufizojmė vetes
fushėveprimin vetėm nė rrethet e xhamive apo dhomave tė ligjėratave,
pėrkundrazi duhet tua bėjmė me dije tė gjithėve se jemi tė gatshėm tė
ballafaqohemi me secilin qė merr guxim dhe fyen ndjenjat tona fetare, qoftė ai
edhe akademik apo doktor shkencash. Kur tė tillėt marrin guxim tė fyejnė
ndjenjat tona fetare, pėrse ne tė strukemi e tė mos e mbrojmė veten dhe Islamin
nga tė tillėt, qoftė nėpėrmjet shtypit, apo masmediave, ose fundja edhe nėpėr
tubime tona tė ndryshme me karakter fetar.
Dihet se dėshira jonė e kahershme po edhe shumicės
dėrmuese tė popullatės, pėr ēka dėshmon edhe peticioni i ndėrmarrė kėto ditė
nga Bashkėsia Islame kudo nėpėr Kosovė , ishte dhe mbetet futja e lėndės sė
mėsim-besimit apo edukatės fetare nė planprogramet shkollore, por me gjithė
kėrkesat tona tė parreshtura, si nė tė kaluarėn e afėrt ashtu edhe sot,
pėrgjegjėsit e Arsimit nė Kosovė nuk ēajnė kokėn pėr njė gjė tė tillė dhe ende
janė tė shurdhėr ndaj kėrkesave tona tė drejta. Megjithatė kjo nuk duhet tė na
dekurajojė, pėrkundrazi duhet tė na mobilizoje edhe mė tepėr qė tė
vetėorganizohemi, ti ngjeshim radhėt tona dhe edhe mė mė ngulm tė insistojmė
nė kėtė tė drejtė elementare pėr fėmijėt tanė. Peticioni qė kėto ditė ėshtė
duke u nėnshkruar anembanė Kosovės ėshtė vetėm njė prej kėtyre formave tė
trysnive ndaj Ministrisė sė Arsimit, Qeverisė dhe Kuvendit tė Kosovės.
Fundja ne si qytetarė kemi tė drejtė tė kėrkojmė
qė fėmijėt tanė tė edukohen edhe nė frymėn fetare. Kėtė e garantojnė Konventat
dhe Deklaratat e ndryshme Ndėrkombėtare si f.v.:
Nė deklaratėn Universale mbi tė drejtat e njeriut,
tė aprovuar nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara mė datėn
10.12.1948, rezoluta 217 (kapitulli III), neni 18 thotė: Secili njeri ka tė
drejtė nė lirinė e mendimit, tė ndėrgjegjės dhe lirinė e shprehjes sė
pėrkatėsisė fetare
dhe kjo liri nėnkupton praktikimin e lirshėm tė fesė
nėpėrmjet mėsimit, kryerjen e ritualeve fetare dhe mbajtjen e saj.
Ndėrsa nė nenin 26 tė po kėsaj Deklarate. Alinea
3, thuhet: Prindėrit kanė tė drejta themelore qė pėr fėmijėt e tyre tė
zgjedhin llojin e arsimimit.
Rezoluta e Asamblesė sė Pėrgithshme e Kombeve tė
Bashkuara 2200 A (XXI) e miratuar mė 16.12.1966, ndėrsa e hyrė nė fuqi mė
23.03.1976 nė nenin 18 alinea 1 thotė: Secili person kas tė drejtė nė lirinė
e mendimit tė ndėrgjegjes dhe tė fesė. Kjo liri nėnkupton shfaqjen e lirshme tė
ndjenjave fetare qoftė nė mėnyrė individuale apo nė bashkėsi, si publikisht
ashtu edhe privatisht, nėpėrmjet praktikimit tė lirshėm tė ritualeve fetare dhe
mėsimin e fesė
Ndėrsa nė alinenė 4 tė po kėtij neni thuhet:
Shtetet anėtare tė kėtij Pakti, obligohen qė ta respektojnė lirinė e
prindėrve, ose tė kujdestarėve tė fėmijėve, qė fėmijėve tė tyre tu sigurojnė
arsimin fetar dhe moral, i cili ėshtė nė pėrputhje me bindjet e tyre
personale.
Nene tė ngjashme hasim pothuaj nė tė gjitha
Konventat Ndėrkombėtare, ato me karakter botėror, evropian apo edhe islam.
Nga sa u tha mė lartė, pamė se feja vėrtet ėshtė
njė komponentė kyqe nė edukimin e mirėfilltė tė brezave dhe gjeneratave tė
reja, aq mė parė kur nė shoqėrinė tonė kosovare, viteve tė fundit jemi
dėshmitarė tė lulėzimit tė dukurive negative tė cilat pėr ne pothuaj kanė qenė
tė huaja. Droga, alkooli dhe prostitucioni kanė marrė pėrmasa aq tragjike, saqė
tash mė nuk flitet pėr kėto dukuri vetėm nė mesin e studentėve, madje as tė
atyre tė shkollave tė mesme. Beteja tashmė ka filluar pėr shpėtimin e
filloristėve, tė cilėt janė vėnė nė shėnjestėr tė huliganėve, narkomanėve,
dilerėve dhe tė tjerėve, qė nga kėta filiza tė rinj, tė prodhojnė njerėz tė
varur nga narkotikėt dhe prostitucioni. Pra qė nė start ka filluar tė goditet
keq pjesa mė vitale e popullit tonė mosha e njomė.
A nuk ėshtė kjo zilja dhe kėmbana e rrezikur qė
duhet ta zgjojė ndėrgjegjen tonė tė fjetur?
A nuk mjaftojnė kėto fakte qė ne ta ngremė zėrin
mė fuqimisht pėr tu thėnė stop kėtyre dukurive tė rrezikshme, apo duhet tė
heshtim edhe mė, e tė bėjmė sehir si shikues pasivė?!
A nuk ėshtė parim fetar dhe njerėzor qė
pėrpjekjeve rebeluese tė njerėzve tė kėqinj tu ndalet hovi me tė gjitha mjetet
e metodat. Nėse kėtė nuk e bėjmė tash, atėherė heshtja ndaj dukurive tė tilla,
do tė jetė njė involvim i heshtur nė atė krim, qė nė tė ardhmen do tė na sjellė
pasoja tė kobshme e tragjike.
Rrugėdalja e vetme nė kėtė rast ėshtė se feja dhe
arsimimi fetar i brezit tė ri, ėshtė shpėtimi, sepse feja vėrtet mund tė
ndikojė pozitivisht nė luftėm e pakompromis kundėr kėtyre dukurive, sepse
kodeksi i moralit i saj ėshtė shumėdimensional. Ajo nė radhė tė parė mėton qė
tė riut tia kthejė dinjitetin e humbur e tė nėpėrkėmbur. Vetėm edukimi i
mirėfilltė fetar ėshtė nė gjendje qė njeriun, i cili qėndron pa shpresė buzė
humnerės, ta rikthejė fuqishėm nė jetė, ta bėjė njė personalitet tė fuqishėm, i
cili do tė jetė nesėr i dobishėm pėr mbarė shoqėrinė.
Lufta ndaj narkomanisė dhe prostitucionit duhet tė
zhvillohet nėpėr shkolla e jo nga xhamiat. Ajo duhet tė jetė njė luftė me mjete
dhe metoda edukative, duhet tė jetė njė luftė pėr krijimin e parakushteve tė
njė atmosfere shpirtėrore pėr mbijetesė, do tė thotė mė mirė ėshtė tė
parandalosh sesa tė shėrosh.
Por ėshtė mjaft pėr tu habitur se nė shkrimet
nėpėr media kundėr luftės ndaj narkomanisė dhe prostitucionit, me tendenca tė
qėllimta gjithnjė mungon faktori religjioz, i cili gjatė tėrė historisė ka
luajtur rolin e njė rregullatori moral e disiplinues tė jetės sė shoqėrisė
njerėzore.
Qėllimet (synimet) e edukimit fetar:
Qėllimi i mėsimit tė edukatės fetare nė arsimimin
dhe edukimin fillor dhe tė mesėm, ėshtė qė nxėnėsit ti afrohet njė pasqyrė
bazė pėr kėtė botė, me theks tė veēantė
nė jetėn praktike fetare, si dhe pasqyrėn pėr botėn e ardhshme tė amshueshme.
Kjodo tė thotė se fėmijėt gjatė rritės dhe zhvillimit tė tyre, nė njė mėnyrė
reale do tė fitojnė njohuri pėr fenė e tyre, me tė gjitha dimensionet e saj
duke filluar nga ana shpirtėrore, morale, sociale dhe misionin e shenjtė tė
saj. Nė kėtė mėnyrė duke i ofruar nxėnėsit kėto njohuri, duket tė kihet kujdes
qė tė gjitha kėto njohuri rreth fesė, tė paraqiten nėpėrmjet njė dialogu tė
hapur e tolerant, duke i gėrshetuar nė kėtė rast edhe teoritė dhe njohuritė e
tjera..
Ofrimi i kėtyre njohurive nė tė njėjtėn kohė ėshtė
informim real dhe pėrjetim praktik i fesė, duke u pėrpjekur qė konditat
themelore tė jetėsohen nė praktikė nė tė gjitha segmentet (fushat) e jetės;
raporti (qėndrimi) ndaj Zotit, ndaj botės, ndaj njerėzve tė tjerė dhe nė fund
edhe qėndrimi ndaj vetvetes. Kjo do tė thotė se qėllimi i edukatės
fetare-islame ėshtė qasja informative dhe formative ndaj fesė, dhe formimi i
njė qėndrimi (pasqyre) ndaj botės, nga prizmi i besimit personal, duke
respektuar maksimalisht edhe ndjenjat e besimeve tė tjera.
Kėto ditė nėpėrmjet shtypit, sidomos pas fillimit
tė peticionit pėr futjen e mėsim-besimit, ka filluar njė luftė e madhe mediale pro
et contra mėsim-besimit. Disa gazetarė tė pandėrgjegjshėm kanė keqpėrdorur
disa pjesė tė intervistave tona, duke shkėputur me pincetė vetėm ato citate, qė
bėjnė bujė nė opinion se gjoja Bashkėsia Islame kėrkon me ngulm qė nėpėr
shkolla tė mėsohet vetėm pėr Islamin, gjė qė apsolutisht nuk ėhtė e vėrtetė dhe
nuk qėndron. Ne nė tė gjitha prononcimet tona kemi kėrtkuar qė jo edukata
islame por edukata fetare tė futet me Ligj nė sistemin arsimor, nė mėnyrė qė tė
gjithė fėmijėt pa dallim ta mėsojnė secili fenė e tyre. Ne megjithatė nuk jemi
fajtorė qė mbi 98 % jemi muslimanė, prandaj kjo nuk ėshtė kurrfarė ndarje e as
diskriminimi. Ne jemi shumė tė hapur, transparentė e tolerantė. Nuk dėshireojmė
askujyt tia imponojmė Islamin, por as nuk dėshirojmė qė dikush nė mėnyra
perfide tė na shkėpusė fėmijėt tanė nga tufa e tė na i edukojė nė frymėn e
ndonjė feje tjetėr.
Ne si Bashkėsi islame nuk jemi qė lėnda e edukatės
fetare tė fute menjėherė nė sistemin arsimor ad-hoc, por jemi qė nė
lidhje me kėtė sė pari tė dėgjohet zėri i arsyes dhe i logjikės sė shėndoshė.
Jemi tė hapur pėr njė debat tė gjerė publik, nga ana e intelektualėve tanė dhe
e parisė fetare, pėr tė parė se a ka vėret nevojė pėr njė edukatė tė tillė
fetare, apo ende duhet tė vazhdojmė qė rininė tonė tia lėmė matrapazėve dhe
njerėzve tė pandėrgjegjshėm qė fenė e keqpėrdorin pėr konvertime apo pėr
frsustrimėe tė tė rinjve.
Ėshtė pėr ēdo kritikė se ditėve tė fundit nėpėr
media plasohen disa konstatime tė paqėndrueshme tė disa pseudointelektualėve tė
konvertuar, madje disa prej tyre janė edhe nga Ajka e majės sė Universitetit,tė
cilėt apriori e hudhin poshtė kėtė propozim. Disa deklarata tė pamatura tė
rektorit tė Universitetit tė Prishtinės z. Zenel Kelmendit janė shumė
neveritėse dhe tė tipit stalinist, aq mė parė kur dihet se nėn patronatin e po
kėtij kėtij rektori tė hargjuar si intelektual dhe si politikan, dy vite mė
parė nėpėr Katedrat dhe sallat e Universitetit janė mbajtur Konferenca dhe
Ligjėrata rreth 2000 vjetorit tė
krishterimit ndėr shqiptarėt. Nuk janė fare tė ēuditshme tash edhe
veprimet e majės sė piramidės politike nė Kosovė tė cilėt ndajnė krye nė vete
lokacione shkollore pėr ndėrtimin e katedraleve, tė cilat janė ndėrtuar vetėm
nė mesjetė, tė asaj mesjete tė errėt inkizicioniste nga e cila janė distancuar
shumica e vendeve evropiane. A thua si mund tė arsyetohet ky veprim kriminal,
tė rrėnohen shkollat e tė ndėrtohen kishat apo katederalet dhe atė nė zemėr tė
njė qyteti i cili numron mbi 98% muslimanė, pėrderissa pėr ndėrtimin e njė
qendreje islame hezitohet tė jepet ndonjė okacion i pėrshtatshėm.
Nė kėtė kontekst nuk mund tė arsyetohen as
konstatimet e Krerėve tė Kishės Katolike, tė cilėt e kanė arsyetuar ndėrtimin e
katedrales mu nė zemėr tė qytėetit, se gjoja pas fitimit tė pavarisė sė
Kosovės, kėtu do tė jenė tė pranishme shumė ambasada dhe mekanizma tė huaja
diplomatike, dhe ne duhet ta kemi njė katedrale.
Ne si Bashkėsi islame jemi prononcuar publikisht
se nuk jemi kundėr katedrales apo Selisė sė Ipeshkivsė nė Prishtinė, por nuk
jemi qė pėr kėtė qėllim tė rrėnohen shkolla e tė ndėrtohen kisha, sikur qė nuk
do tė kishim lejuar kurrė qė nė themelet e ndonjė shkolle nė Prishtinė tė
ngrihet ndonjė Xhami.
Islami mund tė ekzistojė dhe tė mbijetojė nė kėto
troje vetėm nėse ne jemi tė bashkuar, dhe nėse i bashkėrendisim tė gjitha
fuqitė tona pėr njė qėllim tė pėrbashkėt. Veprimtaritė individuale tė secilit
prej nesh, nėse nuk shkrihen nė njė veprimtari tė pėrbashkėt, nuk kanė ndonjė
domethėnie tė madhe. Vetėm kur tė gjitha pėrpjektjet dhe synimet tona shkrihen
nė njė qėllim tė pėrbashkėt, duke bashkuar kėshtu mendjet dhe veprimet nė njė,
besoj se do tė jemi nė gjendje tė pėrballojmė tė gjitha sfidat para nesh, sado
tė mėdha qofshin ato. Allahu na ndihmoftė qė amanetin dhe porosinė qė e kemi
marrė mbi supe, ta ēojmė nė vend me nder e pėrgjegjėsi.!